VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PERSONAZH

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 05:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
PRAGË: HAVELI NDEROHET ME ÇMIMIN FRANC KAFKA
E Mërkurë, 06.09.2010, 03:58pm
 

Ish presidenti i Çekisë, Vacllav Havell, është nderuar me çmimin prestigjioz letrar Franc Kafka.

Juria ndërkombëtare, ku përfshihen edhe kritiku i njohur gjerman i letërsisë, Marcel Reich-Ranicki, dhe botuesi britanik, Xhon Kalder, vendosi që çmimi i sivjemë prej 10 mijë dollarësh t’i jepet zotit Havell.

Çmimi jepet nga Shoqata Franc Kafka, me seli në Pragë, për autorët, puna e të cilëve "i josh lexuesit pavarësisht nga origjina, kombësia dhe kultura e tyre".

ZONJA E RE E BRITANISË, NJË 'REBELE' NË DOWNING STREET
E Martë, 06.08.2010, 08:32am
 

E kanë cilësuar si 'rebelja' e "Downing Street" për të kaluarën e saj me muzikantin Tricky, pasionin për tatuazhet dhe mënyrën e veshjes e sjelljes. Dhe për të mos përgënjeshtruar këtë lloj fame, ajo ka filluar të ndryshojë menjëherë disa nga traditat autoktone angleze. Samantha Cameron, një aristokrate e pasur, drejtoreshë kreative e një marke luksi, është konsideruar si "arma sekrete" e bashkëshortit David Cameron, kryeministrit të ri të Britanisë. E pagëzuar me emrin "SamCam" nga media, Samantha, 39 vjeç, e ndoqi hap pas hapi atë gjatë fushatës elektorale, duke e ndihmuar të qëndronte në kontakt me "njerëzit e thjeshtë". "Sam është një barometër i mirë. Ka një perceptim të mirë për gjërat dhe e di se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo. Mund të jetë edhe aristokrate, por qëndron me këmbë në tokë", ka shkruar Andrew Feldman, mik i çiftit, në një biografi të David Cameron.

MARCEL REICH-RANICKI MBUSHI 90 VJET. PORTRET I KRITIKUT TË NJOHUR TË LETËRSISË NË GJERMANI DHE JASHTË SAJ
E Djelë, 06.06.2010, 04:35pm
 

Marcel Reich-Ranicki, kritiku më i njohur letrar në Gjermani

Ai lindi më 2 qershor 1920 në Vloclawek në Poloni, ndoqi gjimnazin në Berlin, por meqenëse ishte hebre nuk e lejuan të ndiqte studimet e larta. I dëbuar në Poloni, më 1942 arratiset së bashku me të shoqen Tosia.

Kritiku më i njohur i letërsisë në Gjermani dhe prej kohësh edhe përtej kufijve të Gjermanisë, pas arratisjes nga getoja e Varshavës, u vendos në vitin 1958 në Gjermani dhe iu përkushtua gjuhës dhe letërsisë gjermane.

"Unë nuk e pranoj këtë çmim. Nuk e dija se çfarë më priste këtu dhe nuk më pëlqen as që m'u desh ta përjetoja këtë për orë të tëra."

MANDELA NË KAMPIONATIN BOTËROR TË FUTBOLLIT
E Enjte, 06.03.2010, 06:19pm
 

Afrika e Jugut ka bërë të ditur se ish-presidenti Nelson Mandela do të marrë pjesë në hapjen e Kupës Botërore dhe në takimin final. Zëdhënësi i Kongresit Kombëtar, Jackson Mthembu, tha se Afrika e Jugut është "shumë e gëzuar që do të vijë Madiba", duke iu referuar Mandelës me emrin e tij tradicional të klanit. "Magjia Madiba do të shtojë entuziazmin", ka thënë ai. Njoftimi i sotëm vjen pas shqetësimeve se Mandela, 91-vjeçar, s’do të jetë në gjendje të mirë për të marrë pjesë në Kupën Botërore. Kampinati boëtror në futboll nis më 11 qershor.

GJENI DHE MARRËZI - PORTRET I ROBERT SHUMANIT
E Enjte, 06.03.2010, 02:46pm

Robert Schuman një nga kompozitorët më të mëdhenj të romanticizmit gjerman, lindi 200 vjet më parë, më 8 qershor 1810. Ai ka lënë pas një vepër të gjerë, nga pjesët e vogla për piano deri në sinfonitë e mëdha.

