E Premte, 11.22.2019, 01:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Temë për debat
DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56am (GMT+1)


Ne shqiptarët dështuam në përçartjen tonë gjysmëshekullore për t'u bërë qendër botërore e ideologjisë komuniste. Mjerisht, në Tiranë, mjerisht, duket të ketë koka që ende, pas rreth një çerek shekulli nga ky dështim, të përçartin drejtpërdrejt para publikut idetë e tyre që ne shqiptarët  të jemi qendër botërore e ideologjive fetare.

Ndryshe nuk mund të shpjegohet as mund të interpretohet kontributi i fundit i shpallur nga Ben Blushi, me titullin "Hëna e Shqipërisë", në temën fort të njohur përgjatë këtij çerekshekulli të fundit.

Në shpalljen e tij, autori i "Hëna e Shqipërisë" kërkon defetarizimin e Shqipërisë, me sa kuptoj unë ende jo ateizimin e Shqipërisë. Pra, kërkon laicizimin e Shqipërisë, e cila, sipas tij, nga një vend ateist tashmë qenka shndërruar në vend fetarist me prirje për t'u shndërruar në një vend ku qiellin ideologjik fetar ta zaptojë Hëna dhe ku të eklipsohet Dielli.

Më mirë kishte qenë, gjithsesi, që kjo qarkore të punohej dhe të shpërndahej si material partiak para se t'i shërbehej publikut të gjerë, sepse Blushi nuk është pa pushtet, nuk është senza  voce in capitolo.

Laicizimi i Shqipërisë, i shoqërisë shqiptare në përgjithësi, kudo që ndodhet ajo, nuk mund të bëhet pa defetarizimin e politikës sa dhe pa depolitizimin e fesë.

Në fillim të 'pluralizmit politik' në Shqipëri u bë zakon që liderët e vendit, politikë, shtetërorë, qeveritarë e tjerë, me rastin e festave fetare, t'iu bëjnë vizita selive të krerëve të komuniteteve fetare. Diçka të tillë e kërkonte në atë kohë krijimi i imazhit të ri të Shqipërisë si një vend deri atëherë ateist. Rreth njëzet e pesë vite rresht, katër seli qendrore në kryeqytet dhe kushedi sa seli të tjera nëpër qarqe, rrethe dhe njësi të tjera lokale vizitohen nga liderë qendrorë dhe lokalë. Dhe këto vizita janë gjithnjë e më të mediatizuara. Blushi, me sa kuptoj unë, nuk ka propozuar që të hiqet dorë nga kjo traditë. E shumta, këtë ritual mund të vazhdojë ta bëjë kryetari i Shtetit, por pa ndonjë mediatizim kushedi.

Natyrisht, si persona privatë askush nuk ia ka për rëndë as nuk ka pse t'ia ketë për rëndë askujt pse rëndom apo edhe në festat fetare viziton tempullin në të ciln beson apo tempujt për të cilët ka respekt, por këtë ta bëjë në mënyrë private, si çdo qytetar tjetër, pa bujë, ashtu si e kërkojnë edhe librat e shenjtë dhe porositë e shenjta.

"Një laicizëm i drejtë e lejon lirinë fetare. Shteti nuk e imponon religjionin, por në vend të kësaj iu jep hapësirë religjioneve me një përgjegjësi ndaj shoqërisë civile, dhe kështu i lejon këto religjione të jenë faktorë në ndërtimin e shoqërisë," thotë Papa Benedikti XVI, i cili gjithashtu është teologu katolik aktualisht ndër më kompetentët në mos më kompetenti.

A e ka bërë dhe e a e bën këtë që thotë Joseph Ratzinger shteti shqiptar, shoqëria shqiptare, politika shqiptare në Shqipëri dhe jashtë saj në këto rreth njëzet e pesë vitet e fundit. A kanë qenë të paanshëm këta faktorë në krijimin e hapësirës ndaj religjioneve, a kanë ndërhyrë në punët e religjioneve, a kanë përdorur mjete joligjore në raportet dhe marrëdhëniet me këto religjione. Rezervoj bindjen time të plotë se këta faktorë nuk e kanë kryer as më së paku këtë që kërkon Ratzinger, pra nuk kanë bërë asgjë për laicizmin e drejtë. Kjo sjellje në mos deri tashti, më vonë, sigurisht, ka për të rezultuar kundërproduktive.

