VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MARRËDHËNIET OBAMA-CLINTON

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 07:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
MARRËDHËNIET OBAMA-CLINTON

E Enjte, 08.28.2014, 02:59pm (GMT+1)



Presidenti Barack Obama dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton kanë një marrëdhënie të gjatë dhe të komplikuar. Kjo marrëdhënie mori një tjetër kthesë kohët e fundit, kur zonja Clinton kritikoi politikën e jashtme të Presidentit, duke thënë në një intervistë për revistën The Atlantic se thjesht shmangja e gabimeve nuk duhet të jetë një parim organizues i politikës së jashtme amerikane. Vëmendja ndaj marrëdhënieve Clinton-Obama është shtuar gjithashtu nga fakti që ish-Sekretarja Clinton konsideron marrjen pjesë në garën për presidencën në 2016.

Para se të ishin miq dhe aleatë, ata ishin rivalë politikë.

Edhe pse Barak Obama doli fitimtar në betejën e tyre gjatë zgjedhjeve paraprake të vitit 2008, ai habiti shumë njerëz duke zgjedhur Hillary Clintonin si sekretaren e tij të parë të shtetit.

Kritika e fundit e zonjës Klinton ndaj politikës së jashtme të Presidentit iu përmend asaj dhe në një librari në Martha's Vineyard, ku ish-Sekretarja e Shtetit po shënonte autografë për kopje të librit të saj, "Hard Choices":

"Ne jemi të angazhuar së bashku për vlerat, interesat dhe sigurinë e vendit tonë. Ne kemi mosmarrëveshje ashtu si shumë kolegë apo miq, siç jemi ne, mund të kenë mes tyre. Por unë jam krenare që kam shërbyer me të dhe për të."

Fjalë pajtimi erdhën edhe nga Shtëpia e Bardhë, përmes zëdhënësit të dytë Eric Schultz:

"Ata vazhdojnë të jenë dakord për një shumicë të gjerë çështjesh me të cilat përballet vendi ynë, edhe pse në disa raste mund të kenë mospajtime mbi politikat. Presidenti i vlerëson mendimet dhe këshillat e saj. Por mbi të gjitha, ai çmon miqësinë e saj."

Nëse Clinton kandidon për presidente, do të dëgjojmë më shumë rreth dallimeve të saj me presidentin Obama, thotë analisti Thomas Mann:

"Ajo është më agresive në pikëpamjet e saj. Mendoj se ajo po shprehej shumë sinqerisht mbi atë që beson lidhur me politikën e jashtme. Nuk e shoh si një taktikë për pozicionim të saj për zgjedhjet."

Republikanët janë gjithashtu duke u përgatitur për një fushatë të mundshme të zonjës Clinton. Por nuk është ende e qartë se kush prej tyre mund të bëhet pjesë e garës presidenciale, thotë eksperti John Fortier:

"Republikanët janë sigurisht të vetëdijshëm për disa nga pikat e forta dhe dobësitë e saj, por mendoj se në të vërtetë është më shumë një sfidë për ta për të pasur një kandidat, i cili është po aq i njohur sa Hillary Clinton dhe mund të përballet me të."

Ish-Sekretarja Clinton dhe Presidenti Obama do të nisin fushatë së shpejti për zgjedhjet e Kongresit në nëntor, në të cilat republikanët kanë një avantazh të qartë, thotë Thomas Mann:

"Kjo është veçanërisht e vërtetë kur mendon që Presidenti nuk është shumë popullor, njerëzit ende kanë shqetësimet ekonomike dhe besojnë se vendi po lëviz në drejtim të gabuar."

Presidenti Obama do të duhet të balancojë fushatën me kërkesat e qeverisjes, si situata e dhunshme e krijuar nga vrasja e një adoleshenti nga një polic në Mizuri apo sulmet ushtarake kundër ekstremistëve në veri të Irakut.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VRITET NJË AMERIKAN QË LUFTONTE PËRKRAH MILITANTËVE NË SIRI (08.28.2014)
VRASËSI I PABLO ESCOBARIT LIROHET PAS 22 VJETËSH (08.28.2014)
LAGARDE - NUK DORËHIQEM (08.28.2014)
CHRISTIE BRINKLEY - 60 VJEÇARJA MË TUNDUESE NË BOTË (08.26.2014)
SOT TAKOHEN POROSHENKO E PUTIN (08.26.2014)
KUSH DO TA ZËVENDËSOJË CATHERINE ASHTONIN? (08.26.2014)
LIRIMI I GAZETARIT DHE GRUPET TERRORISTE (08.26.2014)
FERGUSON - LAMTUMIRA E FUNDIT PËR MICHAEL BROWN (08.26.2014)
LIROHET GAZETARI AMERIKAN CURTIS (08.25.2014)
FLET FAMILJA E GAZETARIT TË VRARË JAMES FOLEY (08.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]