E Shtunë, 05.04.2024, 01:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
ANGELINA JOLIE DËSHIRON TË ADOPTOJË NJË FËMIJË NGA HAITI
E Premte, 02.12.2010, 09:30pm

Voal-online –Nëna stërnënë e Hollywood-it do të donte të merrte në familjen e saj një fëmijë nga Haiti.

 

Shtatë fëmijë në familjen më të mrekulleshme të përzjerë të Hollywood-it? Vërtetë planifikojnë Angelina Jole (34 vjeçe) dhe Brad Pitt (46 vjeç) një tjetër adoptim! Kësaj here ata duan një fëmijë të mbijetuar nga tërmeti i tmerrshën i janarit.

 

Një mik i familjes ka thënë për gazetën britanike The Sun: “Ajo nuk e ka shfaqur asnjëherë të fshehtën e saj se do të dëshironte të adoptonte edhe një fëmijë tjetër. Fëmijët e Haitit kanë nevojë për ndihmë. Do të ishte një zgjidhje e mrekullueshme.” Dhe për këtë zgjidhje duket se tashmë ka menduar Angelina.

SPECIALE PËR SHËN VALENTIN: KAQ TË RINJ FEJOHEN YJET
E Premte, 02.12.2010, 04:45pm

Voal-online -Dashuruar, fejuar, martuar – shkolla e vjetër është tejet në modë ende në Hollywood. Pavarësisht moshës dita e martesës është një nga momentet më të rëndësishme në jetën e yjeve. Herë fejohen kur janë 20 vjeç, herë fejohen kur janë 40 vjeç – kohëzgjatja e marrëdhënieve martesore duket se nuk ka peshë...

Scarlett Johansson ka qenë e hershme në të gjitha veprimet e saj – atëherë pse të habitemi nëse ajo 23 vjeçe fejohej. Nuk kanë më shumë se një vit që ajo dhe miku i vjetër Ryan Reynolds janë të fejuar. Për këtë të fundit nuk ishte fejesa e parë – më herët ishte me këngëtaren Alanis Morrisette. U ndanë një muaj pasu Reynolds filloi historinë me Scarlett ...

Ashlee Simpson ishte 23 vjeçe kur filloi me 28 vjeçarin Pete Wentz: Tani ata janë të vendosur të shkojnë në altar...

20 vjet nga lirimi i Nelson Mandelës
E Enjte, 02.11.2010, 01:52pm

 


Afrika e Jugut sot e feston 20 vjetorin e lirimit të Nelson Mandelës nga burgu.
Mandela u lirua në vitin 1999 pasi kaloi 28 vjet në burg për shkak se i udhëhoqi protestat kundër qeverisë së aparthejdit.
Katër vjet më vonë, ai u zgjodh presidenti i parë i zi i Afrikës së Jugut.
Mandela 91 vjeçar është vlerësuar lartë për futjen e vendit në epokën e demokracisë së plotë.

 

Një personazh historik, një prej atyre që, duke qenë gjallë, bëjnë pjesë në legjendë. Nelson Mandela, në fakt, është simbol i Afrikës së Jugut, cilësor që e ka fituar nëpërmjet një jete të tërë lufte kundër aparteidit dhe për lirinë e popullit të tij. Tipari kryesor i tij ka qenë morali i lartë dhe përkushtimi me të cilin ua ka kushtuar jetën e tij të tjerëve. Bir i kryetarit të fisit Thembu, pra me origjinë aristokratike, Nelson Rolihlahla Mandela lindi më 18 korrik 1918. Pasi mbaroi studimet në shkollat vendase për zezakët duke u diplomuar për drejtësi, më 1944 hyn në politikën aktive, duke u bërë anëtar i Kongresit Kombëtar Afrikan dhe duke drejtuar për vite të tëra fushata paqësore kundër regjimit “Apartheid”, pra kundër atij regjimi politik që favorizon, edhe në rrafshin ligjor e juridik, segregaconin, pra të jetuarit e zezakëve ndaras të nga të bardhët.


