VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 08:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
E Enjte, 10.15.2009, 06:40am (GMT+1)

 

 

 

Voal-online "Jemi duke u bërë Kina e vogël e Evropës, e këshillueshme ndaj të gjitha vendeve për investimet e tyre, e përshatëshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesime italiane." Kështu citon ANSA kryeministrin Sali Berisha të ketë thënë në fjalën e tij në panairin e përvitshëm Fiera del Levante në Tiranë. Pasi ka theksuar se ky panair "është një zhvillim i madh i bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Italisë e sidomos midis Shqipërisë e Pulias," kryeministri është ndalur në "lidhjet e interesat e përbashkëta për të shfrytëzuar potencialet në të gjitha fushat ekonomike."

 

"Dua t'i siguroj investitorët italianë se Shqipëria është duke punuar përditë që të jetë një vend gjithnjë e më i hapur dhe më i favorshëm ndaj investimeve të huaja, sidomos atyre pulieze. Jemi duke punuar fort kundër çdo pengese burokratike për të zgjidhur çështjet e pronësive private," citon ANSA Berishën.

 

"Jemi vendi me nivelin më të ulët të taksave në Evropë, vend me vetëm një sportel për regjistrimin e ndërmarrjeve, një ku taksat paguhen online dhe tenderat paraqiten vetëm në internet. Prej muajve të fundit kemi edhe vetëm një sportel për licencat e lejet dhe kemi përshtatur çdo procedurë praktikat e pranimi të heshtur për ta frenuar burokracinë," ka thënë Berisha sipas ANSA-s.

 

"Kemi perspektiva të mëdha në fushën energjitike, të cilat kanë tërhequr ndërmarrjet italaine që janë duke punuar në sektorin hidrik, të erës dhe të biomasave e jemi të hapur për tipe të tjera të prodhimeve energjitike," citon më tej ANSA kryeministrin.

Berisha ka përmendur në fund faktin se italianët investojnë 10 miliardë euro në tri vitet e ardhshme në Shqipëri: 5 miliardë në energji, 3 miliardë në industri, bujqësi e turizëm, 2 miliardë në Korridorin 8. (http://www.ansa.it)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Debati për kufijtë detarë me Greqinë, Rama cakton ekspertë për ta analizuar çështjen (10.14.2009)
PS bojkoton zgjedhjet lokale (10.14.2009)
Topalli e Ruçi flasin për BBC (10.13.2009)
Shtyhet përurimi i shtatores së Bill Klintonit (10.13.2009)
Krasniqi: Zgjedhjet test për Kosovën e politikanët (10.13.2009)
Kush i spiunon partitë shqiptare në Maqedoni? (10.12.2009)
Pse cilësohen historike zgjedhjet? (10.11.2009)
Përmbledhje: "Ku është vota ime" (10.11.2009)
Opozita në shesh, flet Rama: Protesta në gjithë vendin për leximin e votës (10.10.2009)
Rama: Berisha bëri provokimin e radhës, të ulët e të papranueshëm (10.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]