VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA: Sandra Dej O'Kanër, gruaja e parë anëtare e Gjykatës së Lartë

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 09:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 

SHBA: Sandra Dej O'Kanër, gruaja e parë anëtare e Gjykatës së Lartë


E Martë, 08.25.2009, 08:57am (GMT+1)

 

 

Kur në 2005 Sandra Dej O'Konor deklaroi se do të dilte në pension pas njëzetë e tetë vjetësh në Gjykatën e Lartë, për t'u kujdesur për bashkëshortin e saj të sëmurë, senatori demokrat Ted Kenedi e vlerësoi  atë për shërbimin në gjykatën më të lartë të vendit:

"Ajo ishte anëtare e kujdesshme, e menduar dhe shumë e respektuar e gjykatës, një gjykatëse e mençur e cila denjësisht i ka shërbyer vendit dhe kushtetutës. Unë shpresoj që presidenti do të zgjedhë dikë me standardet e larta që ajo ka vendosur".

Sandra Dej Okonor më 1981 u emërua të shërbente në Gjykatën e Lartë nga presidenti Ronald Regan, ndoshta presidenti më konservator në historinë e kohëve të fundit të Shteteve të Bashkuara. Por ajo nuk ka votuar gjithmonë ashtu si kolegët e saj konservatorë.  Nganjëherë ajo anonte me liberalët. Shpesh vota e saj në gjykatën e lartë ka qënë përcaktuese. Siç vë në dukje Nenci Maviti, autorja e librit "Sandra Dej Okonor: Stratege në Gjykatën e Lartë," gjykatësja Okonor më shpesh se tetë gjykatësit tjerë ka votuar me shumicën.

 

"Duket se, kur i hedh një vështrim vendimeve të mëdha në veçanti, gjykatësja Okonor komandonte gjykatën dhe ndarja e pushtetit qëndronte vetëm në duart e saj".

Kjo mund të jetë paksa e ekzagjeruar, por padyshim Sandra Dej Okonor ishte gjykatëse me ndikim të madh. Sipas Xhoan Biskjupik, autore e librit, "Sandra Dej Okonor: Si gruaja e parë në gjykatën e lartë u bë anëtarja e saj më me ndikim," anëtarët gjykatave të shkallës së ulët i bazojnë vendimet e tyre në standartet që ka vendosur gjykatësja Okonor në një numër vendimesh të rëndësishme përfshirë të drejtat e abortit, apelet e dënimit me vdekje, dhe ndarja e kishës nga shteti:

 

"Për shembull, nëse këshilli lokal i qytetit dëshiron të vendosë një skenë të lindjes së Krishtit, dhe dikush dëshiron ta sfidojë atë si shkelje të ligjit të ndarjes së kishës nga shteti, një gjykatës lokal do të shikonte në vendimin që Sandra Dej Okonor ka shkruar për atë se çfarë do të mendonte një vëzhgues i arsyeshëm për këtë shfaqje publike të fesë".

E lindur në Teksas më 1930, Sandra Dej Okonor u rrit në një fermë të madhe gjedhesh në Arizona:

"Gjithë përvoja e fëmijërisë ishte e lidhur me fermën. Është një vend që e dua shumë. Është një mënyrë jetese që unë e respektoj.Në fakt, si një vajzë e re, kisha ambicje për tu bërë fermere e gjedheve, jo gjykatëse".

 

Ajo përfundoi studimet në degën e ekonomisë në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni, dhe aty asaj i lindi pasioni për të drejtën. Megjithëse ajo u diplomua e treta në klasën e saj nga Fakulteti i Drejtësisënë Sanford, ajo arriti në përfundimin se firmat private të ligjit më 1952 nuk ishin të interesuara të punësonin gra avokate:

"E vetmja punë që m'u ofrua pas diplomimit nga shkolla e drejtësisë ishte nga një firmë e madhe në Kaliforni e cila më ofroi një punë si sekretare. Atëherë unë kuptova se mundësitë për punësim për gratë jurist në ato ditë ishin më të mira në sektorin publik se sa në atë privat".

Kështu që ajo u bë prokurore qarku në Kaliforni. Ajo praktikoi ligjin si avokate e pavarur për disa vjet në Feniks të Arizonës, ku më vonë ajo dhe burri i saj u vendosën, para se ajo të bëhej nënë e tre djemve.

 

Më 1969 ajo u zgjodh në legjislaturën e shtetit si republikane dhe me vonë ajo u bë gruaja e parë udhëheqëse e shumicës në senatin e Arizonës. Sandra Dej Okonor ka shërbyer shtatë vjet në cilësinë e gjykatëses shtetërore para se të emërohej nga presidenti Ronald Regan për të shërbyer në Gjykatën e Lartë.

Xhoan Biskupik thotë se gjykatësja Okonor ishte e vetëdijshme për rëndësinë e emërimit të saj dhe domethënien që kishte për gratë e tjera që shërbenin në fushën e drejtësisë:

"Ajo i shkroi një letër presidentit Ronald Regan pak kohë pas betimit të saj në të cilën thuhej: "˜Një mijë fjalime nuk do të bënin atë që keni bërë ju me emërimin tim në gjykatën e lartë.' Ajo besonte, dhe unë mendoj se kjo është e drejtë, se emërimi i saj në gjykatën e lartë ka dërguar një mesazh në qarqet gjyqësore se gratë janë të pregatitura për të ushtruar këtë profesion".

 

Xhoan Biskutik thotë se gjykatësja Okonor e ka vërtetuar këtë jo vetëm duke treguar karakterin e saj të fortë gjatë punës se saj përkrah tetë burrave në gjykatë, por edhe gradualisht duke u bërë një nga gjykatëset më me ndikim në Gjykatën e Lartë. 

 

Njëzetë e tetë vjet pasi Sandra Dej Okonor theu barrierën gjinore në gjykatën më të lartë të vendit, gratë tani kryesojnë në çerekun e pozitave në gjykatat federale dhe shtetërore në gjithë vendin. Dhe ndërsa gjykatësja Okonor pranoi Medaljen e Lirisë këtë muaj nga presidenti Barak Obama, gruaja e tretë e emëruar në Gjykatën e Lartë po pregatitet të marr vendin e saj në gjykatë. /ZA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dikur Gabriel Garsia Markezi mori një grusht në fytyrë nga Mario Vargas Llosa (08.24.2009)
Helga Dinë një tjetër Ana Frank (08.22.2009)
Babai Riki Martin i tregon fëmijët e tij (08.20.2009)
Kenet Bejkën humanisti që kontribuoi në luftën e Kosovës (08.20.2009)
SHBA: Vdes komentatori politik konservator Robert Novak (08.19.2009)
Mozarti vdiq nga një infeksion bakterial (08.18.2009)
Xhoan Herring siguron ndihma humanitare për Afganistanin (08.17.2009)
Happy birthday, Madona! (08.16.2009)
Xhorxha Xheger alla Brizhitë Bardo (08.15.2009)
I pamposhturi Magjik Xhonson (08.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]