VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 07:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
E Premte, 02.12.2010, 06:29pm (GMT+1)

 


12/02/2010

     

-Kryeministri Berluskoni: Ne mund t'i garantojmë Shqipërisë liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur dhe brenda tetorit të këtij viti duam t'i garantojmë Shqipërisë edhe statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian

 

Pas takimit të zhvilluar sot, në Romë, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Berluskoni nënshkruan sot marrëveshjen për Partneritetin Strategjik dhe më pas dhanë një konferencë të përbashkët për media:

 

Kryeministri Berluskoni: Jam shumë i gëzuar që pata rastin të nënshkruaj këtë marrëveshje për Partneritetin Strategjik midis këtyre dy vende, të cilat kanë marrëdhënie shumë të mira dhe jam i bindur se këto marrëdhënie, marrëdhëniet ekonomike, industriale, tregtare dhe kulturore do të mund të rriten, sepse  kemi edhe pozicione të njëjta në politikën evropiane, po ashtu edhe historinë e traditën kulturore. Ne e firmosëm këtë marrëveshje në mënyrë që të rrisim akoma më shumë këto realitete midis dy vendeve tona. Kjo më dha mundësinë që unë të pres mikun tim të vjetër, Sali Berisha, të cilit i bëj komplimentet e mia, sepse ai flet një italishte perfekt dhe pa asnjë diksion të huaj. Ai e ka thjesht nga televizioni gjuhën e tij. Pra, kam qenë shumë i lumtur që pata mundësinë që të shikonim së bashku me të mundësitë dhe ai më tregoi vetë situatën që ekziston në vendin e tij, situatën ekonomike dhe atë politike. Ne bëmë  një koncentrim të saktë të ecjes së tyre drejt Evropës.

 

Mendoj se ne mund t'i garantojmë Shqipërisë liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur dhe mendoj se brenda tetorit të këtij viti do t'i garantojmë Shqipërisë edhe statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Ky udhëtim i Shqipërisë është një udhëtim që bëhet bashkë me vendet e tjera. Unë jam takuar kohët e fundit edhe me autoritetet e Serbisë, të Malit të Zi dhe këtë javë pata edhe një takim me Kryeministrin e Kroacisë. Ballkanit në Evropë mund t'i gjendet zgjidhja përfundimtare dhe duhet hequr dorë nga fenomenet negative, pra, për të përdorur këtë eufemizëm që ne të mund t'i largohemi atyre fenomeneve negative. Pra, t'i japim fund atyre dallimeve, kontrasteve etnike dhe politike që kanë bërë që Ballkani të jetë një vend me rrezik. Unë e them këtë, sepse dje në takimin e Këshillit të Evropës ne të gjithë kishim vullnetin që të përshpejtojmë këto ritme, në mënyrë që të gjitha vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

 

Marrëdhëniet midis vendeve tona janë shumë të mira. Shumë operatorë italianë punojnë në Shqipëri. Por Shqipëria ka një program ambicioz, që ajo të bëhet qendra e prodhimit të energjisë. Për këtë, Kryeministri shqiptar më paraqiti një seri projektesh që kanë të bëjnë si me energjinë tradicionale, atë që ka të bëjë me gazin e lëngshëm apo me centralet bërthamore elektrike. Italia është shumë e interesuar dhe ne e dimë se ka diçka të veçantë, një marrëdhënie e veçantë midis Shqipërisë dhe Italisë.  Për sa i përket të ardhmes dhe për sa i përket prodhimit të energjisë, prodhimi në Shqipëri të bëhet sikur të jetë një prodhim italian. Kjo e bën shumë interesant këtë bashkëpunim. Unë besoj se kemi shumë punë për të bërë në këtë drejtim.

 

Me Kryeministrin Berisha ne folëm për turizmin dhe për atë që Shqipëria i ofron turistëve të huaj. Ne mendojmë të lançojmë një fushate, duhet t'u shkojmë edhe ambasadorëve tanë: "A e njihni botën? Vizitoni Shqipërinë!" Ne jemi zotuar me të dy televizionet që të bëjmë edhe një edicion special, në mënyrë që të ftojmë turistët  që të vizitojnë Shqipërinë.

