TURQIA HETON NJË KLERIK MYSLIMAN PËR KOMPLOT NDAJ QEVERISË
E Enjte, 05.01.2014, 08:53am (GMT+1)
Mediat turke kanë njoftuar se prokurorët e këtij shteti, kanë nisur një hetim penal ndaj klerikut mysliman Fetullah Gulen, mbi dyshimin se ai u përpoq ta përmbysë qëverinë.
Raportet në media vijnë një ditë pasi që kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan, tha se do të bëjë kërkesë nga Shtetet e Bashkuara, që ta ekstradojnë Gylen.
Erdogan e akuzon Gylen për organizimin e komplotit për ta rrezuar qeverinë e tij, me qëllim të dëmtimit të Turqisë duke sajuar akuza të ryshfetit.
Ekstradimi i Gylen ka mundësi të ndodhë, vetëm nëse Turqia lëshon urdhërarrest të bazuar në prova se Gylen ka kryer krim. rel
www.voal-online.ch
|