Në një shoqëri demokratike pluraliste, ku kultivohet edhe pluralizmi fetar, nuk mund të ketë komunitete fetare të nënës apo të njerkës. Në Shqipëri, në shoqërinë shqiptare, në politikën shqiptare, rezervoj bindjen time se ekziston kjo mendësi dhe kjo praktikë. Dhe kjo është e vërtetuar katërcipërisht në Tiranë, në Prishtinë e gjithandej ndër ne.

Kam gjithashtu bindjen se Blushi, kur nga pozita politike ngre shqetësimet e tij fetare, ka në kokë kryesisht modelin e një vendi dhe një shoqërie të caktuar që ende nuk e kanë pranuar pluralizmin fetar. Do të ishte me pasoja të pandreqshme që ne shqiptarët të shkojmë drejt kësaj. Oksigjeni për shqiptarët është pranimi i njëri tjetrit pavarësisht se janë apo nuk janë besimtarë, pavarësisht se cilës praktikë fetare i përkasin.

"Unë kurrë nuk e kam marrë një ndryshim mendimi në politikë, religjion, filozofi si shkak për t'u larguar nga një mik," thoshte dikur Thomas Jefferson, politikan, diplomat, intelektual, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është njeriu i emancipuar dhe iluminist të cilin e kemi të domosdoshme për ta pasur në mesin tonë në Shekullin XXI. Është krejt e kundërta e realitetit që ne shikojmë rrotull në këto njëzet e pesë vite.

Oksigjen për shoqërinë shqiptare të kohës është edhe njeriu për të cilin fliste dikur në vetën e parë i madhi Abraham Lincoln, tek thoshte: "Kur unë bëj mirë, ndjehem mirë. Kur unë bëj keq, ndjehem keq. Ky është religjioni im." Në mesin tonë, shpreh bindjen, po kultivohet i kundërti i tij, ai që thotë: "Kur unë bëj mirë, ndjehem keq. Kur unë bëj keq, ndjehem mirë. Ky është religjioni im." Ky religjion, mjerisht, po bashkon përherë e më shumë njerëz në Shqipëri dhe në shoqërinë shqiptare.

Shpallja e Blushit, e bërë prejt tij nga pozita të pasinqerta, më forcon bindjen se në Shqipëri dhe ndër ne shqiptarët nuk është kuptuar aspak globalizmi, nuk është kuptuar aspak çfarë sfide përbën globalizmi për shoqëritë, vendet, kulturat, qytetërimet. Aq më shumë për vendet, shoqëritë, kulturat me ato veçanësi të rralla si tonat. Do menduar, do punuar, do bashkuar forcat, energjitë mendimet që një shoqëri e tillë të shndërrohet në faktor dhe të dalë faqebardhë përballë sfidave të globalizmit. Në mënyrë monopartiake, monofetare e tjerë ne do të dilnim me faqe të zezë përballë tyre dhe do të bëheshim kafshatë e kollajshme e të tjerëve. Dhe dukuritë përherë e më atipike që lulëzojnë ndër ne, janë pikërisht pasojë e moskuptimit të sfidave që sjell globalizmi.

Zgjidhja ndaj kësaj nuk është një kthim në vetizolim, siç e propozon sado tërthorazi e me nostalgji Blushi, nuk është marrja e ndonjë modeli që kanë në kokë ata si puna e Blushit. Ne shqiptarët nuk kemi nga t'ia mbajmë - ose do të sillemi, të veprojmë, të mendojmë në kuadrin e sfidave globale, ose do të marrim fund. Mbetet vetëm çështje kohe.

