E Djelë, 07.12.2020, 07:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DOSJET! PËR CILIN BIEN KUMBONËT?
Nga SAMI REPISHTI

E Enjte, 02.19.2015, 06:36pm (GMT+1)



Ridgefield, CT.USA. - Nga leximet në shtypin shqiptar vrehet nji rritje e interesimit publik për “dosjet”, zbulimin e “sekreteve”, dhe “lustracionin”, eliminimin- jo fizik!- të individ
ëve që për bindje, jo me detyrim, janë “komprometue” randë në akte kriminale  të “diktaturës së proletariatit” 45 vjeçare në Shqipëri.

   Ky interesim p
ër zbulimin e së vërtetës të mshehun për dekada të gjata duhet çmue, dhe inkurajue. E vërteta duhet të zbulohet. Ajo bjen dritë! Drita gjallëron, largon errësinën ku mshehet e keqja, zhvillohet tortura, dhe mbretnon vdekja.

    Ajo q
ë asht shqetësuese në këtë situatë asht “qëllimi” i kërkesës për hapje dosjesh. Të gjithë e dimë se çfarë “misteri” përmbajnë dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, ose të ish Partisë Komuniste të Shqipërisë, (dhe PPSH-së). Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për spiunazhin, arrestimet, burgosjet, torturat dhe ekzekutimet e vuejtjet në burgje e në kampet e dëbimit komunist që “dekoruen” peisazhin e vendit tonë, në moçalishte e miniera, e në çdo sektor pune të randë dhe të rrezikshme. Të gjithë jemi të informuem  për kampet e dëbimit për dhjetra mijëra familjarë të prindëve “reaksionarë” të detyrueme me vegjetue atje, që nga ditët e para të vendosjes së regjimit komunist,1944,  deri në ramjen e turpshme të pushtetit të urisë dhe terrorit, në 1991.  Katërdhjetë e pesë vjet të gjata dhe pa ndërpremje…. sikur të kishin gjuejtë Zotin me gurë!.... për fajin e vetëm sepse gjyshi, babaj, vëllau ose kushërini kanë qenë “armiq të popullit”. Groteske! Koncepti i “individit”,“persona” përgjegjës i vetëm për fajin e kryem, nuk ekziston në diktaturë.

    Sot, te gjithe kerkojme me dite ma shume mbi “vuejtjet” dhe sidomos mbi “persekutuesin” qe vrau me gjyq e pa gjyq, qe torturoi deri ne çmendje, sidomos te rinjte “rebele”, qe denoi me uri e jetese ne baltat e Myzeqese pleq, gra e femije per dekada te gjata e per nji “qellim” te vetem: mbajtjen me dhune te “pushtetit popullor”, qe gjithçka mund te ishte por jo i nji populli te pa fajshem dhe te reduktuem ne nji mase pa mbrojtje, e te skllavrueme..  Ne pamundesi me fitue me arsye, ose me fitue zemrat e popullsise, komunizmi erdhi ne fuqi me dhune, u mbajt me dhune dhe u permbys me turp nga nji popullsi e dhunueme. Plaga e rande e se kaluemes kerkon sherim me kujdes te madh, “hic et nunc”.

      Kerkesa per “hapjen e dosjeve” (1944-1991) ashte nji çeshtje me randesi te jashtezakonshme per vete natyren e saj, si dhe per rrjedhimet e paevitueshme. “Kerkesa”  nuk mund te jete me plotesue “kuriozitetin” e lexuesve qe kenaqen me intrigat e Sherlock Holmes-it. Nji kuriozitet i ketill ashte banal, dhe nji fyemje e rande per viktimet. “Kerkesa” duhet te kete karakterin solemn te çlirimit nga ankthi i se kaluemes, te zbulimit te vertetes, dhe qellimin mbarenjerezor me evitue perseritjen e nji gjenocidi te ri ne vendin tone, perseritje qe do te ishte nji vetevrasje kombetare. Kerkesa duhet te synoje aspektin praktik te denimit te “fajit” dhe te denoncimit te “fajtorit” tue pamundsue veprimtarine e tij helmuese ne shoqenine tone te traumatizueme. Senatori amerikan, Herbert Pell, deklaronte ne 1945:”…ne se duem me evitue nji masaker te pergjitheshme, duhet te plotesojme kerkesen popullore per drejtesi”. 