 

Me Kryeministrin Berisha folëm dhe për shumë çështje të tjera. Ne folëm edhe për situatën politike. Unë e pyeta mikun tim Sali. Sinqerisht, dua të them se unë kam pasur rastin të flas në Parlamentin shqiptar dhe ishte një moment i kontrasteve, ishte opozita, ishte socialdemokracia. Pra, në një vend demokratik, në demokraci, duhet që gjithçka të jetë e pjekur dhe nuk duhet të bojkotohet Parlamenti, nuk duhet të bojkotohen punimet e Parlamentit. Opozita duhet të punojë brenda këtyre institucioneve, brenda Parlamentit. Unë ia bëj këtë ftesë edhe opozitës shqiptare. Ia thashë edhe mikut tim Sali, duke pasur parasysh edhe përvojën time, se unë jam një demokrat liberal . Ai më ftoi që unë të vij të flas në Parlamentin shqiptar dhe unë jam i gatshëm që të vij dhe të flas. Pra, duhet të synojmë respektin e palëve me njëra tjetrën. Edhe demokracia duhet të jetë aktive. Duhet të ketë dialog midis dy palëve, sepse përndryshe nuk legjitimohen. Këto ishin temat që u diskutuan nga biseda që patëm bashkë.

 

Po i jap fjalën kolegut tim, Sali Berisha".

 

Kryeministri Berisha: Faleminderit zoti Kryeministër, miku im i dashur dhe i shqiptarëve, Silvio Berluskoni!

 

Së pari, do të doja t'ju shprehja mirënjohjen time më të thellë ju, qeverisë tuaj, forcave tuaja ushtarake dhe punonjësve tuaj të mbrojtjes civile, për ndihmën e një rëndësie shumë të madhe që ata dhanë gjatë muajit janar. Neve u vunë në qendër të përmbytjeve, e cila progresonte, ecte përpara orë pas ore.

 

Unë ndjej si detyrim që t'ju falënderoj nga zemra. Dua të falënderoj edhe pilotët tuaj,  si heronj, të cilët punuan në ato kushte aq të vështira atmosferike. Ata mundën të  shpëtojnë shumë jetë. Në të njëjtën shkallë, shumë vende më të fuqishme se vendi im, edhe gjatë janarit, shënuan viktima.  Edhe ekspertiza që bëri profesor Guercia, i cili ishte i dërguari juaj special, ka qenë shumë e rëndësishme për ne.

 

Zoti Kryeministër,

Unë dua t'ju falënderoj për ndihmën në të gjitha nivelet dhe për marrëdhëniet tona të shkëlqyera. Marrëveshjet që ne firmosëm tregon vullnetin e të dy qeverive për t'i dhënë horizonte të reja marrëdhënieve tona të shkëlqyera në të gjitha fushat. Unë ju jam gjithmonë mirënjohës për situatën e shqiptarëve në Itali, që për momentin ata përfaqësojnë emigrantët më të integruar në këtë vend. Në vitin 2005 kishte mbi 5000 ndërsa tani numërohen 20 mijë sipërmarrës shqiptarë, pronarë shqiptarë që punojnë në këtë vend. Studentët shqiptarë janë të parë, si nga prezencës së tyre, ashtu edhe nga cilësia. Janë mbi njëzet mijë studentë shqiptarë në Itali.

 

Faleminderit për interesimin dhe për inkurajimin e të dy qeverive. Vitin e shkuar ne firmosëm së bashku, e më pas, më shumë se 4 miliardë euro që do të ishin investimet e shoqërive italiane në Shqipëri, në fushën energjetike dhe në fusha të tjera. Ekonomia shqiptare nuk është e madhe, por është një ekonomi e re, dinamike. Ajo është e vetmja që mundi t'i rezistojë cunamit ekonomik botëror. Ajo mundi të mbante një rritje prej 4 për qind. Kjo falë dhe në sajë të principeve e parimeve liberale që ekzistojnë për biznesin në vendin tim. Shqipëria sot është vendi me barrën fiskale më të ulët në Evropë. Shqipëria është sot një vend që po lufton të gjitha barrierat për investitorët italian dhe të huaj.

 

Unë i kërkova Kryeministrit Berluskoni interesimin dhe mbështetjen për investime më të mëdha në Shqipëri. Shqipëria do të jetë një qendër shumë e rëndësishme energjetike në Ballkan. Ne do të jemi një superfuqi e vogël, sepse do të ndërtojmë më shumë se 440 hidrocentrale, që nga më të vegjlit deri tek më të mëdhenjtë në Evropë. Ne kemi platformat për energjinë e erës. Ka ndërmarrje italiane që janë licencuar për energji 1200 megavat ose për energjinë e prodhuar nga biomasa. Ne jemi të hapur për energjinë bërthamore. Unë jam i bindur se shqiptaret nuk do të mund të parashikojnë të mirat e mëdha që do të sjellë kjo lloj energjie, e cila është më e qëndrueshme dhe më e pastër.

 

Me Kryeministrin Berluskoni fola për investimet në fushën e turizmit, i cili është më i miri,  ka koston më të mirë dhe zhvillimin më të mirë në Mesdhe. Vitin e kaluar ne patëm një rritje rreth 36 për qind në fushën e turizmit, që do të thotë se çdo investitor italian do të mund të investojë me shumë fitim në këtë fushë.