Robert Schumann-i u mendua gjatë që të bëhej muzikant apo poet. Që fëmijë ai shkroi shumë dhe mbajti një ditar. Nga i ati ai trashëgoi dashurinë për letërsinë. August Schumann-i e karakterizonte veten si "homme de lettre", ai shkroi romane, gëzonte një emër të vlerësuar lart si përkthyes dhe zotëronte një bibliotekë të pasur.

HOMER SIMPSON SHPALLET PERSONAZHI MË I FAMSHËM TELEVIZIV NË 20 VJET
E Martë, 06.01.2010, 04:30pm

Voal-online -Homer Simpson është shpallur personazhi më i përkryer i krijuar për televizion dhe filma në 20 vitet e fundit.

Personazhi yll i serive tejet jetëgjata me kartona "The Simpsons" (Simpsonët) mundi shkollarin shtrigan Harry Potter dhe personazhe të tjerë popullorë televizivë për të dalë në krye të klasifikimit të revistës artistike amerikane Entertainmenet Weekly.

Krijuesi i Simpsonit, Matt Groening, tha se me miliona njerëz e identifikojnë veten me Homerin dhe shprehjen e tij "D'oh".

Transmetimi i "The Simpsons" në më shumë se 90 vende është seriali më jetëgjatë amerikan i programeve të mbrëmjes. Tani është në stinorin e 21-të.

"Njerëzit e identifikojnë veten me Homerin sepse ne të gjithë jemi të zotëruar nga dëshira të cilat nuk mund t'i pranojmë," ka thënë Groening në Entertaniment Weekly.

Lista e 100 personazheve më të famshme ka dalë dje (e hënë) për të shënuar 20 vjetorin e revistës Entertainmenti Weekly.

LENA I SJELL FITORE GJERMANISË
E Djelë, 05.30.2010, 12:03pm
 

Lena

Lena Majer Landrut i solli Gjermanisë fitoren në Këngën e Eurovizionit. Derisa fitoi garën preliminare për të përfaqësuar Gjermaninë, Lena ishte e panjohur, por mbrëmë në Oslo ajo entuziazmoi të pranishmit dhe qindra miliona shikues në gjithë Evropën. Në mbyllje të garës pasi që ishte bërë e qartë se ajo ishte fituese e Eurovizionit, Lena bëri pyetjen nëse sërish duhej të këndonte. Në konferencën për shtyp pas mbrëmjes finale, Lena tha se do t’i duhet shumë kohë për të kuptuar se vërtet ka fituar: "...në një moment dëgjova që shumë veta thoshin ....kemi fituar.... Lena ju jeni fituese... Nuk kuptoja dhe ishte e pabesueshme, sepse ne nuk e kishim fitoren", tha Lena para gazetarëve.

BOB KENNEDY JUNIOR DIVORCOHET NGA GRUAJA
E Premte, 05.28.2010, 09:22pm
 

E shoqja vuan prej shumë vitesh nga probleme alkoolike

Voal-online -Bob Kennedy junior, i biri pesëdhjetegjashtëvjeçari i Robert Fitzgerald Kennedy-t, është në prag të divorcit me Mary Richardson, e alkoolizuar prej shumë vitesh.

Një marrëdhënie tashmë në krizë, e cila duket se ka marrë rrokullimën përfundimisht para pak ditësh, pasi gruaja ka përfunduar jashtë rrugës me veturën e saj Volvo, krejtësisht e dehur, ndërkohë që po shkonte t'i merrte fëmijët në shkollë. Ata kanë katër djem, midis 8 e 15 vjeç.

Robert Francis Kennedy është i treti nga trembëdhjetë fëmijë të lindur nga RFK (Robert Fitzgerald Kennedy) dhe Ethel Skatel.