    Nji qendrim i ketill  ashte realizue sidomos me sjelljen e ish-te persekutuemeve qe ne vitin 1991; ata nuk u versulen me thika e sopata me vra e coptue…kriminelet komuniste. Tue kontrollue zemrimin plotesisht te justifikuem, ata mbeshteten kerkesen e tyne ne drejtesine e njohun nga ligji. Megjithese mbeten thellesisht te shgenjyem nga nji autoritet shtetnor i shurdhet – baza morale e te cilit ishin ata vete!- ata jetuen per 24 vjet ma rradhe me shpresen se do te vinte dita e “zbulimit” te sekreteve te tmerrshme ku ata vete ishin “personazhet e viktimizueme”. Sot, ajo qe mbetet per keto viktima, te vdekun apo ne prakun e vdekjes, ashte fitorja e madhe morale – historike!-, sepse ata me gjestin e tyne te perbuzejes se hakmarrjes dhe besimit te tyne ne ligjesi dhane nji shembull te shkelqyeshem te nji shoqenie te qytetnueme, dhe te perqafimit te shtetit ligjor…me gjithe se ne veshet e tyne  tingellojshin akoma thirrjet komuniste “Ne litar! Ne litar!” Ata keputen zinxhirin e hakmarrjes,  e per kete, duhet te jemi mirenjohes perhere.

    Mbas nji konfuzioni njizete e kater vjeçar duket sikur kemi arrijte ne perfundimin se ky problem i “dosjeve” dhe “lustracionit” nuk zgjidhet me  “forcat tona’. Fatmiresisht, pranojme shembullin e nji shtetit europian te qytetnuem, si Gjermania. Projekt-ligje ne kete drejtim jane paraqite para Kuvendit te Republikes se Shqiperise, per diskutim dhe aprovim.

     Por, nuk ashte aq e thjeshte. Imitimi i shembullit gjerman, sado i deshirueshem qe te jete, permban nji “caveat” thelbesor: Shqiperia sot nuk ashte Gjermania!   Çdo ngjarje historike – dhe hapja e dosjeve e lustracioni jane “historike”- ka parametrat e vet: vendin ku ngjet, dhe kohen kur ngjet. Rasti gjerman:

       Me 9 maj 1945, u festue dorezimi pa kushte i Gjermanise naziste. Ushtrite aleate angleze, françese, amerikane dhe sovjetike pushtuen Gjermanine  dhe me “marreveshje” e ndane territorin ne kater “zona pushtimi”. Nga Konferenca e Londres, 1945, u vendos krijimi i nji Gjykate Nderkombetare per Denimin e Krimeve te Luftes dhe te krimineleve kryesore naziste. Qyteti Nuremberg ishte ne “zonen amerikane”.

       Si hap i pare ishte vendosja e rendit dhe qetesise. Gjate periudhes maj-gusht 1945, u arrestuen 52 kriminele kryesore naziste, dhe u burgosen ne Monsdorf (Nuremberg). Ne fund te vitit, arrestimet arrijten numrin 450.

    Sherbimi i pare per te burgosunit ka qene ai fetar, “…ne nji beteje me shpetue shpirtin e atyne qe jetojshin me litar ne gryke.” Pergjigja ishte: “Na duhet te urrejme mekatin, por duhet te duem mekatarin!” Çdo njeri ka mundesi “me u ringjalle”! Ushtria amerikane kishte instruksione me ba te pamunduren me lehtesue vuejtjen, dhe me dhane ngushellim fetar per ata qe do te vdisnin.

       Denimi me gjyq i krimineleve naziste (ne vend te  ekzekutimit ne grup pa gjyq, ashtu si kerkonte Stalini dhe Churchilli) u ba me kerkesen e Presidentit Roosevelt. Arsyet e dhanuna, simbas juristit amerikan Gordon Dean, kane qene: qe te mos harrohen  krimet e vertetueme publikisht, te edukohen brezenite e reja, te dekurajohen kriminelet e mundshem ne te ardhmen, te japim nji gjykim te drejte qe te mos flliqemi me arbitraritetin e diktatures, dhe te japim denime kryesisht per krimet kunder popullsise – e jo per shperdorime, vjedhje e tjera…!

