E Hënë, 04.29.2024, 05:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Tina Fey një Primadona e komedisë televizive në SHBA
E Hënë, 01.12.2009, 02:01pm (GMT+1)



Tina Fey, një fenomen i serialeve komike  Amerikane

 

Voal-online - Tina Fey, ose Elizabeth Stamatina Fey  lindi më 18 Maj 1970. Ajo  është aktore, autore televizive dhe producente amerikane. Ka fituar një Golden Globe, pesë Emmy dhe një Screen Actors Guild Awards dhe është e famshme për interpretimet e saj tek filmi Mean Girls, në shown televizis të NBC Saturday Night Live dhe tek 30 Rock. Në shtator të 2008 , Fay është riktheyer në emisionin SNL (Saturday Night Live) duke imituar kandidaten për zëvendëspresidente të SHBA Sarah Palin.

Tina Fey ka lindur në shtetin e Pensilvanisë me baba me origjinë gjermane-skoceze dhe nënë me origjinë greko-amerikane. Fay iu kushtua intepretimit komik shumë shpejt dhe me shumë sukses.

Pas laurimit për Art Dramatik në Univeristetin e Virxhinias më 1992, Fey u transferua në Çikago për të ndjekur kursin e mbrëmjes të kompanisë teatrale The Second City, një teatër i cili është themeluar më 1959 dhe bazohet në metodën e improvizimit.

Pas eksperiencës të saj tek Second City, u dha pas "kultit të improvizimit", duke u kthyer ashtu si e përshkruan veten dhjetë vite pas në "një nga ato atlete që kërkon të garojë në Olimpiadë. "E rëndësishme për mua ishte sepse unë e dija që në krye se çfarë duhej të bënte dhe se cila doja të isha. Jo sepse isha tek SNL, por sepse kërkoja që t'ja dedikoja jetën time improvizimeve.", thotë Fey. Improvizimi e ka ndihmuar atë së tepërmi për të kuptuar se çdo të thotë të jesh një artiste. Këtë ajo e ripohon në një intervistë për revistën The Believer më 2003.

« Improvizimi më ndihmon së tepërmi në mënyrën time të interpretimit. Kisha studiuar metodat e njohura të interpretimit në universitet, Metodën Stanislavskij e me rradhë. Por metoda tradicionale nuk më ka ndihmuar si aktore. Tek Second City mësova se ku më duhej të fokusohesha gjatë interpretimit, se më duhej që të fokusohesha tek partneri, ku më duhej që të merrja gjithçka që më jepnin partnerët për të ndërtuar pastaj një skenë. Pra gjithçka varej nga partneri. Këtë e kisha të qartë. Improvizimi më ndihmonte të çlirohesha nga gjithçka që më pengonte të isha e lirë në skenë, të isha e lirë në mënyrë të tilla, me trup me shpirt dhe emozione që pastaj t'i dedikohesha rolit. »

Me ndihmën e shefit të saj të ardhëm Adam McKay, më 1997 Fey u bë aktore në show televiziv të NBC Saturday Night Live (SNL). Prej 1999 u kthye në primadonna , ku të gjithë autorët e kishin atë si pikë referimi për krijimet e tyre. Si bashkëautore e SNL, me rastin e 25 vjetorit të këtij programi, Fey fitoi më 2001 Writers Guild of America Award. Ajo dhe atafi i autorëve fituan më 2002 edhe një Emmy Award për punën e tyre në show.

Në shtator të 2005 u shkëput nga puna pasi solli në dritë të bijën e saj Alice Zenobia Richmond.

Tina Fey ngjante shumë me Sarah Palin, dhe kaq mjaftoi që ajo, sapo John McCain e shpalli Palin si partneren e tij në Shtëpinë e Bardhë, Feytë fillonte e të krjonte skeçe e parodi tek SNL. Në puntatën e parë të sezonit të 34-ërt që filloi të transmetohej më 13 shtator 2008, Fey u u kthye tek SNL në rolin e kandidates për zëvendëspresidente Sarah Palin në krah të Amy Poehler që interpretante Hillary Clinton. Ata që përgatisnin fushatë zgjedhore të Palin, thanë se guvernatorja ishte zbavitur pa masë. Në një intervistë që Fey dha për TV Guide, tha se "Nëse Palin fiton, ajo dilte e humbur, sepse do t'i duhej që të hiqte dorë nga roli për katër vjet rresh, duke i lënë shëndetin planetit tokë."

Në jetën e saj si aktore një vend të veçantë zë interpretimi i saj tek seriali televiziv komik 30 Rock .

Në korrik të 2007  Fey u kandidua për çmimin Emmy për interpretimin e saj në këtë serial. Më 2008 aktorja fitoi çmimin Golden Globe si aktorja më e mirë në serialin televiziv komik dhe një Screen Actors Guild Awards. Fey është edhe autore e serialit 30 Rock. Deri tani ajo ka shkruar vetë tetë episode dhe me bashkëautorë katër të tjera.

Më 2004 bëri debutimin e saj në cinema si aktore dhe autore tek fimi Mean Girls. Që prej 2006 është duke shkruar një skenar për Paramound Pictures, i cili është lajmëruar se do të xhirohet më 2009.

Sa i përket jetës private Fey është e martuar me Jeff Richmond, një kompozitar i SNL. Ata u takuan në Second City në Çikago dhe bashkëjetuan për shtatë vjet. U martuan me rit ortodoks më 3 qershor të 2001. Kanë një vajzë, Alice Zenobia Richmond, e lindur në New York më 10 Shtator 2005. Çifti jeton në New York. Fey ka një çikatriçe të gjatë disa centimetra në anën e majtë të mjekrës dhe faqe. Duke iu përgjigjur pyetjes se si i ka ndodhur kjo, në një intervistë tek New York Times, Frey thotë: "Ishte një incident i fëmijërisë shumë i trishtë për të cilin nuk dua të flas."

Aktorja është një ambientaliste shumë e përkushtuar. Ajo i kushton kohë edhe aktiviteteve humanitare, duke bërë pjesë tek Mercy Corps World Hunger Center në New York Siti./

 

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Me rastin e 100 vjetori (01.07.2009)
525 Vjetori i Huldryh Zvinglit, reformatorit të madh zviceran, i treti pas Martin Luterit dhe Kalvinit (01.01.2009)
Zherar Depardjë është 60 vjeç (12.27.2008)
Helmut Shmit bëhet 90 vjeç (12.24.2008)
Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu duartrokitet me ovacione në sallën “Metropol” të operës së Lozanës (12.15.2008)
MADONA E ÇMENDI PUBLIKUN E STADIUMIT TË FAMSHËM MARAKANA NË BRAZIL (12.15.2008)
Nostradamus sot do të ishte 415 vjeç (12.14.2008)
Një ditë me emocione dhe me Flora Brovinën (12.13.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart]