E Shtunë, 10.24.2020, 07:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MBYLLJA E KONSULLATËS NË NEW YORK - MOSVLERËSIM I SHQIPTARËVE TË AMERIKËS
Nga ARTUR VREKAJ

E Martë, 04.29.2014, 05:07pm (GMT+1)


Në kushtet kur kryeministri Rama dhe qeveria Shqiptare e Tiranës nuk e morën në konsideratë ngritjen në rang ministrie të përfaqësimit të një milion e gjysmë Shqiptarëve të Shqipërisë londineze që lanë shtetin amë pas 1990-ës dhe paralajmëruan që në darkën lobiste në shtator 2013 në New York mbylljen e konsullatës së New Yorkut nënvizojmë se, Shqipëria londineze ashtu si në regjimin komunist edhe sot e 24 vjet nuk e sheh e vlerëson Diasporën si një fuqi e vërtetë ekonomike, intelektuale dhe pjesë vitale e kombit.

Me këtë që bëri, me mbylljen e konsullatës së New York qeveria Rama ndihmon më shumë asimilimin e Shqiptarëve të Amerikës dhe lajmëron largimin e saj me ta. Shqiptarët e Amerikës kanë nevojë për dorën e shtetit amë dhe jo për emërime konsujsh nderi që janë kthyer si dervishë të shërbimit diplomatik të Shqipërisë.

A e di kryeministri Rama se ka Shqiptarë me halle në Amerikë? Që kanë nevoja urgjente për dokumentacion apo dokumente Identiteti? Që kanë nevoja për bazë materiale e tekste shkollore për mësimin plotësues të Gjuhës Shqipe në Amerikë apo edhe për organizimin e veprimtarive atdhetare?

Si mund të besojmë në hapjen e Shqipërisë me Diasporën kur zoti Rama frymëzon krijimin e degëve të partisë socialiste në Greqi dhe mbylljen e tkurrjen e shërbimit diplomatik në qëndrën diplomatike të planetit siç është New York ku Shqiptarët janë pjesë e jetës dhe veprimtarisë së këtij qyteti që është ëndërr edhe e brezit të ri të Shqiptarëve që mezi presin të vijnë e nisin jetën këtu?

Përse duhet që shtetarët e Tiranës të ecin kundër rrymës në vënd që ta bëjnë palë në vendimmarrje Diasporën jo me klientelë siç bëri Berisha, por duke evidentuar e vlerësuar qytet me qytet në Amerikë e kudo ku ka shqiptarë në botë  kush janë vërtetë ambasadorët e shqiptarisë?

Konsujt e nderit janë thjesht numra të shërbimit diplomatik. Ata nuk kanë program aktiv që ta bëjnë të vërtetë përfaqësimin e  Shqipërisë në komunitetet Shqiptare të Amerikës. Mendo edhe ambasadori Shqiptar i Tiranës në Washington nuk ka një kontakt aktiv me organizatat Shqiptare, sepse edhe mungesa e fondeve nuk e lë të dalë nga dera.

Po si mund të besojmë se kjo qeveri është për popull, për komb kur na i pret urat e bashkëpunimit e shërbimit kur ne aspirojmë një Shqipëri Euro-Atlantike? Të hapur për botën Shqiptare, së pari?

Shqipëria londineze nuk ka ndihmuar të hapë një program të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, 24 e deri së fundi nuk e ka në plan mësimin e gjuhës Shqipe në Diasporë.

Mos harroni se çdo lëvizje për ndryshim a rotacion politik në Shqipëri ka edhe përkujdesjen e Shqiptarëve të Amerikës që janë në kontakt të përditshëm me të dashurit në Shqipëri dhe aspirojnë një Shqipëri demokratike dhe jo një Shqipëri rrumpallë vetëm për klasën politike që nuk mund ta pastrojë vetveten nga korrupsioni pa e ndëshkuar atë në kupolën e saj të drejtimit në qeveri dhe institucione.

Pra, edhe kjo lëvizje e nxituar e qeverisë Rama për mbylljen e kësaj konsullate do të kushtojë në imazhin e kësaj qeverie që e shmangu përfundimisht Diasporën nga një lëvizje e natyrshme e hapërimit të kombit në trojet Shqiptare.

Kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm duhet me doemos të marrin në konsideratë ndërtimin e urave atdhetare me Diasporën dhe nxjerrjen e një ligji për mospërkrahjen e partive politike Shqiptare në Diasporë. Ky do të jetë edhe një mesazh se Shqipëria ka nevojë të marrë frymë me Shqiptari! Jo me politizim e militantizëm. Na duhet të shohim përpara, me strategji kombëtare jo me skema partish e fraksionesh partiake që bien era pisllik që nga regjimi komunist si në Shqipërinë londineze dhe në Diasporë.

Boll është e përçarë Diaspora nga Tirana zyrtare që nga 1945! Prandaj, të ndiqet një praktikë frymëzuese për ndërtimin e urave atdhetare të bashkëpunimit me komunitetet Shqiptare që ato të mirëorganizohen e të vetëdijësohen se Shqipëria londineze po ndryshon. Por, kështu duke i mbyllur shtigjet e komunikimit edhe puna juaj me shërbimin diplomatik në Amerikë nuk do të njohë ngjitje veç formalitetit, sepse këtu në Amerikë brezi më i ri i Shqiptarëve që lindën në Shqipëri, Kosovë dhe trojet Shqiptare dinë të prezantohen më mirë se konsujt e nderit kudo ku janë, sepse ata janë në kontakt me të zgjedhur të popullit Amerikan në Kongres, Senat apo edhe në legjislativin apo qeveritë e shteteve.

