VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SILVIO BERLUSKONI: DASHURIA FITON GJITHMONË MBI URREJTJEN

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 08:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SILVIO BERLUSKONI: DASHURIA FITON GJITHMONË MBI URREJTJEN
E Martë, 12.15.2009, 06:30pm (GMT+1)

 

 

Kryeministri italian i falënderon përkrahësit, nesër del nga spitali

 

Voal-online -"Falënderime nga zemra atyre aq të shumtë që më kanë dërguar mesazhe të dashurisë dhe të përkrahjes. U them përsëri të jeni të qetë dhe të sigurtë. Dashuria fiton gjithmonë mbi zilinë dhe mbi urrejtjen": është ky mesazhi i kryeministrit Silvio Berlusconi në faqen e parë të uebsajtit zyrtar të Partisë së Lirisë PDL- (www.pdl.it). Mesazhi mban datën 15 dhjetor. Në flamurin e madh që e përmban mesazhin ndërrohen paprâ edhe mesazhe të tjera, ndër të cilat edhe ai që fton të vizitohet uebsajti tjetër www.forzasilvio.it prej nga është e mundur t'i dërgohet një mesazh solidariteti Kryeministrit të Italisë.

 

Kryeministri Silvio Berlusconi del nesër nga spitali, "me rekomandimin që të mos merret me veprimtari intensive publike për të paktën dy javë". E ka thënë mjeku personal i Kryeministrit, Alberto Zangrillo, i cili është edhe shef i anestezisë dhe reanimacionit në spitalin San Raffaele të Milanos ku Berlusconi është shtruar, duke dhënë buletinin mjekësor të sotëm. "Nuke dimë me saktësi ka shtuar Zangrillo por Kryeministri do të dalë nga spitali fill pas drekës nesër." "Ekziston rreziku i stresit në rast të vizitave të shpesha dhe kjo më shqetëson disi, por vizitat e ndihmojnë të jetë i informuar. Është duke e marrë veten gradualisht dhe kjo na gëzon." Pyetjes se a do t'i mbeten shenja, Zangrillo i është përgjigjur "jo, nuk besoj" dhe "dhëmbët do t'i ribëhen". Sa i përket të ushqqyerit Kryeministri e bën këtë me vështirësi, por gjithnjë e më i lehtësuar. "Humori i tij është shqetësues, sepse është gjithnjë i tronditur, por jep shenja përmirësimi. Është optimist për shërimin fizik, por i mbetet një mbresë e hidhur nga ajo që ka ndodhur dhe për disa gjëra të mëvonshme."

 

 

Silvio Berlusconi në mëngjes është zgjuar shumë shpejt  edhe sot në dhomën e tij në katin e shatë të spitalit San Raffaele të Milanos, ku e ka kaluar natën e dytë pas agresionit të pësuar të dielën në Sheshin Duomo. Kryeministri është zgjuar në 6 e 30 e, saktësisht si dje, kërkesa e tij e parë ka qenë leximi i gazetave.

 

Gjatë gjithë kohës që Kryeministri ndodhet i shtruar, në rrugën para spitalit pankarta dhe banderola të ndryshme shpalosen nga përkrahësit e tij, kur është shkruar "Forca Kryetar". Në njërën prej tyre është shkruar edhe kështu: "Familja ime beson në tyre, kryetar mos ua jep fitoren atyre torollakëve." Ndërkohë, përveç pranisë së madhe të përkrahësve, është gjithnjë masive prania e mediave vendase dhe botërore. (http://www.ansa.it)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SIKUR TË JENË TË ORKESTRUAR NGA ANTIMIQTËNga Elida Buçpapaj (12.12.2009)
NJË E VËRTETË E ARRITSHMENga PAUL KRUGMAN, New York Times (12.07.2009)
Triptik shqiptar malli dhe meditimesh në LozanëNga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj (11.27.2009)
Financial Times: OBAMA NË KOPENHAGË ME QËLLIM TË QARTË (11.26.2009)
PRIORITETET E BARONESHËS ASHTONNga QUENTIN PEEL, Financial Times (11.25.2009)
The Guardian: MIRË SE VINI NË SHQIPËRI (11.23.2009)
"Financial Times": EVROPA RREZIKON LARGIMIN NGA REALITETI (11.22.2009)
HISTORIA, ARDHMËRIA DHE FATI JONË JANË TË NGJASHËMNga PROF. DR. AHMET DAVUTOGLU, Ministër i Jashtëm i Turqisë (11.20.2009)
BOSNJA ENDE NË UDHËKRYQNga HEATHER MAHER (11.19.2009)
The Times: Myslimanët kthehen kundër Darvinit (11.19.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]