Feja në Shqipëri dhe ndër shqiptarët, në pluralizmin e saj, iu nënshtrohet patjetër ligjeve të një vendi demokratik. Shteti demokratik i përmbush detyrimet ndaj fesë si ndaj çdo fushe tjetër të jetës së vendit e të shoqërisë. Detyrim i shtetit në këto njëzet e pesë vite është që komuniteteve t'ua kthejë, t'ua kompensojë pronat që ua ka marrë shteti monist ateist. Ky detyrim do përmbushur sa më urgjent. Nga ana tjetër, kleri në shtetet tona, në Shqipëri dhe Kosovë, ka të drejtat dhe detyrat e tij si çdo pjesë e shoqërisë sonë, në përballje absolute me ligjet. Informaliteti në komunitetet fetare është i mbarsur me pasoja. Aq më tepër në një realitet të pushtuar nga informaliteti. Vendosja në kuadër ligjor e sa më shumë hapësirave në jetën e një vendi, shoqërie është masa më e shëndetshme që ndërmerr dhe kryen një shtet i përgjegjshëm demokratik. Një shtet i përgjegjshëm është ai që merr përgjegjësi mbi vete, nuk është ai që ua ngarkon përgjegjësitë të tjerëve. Të metat, dobësitë, mbrapshtitë janë, në radhë të parë, për faj të shtetit. Nëse nuk funksionon shteti, atëherë do riparë (riparuar) sistemi. Prandaj sistemet reformohen pa pushim në vendet dhe shoqëritë demokratike të konsoliduara apo në konsolidim e sipër.

Nga koka e Blushit dhe nga koka e çdokujt tjetër ndër ne të hiqet përfundimisht ideja apo mendimi se ne mund të bëhemi qendër botërore e islamit, e krishterimit lindor, krishterimit perëndimor apo të çfarëdo ideologjie tjetër.

Këtë shënim me temën e fesë do ta përmbyll me një mendim të Muhamet Aliut, boksierit legjendar të të gjitha epokave: "Lumenjtë, pellgjet, liqenet, përrenjtë - të gjithë kanë emra të ndryshëm, por të gjithë përmbajnë ujë. Ashtu si dhe religjionet - ato të gjitha përmbajnë të vërtetat."



©
SFIDË NDAJ SKEMAVE
Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm
Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014)
PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am
Këndi këtu
SI TË UROJMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm

SHPEND MOS U ÇMEND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.12.2014, 10:28am

FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 01.29.2014, 11:37am
POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 01.02.2014, 11:19am

NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS
Nga SKËNDER  BUÇPAPAJ

E Djelë, 12.29.2013, 12:04pm
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova
IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 12.02.2013, 08:58am


 TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


OKSIGJEN OPOZITËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.17.2013, 10:10am

BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.10.2013, 10:12am
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am

COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 09.15.2013, 09:50am

Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am


TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am

'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm

SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.28.2013, 09:42am


A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 06.16.2013, 07:12am

HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.10.2013, 10:23am

TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 04.14.2013, 08:41am

TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)

MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 08:43am

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am


HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.07.2013, 10:00am

SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUҪPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUҪPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©


SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HOXHA I SANXHAKUT KËRKON RRËNJËT ILIRENga GANI MEHMETAJ (04.08.2014)
SHPREHEN SHQETËSIME PËR ELIMINIMIN E VOA-s SHQIPNga FRANK SHKRELI (04.08.2014)
PUTINI PO ECËN NË GJURMËT E STALINITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.08.2014)
ME NJË KANDIDAT, POR SËRISH TË PËRÇARËNga ARBEN LLALLA (04.08.2014)
SFIDË NDAJ SKEMAVELibri 'Traumat e tranzicioni' i Elida BuçpapajtNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.07.2014)
ALO VAÇENga ELIDA BUÇPAPAJ (04.07.2014)
Në kuadrin e kthimit të eshtrave në atdheMIRËSARDHE ALI BEJ KËLCYRANga RESHAT KRIPA (04.05.2014)
PARALAJMËRIME ALARMISTE PËR NGROHJEN GLOBALENga FRANK SHKRELI (04.05.2014)
BLOGSHQIPTARËT I LAJTHISIN NË KAOS – MIT’HAT FRASHËRI,PËLLUMB XHUFI, FATOS LUBONJA ETJ.Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.04.2014)
PUTINI NË GJURMËT E GEBELSITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]