Më 1960 vjen episodi që përcaktoi përgjithmonë jetën e liderit zezak. Regjimi i Pretorias, gjatë asaj që u quajt “masakra e Shapervillit”, eliminoi gjakftohtësisht 69 militantë të KKA. Pastaj e nxori jashtë ligjit organizatën. Mandela, për fat, e mbijeton mizorinë dhe arrin të ikë. Duke i grumbulluar rreth vetes eksponetët e tjerë të mbetur gjallë, ai krijon një lëvizje luftarake,  e cila ishte e vendosur ta çrrënjosë regjimin dhe të mbrojë të drejtat me anë të armëve. Arrestohet më 1963. Pas një procesi nëntëmujor, dënohet me burgim të përjetshëm.

Angeline Jolie viziton Haitin e rrënuar nga tërmeti
E Martë, 02.09.2010, 10:15pm

Voal-online -Angelina Jolie vizitoi të mbijetuarit e tërmetit në Haiti të martën (sot) në udhëtimin e saj të radhës për t’i ndihmuar haitianët në cilësinë e ambasadores së vullnetit të mirë të agjencisë së OKB për refugjatët.

 

Aktorja, e cila ka qenë në misione të panumërta humantirare të OKB-së për t’i ndihmuar refugjatë në më shumë se 20 vende, vizitoi një spital dhe qendra të tjera ku trajtohen me qindra mijë të plagosur dhe të pastrehë.

 

Hollivudiania e famshme, veshur në xhaketë të zezë dhe duke mbajtur syze aviatorësh, i përshëndeti reporterët kur po vizitonte bazën e OKB-së afër aeroportit të Port-au-Prince, para se të largohej që andej në një veturë të bardhë të OKB-së.

 

Në Gjenevë, zëdhënësi i UNHCR, Andrej Mahecic, nuk pranoi të jepte të dhëna të veçanta lidhur me itinerarin e Jolie-s në Haiti, duke përmendur arsyet e sigurisë, çka është në politikën e institucionit që të mos japë hollësi rreth udhëtimeve të ambasadorëve të vullnetit të mirë.

 

Të hënën në Republikën Dominikane aktorja vizitoi spitalin në Santo Domingo ku me dhjetëra haitianë të plagosur, kryesisht fëmijë, po trajtohen që prej tërmetit shkatërrues të 12 janarit në Haitit që mbyti më shumë se 200 000 veta.

Bien kambanat e dasmës për Chelsea Clinton
E Hënë, 02.08.2010, 05:56pm

 

Voal-online –Po bien kambanat e dasmës për Chelsea Clinton (Çelsi Klinton) – por si po ia bën ajo për veshjen e nusërisë?

 

Sipas nënës së saj, Sekretares së Shtettit Hillary Clinton, kjo është ende një punë në vijim.

 

„Nëse ju nuk i tregoni askujt, Candy, atëherë mund të them se jemi ende duke kërkuar,“ tha Hillary Clinton në një intervistë të gjerë me Candy Crowley të CNN, dhënë dje, të dielën. „Unë nuk kam gjetur ende një veshje të nusërisë, as Chelsesa nuk e ka gjetur. Ne jemi duke kërkuar. Â»

 

Pas kishin diskutuar për gjithçka që nga Haiti te kujdesi shëndetësor, terrorizmi dhe qëndrimi i Presidentit Obama për Korenë e Veriut dhe Iranin, Clinton iu përgjigj edhe disa pyetjeve më të lehta. Duke e përshkruar veten si një „proud MOTB – mother of bride, pra nënë krenare e nuses), Clinton tha : «Është një status i ri për mua të jem në MOTB, por jamë shumë krenare ta kem këtë status. Â»

 

Crowley pastaj me humor pyeti çka është më e vështirë, negocimi i Lindjes së Mesme apo martesa ? « Ndoshta mund ta gjej një përkufizim për këtë tani, Â» tha Clinton, duke qeshur.

 

Chelsea Clinton, e cila është fejuar me mikun e fëmijërisë Marc Mezvinsky, pritet të martohet në verë. Ende nuk është bërë publike ndonjë datë.
Arrin Simenon junior: 'por mos më ngatërroni me babain'
E Shtunë, 02.06.2010, 05:18pm

 

Në Francë del trilleri i tij i parë, në kantjer dy vepra të tjera

 

Voal-online –Babai i tij ishte Georges Simenon, ideatori të komisarit Maigret (Megré), njëri prej shkrimtarëve më të famshëm të Shekullit XX, nga më të përkthyerit në botë. E padobishme që prindërit të përpiqen ta kalojnë: ishte ai vetë që ua kujtonte atyre se në profesionin e tij, “përveç Alexandre Dumas baba e bir, kurrë një fëmijë nuk i kishte pasuar me sukses prindërit e tij". Fjalë të cilat megjithatë nuk e kanë trembur Pierre Simenon, më të voglin e katër fëmijëve.