RIMA FAKIH, MISS USA, NË SYTË E KOMUNITETIT ARABO-AMERIKAN
E Mërkurë, 05.26.2010, 09:18pm
 

Rima Fakih, e lindur në Liban, fitoi këtë vit kurorën e konkursit të bukurisë Miss USA. Ajo është e para arabo-amerikane dhe myslimane që e fiton këtë titull dhe ka tërhequr mbështetje të gjerë në qytetin e saj Dearborn të Michiganit. Por mes entuziazmit për fitoren e saj, janë ngritur edhe shqetësime se konkursi dhe fotografitë provokuese që bëri për katalogun e Miss USA, bien ndesh me vlerat konservatore të besimit të saj. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rima Fakih iu përgjigj këtyre shqetësimeve si dhe foli për ambicjet e saj si Miss USA, dhe në përgatitje për konkursin Miss Universe këtë verë.

Rima lindi në Liban dhe e kaloi fëmijërinë në Nju Jork, por ajo konsideron Dearborn të Miçiganit si qytetin e saj.

"Nëse largohesh nga Libani e vjen në Dearborn, të duket sikur nuk ke ndërruar vend".

Dearborn ka përqendrimin më të madh të arabo-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara dhe zonjusha Fakih ka mbështetje të madhe këtu.

"Njerëzit ishin shumë skeptikë që një arabo-amerikane, një myslimane mund të arrinte kaq shumë".

BONO DEL NGA SPITALI, TURNEU I U2 NË AMERIKËN E VERIUT ANULUAR
E Martë, 05.25.2010, 05:37pm
 

***

Voal-online -Lideri grupit U2, Bono, doli nga spitali në Gjermani, të martën (sot), pas kryerjes së një operacioni urgjent në shpinë, por gjendja e tij e ka detyruar grupit irlandez të shtyjë gjithë pjesën e Amerikës së Veriut të turneut të tij botëror. Kështu bën të ditur agjencia Reuters në një lajm ekskluziv të saj.

Kjo gjithashtu do të thotë se grupi nuk do të paraqitet në Glastonbury, një nga ngjarjet më të mëdha live të muzikës të kalendarit vjetor pop.

Bonos i është thënë të pushojë të paktën tetë javë dhe menaxheri i grupit, Paul McGuinness, duke folur për Reuters jashtë spitalit Mynih ku operacioni ishte kryer të premten, tha se këngëtari 50-vjeçar "ndihet keq" në lidhje me ndryshimet në turne, çka do të prekë mbi një milion tifozë.

"Qartazi ky është një dëmtim serioz dhe koha e çlodhjes është e nevojshme për t'u rehabilituar. Bono është një problem i madh për turneun e U2 dhe është detyruar për fat të keq të shtyjë 16 shfaqje në Amerikën e Veriut," tha ai.

"Shfaqjet do të jepeshin në mes të 3 qershorit në Salt Lake City dhe 19 korrikut në stadiumin Meadowlands."

Data më e hershme e mundshme për kthimin e Bonos, sipas faqes së internetit të grupit, do të ishte 6 gushti në Torino, Itali.

U2 do të ishin kryesorët në skenën e Glastonbury më 25 qershor, por tani prania e grupit është anuluar.

"Unë jam zemërthyer," tha Bono në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të festivalit. "Ne me të vërtetë donim të jemi atje për të bërë diçka vërtet të veçantë - madje edhe kishim shkruar një këngë posaçërisht për festivalin."

 

Goditje edhe për Live Nation

  » 13 VJEÇ ËSHTË NGJITUR NË ÇATINË E BOTËS
  » PAVDEKSHMËRIA E NJË KOLLOSI TË THJESHTËNga JOZEFINA TRABOINI
  » EDI (MIRDITA) LUARASI - DASHURIA ËSHTË SHUMË MË LART SE ARTINga Dr. PËRPARIM KABO
  » SALMA HAYEK ZGJEDH AMËSINË NË VEND TË HËNËS
  » VULLKANI E NDAN KIM KARDASHIANIN NGA EKIPI I SAJ I BUKURISË
  » VDES LEGJENDA E MUZIKËS RONNIE JAMES DIO
  » David Kameron, njeriu dhe politikani: Rruga e tij drejt postit të kryeministrit
  » Cili është udhëheqësi liberal demokrat britanik Nick Clegg
  » BONO I GJITHANSHËM DHE I GJITHËNDODHSHËM
  » NJËZET E PESË VITET E KËNGËTARES LILY ALLEN



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]