E Enjte, 09.19.2019, 09:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Shtunë, 05.29.2010, 08:24am (GMT+1)

 

Është një e vërtetë absolute se në Kosovë ka një inflacion të tejskajshëm të pranisë ndërkombëtare. E tillë është edhe e vërteta se në praktikën botërore nuk ka pasur dhe nuk ka një shembull të tillë të llojshmërisë së panumërt të pranisë ndërkombëtare të natyrës ushtarake dhe civile, si dhe të hibrideve të dala nga shartimet e ndërthurjet mes këtyre.

Gjatë gjithë këtyre viteve të kësaj dukurie, ndonëse gjithnjë në shtim të llojshmërisë së tyre gjithfarëshe, megjithatë, nuk kemi parë ndonjëherë sadopak ndonjë përplasje të drejtpërdrejtë në radhët e ndërkombëtarëve në Kosovë, nëpër çfarëdo rrethanash që, ndërkohë, ka kaluar realiteti i këtij vendi dhe kësaj pranie. Shumë-shumë këto përplasje, mund të kenë ndodhur tërthor, kryesisht nëpërmjet faktorit vendës të mirëfilltë, pra nëpërmjet faktorit shqiptar.

Prishtina priti këto ditë ish kryeadministratorin Soren Jesen Petersen. Zotëri Petersen është shembull i partneritetit më të përkryer me vendësit, është mishërimi më i përkryer i misionarit të çiltër të paqes. Natyra e tij dhe përvoja e tij do të bënin që Prishtina të ketë sot dhe në të ardhmen tek zotëri Petersen edhe këshilltarin më të besueshëm dhe më të domosdoshëm për të ndërtuar me ndërkombëtarët marrëdhënie të tilla që të jenë në shërbim sa më të plotë të çështjes së konsolidimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, si në rrafshin e brendshëm, duke funksionuar në çdo milimetër katror të vendit, si në rrafshin e jashtëm, duke u faktorizuar në të gjitha sferat ndërkombëtare.

Vetë ekspertë të specializuar në fushat përkatëse, perëndimorë, kryesisht amerikanë, po shprehen gjithnjë e më hapur për mosfunksionimin e duhur të burokracisë së stërngarkuar ndërkombëtare në Kosovë. Megjithatë ky mendim ekspert shpesh vjen i vonuar, shpesh vjen jo i sistemuar.

Shumë mirë bën Prishtina që krijon instanca integruese të vendit në shoqëritë perëndimore, në hapësirën evro-veriatlantike. Ky integrim është e do të jetë përherë e më shumë pjesë e përditshmërisë së jetës së Kosovës. Puna e këtyre instancave është e prekshme dhe e matshme, prandaj vetë instancat janë të justifikueshme.

Po aq, në mos shumë më tepër jetike, do të ishte për Prishtinën një insitucionalizim i përqëndruar i marrëdhënieve me ndërkombëtarët e Kosovës.

Në mediat e Kosovës, pothuaj të gjitha shprehëse të shqetësimeve të Prishtinës zyrtare, vihet re një frymë më tepër se kritikuese, një frymë grindëse e gërrithëse ndaj ndonjë institucioni ndërkombëtar. E përbashkët e kësaj fryme gjithë këto vite është se nga kritikuesit e ndërkombëtarëve duket se pak njihet baza ligjore ndërkombëtare mbi të cilën veprojnë këto institucione në Kosovë.

Nëse dikush do t'i studionte me seriozitet këto baza ligjore, do të vinte re papajtime mes pranisë së këtyre institucioneve, ndërmjet tyre dhe brenda tyre, si dhe në raport me vetë Kosovën. Duke qenë në rend të ditës, gjithnjë e më të mprehta, proceset e Kosovës, këto papajtime, këto kundërthënie e kundërvënie kanë kaluar pa u vënë re fort nga syri ekspert. Deri në çastin kur Kosova do ta zyrtarizonte pavarësinë, kjo e vërtetë dhe kaosi që vinte prej saj, ishte ngat mendje që të mos ishte temë e shqetësimeve.

