VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË AMERIKAN SHPALL NJË 'MBRETËRI AFRIKANE'

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 06:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
NJË AMERIKAN SHPALL NJË 'MBRETËRI AFRIKANE'

E Djelë, 10.05.2014, 08:27am (GMT+1)



Jeremiah Heaton u nis nga shteti Virginia ku jeton për të deklaruar kontrollin e tij mbi një copë tokë mes Egjiptit dhe Sudanit. Ai vuri aty flamurin dhe shpalli Mbretërinë e Sudanit të Veriut dhe tani këmbëngul se vajza e tij Emily është princesha trashëgimtare. Korrespondentja Laurel Bowman përgatiti materialin:

Emily Heaton është princeshë, megjithëse në këtë moment po luan në një kënd lojërash dhe jo në një pallat mbretëror. Por i ati këmbëngul se ajo është princeshë, pasi deklaroi kontrollin e tij mbi një prej hapësirave të rralla ende pa zot në globin tonë.

"Nuk do që kurrë t'i thuash fëmijës se nuk mund të bëhen çfarë t'u dojë zemra. Në moshën 6 vjeçare ajo donte të bëhej princeshë dhe unë ia premtova".

Pasi bëri disa kërkime, Heaton zbuloi se mbi territorin Bir Tawil mes Egjiptit dhe Sudanit nuk kishte pretendime asnjëri vend. Këtë vit ai shkoi në Afrikën e Veriut dhe ngriti flamurin me dizenjë nga fëmijët e tij. Ai thotë se ka edhe të tjerë që e kanë ndjekur këtë rrugë:

"Gjatë 5-6 viteve të fundit, Rusia shkoi në Polin e Veriut dhe me anë të një nëndetseje vendosi flamurin e saj në tabanin e detit për të deklaruar pretendimet e saj territoriale për të kërkuar burime energjetike. Pra vendosja e flamurit është një nga mënyra e deklarimit të pretendimeve territoriale".

Duket se ai e ka marrë seriozisht planin për të shpallur një mbretëri që e ka pagëzuar "Sudani i Veriut". Ai ka marrë një zyrë me qera në Uashington që thotë se është ambasada e tij dhe shpreson që së shpejti të flasë me përfaqësuesit e Egjiptit dhe Sudanit.

Emily duket e entuziazmuar nga këto plane:

"Do të ndihmojmë fëmijët që s'kanë të hanë në Afrikë. Do të punojmë një kopësht sa e gjithë toka jonë".

Megjithë planet mbretërore të Emilit, ekspertët e së drejtës ndërkombëtare nuk shohin shpresa për mbijetesën e këtij vendi të ri.

Edward Swain është profesor i të drejtës në Universitetin George Washington:

"Në radhë të parë ai duhet të sigurohet që mbi këtë tokë nuk ka pretendime territoriale. Për më tepër ai duhet të demonstrojë një shfrytëzim efektiv të tokës, pra më tepër se thjesht vendosjen e flamurit apo një vizitë për të bërë fotografi".

Sheila Carapico, profesore e shkencave politike në Univeristetin e Richmondit dhe eksperte për Lindjen e Mesme foli përmes Skype-it për mënyrat si mund të materializohet ky pretendim:

"Nëse vende të tjera dhe Kombet e Bashkuara nuk e njohin këtë pretendim, ai nuk ka vlerë. Ai thotë se ka shkuar tek Bashkimi Afrikan, por nuk mendoj se vendet e tij anëtare duan të krijojnë shembuj pararendës që njerëzit të vijnë nga Virginia apo diku tjetër dhe të vendosin flamurin e të vetëshpallen mbret".

Magdi Gizouli, studiues në Institutin Rift Valley dhe ekspert në historinë dhe politikat sudaneze komenton përmes Skype-it:

"Kur të shkojë në atë territor, ai nxit vendin ose t'i vërë taksa, ose të marrë veprime për të vënë nën kontroll zyrtar këtë zonë".

Për momentin Emily mbretëron në mërgim, ndërkohë që i ati përpiqet të krijojë një vend të ri.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BASHAR AL-ASSAD NJË SHFAQJE TË RRALLË NË PUBLIK (10.05.2014)
KISHTE LIDHJE ME KËSHILLTAREN NGA SHQIPËRIA, BERND BORCHARDT LARGOHET NGA KOSOVA (10.04.2014)
YANUKOVYCH MERR SHTETËSINË RUSE (10.03.2014)
SERBIA PËRKUJTON ESAT PASHË TOPTANINKryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë këtij muajit pritet të shkojë në Beograd (10.02.2014)
ÇMIMI EVROPIAN PËR TË DREJTAT E NJERIUT - ANAR MAMMADLIT NGA AZERBAJXHANI (09.29.2014)
HAGË - ARGUMENTET FINALE NË PROCESIN KUNDËR KARAXHIQIT (09.29.2014)
ITALIA NË RECESION - RENZI NË DILEMË (09.29.2014)
MARTIN HEIDEGGER - FILOZOF ME FAMË BOTËRORE TË DISKUTUESHME (09.28.2014)
KOREJA VERIORE - TELEVIZIONI RAPORTON PËR SHËNDETIN E DOBËT TË LIDERIT (09.26.2014)
PROKURORI I PËRGJITHSHËM ERIC HOLDER JEP DORËHEQJEN (09.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]