   Ideja “ligjore” e “konspiracionit kriminel nazist” ka qene me provue fajsine e organizatave naziste; ne se keto organizata gjykohen me qene fajtore  per krimet qe akuzohen, dhe faji i “organizates” vertetohet, atehere çdo anetar i ketyne organizatave konsiderohet “fajtor”. Nga Gjyqi i Nurembergut u gjeten fajtore dhe u denuen me vdekje, ekzekutim ne litar: Goering (u vetehelmue) Ribbentrop, Keitel, Kalterbrunner, Frank, Sauckel, Rosenberg, Frick, Streicher, Jodl, Seys-Inquart. Ekzekutimi u ba me 3 tetor 1946 . Para ekzekutimit, shumica kaloi nji periudhe instraspeksioni. Disa u kthyen kah Zoti!

    Deri ne dhetor 1947, ushtria amerikane ne sektorin e saj solli para gjyqit 1,676 kriminele naziste te rangut te dyte. Numri i te  hetuemve ne ish Gjermanine ka qene afer 3 miljone. Vetem Gjykata e kampit Dachau procedoi 1,672 naziste. Nga keta, 1.090 u denuen si fajtore; 426 u denuen me vdekje, shifer qe provon se komandantet dhe rojet e thjeshta te kampeve naziste jane denue  pa meshire. Ne pergjithesi, u zhvilluen 545 procese gjyqesore, me nji personel gjykues prej 22.000 vetesh. Megjithe amnistine e shpallun, 930.000 persona dolen para gjyqeve aleate, 1.549 fajtore te medhaj, 21.000 fajtore te kategorise se dyte, 104.000 fajtore per krime ma te vogla, 475.000 fajtore “perkrahes”, ma shume se 500.000 u denuen me gjobe, 122.000 u pushuen nga puna, 25.000 u shpronesuen, 22.000 u denuen  pa te drejte pune shtetnore, 30.000 u denuen me pune te ndryshme…. Gjykatat vune ne dukje se faji per krimet ashte “personal”…! Keshtu u thye definitivisht kurrizi i nazismit ne Gjermani.  Ne vitin 1991, kjo nuk ngjau ne Shqiperi!

     Prokurori britanik Sir Hartley Showcross shkruente:” Besnikeria politike dhe bindja ushtarake jane dy cilesi te shkelqyeshme; por, as njena, as tjetra nuk justifikojne zbatimin e tyne ne  akte qellim-keqia. Ekziston nji kufi ku njeriu duhet te refuzoje bindjen ndaj udheheqsit, ne qofte se mendon me i pergjegj ndergjegjes”.   “Urdhenat nga eproret, qofte edhe per ushtarin e thjeshte, nuk mund te merren parasyshe si faktor lehtesues ne rastin e krimeve tronditese dhe  monstruoze qe jane krye.”(Nga Gjyqi i Nuremberg-ut)  Gjuha e ligjit ashte e qarte!

      Me okupimin e Gjermanise.  Aleatet fitimtare moren persiper mbrojtjen e jetes dhe fatin e popullsise gjermane. Ne zonen amerikane filloi menjihere procesi i denazifikimit.  Aleatet arriten ne perfundimin se gjermanet vete nuk do te ishin ne gjendje me plotesue denazifikimin e vendit te tyne. Nazismi kishte rranje te thella ne psikologjine e popullsise.

