VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Jezui i Nazaretit sa qiellor dhe tokësor

                                                                                      

E Martë, 05.21.2024, 01:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Jezui i Nazaretit sa qiellor dhe tokësor
E Premte, 01.22.2010, 02:23pm (GMT+1)

 

 

Burimet kryesore që tregojnë për jetën e tij janë katër ungjij, shkruar nga Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni. Kërkimet historike mbi figurën e Jezuit zënë fill në letrat e Shën Palit në Aktet e Apostujve. Dijetarët në përgjithësi pajtohen në njohjen e figurës së tij historike.


Sipas tregimit të Lukës, në ungjillin e tij, një virgjëreshë me emrin Maria, e fejuara e Zefit, pasardhës i Mbretit David, pati në Nazaret të Galileas (në kohën e mbretit Herod i Madh) një vizitë nga engjëlli Gabriel, i cili ia shpalli ngjizjen e Jezuit. Lindja e Jezuit (edhe sipas shkrimeve të Lukës, edhe sipas shkrimeve të Mateut) ndodhi në Betlehem të Judesë. Megjithatë në epokën moderne studiuesit laikë dhe fetarë kanë hamendësuar se Nazareti është vendlindja e tij.

 

Nuk dihet me saktësi data e lindjes së Jezuit. Sipas traditës data e Lindjes do të ishte 25 dhjetori. Një saktësim më i plotë e lidh lindjen e tij me vitet e fundit të mbretit Herod i Madh, diku nga viti 7-6 i kohës së vjetër.

Në kronologjinë krishtere nuk është marrë parasysh viti zero (0): kështu që si datë njihet viti i fundit i kohës (erës) së vjetër, ndërsa Viti i Jezuit është viti i ardhshëm, që njihet si viti një (1). Kjo nuk vjen nga një gabim në llogaritje, por nga fakti se koncepti i numrit 0 hyri në Evropë nga arabët vetëm në Shekullin XIII.


Shekuj më parë, murgu Dionigi kishte propozuar numërimin e viteve të Jezuit nga lindja e Krishtit: duke mos ditur gjë për numrin 0 zgjodhi numrin 1 si numër fillimi.

Pas lindjes së Jezuit vetëm ungjilli i Mateut flet për të ashtuquajturin Manifestim, ku disa magjistarë, shpallën ardhjen e Jezuit. Mbreti Herodi i Madh, sapo vihet në dijeni për këtë dhe duke iu trembur zaptimit të fronit të tij, urdhëroi vrasjen e të gjithë fëmijëve të Betlehemit nën dy vjeç, akt i mbajtur mend si "masakra ndaj të pafajshmëve". Por Zefi u paralajmërua në ëndërr nga një engjëll dhe u largua me Jezuin dhe Marien në Egjipt. Kur vdiq Herodi i Madh, në vitin 4 të kohës së re, të tre u kthyen në Tokën e Shenjtë, duke u vendosur në Nazaret.

Ungjijtë tregojnë pastaj për predikimin e Jezuit, përqëndruar në shpalljen e ardhjes së shpejt të Mbretërisë së Qiejve dhe në Predikimin mbi Mal, realizuar me fjalime dhe fabula të shoqëruara me mrekulli. Më tej ungjijtë tregojnë për vuajtjen e tij, vdekjen në kryq, ringjalljen dhe ngjitjen në qiell.

 

Pjesa më e madhe e studiuesve pajtohen në përcaktimin e vdekjes së Jezuit të premten më 7 prill të vitit 30 të kohës (erës) së re, siç thuhet ndryshe, pas Krishtit.

Ungjijtë, të cilët e indentifikojnë Jezuin me Mesinë, shkruajnë se predikimet dhe vepra e Jezuit, kanë pasur një sukses të kufizuar në atë kohë. Periudha e shkurtër e predikimit të tij përmbyllet me vdekjen në kryq.

Pas vdekjes, pasuesit e Jezuit iu përmbajtën ngjalljes së tij, duke e bërë Jezuin një nga figurat që ka ushtruar më shumë ndikim në kulturën perëndimore./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ka vdekur Erich Segal, autori i Love Story (01.20.2010)
Winie dhe Annaika (01.19.2010)
SHBA: Në gjithë vendin u festua Dita e Martin Luther King-ut (01.19.2010)
Obama festë surprizë për Mishelën (01.17.2010)
Henckel do të jetë regjisor i Depp dhe Jolie në filmin The Tourist (01.14.2010)
Princesha Karolinë e Monakos mbron të shoqin para trupit gjykues (01.13.2010)
Kryeministri irlandezoverior vetëpezullohet pas skandalit të gruas, ia hap rrugën hetimit (01.11.2010)
James Cameron duelon me vetveten: Po, do të bëj dhe Avatar 2 (01.09.2010)
Beyoncé, koncert privat për Gedafin Junior (01.07.2010)
Isaac Asimov, kundërthëniet e shtegtarit të tejkohës dhe tejhapësirës (01.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]