E Premte, 09.20.2019, 03:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SFIDË NDAJ SKEMAVE
Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm (GMT+1)


Publicistika është forma më e lëvruar e letërsisë tashmë edhe në realitetin kulturor dhe mediatik shqiptar. Në praninë e shtuar të mediave elektronike dhe të rrjeteve sociale, të komunikimit gjithnjë e më masiv e gjithnjë më intensiv,  publicistika, si art i vërtetë i fjalës së shkruar, ndodhet përballë sfidave të panumërta.

Sfida më e madhe e publicistikës së sotme - shqiptare dhe më gjerë - është sfida ndaj skemave. Përditshmëria në vetvete është një rutinë dhe rutina është burim i skemave, rutinë janë vetë raportet e individit dhe shoqërisë me këtë përditshmëri, veçanërisht me përmasën politike të kësaj përditshmërie. Dhe, mjerisht, e gjithë makineria aq e ndërlikuar dhe aq e sofistikuar e mediave tona e trysnon publikun ditë e natë që ai të pajtohet me realitetin e vrazhdë të përditshmërisë, me shëmtitë e këtij realiteti, i cili, edhe pas një çerek shekulli të përmbysjes së monizmit komunist, e ka dhe vazhdon ta ketë emrin tranzicioni shqiptar.

"Traumat e tranzicionit", libri më i ri i Elida Buçpapajt është një ndër dëshmitë më të mira të përballjes dhe të kapërcimit me sukses të sfidës ndaj skemave të sotme të publicistikës sonë. Ai buron dhe formësohet pikërisht nga mospajtimi me realitetin e tranzicionit shqiptar, nga mospajtimi me këndshikimin që dhunshëm kërkojnë mediat tona t'ia imponojnë publikut tonë. Ai zë fill dhe merr jetë pikërisht nga kundërshtimit dhe denoncimi ndaj realitetit të këtij tranzicioni, ku bashkëfajtore në një masë shumë të madhe janë vetë mediat tona, vetë publicistika jonë, vetë gazetaria jonë, vetë publicistët dhe gazetarët tanë, vetë opinionbërësit tanë.
Ky përcaktim e vë autoren në pozita antikonformiste. Antikonformizmi është një sakrificë individuale, një sakrificë intelektuale në emër të së vërtetës dhe për hir të publikut, çka arrihet nëpërmjet interpretimit të drejtë, të saktë, të paanshëm të realitetit me të cilin publiku përballet përditë, një interpretim, pra, i ndryshëm dhe shpesh krejt i kundërt me atë që e bëjnë mediat tona pranë partive, pranë bizneseve, të cilat i financojnë industritë mediatike, të cilat i punësojnë dhe i paguajnë reporterët, komentatorët, kolumnistët, gazetarët, redaktorët, një ushtri e tërë e pafundme. I financojnë, i punësojnë, i paguajnë për të fshehur realitetin, për ta lustruar realitetin, për të krijuar iluzionin e transparencës mediatike në një kohë që imponon terrin informativ, për ta bërë publikun të dridhet përballë kronikave të zeza të panumërta, në mënyrë që ai të katandiset në një qenie që të mjaftohet me mbijetesën e tij, në një qenie që gdhihet dhe ngryset me frikën ndaj oligarkëve të cilët kanë ngritur parajsën e tyre të lumturisë mbi ferrin e mjerimit të popullit të vet.

Pra, tranzicioni shqiptar nuk është një triumf i demokracisë, siç i pëlqen linjës zyrtare të politikës sonë ta quajë atë. Ai është një dështim. Dhe si i tillë ai ka dëmet e tij. Këto dëme pasqyrohen në traumat që shkakton ai. Mjerisht, këto trauma i pësojnë ata që kanë ëndërruar, që kanë mbushur sheshet me thirrjet "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa".