        Policia naziste u shpernda. Vetem ne qytetitn e Nurembergut u mobilizuen 500 persona “te paster”. Burgjet u reparuen. Bankat u hapen. U krijue agjensia e transporteve urbane, dhe 38 shoqeni sigurimesh. Qindra kuaj te ish ushtrise gjermane u falen fermiereve ne rrethe. U formuen kater parti politike. Filloi  botimi i gazetave, u hap zyra e taksave e filloi vjelja e tyne. 70 perqind e banesave te shkaterrueme filluen reparimin. Ish-mesuesit naziste u pushuen nga puna te gjithe. Tekstet shkollore u demokratizuen. Mesues te ri u pergatiten intensivisht, e mbas gjashte muej pune, ne nandor 1945, 25.000 nxanes filluen mesimet ne shkolla te qytetit. “Sherbimet kritike” si gazi per ngrohje, drute e qymyri per dimen, dhe ushqimi per popullsi mori randesi prioritare. Vetem gjashte muej mbas mbarimit te luftes qyteti i Nurembergut filloi jeten e re me elektricitet, uje, e kanalizime. Mijera telefone, zyrtare e private, u instaluen. Klinikat shendetsore u hapen. U ba imunizimi i femijve e qyteti u pajis me ma shume shtreten se kishte ne vitin 1939. U hapen dy kinema dhe ne sallat e teatrit filluen çfaqjet. Administrata ushtarake amerikane tregoi me sukses per popullin gjerman rrugen e rimekambjes.

       Rasti i dyte: me 3 tetor 1990, u ba bashkimi formal i dy Gjermanive. Lufta e Ftohet mori fund ne Europe. Filloi periudha e re e paqes, e perparimit, e zhvillimit ekonomik. Filloi edhe procesi i ramjes se shteteve satelite ish komuniste, dhe i Shqiperise. Procesi i dekomunizimit ne ish Gjermanine lindore filloi, vazhdoi dhe perfundoi me sukses per hir te ndihmes se madhe qe dha Gjermania Federale (afersisht 100 miljarde  dollare ne vit), dhe te eksperiences se vitit 1945. Hapja e dosjeve dhe procesi i lustracionit u ba ne menyre te rregullt, i organizuem dhe i mbikeqyrun nga organet e Qeverise Federale Gjermane, nji shtet  i pasun, dhe me aftesi te dores se pare.
                                                          ***     
  Pervoja e se kaluemes komuniste duhet te na rikujtoje se tirania na nxjerre nga bota e humanizmit, dhe perfundon ne vdekje, morale e fizike. Sot, bindja e jone ma me randesi duhet te jete ”… njohja e dinjitetit tone njerezor, dhe e barazise se te drejtave te pa tjetersueshme per te gjithe pjesetaret e familjes se vetme njerezore , si themeli i lirise, drejtesise, dhe paqes ne bote “(UN Deklarata Universale)

       Do te vije nji dite kur kujtimet e shtypjes, dhunes, terrorit te ushtruem nga kryekriminelet sadiste do te veniten ne kujtesen e popullit shqiptar. Me parafrazue kryeprokurorin ushtarak amerikan, Robert H.Jackson, ne se kemi kultivue ne boten tone shqiptare idene se “lufta e klasave”, kriminele e agresive, ashte rruga qe shpie agresorin ne banken e te akuzuemit e jo ne listen e nderit, atehere mund te themi se kemi dhane nji kontribut ne perpjekjen tone me ba jeten ma te sigurte. Me pune sistematike ne mbledhjen, paraqitjen e fakteve, na i bajme te qarte popullit shqiptar se jane kriminelet komuniste ata qe filluen kete proces, dhe pergjegjes per te gjitha rrjedhimet fatale,…. e jo ne! Ata jane persekutueset, ata jane fajtoret. Na jemi viktima, na jemi te pafajshem. Dhe per kete, ne kemi te drejten e plote morale me fole, me akuzue, dhe me kerkue  reparimin e padrejtesive te bame ne kurrizin tone e te familjeve tona.

      Tue marre parasyshe te kaluemen tone tragjike nen “diktaturen e proletariatit”, nji çmenduri komuniste e shekullit XX, te ushtrueme me egersi nga udheheqes injorante deri ne dhimbje, e te çveshun nga çdo cilesi qytetare te respektit te jetes dhe dinjitetit te “qytetarit”  qe mendon ndryshe, njeriu pyet veten:

     Çfare qendrimi duhet marre ne gjykimin e nji sjellje te ketille, sot kur Shqiperia kerkon te ballafaqohet me te kaluemen, te denoje ate, dhe te nxjerre mesimet e nevojshme per rindertimin moral te shoqenise sone, kryenalte per identitetin e saj dhe e denje per anetaresim ne Bashkimin Europian, vlerat e tij qytetnuese, e mireqenejen ekonomike qe na ofrohet?