 

Pasi e kishte reflektuar gjatë dhe ngeshëm Pierre ka botuar këto ditë librin e tij të parë, 'Au nom du sang verse'', (botuesi Flammarion), në moshën 50 vjeçare dhe pasi e kishte mbajtur në arkë plot 12 vjet. "Krahasimi me babain tim do të ishte absurd – paralajmëron ai që në Francë është thirrur tashmë Simenon junior -: ai kishte arritur përkryerjen ndërsa unë jam vetëm një debutues". Para se të ndiqte gjurmët e babait, Pierre është bërë avokat, ka stidiuar ekonomi në Gjenevë e pastaj drejtësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1995, vdekja e nënës së tij, gruas së dytë të Georges Simenon, Denyse Ouimet, e divorci i tij, e kanë bindur të marrë “një pushim reflektimi” dhe të niset për në Amerikë.

Emma Watson është aktorja më e paguar e Hollivudit
E Premte, 02.05.2010, 08:55pm

 

Shpërblim 20 milionë sterlina për ta interpretuar Hermionen në filmin Harry Potter

 

Voal-online -Emma Watson (Ema Uotson), aktorja britanike në moshë të re, është bërë e famshme në të gjithë botën për Interpretimin e shtriganes Hermione Granger në sagën e Harry Potterit, ka dalë në krye të klasifikimit – përpiluar në Vanity Fair – të aktoreve më të paguara të Hollywood-it në vitin 2009.

 

Me një 'rrogë' vlerësuar 20 milionë sterlina, Watson, 19 vjeçe, në fakt ka mundur yje të kalibrit të Sarah Jessica Parker, Angelina Jolie e Sandra Bullock. Për t’u ngjitur në pantheon-in e yjeve është dashur kontrata e firmosur me Warner Bros për të xhiruar kapitullin përmbyllës të aventurave të ish magut të vogël - 'Harry Potter e dhuratat e vdekjes'. I cili në ekranin e madh është ndarë në dy filma. Për secilin, gjithnjë sipas Vanity Fair, Emma Watson do të marrë një cachet nga 10 milionë sterlina.

Cristiano Ronaldo ose i peshuari me flori
E Mërkurë, 02.03.2010, 04:39pm

 

Voal-online -Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro lindi më 5 shkurt 1985.

Emri Cristiano (Kristiano) i detyrohet besimit katolik të nënës së tij Maria Dolores dos Santos Aveiro, ndërsa emri i dytë, Ronaldo, është zgjedhur në nderim të Ronald Reagan, aktor i parapëlqyer nga babai tij José Dinis Aveiro. Në kohën kur futbollisti portugez lindi, Ronald Reagan ishte President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Rritur si futbollist në ekipin Nacional, në vitin 1997 kalon tek i famshmi Sporting Clube de Portugal, duke luajtur për pesë vjet në ekipet e të rinjve të kësaj skuadre dhe duke e demonstruar talentin e tij shumë shpejt. Në vitin

2001, sapo i kishte mbushur gjashtëmbëdhjetë vjet, ra në sy të Gérard Houllier, trajner i Liverpool-it, por mospërvoja dhe mosha e njomë bënë që klubi anglez të mos tregonte një interesim serioz nga klubi anglez për superyllin e ardhshëm të futbollit.

 

Po atë vit Cristiano Ronaldo ia tërheq vëmendjen italianit Luciano Moggi, i cili do ta donte për ekipin Juventus të Torinos. Por kur dukej se tashmë do ta blente lojtarin, marrëveshja pezullohet.

 

Cristiano Ronaldo luan për herë të parë në përbërjen kryesore të ekipit të të rriturve në një garë kundër skuadrës italiane Inter, e vlefshme për turin e tretë paraeleminator të Champions League 2002-2003. Në stinorin e tij të parë tek Sporting do të grumbullonte 25 pjesëmarrje në kampionat, nga të cilat 11 si titullar.