 

Korridori 8 të është një korridor me një treg shumë të rëndësishëm për Italinë dhe që do të mund të hyjë drejt në Ballkan.

 

Zonja dhe zotërinj,

Projekti themelor i vendit tim është integrimin evropian. Italia është mbështetësi më i madh i kësaj ëndrre shqiptare drejt Evropës. Qeveria ime punon në mënyrë serioze, duke bërë çdo reformë dhe çdo praktikë që është e nevojshme për integrimin evropian. Italia na ka dhanë dhe po na jep një ndihmë të madhe. Për ketë ne i jemi shumë mirënjohës.

 

Për sa i përket vizave, ky është një problem konceptual shumë i rëndësishëm. Prej shumë e shumë vitesh shqiptarët presin të lëvizin në hapësirën evropiane.  Miku im Silvio Berluskoni më premtoi se zoti Fratini dhe gjithë qeveria do të bëjnë më të mirën e mundshme që ky moment të vijë sa më shpejt.

 

Ne vendosëm moratoriumin kundër skafeve dhe i thashë z. Berluskoni se gjatë gjithë kohës që unë do të jem në qeveri ky Moratorium do të jetë në fuqi. Unë nuk dua që shqiptarët të vdesin në Otranto dhe nuk dua që të ketë fluks emigrantësh në Itali. Ky Moratorium ka dhënë rezultate shumë të mira. Edhe ligji i Antimafies është i standardeve më të mira. Kemi një bashkëpunim model sa i përket luftës kundër kriminalitetit dhe trafiqeve.

 

(Ndërhyrje e Kryeministrit Berluskoni: Ne kemi një bashkëpunim të madh midis sistemeve gjyqësore të vendeve tona, midis policisë. Praktikisht është bllokuar çdo aktivitet i atyre, aktivitete që na kanë shqetësuar në të shkuarën).

 

Ne folëm edhe për problemin e tensioneve të shqiptarëve, në mënyrë që ata ta përballojnë me seriozitet këtë. Flas për periudhën e punës që ata kanë në Itali.

 

I fola mikut tim për situatën e çuditshme që ekziston në vendin tim. Kemi një opozitë që thotë se e pranon rezultatin e votimeve. Të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë panë nga afër procesin e zgjedhjeve dhe ata thanë që këto janë zgjedhjet më të mira të bëra në Shqipëri. Ata thanë se zgjedhjet në Shqipëri mundën që të përmbushin standardet me kryesore të OSBE-së. Ata nuk thanë gjë për manipulim rezultati apo parregullsi në numërimin e votave.

 

Unë do të punoj më durim. Unë e sigurova mikun tim, Berluskonin, se do të bëj gjithçka që është e mundur për të arritur në një zgjidhje, pavarësisht faktit që ky qëndrim është i tillë. Unë do të bëj më të mirën e mundshme. Unë jam njeri i kompromiseve dhe i lëshimeve. Kjo është edhe logjika e politikës, në mënyrë që t'i japim fund kësaj situate. Ne ndamëá±të njëjtin mendim  dhe ai ishte plotësisht dakord me konceptin tim për këtë situatë.

 

Ne do të punojmë së bashku implementimin e kësaj marrëveshjeje për Partneritet Strategjik, e cila lindi nga një bashkëveprim i gjatë dhe i frytshëm i miqësisë mes dy vendeve. Unë do të pres Kryeministrin Berluskoni në Shqipëri. Ai është një personalitet shumë i dashur nga të gjithë shqiptarët. Ai ka pasur shumë raste që ta tregojë këtë.  Ai ka treguar ndjenjat e tij ndaj vendit tim dhe bashkëqytetarëve të mi.

Faleminderit!"

(http://www.keshilliministrave.alb)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË NDËRPRITET PROCESI KUNDËR ALBIN KURTIT (02.11.2010)
Në kërkim të drejtësisëNga Edona Peci (02.10.2010)
Vazhdojnë reagimet për qendrën e ShkupitNga Zërijeta Hajro Jajaga (02.09.2010)
GDN ia rikonfirmon Kosovës perspektivën evropianeNga Zijadin Gashi (02.08.2010)
Topi thërret nesër veç e veç Berishën e Ramën (02.07.2010)
I kujt është Shkupi?Nga Zërijeta Hajro Jajaga (02.05.2010)
Malli i dyshimtë sërish në qarkullimNga Lujeta Krasniqi (02.05.2010)
Plaks: Veriu mund të jetë faktor destabilitetiNga Edona Peci (02.03.2010)
Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është largNga Zijadin Gashi (02.03.2010)
LDK dhe LDD, bashkohen apo jo?Nga Zijadin Gashi (02.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]