VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LOJËRAT PËR PUSHTET TË PUTINIT NË AMERIKËN LATINE

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 10:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
LOJËRAT PËR PUSHTET TË PUTINIT NË AMERIKËN LATINE

E Djelë, 04.06.2014, 08:57am (GMT+1)


Putin dhe Çavez

Rusia kërkon t'i zgjerojë lidhjet e saj tradicionale me shtetet majtiste të Amerikës Latine, për të mbështetur statusin e saj si fuqi botërore. Por reagimet nga Nikaragua, Kuba dhe Venezuela janë të kujdesshme.


Venezuela është një aleate besnike e rusëve - që nga kohët sovjetike. Presidenti Nicolas Maduro nuk lë dyshim me kritikën e tij ndaj sanksioneve të SHBA dhe BE se e mbështet Rusinë në krizën e Krimesë. "Ata duan ta rrethojnë Rusinë, për ta dobësuar, për ta shtypur dhe për ta shkatërruar", tha ai në fjalimin e përjavshëm në radio. Por më pak e frymëzuar është Venezuela nga planet e Rusisë, për ta zgjeruar praninë e marinës së saj në Amerikën Latine nëpërmjet aksesit në portet e rajonit. Ministri i Jashtëm, Elias Jaua e bëri të qartë se shkel kushtetutën lejimi i bazave të huaja ushtarake në vend. Edhe shefi i ushtrisë së Nikaraguas, Julio Aviles tha se kushtetuta e Nikaraguas lejon vetëm një qasje për synime humanitare ose për manovra. Qeveria e Kubës nga ana e saj nuk reagoi fare. As pas mbërritjes së një anijeje luftarake ruse më 27 shkurt në portin e Havanës, një ditë pasi Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi plane, se do ta rrisë praninë ushtarake në të gjithë botën, si në Amerikën Latine ashtu edhe në Afrikën e Veriut.

Eksperti amerikan i politikës së jashtme, Stephen Blank i thotë DW: "Po të shikoni fjalimin e Putinit të së enjtes së kaluar, bëhet e qartë se për mendimin e saj Rusia mund të ekzistojë vetëm si perandori e madhe. Ajo që kërkojnë rusët në Amerikën Latine është një ndikim nga pozitat e pushtetit të madh".


Rusia kërkon edhe një çmim për ndihmat e viteve të kaluara aleatëve të saj, gjë që përfshin edhe dërgimin e ushqimeve dhe të armëve. Këto hapa mund të shihen edhe si përgjigje për përpjekjet e Natos, për ta forcuar praninë e saj në Evropën Lindore, në afërsi të kufirit rus. Sipas Detsch, synimi i Rusisë është që ta destabilizojë rajonin dhe që ta shfrytëzojë predispozicionin tradicional antiamerikan në shumë vende të Amerikës Latine.

Blank beson se reagimet e rezervuara nga shtetet e Amerikës Latine janë vetëm një taktikë negociatash dhe se rusët sjellin shumë para, ndikim dhe pushtet në tryezë. Shitja e armëve dhe eksportet energjitike janë kartat e fatit të Rusisë në Amerikën Latine. "Rusia blen firma energjitike...pjesa më e madhe e naftës së Venezuelës shkon drejt SHBA, rusët do të ishin atëherë pronarë të një pjese të kësaj nafte. Ato besojnë se në këtë mënyrë mund të fitojnë ndikim ndaj ekonomisë amerikane", thotë Blank. dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI GEORGE W BUSH - EDHE PIKTOR (04.05.2014)
SCHUMACHER JEP 'SHENJA TË ZGJIMIT' (04.04.2014)
MITI COCO CHANELMiti Chanel një prej personaliteteve magjepsëse të skenës së modës (04.04.2014)
BILL CLINTON - NUK ÇUDITEM NËSE NA VIZITOJNË JASHTËTOKËSORËT (04.04.2014)
TË PËRDORËSH SEKSIN SI NJË SPIUNE RUSE (04.03.2014)
OLHA BOHOMOLETS - MJEKJA QË DO TË SHËROJË UKRAINËN (04.02.2014)
ISH PRESIDENTI CARTER - LIBËR KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE (04.01.2014)
DY GAZETARËT SPANJOLLË RIFITOJNË LIRINË PAS RRËMBIMIT NË SIRI (03.31.2014)
PUBLIKOHET EDHE NJË FOTO E PRINCIT GEORGE (03.30.2014)
LIDERI TATAR KËRKON AUTONOMI NË KRIME (03.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]