VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KA SHUMË TË DREJTË SHKRIMTARJA E NDERUAR, ZONJA VILHELME HAXHIRAJNga Prof. dr. ESHREF YMERI

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 08:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KA SHUMË TË DREJTË SHKRIMTARJA E NDERUAR, ZONJA VILHELME HAXHIRAJ
Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

E Shtunë, 06.21.2014, 07:05am (GMT+1)



    Në internet lexova një analizë mjaft të goditur të shkrimtares së mirënjohur Vilhelme Haxhiraj. Analiza titullohet: "Kur shteti ligjor nuk funksionon, s'ka drejtësi". Një analizë interesante kjo, të cilën e lexova me shumë kërshëri për të vërtetat e padiskutueshme që ajo ka shpalosur në të. Të vërteta tragjike këto në realitetin shqiptar. Enver Hoxha mbetet diktator unikal në sitemin komunist gati pesëdhjetëvjeçar që masakroi aq rëndë pjesën më fisnike të popullit shqiptar. Ai mbetet unikal, së pari, për dhunën e përbindshme që ushtroi ndaj kundërshtarëve politikë dhe, së dyti, për piketat që vendosi për pasardhësit e vet neokomunistë, me qëllim që këta, pas përmbysjes zyrtare të diktaturës komuniste, të vazhdonin veprën e baballarëve të tyre, në kushtet e të ashtuquajturit pluralizëm politik. Në kohën e luftës, populli shqiptar ishte i ndarë në dy kampe: në komunistë dhe në nacionalistë. Sot populli shqiptar është i ndarë në dy kampe të së njëjtës prejardhjeje politike, por me mbulojë rozë dhe blu. Pra, sot, në realitetin shqiptar, nuk ekziston kampi nacionalist. Se Enver Hoxha punoi për një perspektivë afatgjatë: ai i zhduku ose fizikisht të gjithë anëtarët e kampit nacionalist, ose i dergji gjithë jetën nëpër burgje dhe nëpër kampe internimi dhe pasardhësit e tyre i la të pashkolluar. Prandaj Shqipëria ndodhet sot para një fakti tragjik: nuk ka të djathtë konkrete nacionaliste. Se, në të kundërt, gjysma e parlamentit do të përbëhej nga përfaqësuesit e kampit nacionalist. Dy partitë e kampit nacionalist të kohës së luftës, Balli Kombëtar dhe Legaliteti, sot janë parti pa elektorat. Sepse Enver Hoxha, siç e përmenda më lart, përfaqësuesit e tyre të shquar i zhduku fizikisht, kurse një pjesë të mirë të atyre që mbetën gjallë ose të bijve të tyre, i molepsi me mikrobin e bashkëpunimit me organet e sigurimit, pra, me mikrobin e përçarjes, me qëllim që t'i hidhte kundër njëri-tjetrit, siç edhe i hodhi faktikisht. Kjo është edhe arsyeja që ndjenjat nacionaliste janë venitur pothuajse fare në realitetin shqiptar. Për pasojë, Shqipëria tani është katandisur në një "sanduiç" mes Serbisë dhe Greqisë. Prandaj edhe Bollanoja deklaron se Himara na qenka "minoritet grek", dhe mbarë populli shqiptar, me klasën politike në krye, deklaratën e tradhtarit Bollano e përcjell me një heshtje tragjike. Janullatosi, më 01 qershor 2014, me rastin e shenjtërimit të katedrales gjigante në qendër të Tiranës, me fjalën që mbajti në gjuhën greke, e vërtetoi faktikisht që kisha ortodokse fanoliane nuk ekziston më, se ajo është thjesht një filial i kishës shoviniste greke. Dhe ortodoksët shqiptarë, për turpin e tyre, heshtën. Dhe mbarë klasa politike e Tiranës, për turpin e saj, heshti para një skandali të tillë. Për sa kohë në Shqipëri nuk do të dalë në skenë, nuk do të konsolidohet dhe nuk do të vijë në pushtet një klasë politike e djathtë, një klasë politike me të vërtetë nacionaliste dhe me vetëdije të lartë kombëtare, që në programin e vet të ketë si pikë kryesore ribashkimin e mbarë trojeve tona etnike në një shtet të vetëm kombëtar, me një stemë dhe me një flamur, për aq kohë nuk ka gjasa që në Shqipëri të vendoset dhe të funksionojë ndonjëherë një shtet me të vërtetë ligjor.  Përfundimisht, duhet pranuar se klasë politike nacionaliste nuk ekziston absolutisht në Shqipëri. Ekziston vetëm një klasë politike mercenare që tërhiqet zvarrë para Athinës, para Beogradit dhe para politikës "homoseksuale" të Bashkimit Evropian me qendër në Bruksel.
 
Tiranë, 20 qershor 2014


Prof. Dr. ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIDHJA E LIRISËNga DUKAGJIN ALIMUSAJ (06.19.2014)
DEDIKIM KUSHTUAR BASHKËVUAJTËSVE TË MINga RESHAT KRIPA (06.19.2014)
VIZITA E PAPËS NË TIRANË DHE HISTORIA E PERSEKUTIMIT FETAR NË SHQIPËRINË KOMUNISTENga FRANK SHKRELI (06.18.2014)
RA LAZARATI S'RA LAZARATINga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.18.2014)
SHTETI, EKONOMIA, POLITIKANËT DHE...Nga UK LUSHI (06.16.2014)
BlogAPEL SHQIPTARËVE DHE POLITIKËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.15.2014)
100 VJET BRENGË KOLONEL TOMSONINga Dr. PËRPARIM TOMSONI (06.15.2014)
CA ÇASTE TË KËNDSHME ME Dr BUJAR LESKAJNga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.14.2014)
AY, VETËM NJËNga RESHAT KRIPA (06.14.2014)
ARSHI PIPA PËR FAN NOLINNga FRANK SHKRELI (06.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]