     Perpjekjet me denue te kaluemen komuniste kane qene te pakten jo serioze, te shumten ofenduese per viktimat. Para nji situate te ketill,

     A jemi sot ne pozite qe ne “kontraten sociale” te shoqenise sone akoma te pa afirmueme, te harrojme gjithçka, dhe te vazhdojme ne “rrugen pa krye”, sikur asgja  nuk ngjau ne kete boten tone?

     A jemi te sigurte se me nji qendrim te ketill, konfliktet ekzistuese do te “eliminohen”, te veniten nga koha, sikur nuk ngjau gja ne kete boten tone? Çka mbetet atehere nga koncepti i “pergjegjsise qytetare para ligjit”, dhe respektimit te ligjit symbol i lidhjeve nderqytetare dhe lidhjeve te popujve ne kete planet tonin?

     A duhet te pranojme se ushtrimi i “pushtetit te pakontrollueshem” don te thote se nuk ekziston nji detyrim me randesi ndaj shoqenise shqiptare te heshtun? A kemi ra sot ne nji pozite, thellesisht komprometuese, me pranue qe “me muratoret e  ferrit do te ndertojme parrizin”? E te pranojme shprehjen franceze per Bourbonet “nuk mesuen gja, dhe nuk harruen gja”? Cila ashte e ardhmja e jone?

     Nji pyetje e veshtire! Nji problem thelbesor qe kerkon nji zgjidhje te perhereshme. Nuk mund te vazhdohet ma gjate keshtu. Flitet per “hapje  dosjesh” e “lustracion”, nji zgjidhje jo vetem e vonueme, por edhe e pa pergatitun me kujdes. Na ofrohet “modeli gjerman” rruga e ndjekun nga nji popull europian e perparimtar.  Por Shqiperia sot nuk ka as perkrahjen e “aleateve perendimore” ashtu si Gjermania e viti 1945, as perkrahjen e Gjermanise Federale per Gjermanine lindore si ne vitin 1990-2000, as vullnetin e duhun per nji zgjidhje te drejte qe synon denimin e “mekatit” e jo vetem hakmarrjen kundrejt “mekatarit”.

      Dy sprova personale! Ne vitin 1951, erdhi ne burgun e Shkodres nji i ri 21 vjeçar, ish oficer Sigurimi, i denuem sepse u trondit nga trajtimi kriminal i klerit katolik shqiptar.  Nji dite u afrue e vullnetarisht filloi me u rrefye. “Duhet ta dini, me tha, se ne rast permbysje, ne kemi pergatite dy lloj dosjesh: njena, Dosja A, permban veprimtarine tone kunder jush;  kjo Dosje do te digjet para se te largohemi. Dosja e dyte, Dosja B, ashte dosje per ju, e elementit te komprometuem, e do te mbetet e pa prekun. Kur te hapet do te shihni sa thelle kemi hyre ne rrethin tuej familjar. Atehere do te ziheni njeni me tjetrin…e do te na harroni ne”. Ashtu ngjau!

    Mbas lirimit nga burgu, me vizitoi nji bashkevuejtes, i torturuem dhe tashti punetor krahu, baba i dy te rijeve gjimnaziste. “Kam ardhe me shkarkue nji barre te rande tek ti, me tha. Une jam nji kufome qe levize, sepse moralisht jam i vdekun. Me kane kercenue ne Sigurim se do te nxjerrin djelmet nga shkolla e do t’i detyrojne me ba pune krahu ne ndertime. Sot, nuk me ka mbete gja veçse grueja e smure e dy femijte. Ideja qe ata te rriten pa shkolle dhe punetore ne kantiere me tmerron. Me kerkuen “bashkepunim” si “informator”. Njizete e kater ore ma vone, pranova. Une kam vra veten moralisht me shpetue dy femijte nga nji katastrofe, me tha. Tashti, punoj me sigurue trisken e bukes per familjen…punoj ne tulla….! Kete sekret ta besoj ty…per hir te vuejtjeve te perbashketa….”

