VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Inva do vendosë jashtë gjykatës për kujdestarinë e djalit

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 10:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Inva do vendosë jashtë gjykatës për kujdestarinë e djalit
E Premte, 09.11.2009, 12:24pm (GMT+1)

 

 

    Pirro Çako dhe Inva Mula

 

Në seancën e djeshme gjyqësore të procesit gjyqësor të ndarjes së çiftit Pirro Çako dhe Inva Mula, avokatët e këtyre të fundit i kanë kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, konkretisht gjyqtares Elona Gjoka, që t'u japë një muaj kohë për të zgjidhur mes tyre se kush do të marrë përsipër kujdestarinë e djalit. Ka qenë avokatja e këngëtarit Çako që i ka propozuar avokates së sopranos Mula, që klientët e tyre të zgjidhin mes vete se kush do të ushtrojë përgjegjësinë prindërore ndaj djalit të tyre. "Me propozim të avokates së Pirro Çakos, u kërkua të shtyhet seanca gjyqësore për një afat njëmujor, për t'i lënë kohë çiftit mes vete të zgjidhin se kush do të mbajë djalin dhe përgjegjësinë prindëror që do të kenë karshi fëmijës. Kjo kërkesë u pranua nga gjykata, e cila caktoi datën 5 tetor, ora 10:00 për vazhdimin e seancës gjyqësore, ku do të shprehen për kujdestarinë e djalit të tyre," - thanë burimet nga gjykata. Pas këtij propozimi, avokati i sopranos Mula kërkoi kohë të fliste me klientin e tij, ku dhe do të japë mendimin për kujdestarinë e djalit, që mendohet se sopranoja nuk dëshiron që djali i tyre të mbetet me babanë Pirro Çako. Pritet që në ditët në vazhdim të bëhet një konsultë mes avokatëve të çiftit për të vendosur se kush do të mbajë djalin dhe përgjegjësitë prindërore që i takojnë secilit deri në moshën 18-vjeçare. Në seancën e radhës, pritet që të parashtrohet edhe vendimi i marrë i çiftit, se kush do të kujdeset deri në moshën 18-vjeçare për djalin e tyre. Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, që nga fundi i muajt prill po shqyrtohet kërkesëpadia e bërë nga sopranoja Inva Mula për ndarjen me bashkëshortin e saj Pirro Çako. Deri pasditen e djeshme, janë shqyrtuar tetë seanca gjyqësore, por pa arritur një përfundim për ndarjen mes tyre dhe pasurisë së ngritur gjatë martesës disavjeçare. Kërkesëpadinë, sopranoja Mula e ka argumentuar me faktin se ata jetonin larg njëri-tjetrit dhe se "marrëdhënia e tyre nuk kishte më kuptim". Ndërkohë, në media të ndryshme janë botuar rrethana të një lidhjeje të sopranos shqiptare me famë botërore, me biznesmenin kosovarë, Et'hem Ramadani. (http://www.shekulli.com.al)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAJK BONXHORNO, A mos je me origjinë shqiptare?Nga Ylli Polovina (09.10.2009)
Princi Harri 9 milionë paund nga trashëgimia e nënës, princeshës Diana (09.10.2009)
Artur Klark: Do të arrijmë pavdekësinë elektronike (09.08.2009)
Miti dhe njeriu, keqkuptimi Beethoven (09.05.2009)
Rupert Murdoh perandor global mediash (09.02.2009)
Riçard Gir ose tunduesi përherë i papërballueshëm (08.30.2009)
Gjendet vajza amerikane pas 18 vjet rrëmbimi (08.29.2009)
Meril Strip donte Princin Çarls për burrë (08.25.2009)
SHBA: Sandra Dej O'Kanër, gruaja e parë anëtare e Gjykatës së Lartë (08.25.2009)
Dikur Gabriel Garsia Markezi mori një grusht në fytyrë nga Mario Vargas Llosa (08.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]