VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Njeriu që vazhdon të shkundë botën psikologjikeNga Peter Gay

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 09:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 

Njeriu që vazhdon të shkundë botën psikologjike

Nga Peter Gay


E Djelë, 09.13.2009, 08:42am (GMT+1)

 

Nuk ka neutralë në luftën e Frojdit. Admirimi dhe lajkat në njërën anë; skepticizmi dhe përçmimi në anën tjetër. Nuk ka asnjë hiperbolë. Një psikoanalist që aktualisht po mundohet ta mbajë Frojdin në panteonin e heronjve kulturorë mund të kënaqet vetëm me kritika të pamëshirshme kundër atyre që e kalojnë jetën, duke e shfaqur Frojdin si një sharlatan. Por, ka një pikë, në të cilën të dyja palët bien dakord: qoftë mirë apo i sëmurë, Sigmund Frojdi, më shumë se çdo eksplorues tjetër i psikës njerëzore, ka hartuar mendjen e shekullit të XX. Vetë egërsia dhe qëndrueshmëria e diktatorëve të tij ishte një atribut i dhunshëm i faktit që idetë e Frojdit vazhdojnë të jenë në fuqi.

Nuk ka asgjë të re rreth këtyre konfrontimeve të acaruara; ata kanë ndjekur një pas një hapat e Frojdit, që kur zhvilloi tuftën e tij të teorive, të cilat e quajti psikoanalizë. Ideja e tij thelbësore, që të gjitha qeniet njerëzore janë të pajisura me të pavetëdijshmen ku potenca seksuale dhe agresive dhe mbrojtja kundër tyre ndeshen me njëri-tjetrin për epërsi sikur të jetonin pas shpinës së një personi, është parë nga disa njerëz si një nocion romantik i paprovuar shkencërisht. Kundërshtimi i tij se, katalogu i sëmundjeve neurotike prej së cilave njerëzit janë shumë të prekshëm, është gati gjithmonë i lidhur me çrregullimet seksuale dhe se dëshira erotike nuk fillon në pubertitet, por që në foshnjëri, është komentuar nga të respektueshmit si asgjë më shumë se një paturpësi.

 

Evokimi i tij dramatik i kompleksit universal të Edipit, në të cilin (për ta shpjeguar me fjalë të thjeshta një çështje tepër të komplikuar) një djalë i vogël dashuron të ëmën dhe urren të jatin, duket më shumë si një mendjemadhësi e thjeshtë se sa një tezë që ia vlen të studiohen shkencërisht nga psikologët.

 

Frojdi e përdori për herë të parë termin psikoanalizë në vitin 1896, kur kishte mbushur të dyzetat. Ai ishte drejtuar nga ambicja në fillim të karrierës së tij dhe ishte nxitur nga prindërit e tij të marrosur që ta mbivlerëzonte veten. I lindur më 1856, në një familje të varfër çifute në fshatin e vogël Moravian të Freiberg (tashmë Pribor e Republikës Çeke), ai u zhvendos me rrymën e shpejtë të emigrantëve në Vjenë. Ai ishte fëmija i parë i nënës së tij, "Djaloshi i saj i Artë". Pasi arritën të vini re brilancën dhe gjenialitetin e tij, prindërit e trajtonin si të privilegjuar nga fëmijët e tjerë, duke i dhuruar një dhomë të veçantë ku të mund të studionte në paqe. Natyrisht, që ai nuk e zhgënjeu pritshmërinë e prindëve të tij. Pas një karriere të mahnitshme në shkollë, ai u diplomua në vitin 1873, në Universitetin e Vjenës dhe u zhvendos nga një degë psikologjike në tjetrën deri sa arriti pikët maksimale në mjekësi. Zgjedhja e tij nuk i dedikohej aspak dëshirës apo aftësive shëruese, por përkushtimit të tij si eksplorues kureshtar për të zgjidhur disa gjëagjëza të natyrës njerëzore.

