VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HEROI I PARISIT - SHITËSI MYSLIMAN QË SHPËTOI 6 PENGJE

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 02:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
HEROI I PARISIT - SHITËSI MYSLIMAN QË SHPËTOI 6 PENGJE

E Hënë, 01.12.2015, 11:57am (GMT+1)

 
Pak orë pasi mbaroi makthi i rrëmbimit në supermaketin në zonën e "˜Porte de Vincennes' në Paris, kanë nisur të tregohen edhe orët e tmerrit nga protagonistët.

Mes tyre ka qenë edhe 24-vjeçari Lassana Bathily, emigrant nga Mali dhe me besim mysliman, i cili ka qenë i punësuar në supermarketin e marrë peng.

Por për personat që ishin brenda supermarketit ai është përshkruar si hero, pasi arriti të fshihte dhe shpëtonte 6 prej pengjeve.

Sipas rrëfimit të një pengu për BfmTv, në momentin që rrëmbyesi Amedy Coulibaly hyri në supermarket duke qëlluar, shitësi mysliman e kuptoi që rrezikoheshin klientët. Ai vendosi të ndihmojë kë pati mundësi duke i fshehur nëpër dhomat frigoriferike të dyqanit. Ka fikur dritat dhe impiantet e ftohjes. Madje ka qenë ai i pari që ka telefonuar policinë për marrjen peng të supermarketit.

Në fund të orëve të tëra në robëri, ishin 6 klientët që e kanë përqafuar dhe falënderuar të riun. Ai është kthyer tashmë në hero dhe simbol në Paris.
Në Twitter
kërkohet që Lassana të nderohet nga presidenti i Republikës Holland me Medaljen e Legjionit të Nderit dhe t'i jepet shtetësia franceze menjëherë..


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JA ÇFARË THANË TERRORISTËT E PARISIT PAK ORË PARA SE TË VRITESHIN (01.10.2015)
KA VDEKUR FIDEL KASTRO - TWITTER VARROS REVOLUCIONARIN KUBAN (01.10.2015)
PILOTJA UKRAINASE DËRGOHET NË QELI TË BURGUT NË MOSKË (01.09.2015)
NJERIU I SHEKULLIT ALBERT AJNSHTAJNI- 50 FAKTE NGA JETA E TIJ (01.07.2015)
ÇIFTI BUSH FESTOI 70 VJETORIN E MARTESËS (01.07.2015)
13 REPUBLIKANËT QË GAROJNË PËR NË SHTËPINË E BARDHË MË 2016 (01.07.2015)
AUSTRI - ORTEKU VRET DY SKIATORË AMERIKANË (01.06.2015)
FIFA - PRINCI ALI BIN AL HUSSESIN SHPALL KANDIDATURËN PËR PRESIDENT (01.06.2015)
GJYKIMI I DZHOKAR TSARNAEVIT (01.06.2015)
15 VJET MË PARË VINTE NË PUSHTET PUTINI - SI REAGOI PERËNDIMI? (01.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]