Është e natyrshme që Kosova, në rrugën e saj të konsolidimit sa më të shpejtë të pavarësisë dhe sovranitetit si dhe të integrimeve, ta ngushtojë e specializojë sa më shumë praninë ndërkombëtare në prani evro-veriatlantike dhe njëherësh ta zgjerojë rolin e saj në sferat ndërkombëtare.

Është koha, mendoj unë, që ky të jetë një ndër shqetësimet kryesore të Prishtinës zyrtare. Dhe, në këtë kontekst, do të ishte e domosdoshme një instancë eksperte e bashkërendimit midis institucioneve qendrore të Kosovës, pranisë ndërkombëtare të Kosovës, qendrave evro-veriatlantike për të bërë reformimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë dhe për t'i vënë mbi baza eksperte marrëdhëniet midis Prishtinës zyrtare dhe ndërkombëtarëve të Kosovës. Kjo instancë mund të ishte ndërinstitucionale, mund të ishte pranë Kuvendit, mund të ishte diçka në kuadrin e marrëdhënieve të politikës me shoqërinë civile. Dhe në krye të saj do të doja të shikoja ekspertë perëndimorë të fushës përkatëse, miq të dëshmuar të Kosovës.

Me të drejtë mund të mëtohet se Kosova ka ngutshmërinë më të madhe shtimin e njohjeve zyrtare, çka drejtpërdrejt e rikonfiguron praninë ndërkombëtare në Kosovë. Koha gjithsesi do ta bëjë të vetën. Por për të mos ia lënë gjithçka vetëm kohës, duke marrë sa më shumë në duart e veta faktori vendës i Kosovës, do të bëjë që një bashkëjtesë kaotike midis saj dhe ndërkombëtarëve të mos pasohet nga një ndarje kaotike, çka do të ishte e dëmshme për të gjitha proceset e mëvonshme të Kosovës.

Ndarja e roleve me ndërkombëtarët në mënyrë sa më eksperte, sa më të shpejtë e vizionare do të siguronte një bashkëpunim e bashkërendim të frytshëm për funksionimin e plotë të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës në gjithë territorin e saj dhe tek të gjithë qytetarët e saj. Institucionet e Kosovës do ta kishin më të vështirë me u fshehë pas ndërkombëtarëve për çdo mungesë suksesi, ndërkombëtarët nuk do të kishin pse ta drejtojnë gishtin vetëm jashtë tyre. Kosova shtet ligjor do të ndërtonte biznes vendës konkurues dhe do të bëhej e lakmueshme për investimet e huaja.

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TEORIA DHE PRAKTIKANga PATRICK MOORE (05.28.2010)
EsseNAUM PRIFTI, NE DHE PANAIRI I LIBRIT NË BRONX NË NEW YORKNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.25.2010)
GËNJESHTRAT SI DËSHIRANga MAUREEN DOWD, New York Times (05.23.2010)
DUHET "MARRËVESHJE OHRI" MIDIS VETË FAKTORIT SHQIPTAR NË MAQEDONINga ELIDA BUÇPAPAJ (05.22.2010)
KUJTIME: LASGUSHI - POET I BUKURISË MAGJIKENga NAUM PRIFTI (05.22.2010)
EDHE NJË PAQYRIM TJETËR I TERRORIT KOMUNIST: GRABJANI RREZE KODRAVE  LIBER I ZOTIT LEKE TASI   Nga FRANK SHKRELI (05.19.2010)
KUR ATDHEU TË VRETNga KIM MEHMETI (05.18.2010)
NJË SUPERFUQI - DHE NJË PRESIDENT - ME NDIKIM NË RËNIENga RICHARD COHEN, Washington Post (05.18.2010)
NUK ËSHTË PUNË E NDERSHME TË DËMTOSH ATDHEUN - LETËR DREJTUAR EDI RAMËSNga Akademik MARK KRASNIQI (05.16.2010)
STANDARDI I DYFISHTE I DREJTESISE NDERKOMBETARENga Faton BISLIMI *  (05.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]