 

Edhe pse shtylla e dytë e strukturës së psikoanalizës së Frojdit "Tre Ese mbi Teorinë e Seksualitetit" në vitin 1905, e bëri atë të devijojë më tej nga rrjedha kontemporane e psikiatrisë, ai arriti shumë shpejt të gjente rekrutët e tij besnikë. Ata takoheshin çdo javë për të ndarë me njëri-tjetrin histori rastesh interesante, duke u bërë më vonë "Shoqëria e Psikoanalistëve të Vjenës" në vitin 1908. Duke punuar në kufijtë e shkencës mentale, këto pionierë shpeshherë ekocentrikë kishin edhe momentet e tyre të grindjeve. Dy "dëmtuesit" më të njohur ishin Alfred Adler dhe Carl Jung. Adler, një fizikant vjenez dhe socialist, zhvilloi psikologjinë e tij, e cila theksonte se agresiviteti është cilësia e fshehur dhe shumë e dëshiruar e njerëzve, është mënyra më çliruese e shprehjes së pakënaqësisë. 'Kompleksi i inferioritetit', term tejmase i përdorur, është Adlerian. Frojdi nuk u pendua për humbjen e Adler-it, por Jung ishte diçka tjetër. Ai e dinte mirë se, shumica e përkrahësve të tij ishin hebrej dhe nuk donte aspak ta kthentë psikoanalizën në një 'shkencë hebreje'. Jung, ishte një zvicerian me një begraund në fenë Protestante dhe Frojdi e shihte atë si pasardhësin e tij më të mirë, 'pricin e kurorëzuar'. Të dy burrat ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin për vite me radhë, por ambicja e madhe e Jung-ut dhe përkushtimi i tij në rritje kundrejt fesë dhe misticizmit, gjë shumë e papëlqyeshme për Frojdin si ateist i besuar që ishte, në fund arriti t'i përçante dhe t'i largonte nga njëri-tjetri.

 

Pas vitesh të gjata kërkimesh shkencore, Frojdi arriti në përfundimin se, misteret më intriguese të qenies njerëzore, shtrihen operacionet komplekse të trurit. Në fund të vitit 1890, ai specializohej në 'nevrastenicizëm' (kryesisht histeri ekstreme). Në këto vite, ai arriti të mësonte shumë gjëra, duke përfshirë edhe artin e dëgjimit të duruar. Në të njëjtën kohë, ai kishte filluar të shkruante të gjitha ëndrrat që shikonte i bindur totalisht se ato do ta ndihmonin të zbardhte misterin e madh të pandërgjegjshmes, një nocion, të cilin e kishte huazuar nga romantikët. Ai e quante veten e tij një shkencëtar, duke marrë spunto nga gjërat që i thonin prindërit dhe nga ajo çfarë ndjente nëpërmejt introspeksionit. Në mesin e vitit 1890, ai u zhyt në një auto-analizë, një sipërmarrje për të cilën nuk kishte asnjë udhëzim dhe asnjë paraardhës.

Libri që krijoni reputacionin e tij në profesion, edhe pse shitjet e tij ishin shumë të pakta, ishte 'interpretimi i ëndrrave' në vitin 1990. Ishte në mënyrë të pakundërshtueshme një kryevepër, një pjesë ishte analizë ëndrrash, një pjesë autobiografi, një pjesë teoria e mendjes dhe një pjesë nga historia bashkëkohore e Vjenës. Principi që shtrihej nën këtë kryevepër ishte se entitetet dhe eksperiencat mentale, ashtu si ato fizike janë pjesë e natyrës. Kjo do të thonte se, Frojdi nuk mund të pranonte asnjë veprim të thjeshtë aksidental në procedurën komplekse të trurit. Nocioni me nonsense, fjalë më e zakonshme që na rrëshket padashur nga goja dhe ëndrra më fantastike, ka patjetër një domenthënie dhe mund të përdoret për të shthurur lëmshin e manovrave shpeshherë të pa kuptueshme, të cilat ne i quajmë mendime.

 

Frojdi ishte i tiposur keq që të krijonte një teori të përgjithshme mbi funksionimin dhe keqfunksionimin e trurit. Ai gjithashtu donte të përcaktonte rregullat e terapisë psikoanalitike dhe ta zgjeronte më tej këndvështrimin e tij mbi natyrën njerëzore për të rrethuar jo vetëm kolltukun e pacientit, por të gjithë kulturën. Si fillim, ai idealizoi dëgjuesin e heshtur, i cili kishte aftësinë të inkurajonte të analizuarin, të shprehte çdo mendim të fshehur, fantazitë më intime dhe çdo gjë që t'i vinte në mendje, sado budallallik të ishte, sado agresive apo e turpshme dhe ndërhynte herë pas here vetëm për të interoretuar se çfarë po mundohej të shpjegonte pacienti i ulur në kolltuk. Edhe pse disa psikoanalistë të rinj dhe aventurierë pretendojnë se mund të arrrinin të cilësonin sasinë apo proporcionin e komplekseve dhe problemeve që kishin nevojë të kuroheshin tek një pacient, duke mos prekur anët e tjera psikologjike me terapinë analitike, koha ka treguar se pretendimet e tyre mëndjemëdha janë tërësisht të pabazuara. Efikasiteti i analizës vazhdon të jetë një burim kontradiktash dhe polemikash edhe pse mundësia e përzierjes së psikoanalizës dhe terapisë së ilaçeve po fiton mbështetje dita-ditës. Megjithatë, në një pikë të gjithë bien dakord. Në psikoanalizë nuk arrin dot të prekësh një anë psikologjike pa ndikuar indirekt tek tjetra, nuk mund të ndryshon mënyrën e të perceptuarit të gjërave dhe mënyrën e të menduarit të një pacienti pa ndryshuar njeriun që është apo që do të bëhet në të ardhmen.

 

Aventurat e Frojdit në kulturë, histori, antropologji, literaturë, art, sociologji dhe studime religjioze, kanë ngjallur disi më pak polemika, edhe pse ruajnë ende vetitë e tyre të mahnitshme dhe tërësisht plausibël dhe vazhdojnë të gëzojnë një reputacion të mirë të përhapur në mbarë botën. Si një ndjekës besnik i pozitivistëve të viteve 19, Frojdi skicoi një distinksion të mprehtë midis besimit fetar (i cili nuk është i kontestushëm dhe i korrektueshëm ) dhe kërkimit shkencor (i cili i pranon të dyja).

 

Për veten e tij, ai kishte planifikuar mohimin e çdo vlere të vërtetë të shenjtë të çdo religjioni, duke përfshirë këtu edhe Judaizmin. Përsa i përket politikës, ai nuk la asnjë dyshim, duke shprehur haptazi në esenë e tij të fundit dhe më të njohur "Civilizimi dhe Pakënaqësitë e tij" në vitin 1930, se asgjë më shumë se: kafsha njerëzore, me nevojat e tij të pangopura, duhet të qëndrojë gjithmonë një armik i shoqërisë së organizuar, e cila ekziston për qëllimin e vetëm që të shtypë dhe të frenojë dëshirat seksuale dhe të agresivitetit. Ai thoshte se, një jetesë e civilizuar është një kompromis midis dëshirave dhe shtypjes, jo një doktrinë e rehatshme. Kjo siguron se, Frojdi asnjëherë nuk do të bëhet i famshëm edhe pse të gjithë sot flasim për Frojdin.

 

Në mes të Marsit të vitit 1938, kur Frojdi ishte 81 vjeç, nazistët pushtuan Australinë dhe pas një ndurrimi paraprak, emigroi drejt Anglisë me gruan e tij dhe vajzën e preferuar dhe kolege Anna për "të vdekur në liri". E arriti ta përmbushte dëshirën e tij, duke vdekur pak, pasi nazistët bënë të shpërthejë Lufta e Dytë Botërore, duke pushtuar Poloninë. Duke dëgjuar një komentator idealist që e quante atë si lufta e fundit, Frojdi, me sensin e tij të humorit stoik të pacënuar, komentoi ndër dhëmbë, "Lufta ime e fundit". Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Klarita Bajraktari


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Paris Hilton në Fjalorin e Oksfordit të Citateve (09.11.2009)
Inva do vendosë jashtë gjykatës për kujdestarinë e djalit (09.11.2009)
MAJK BONXHORNO, A mos je me origjinë shqiptare?Nga Ylli Polovina (09.10.2009)
Princi Harri 9 milionë paund nga trashëgimia e nënës, princeshës Diana (09.10.2009)
Artur Klark: Do të arrijmë pavdekësinë elektronike (09.08.2009)
Miti dhe njeriu, keqkuptimi Beethoven (09.05.2009)
Rupert Murdoh perandor global mediash (09.02.2009)
Riçard Gir ose tunduesi përherë i papërballueshëm (08.30.2009)
Gjendet vajza amerikane pas 18 vjet rrëmbimi (08.29.2009)
Meril Strip donte Princin Çarls për burrë (08.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]