Më 13 gusht 2003 transferohet në Angli, në Manchester United, për 12,24 milionë sterlina, duke u bërë kështu  teenager-i (adoleshenti) më i kushtueshëm në historinë e futbollit anglez. Në Manchester ashtu si në kombëtare portugeze luan në rolin e qendërmesfushorit sulmues ose anësor. Me kombëtaren portugeze ka qenë nënkampion i Evropës në Euro 2004.

Mes futbollistëve më të mirë të kohës sonë, ai ka qenë ndër protagonistët kryesorë në vitin 2008, i suksesit të trefishtë të Manchester United në UEFA Champions League, Premier League e Kupa e Botës për klubet FIFA.

 

I dyti në klasifikimin e Topit të Artë në vitin 2007, e ka fituar atë në vitin 2008, duke u bërë portugezi i tretë i të gjitha kohërave që e fitonte këtë çmim. Ka fituar edhe Këpucën e Artë të vitit 2008 dhe Lojtari Botëror i Federatës Botërore të Futbolit, The FIFA World Player.

Në fund të stinorit 2008/2009 u muar në Real Madrid për shifrën rekord të 93,5 milionë eurove: është lojtari më i paguar i të gjitha kohërave
Puroja e lënë përgjysmë e Uinston Churchill blerë në ankand 5 000 euro
E Hënë, 02.01.2010, 04:30pm

 

Në një ankand në Norfolk. E kishte lënë përgjysmë në kohën kur gjermanët arrinin në Leningrad më 1941. Blerësi është një koleksionist

 

 

Voal-online –Kur Sir Winston Churchill e la përgjysmë ngaqë ngutej për një takim urgjent të qeverisë për shkak të arritjes së nazistëve në Leningrad më 1941, ndoshta nuk e përfytyronte se pothuaj shtatëdhjetë vjet më vonë puroja e tij do të blihej në një ankand 5 000 euro.

 

Sipas BBC cigarja është blerë në ankand në Norfolk nga një koleksionist nga Hertfordshire, pranë Londrës. Çmimi fillestar për puron, në të cilin ishte ngjitur emri i kryeministerit, ishte 400 euro.

 

Lënë përgjysmë nga Churchill në dhomën e tij në Downing Street, puroja që njohur nga kamarjerja personale që ia dhuroi një mikut tësaj, duke shkruar në një fletë të bardhë të ngjitur në të '10 Downing Sreet': "A Jack, me dashuri nga Nellie. Një dhuratë e vogël për t’iu kujtuar burrin më të madh që ka jetuar ndonjëherë në Angli“.

 

Jack e ruajti me xhelozi letrën dhe shënimin deri në vdekjen e tij më 1987; pastaj objektin ia ka lënë së bijës e cila e ka ruajtur me të njëjtin kujdes, mbështjellë në letër dhe mbyllur në një arkë në shtëpinë e saj në Norfolk.

Sekreti i Margret Theçer: 28 vezë në javë

E Shtunë, 01.30.2010, 02:45pm



Midis dokumentave sekret të botuar online, zbulohet edhe dieta që ka ndjekur Zonja e Hekurt përpara zgjedhjeve të '79

Voal-online –Në vitin 1979, që është viti i hyrjes të saj në Downing Street, Margaret Thatcher i nënshtrohet një diete të rreptë, në bazë eksluzive vezësh. Këtë e ka zbuluar Fondacioni Margaret Thatcher Foundation, që ka publikuar online 25 mijë faqe dokumentash sekretë të Zonjës të Hekurt.

  » John Travolta: Bëjmë përpjekje mbinjerëzore përditë që ta marrim veten nga vdekja e djalit
  » Fotografi i Ausshvicit - Wilhelm Brasse i mbijetoi kampit
  » Haiti: John Travolta në Port-au-Prince
  » Scarlett Johansson mahnitëse në Broadway
  » Violante Placido bukuri e kulluar e artit
  » Chelsea Clinton përpiqet për Haitin
  » Jezui i Nazaretit sa qiellor dhe tokësor
  » Ka vdekur Erich Segal, autori i Love Story
  » Winie dhe Annaika
  » SHBA: Në gjithë vendin u festua Dita e Martin Luther King-ut



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart]