VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Grosryk: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më të mirat që ndonjëherë ka zhvilluar ky vend

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 05:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Grosryk: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më të mirat që ndonjëherë ka zhvilluar ky vend
E Shtunë, 08.22.2009, 08:47am (GMT+1)

 

 

Zyrtarë të lartë të OSBE-së vlerësuan sot se zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ishin më të mirat që ndonjëherë ka zhvilluar ky vend. Derisa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim përgatiten për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, OSBE paralajmëron se në shtator do të publikojë raportin përfundimtar për zgjedhjet e 28 qershorit.

 

Zëvendës-presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Volfgang Grosryk, tha sot në Tiranë se zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit në Shqipëri ishin të lira dhe pa tensione, me përjashtim të disa problemeve teknike.
Zotëri Grosryk bisedoi me kryetaren e Kuvendit, kryeministrin, kryetarin e Partisë Socialiste dhe me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Zotëri Grosryk saktësoi se raporti për zgjedhjet do të dalë në shtator dhe shtoi se procesi ishte më i miri i mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.

"Në përgjithësi ne mund të themi se këto janë zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Ne jemi të kënaqur sepse kanë pasur përmirësime dhe ftoj politikën shqiptare që të bashkëpunojë në të mirë të vendit. Ka ende nevojë për të bërë dhe për të punuar më shumë", ka thënë z. Vofgang Grosryk
Kryeministri Berisha tha se më 28 qershor janë shmangur tërësisht fenomenet që kanë nxirë proceset e mëparshëm, si listat e zgjedhësve dhe identifikimi i tyre. Zotëri Berisha tha se për herë të parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi çdo mandat deputeti, si dhe rezultatin e përgjithshëm me pajtim të plotë të të gjithë anëtarëve, përkatësisht 7-0.

Sakaq, kryetari socialist Edi Rama tha se nuk e njeh rezultatin e 28 qershorit dhe se zgjedhjet e parakohshme janë objektiv i partisë së tij.

Zotëri Rama tha se ky është qëndrim zyrtar dhe se Parlamenti ka legjitimitet të cunguar rëndë.

Ambasadori Grosryk u caktua koordinator special në ekipin e përkohshëm të vëzhgimit të zgjedhjeve nga kryesia e OSBE-së.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Objektivi i PS janë zgjedhjet e parakohëshme (08.21.2009)
Idrizi përgënjeshtron PDI: Çështjen Çame e mbroj në PS (08.20.2009)
Veton Surroi viziton Vitorian (kryeqyteti i rajonit bask të Spanjës) (08.20.2009)
PDI, Muhedini: Do të kërkojmë rezolutën Çame në Parlament (08.20.2009)
Haradinaj: Marrëveshja e EULEX me Serbinë pasojë e mungesës së planit strategjik të qeverisë (08.19.2009)
Edi Rama intervistë: Pse do të jem kryetar i Partisë Socialiste (08.17.2009)
Edi Rama: Ja pse duhet të qëndroj në krye të PS (08.17.2009)
Malaj: Do kandidoj për kreun e PS (08.17.2009)
Ben Blushi: PS nuk vjen në pushtet me Ramën kryetar (08.16.2009)
Meta: Koalicioni me PD asnjë ditë më pak se 4 vite (08.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]