Ata dinë të rrezatojnë Shqiptari me shëmbullin e suksesin e tyre.

Tjetër. Mbyllja e konsullatës u bë e menduar që në Tiranë para shtatorit 2013, sepse qeveria e Tiranës nuk u konsultua me Shqiptarët e Amerikës, me organizatat e tyre. Pra, është shmangur një mundësi e pastër komunikimi në vënd që të ushqehej një dialog i sinqertë, sepse klasa politike e Tiranës e ka izoluar Diasporën kur bie fjala për të afruar kapacitetet organizative dhe intelektuale të saj në shërbimin diplomatik të Shqipërisë londineze, sepse shërbimi diplomatik akoma shikohet si një mundësi përfitimi për plotësimin e dëshirave a premtimeve që u bëhen individëve partiakë gjatë fushatave elektorale.

A e merrni me mënd se ka me dhjetëra Shqiptarë të shkolluar në perëndim që janë të sukseshëm në agjencitë Amerikane e botërore që mund të jenë një panel i vërtetë këshillues se si mund të bëjmë diplomaci ne Shqiptarët duke shmangur nepotizmin e klanizmin?

Shqipëria nuk ka sot për sot një program të përgatitë me edukim perëndimor diplomatët e këtij shekulli me qëllim promovimin e një Shqipërie që është paqedashëse e aspiruese e demokracisë. Që ti paraprijë bashkimit të natyrshëm kombëtar të popullit tonë në trojet shqiptare. Kjo është një sipërmarrje atddhedashëse e kombdashëse, kurse mbyllja e konsullatës është mbyllje e mundësisë së komunikimit me Shqiptarët e Amerikës që bie ndesh me çfarë po ndodh realisht me Shqiptarët e Malit të Zi, të Greqisë, Maqedonisë dhe të Kosovës lindore e për nevojën e një ndihme sado modeste për zhvillimet demokratike të Tiranës dhe Prishtinës.

Shërbimi diplomatik kushton, por Shqipëria dha afër 2 milion dollarë për lobim me sekserët privatë në Amerikë dhe nuk është aq e varfër Shqipëria londineze sa të mos mbajë një konsullatë të fortë kur ka lloj-lloj agjencish qeveritare parazitare për 3 milion banorë, resurse natyrore të bollshme, mundësi zhvillimi që mund ta kthejnë një destinacion prodhues të të mirave materiale edhe për nismat Shqiptaro-Amerikane për tu prezantuar në tregun Amerikan me dinjitet me prodhime të markës Shqiptare.

Pa konsullatë të Tiranës zyrtare në New York, vështirë se mund të besojmë shumë tek klientielizmi i hapur për caktimin e konsujve të nderit si deri 24 vjet më parë.

Në të vërtetë, Ju zoti Rama, nuk e keni në axhendën e Rilindjes - Diasporën! Edhe pse Diaspora historikisht i dha frymën e Shqiptarisë në Prizren dhe Vlorë kombësisë sonë dhe hapërimit të Shqiptarëve për shtet të të lirë dhe të pavarur.

Ne po shohim se në Diasporë jemi anashkaluar nga qeveria juaj. Nuk kemi kontakte me qeverinë tuaj, as me ministrinë e  jashtme, as me ministrinë e arsimit, as me ministrinë e kulturës. Kjo mënyrë komunikimi nuk bie era Shqiptari. Mos qoftë e qëllimtë!

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË MOS I MBYLLET FRYMA SHTYPITNga FRANK SHKRELI (04.28.2014)
MBYLLJA E KONSULLATËS SË PËRGJITHËSHME TË RSH NË NEW YORK IU BIE NDESH IDEALEVE KOMBËTARE TË RILINDJES – KRYEMINISTRI RAMA TA SHFUQIZOJË MENJËHERË VENDIMIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.26.2014)
MALI I ZI, INTEGRIMET EUROPIANE DHE PROTESTAT E SHQIPTARËV​ENga XHELADIN ZENELI (04.24.2014)
FORCAT AMERIKANE ZBRESIN NË POLONINga FRANK SHKRELI (04.24.2014)
REKUJEM PËR SKËNDER SKËNDERIN, XHAXHAIN TIM TË MIRË – MALLKUAR QOFTË POLITIKANga ELIDA BUÇPAPAJ (04.23.2014)
TV KLAN E PASURON EDHE MË TEJ TRADITËN ANTINACIONALISTE TË KLASËS POLITIKE SHQIPTARENga Prof. Dr. ESHREF YMERI (04.22.2014)
NGA HISTORIA E KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKANTHEMELIMI I "KOMITETIT SHQIPËRIA E LIRË''Nga FRANK SHKRELI (04.22.2014)
JO VETËM GJYQ PUBLIK GJYKATËSVE TË KORRUPTUARNga MENTOR KIKIA (04.21.2014)
MENDIME PËR TEATRIN KOMBËTAR SHQIPTARNga RESHAT KRIPA (04.21.2014)
IDENTITETI PËRMES TEATRIT NË NJË SHOQËRI QË GLOBALIZOHETNga Dr. PËRPARIM KABO (04.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2020  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]