      Nuk gjeta fuqi me thane nji fjale te vetme. I hodha krahet dhe perqafova kete shenjteni atnore. Pa fole, te perqafuem, dy viktima po jetojshim momente solemne te jetes sone te nxire, çaste cilesore te pa perseriteshme! I friksuem nga nji skenar i ketill, planifikova arratisjen time. Vdekja kishte humbe peshen e frikes qe e shoqenon….

       Hapja e dosjeve, e te gjitha dosjeve, do te sjelle dhimbje te medha, vuejtje afatgjata, sidomos ne rradhet e viktimave te komunizmit. Si do te ndjehen dy te rinjte e bashkevuejtesit tim, krenare per  sakrificen e atit te tyne ne burgje e kampe pune, kur te lexojne katastrofen morale te prindit te vdekun? Çfare kenaqsie do te nxirret nga dosja e ish-sigurimsit “te penduem”? E te mijera te tjereve  te ngjashme me keto? Kjo do te ishte nji padrejtesi e madhe qe asnji ndergjegje njerezore nuk duhet te pranoje; dhe asnji shoqeni e qytetnueme nuk duhet te lejoje!

       Dosjet duhet te hapen per te gjithe kriminelet e medhaj, te vegjel dhe “perkrahesit”  qe kane perkrahe, dhe kane mbajte ne kambe me ndergjegje, e jo nga frika e persekutimit,  diktaturen e kuqe. Le te çlirohemi njihere e pergjithemone nga “kercenimi i hapjes se dosjeve”, dhe le te eliminojme elementet e komprometuem me vullnet te lire, nga aparati shtetnor – dhe nga rrethet tona shoqenore.

       Ne historine tone kombetare kemi mjaft trashegime, te mira dhe jo aq te mira, por qe jane pjese e pandame “e jona”. Bashkepunimi me okupatorin, dhe lufta e jone per liri; bashkepunimi me diktaturen komuniste dhe lufta e jone per demokraci, jane pjese e se kaluemes sone te veshtire. Nuk mund te shlyhen, as duhet te harrohen. Ata mund te shfrytezohen me nxjerre mesim per te ardhmen. Na do te dalim me sukses ne qofte se  punojme ma shume per te ardhmen e  femijve tone se per demonizimin e kundershtarit..…!

Edhe nji hap ma shume: “Mos lejoni fitoren e se Keqes mbi ju; por mundeni ate me nji te mire” (Romans, 12:21)     

SAMI REPISHTI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Letër publike ministrit të drejtësisë z Hajredin KuçiPROKURORIA E SHTETIT ËSHTË PROKURORI E SHPIFJEVE DHE KURDISJEVENga GANI MEHMETAJ (02.17.2015)
KOHA TË REFLEKTOJMË KOMBËTARISHT PËR ÇËSHTJEN SHQIPTARE NË BALLKANNga ARTUR VREKAJ (02.16.2015)
KOSOVA KA NEVOJË PËR NDIHMËNga ROBERT SCHWARTZ, Deutsche Welle (02.14.2015)
Duke kërkuar “Albanica” në botimet amerikane:TREGUESI TIRANANga ANDON DEDE, Nju Jork (02.13.2015)
KRYQËZATË E DJATHTË KUNDËR OBAMËSNga RUTH MARCUS, Washington Post (02.13.2015)
VISAR ZHITI, NJERIU I ZOTIT - PËRBALLË ANTINOMIT BUJAR NISHANINga ELIDA BUÇPAPAJ (02.12.2015)
PERËNDIMI DHE ILUZIONET E HUMBURA NË UKRAINËNga ROGER COHEN, New York Times (02.12.2015)
Në kuadër të një përvjetoriKUSH MA RRËMBEU DJALIN?Nga RESHAT KRIPA (02.11.2015)
I DASHUR AT I SHENJTË, JU LUTEM NJIHENI PAVARËSINË E KOSOVËS DHE PRANONI VISAR ZHITIN AMBASADOR NË VATIKANNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.09.2015)
'GJENIU I VOGËL' NJË TALENT SHOW QË KULTIVON ARTISTIN DHE ARTIN E VËRTETËNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]