"Libri i zonjës Buçpapaj, shkruan në parathënie publicisti dhe intelektuali i shquar shqiptaroamerikan Frank Shkreli, është një përmbledhje kitikash ndaj dështimeve sistemore dhe sistematike të qeverisjes nga një autore që e do atdheun e vet dhe kombin - qëndrime këto që lexuesin e bëjnë të mendojë dhe të pyesë se përse Shqipëria, si pothuaj asnjë vend tjetër në Europë, nuk e ka plotësuar atë tranzicion transformimi që tanimë e kanë përfunduar shumica e vendeve ish komuniste? Duke lexuar librin e Elida Buçpapajt, vazhdon zotëri Shkreli, të mbetet përshtypja se Shqipëria, por edhe Kosova, kanë ngecur në një periudhë "transformimi ose tranzicioni të ngrirë", të kontrolluara nga grupe të fuqishme oligarkike dhe me influencë, të cilat po keqpërdorin pasurinë e vendit dhe  dhe po e shpërdorojnë ose po e lënë pas dore madje edhe pasurinë kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve. As Shqipëria fatkeqësisht nuk ka mundur t'i ikë situatës, ku elitat e ish regjimit komunist, gjatë këtij tranzicioni, janë pasuruar nga burimet shtetërore duke krijuar në këtë mënyrë, korrupsion, ku individë dhe grupe interesash, përfshirë edhe mafian, kanë lëshuar rrënjë dhe kanë zënë vende me rëndësi në jetën ekonomike, politike dhe shoqërore të vendit, përfshirë edhe median. Ndoshta ky tranzicion po zgjat me qëllim, sepse, sa më i gjatë të jetë tranzicioni, aq më i madh kaosi, hutimet dhe përshtjellimet, dhe si përfundim aq më të mëdha mundësitë për pasurimin e individëve, grupeve dhe elitave që e mbajnë vendin në këtë gjendje të ngrirë tranzicioni." (mbaron citati)

Siç thekson z. Frank Shkreli në analizën e tij tejet të thellë, tejet profesionale, temë e librit të Elidës, temë e shqetësimeve të saj si gazetare, si krijuese dhe intelektuale nuk është thjesht tranzicioni i Shqipërisë, por tranzicioni shqiptar në tërësi. Për më tepër, tranzicioni i Shqipërisë ka pasur rol ndikues negativ në gjithë tranzicionin shqiptar jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, ku është imponuar apo është frymëzuar ky model. Autorja nuk lë jashtë vëmendjes as faktin se ky tranzicion ka pasur dhe vazhdon të ketë ndikimin e tij të mbrapshtë edhe në diasporën shqiptare, duke thelluar më tej veprën përçarëse të periudhës moniste të Shqipërisë dhe të periudhës kur shqiptarët në trojet jashtë saj ndodheshin nën pushtim.

Nën okielon "Në vend të hyrjes", autorja ka veçuar shkrimin "Opinionistët e Tiranës, binjakëzuar me politikën dhe oligarkët, ia kanë shitur shpirtin djallit", ku denoncon kështu atë që mund të quhet trauma e traumave, pra kryetrauma e tranzicionit, censurën që ka pllakosur jetën e shoqërinë tonë në të gjitha indet, në të gjitha qelizat, duke e shndërruar atë në një shoqëri obskurantiste, duke transplantuar mesjetën më të errët në organizmin e Shekullit XXI. Po të thërrisnim në ndihmë vargun migjenian, atëherë kësaj shoqërie "i dhemb e nuk çfarë i dhemb, vuan dhe nuk di pse vuan". Kështu mediat, botuesit e tyre, programuesit e tyre në këtë çerekshekull tranzicion kanë nëpërkëmbur dhe shkelur të drejtat themelore të një vendi dhe shoqërie demokratike, siç janë e drejta për informim, e drejta për fjalën e lirë dhe mendimin e lirë. "Këto të drejta sanksionohen në kushtetutën e një vendi demokratik, ku shteti i së drejtës përjashton çdo lloj abuzimi dhe ku fjala e lirë, e vërteta dhe lajmi janë sovrane. Nëse shkelet sovraniteti i lajmit, dhe i të vërtetës, si veprohet në Shqipëri, është shkelur sovraniteti i shtetit, i qytetarit dhe i opinionit publik," nënvizon autorja në konkluzionin e saj.

Umberto Eco, shkrimtar dhe semiolog italian, i cituar shpesh nga Ibrahim Rugova, dallon dy forma kryesore të censurës - e para është heshtja, e dyta është zhurma. Të dyja janë njësoj mbytëse. Nga njëra anë, heshtet, për shembull, ndaj korrupsionit dhe mafias, nga ana tjeter, ekranet e televizioneve, faqet e gazetave dhe revistave, valët e radiove, rrjetet sociale janë të mbushura ditë e natë, live me krime nga më të përbindshmet, me aksidentet nga më tragjiket. Umberto Eco, në shkrimin "Velinat dhe heshtja", pra "Zhurma dhe heshtja", tek libri "Të ndërtosh armikun - dhe shkrime të tjera", thotë se fashizmi, një nga diktaturat që më shumë e kishte përkryer censurën, e kishte kuptuar se ngjarjet të cilat përbënin lajm, shumëfishoheshin në terrenin e realitetit të përditshëm, prandaj i mediatizonte ato ngjarje të cilat donte që të shumëfishoheshin në realitetin e përditshëm dhe i shndërronte në tabu ngjarjet e tjera. Kështu tek qytetari dhe shoqëria që konsumon ditë e natë pamjet e kronikave të zeza apo të spektakleve marramendëse, krijohet psikologjia minimaliste, ajo e të mjaftuarit me mbijetesën, pra psikologjia e atij që gdhihet, por nuk e di se a do të ngryset, ngryset dhe nuk e di a gdhihet. Një individ dhe një shoqëri e tillë nuk ka pretendime, thjesht pajtohet me realitetin, përkatësisht me mosndryshimin e tij, pranon të mos rebelohet, të mos ankohet, prandaj e gjen ngushëllimin e tij, përkatësisht kënaqësinë e tij tek çasti.

Në kapituj të ndryshëm të librit "Traumat e tranzicionit" rimerret disa hera tema e censurës gjithnjë e më të sofistikuar dhe më të përbindshme në realitetin e vendit dhe shoqërisë sonë, duke shkuar gjer në tone alarmante si tek shkrimi "Ka politikanë dhe gazetarë kukulla, por opinion publik kukull nuk ka".

Një nga tabutë e krijuara në këtë çerekshekull të tranzicionit tonë është e vërteta për të djathtën shqiptare. Autorja ia kushton kësaj çështje pjesën Synopsis dhe Kapitullin I e Kapitullin II. Prova vendimtare dhe përfundimtare se e djathta shqiptare nuk përfaqësohet nga parti të tipit Partia Demokratike e Shqipërisë, nga liderë si ata të kësaj partie apo nga ministra, deputetë, zëvendësministra, zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie do të ishte greva e urisë e ish të burgosurve dhe ish të përndjekurve politikë në muajin tetor të vitit 1912.

Njëzet e tre vjet kjo parti dhe këta tipa ia kanë marrë votën elektoratit të djathtë, por kanë vepruar në mënyrë të majtë, për interesa të majta, kundër interesave të kategorive të djathta. Ata kanë tradhtuar idealet e dhjetorit 1990, kanë tradhtuar klasën e ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, kanë tradhtuar klasën e ish pronarëve. Në shkrimet "200 vjet burg - 22 vjet tranzicion, të pashpërblyer, të parehabilituar dhe të margjinalizuar", "E patolerueshme arroganca e mazhorancës ndaj kërkesave të Uashingtonit dhe Brukselit për dialog me grevistët e urisë", "Kuvendi i Shqipërisë nuk mbajti një minutë heshtje për Lirak Bejkon - Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë liliputë përpara Lirak Bejkos" autorja ia çjerr vendosmërisht maskën së ashtuquajturës e djathtë politike e Shqipërisë dhe, në përgjithësi, klasës politike të papërgjegjshme në Shqipëri. Në të njëjtin kontekst përfshihet edhe bashkëfajësia flagrante e mediave, të cilën autorja e denoncon në shkrimin "Kriminale heshtja e shtypit dhe e mediave të Tiranës ndaj grevistëve - Mos harroni se indiferenca vret!".

Autorja denoncon edhe sjelljen kriminale të klasës së sotme politike, veçanërisht së ashtuquajturës e djathtë shqiptare, ndaj traditës sonë të djathtë kombëtare, çka është edhe më flagrante në kuadrin e festimeve të bujshme të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, në shkrime si "Diktatura ka ushtruar patricid ndaj etërve të kombit, ndërsa tranzicioni i ka lënë në harrim e mallkim", "Viktimat e komunizmit, mbetur pa varr e drejtësi, akuzojnë klasën politike shqiptare", "Berisha i pastron listat e 23 qershorit nga kritikët Demi, Marku e Alibeaj", mjerisht ndër të fundmit eksponentë të djathtë që kishin mbetur në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Trauma tjetër e madhe dhe fatale për demokracinë është shndërrimi i pluralizmit në farsë dhe mungesa e plotë e ndarjes së pushteteve, ku çdo mazhorancë e radhës, pasi merr votën për të qeverisur, iu turret me radhë të gjitha pushteteve, duke i shndërruar pushtetin legjislativ dhe pushtetin juridik në skllave të pushtetit ekzekutiv, duke e shndërruar pushtetin mediatik në klient të mirëfilltë të pushtetit ekzekutiv të radhës. Më alarmant e përbën këtë shqetësim fakti se pushteti politik, para se të jetë identifikuar me pushtetin ekzekutiv, legjislativ, mediatik, është i identifikuar me pushtetin ekonomik. Kjo dukuri që përbën temë qendrore në librin e mëparshëm të Elidës "Tirania e tranzicionit" vazhdon të thellohet në lirin "Trauma e tranzicionit", ku tiranët e tranzicionit në politikë, në media, në qeveri, në parlament, në ekonomi janë gjithnjë e më të adresuar dhe gjithnjë e më të portretizuar.

Nga dukuritë e mësipërme zënë fill, frymëzohen, majmen dhe lulëzojnë lule të tjera të helmëta të tranzicionit, siç janë klientelizmi, nepotizmi, korrupsioni, arroganca, antihumanizmi, çoroditjet dhe përçudnitë e pafundme.

Edhe në librin "Traumat e tranzicionit" Elida vjen me konceptime dhe përmbajtje novatore. Publicistika, duke qenë barabar e larguar dhe e afruar me letërsinë e artistike, e pasqyron realitetin nëpërmjet fakteve sa më prekëse dhe sa më reale, njëkohësisht ajo merr mjete të shumta nga vetë letërsia dokumentare, ajo filozofike e deri nga vetë letërsia artistike. Në këtë libër, çdo kapitull paraprihet nga një mendim filozofik i shprehur në një fjali dhe pasohet nga një kryevepër poetike nga letërsia botërore, e shqipëruar nga Elida. Këto elemente e ndihmojnë lexuesin jo vetëm për një përjetim sa më estetik të leximit, por edhe sjellin përgjithësime poetike e filozofike sa më pranë temave të shkrimeve të përfshira në kapitujt përkatës. Mjetet artistike si ironia, sarkazma (humori i zi) , asociacionet, paralelizmat, antitezat, kontrastet, deri metaforat e simbolet - të përbashkëta për publicistikën dhe për poezinë - ndihmojnë në plotësimin dhe theksimin e ideve. Kështu, në mes kapitullit të parë dhe të dytë është një ndër brilantet e Carl Sanburgut, "Krimbat dhe era" - e cila përfundon me vargjet - "Krimbat nën tokë nuk e dëgjojnë kurrë/ Erën që fryn mbi tokë/ Dhe nganjëherë pyesin: / "E çfarë është kjo erë për të cilën/ Dëgjojmë të flitet." Apo në vijim, poezia "Kukulla" e Gabriel Garcia Marquez, e cila është thirrje për çdo qenie të vetëdijshme të kësaj bote që të reflektojë sa më shpejt të jetë e mundur që jetën e tij ta ketë në sa më shumë në shërbim të lumturisë së të tjerëve, në qoftë se ai kërkon të jetë vetë sa më i lumtur. Në këtë sens do parë edhe përfshirja e poezitë "Dashuria", "Valle e ngadaltë" apo "Lumturia" nga Jorge Luis Borges. Në raste të tjera, poezitë i shërbejnë lexuesit për një çlodhje sa më medituese dhe sa më estetike ndërmjet kapitujve të librit. Të tilla janë poezitë e Pablo Nerudës me shpalosje trishtimi, dëshpërimi, malli, tronditjeje apo thjesht me fluturime artitike e filozofike si poezia "Gota": "Trupi yt i tërë përbëhet nga qelqi/ Dhe nga ëmbëlsia njerëzore e paracktuar për mua/ Kur unë të prek me dorë,/ Kudo gjej një pëllumbeshë/ Që më shikon drejt në sy, sikur/ Kanë krijuar për mua duar të vërteta në çdo gotë." Të tilla janë edhe poezitë e Edgar Allan Poes, Dyln Thomasit, Deepak Chopras e tjerë.

Një risi (novacion) tjetër i spikatur në këtë libër është përfshirja e kapitullit me blogjet e gazetares. Blogjet janë gjinia më moderne e gazetarisë bashkëkohore, ku hidhen mendimet e çastit, kryesisht me qëllim që ato të ballafaqohen drejtpërdrejt me reagimet e publikut. Ky kapitull është kështu një ditar i gazetares, i përbërë nga ato që në facebook quhen statuse dhe që këtu shërbejnë si synopsese për trajtime më të thelluara e më të plota në shkrime të këtyre temave. Përvojën e facebookut autorja e sjell, pra, në librin e saj publicistik, duke i ndarë me lexuesin jo vetëm shqetësimet e përditshme, përjetimet e përditshme, por edhe tematikat dhe vetë teknologjinë e saj të krjimit, një komunikim ky tejet i qytetëruar dhe tejet i emancipuar me publikun, një komunikim që i fshin kufijtë mes autores dhe lexuesit, mes autores dhe publikut.

"Traumat e tranzicionit" është edhe një dëshmi tjetër se Elida, përveçse me përgjegjësi të lartë qytetare dhe me përkryerje profesionale, e shkruan publicistikën me të njëjtin përkushtim që shkruhet letërsia artistike. Po sjell këtu një kryeradhë nga shkrimi "Opinionistët e Tiranës, binjakëzuar me politikën dhe oligarkët, ia kanë shitur shpirtin djallit":

"Lajmin në Shqipëri e veshin, e zhveshin, i bëjnë mak up, e përçudnojnë, e zbukurojnë, e lajlulosin, e lënë pa frymë, pa organe, pa asgjë, e kalojnë në gijotinë dhe pastaj e krijojnë sipas gustove të tyre. Dhe kur vjen puna tek gustot, atëherë ata krekosen e dalin me maksimën latine që thotë "De gustibus non est disputandum", se gustot nuk vihen në diskutim. Dhe kur ke parasysh shijet e pronarëve dhe botuesve të Tiranës, asnjëri prej tyre nuk është vegjeteran apo vegan, të gjithë janë carnivorë, mishngrënës. Kështu bëjnë edhe me lajmin, ia rrjepin mishin, deri palcën."

Manifestime të tilla të fjalorit të pasur, të larmishëm, të përkryerjeve stilistike, shpalosjeve të frymëzuara artistike, të ngjyrimeve gjuhësore me shprehje frazeologjike shqiptare dhe të huaja, në pajtim me kontrastet që e përbëjnë realitetin shqiptar të tranzicionit janë sa të panumërta në këtë libër, edhe përcaktuese të invidualitetit krijues të autores.


-
Shënim: Shkrimi i mësipërm është referati i mbajtur në promovimin e librit "Traumat e Tranzicionit" të autores Elida Buçpapaj në Zyrih, më 5 prill 2014


©
PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am
Këndi këtu
SI TË UROJMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm

SHPEND MOS U ÇMEND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.12.2014, 10:28am

FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 01.29.2014, 11:37am
POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 01.02.2014, 11:19am

NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS
Nga SKËNDER  BUÇPAPAJ

E Djelë, 12.29.2013, 12:04pm
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova
IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 12.02.2013, 08:58am


 TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


OKSIGJEN OPOZITËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.17.2013, 10:10am

BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.10.2013, 10:12am
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am

COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 09.15.2013, 09:50am

Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am


TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am

'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm

SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.28.2013, 09:42am


A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 06.16.2013, 07:12am

HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.10.2013, 10:23am

TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 04.14.2013, 08:41am

TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)

MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 08:43am

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am


HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.07.2013, 10:00am

SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUҪPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUҪPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©


SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALO VAÇENga ELIDA BUÇPAPAJ (04.07.2014)
Në kuadrin e kthimit të eshtrave në atdheMIRËSARDHE ALI BEJ KËLCYRANga RESHAT KRIPA (04.05.2014)
PARALAJMËRIME ALARMISTE PËR NGROHJEN GLOBALENga FRANK SHKRELI (04.05.2014)
BLOGSHQIPTARËT I LAJTHISIN NË KAOS – MIT’HAT FRASHËRI,PËLLUMB XHUFI, FATOS LUBONJA ETJ.Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.04.2014)
PUTINI NË GJURMËT E GEBELSITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.04.2014)
HISTORIA PËRMES FATIT E ARTIT TË ARTISTITNga Dr. PËRPARIM KABO (04.03.2014)
ZGJEDHJET E PARA PLURALISTE NË SHQIPËRI MARS/PRILL 1991Nga FRANK SHKRELI* (04.03.2014)
KOMENT RRETH TAKIMIT RAMA-MERKEL - Të rejat e vjetra - Gjermania pret që qeveria Rama të zbatojë reformat, s’ka alternativë tjetër - Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.02.2014)
MOSDËNIMI I MASAKRAVE GREKE NË SHQIPËRINË E JUGUT MBUSHI 100 VJETNga ARTUR VREKAJ (04.01.2014)
GJENDJA E SHTETIT SHQIPTAR, 2014 - JASHTË KONTROLLITNga ROMEO GURAKUQI, Universiteti Europian i Tiranës, Instituti i Historisë Bashkëkohore (03.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]