VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KTHESË E PAPRITUR PRO EUROPËS? ANTIEUROPIANËT PËSOJNË HUMBJE NË HOLANDË

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 08:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
KTHESË E PAPRITUR PRO EUROPËS? ANTIEUROPIANËT PËSOJNË HUMBJE NË HOLANDË

E Premte, 05.23.2014, 10:26am (GMT+1)


Në zgjedhjet europiane që nisën të enjten në Holandë dhe Britaninë e Madhe, antieuropianët nuk morën rezultatin e pritshëm. Partia e Lirisë e Wilders pranon rezultatin. Ndërsa në Britaninë e Madhe pritet fitorja e UKIP.


Zgjedhjet europiane startuan të enjten (22.05.2014) në Holandë dhe Britaninë e Madhe (22.05) me votimet për kandidatët për deputetë të Parlamentit Europian. Rezultatet e votimit të sollën surprizën e parë. Sipas përllogaritjeve paszgjedhore Partia e Lirisë, (PVV) e populistit Geert Wilders, megjithë shanset që i jepeshin për t'u bërë një forcë gati e barabartë me Partinë Liberale, është renditur në vendin e katërt. Në sondazhet parazgjedhore, partia që bënte fushatë me parulla antiislamike dhe antieuropiane kryesonte tabelat, ndërkohë rezultati i votimit të së enjtes krahasuar me zgjedhjet e kaluara mund të quhet dështim për antieuropianët.


Wilders pranon dështimin

Partia e Lirisë ka humbur 5% të votuesve dhe me rreth 12% të votave është renditur pas partive proeuropiane të kampit tjetër, njofton televizioni holandez, një fitore kjo për këto parti. Fituese e zgjedhjeve europiane në Holandë është Partia Liberale e majtë, D66 me 15,6%, duke dalë kështu me një rezultat më të mirë se kristdemokratët me 15,2%. Ndërsa Partia liberale e djathtë e kryeministrit Mark Rutte shënoi fitore të lehtë, me 12,3% të votave duke u renditur forca e tretë.

Themeluesi i Partisë së Lirisë, Wilders ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe është shprehur se prognozat janë "zhgënjyese". Kjo parti ka pësuar një rënie jo të pritshme. "Kemi luftuar si luanët", tha kreu i kësaj partie antieuropiane, i cili doli para votuesve me shumë orë vonesë pas publikimit të rezultateve të para. Sipas tij humbja në këto zgjedhje lidhet me pjesëmarrjen e pakët të votuesve, me 37%. "65% e votuesve tanë kanë qëndruar në shtëpi", tha Geert Wilders.


David Cameron dhe bashkëshortja largohen të enjten pas votimit (22.05)

UKIP fiton në zgjedhjet lokale britanike, e pritshme fitorja e saj për zgjedhjet europiane

Ndërkohë votimet europiane u zhvilluan paralelisht me zgjedhjet lokale në Britaninë e Madhe, ku sipas rezultateve të para partia antieuropiane, UKIP ka fituar në shumë komuna britanike. Sipas analistëve pritet një fitore e saj edhe në zgjedhjet europiane, rezultati i të cilave bëhet i ditur ditën e dielë. Kreu i partisë UKIP, Nigel Farage kishte bërë fushatë me parullën e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian dhe kufizimin e imigrimit. Fitorja e UKIP vendos nën presion edhe më të madh kryeministrin, David Cameron dhe partinë konservatore britanike. "UKIP është partia në ngjitje e sipër", është shprehur politologja Jane Green nga Universiteti i Mançesterit. Rezultatet zyrtare për zgjedhjet europiane priten të publikohen të dielën vonë.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
STEINMEIER - BOTA E JASHTME PRET PREJ GJERMANISË MË SHUMË ANGAZHIM E PËRFSHIRJE (05.21.2014)
BIDEN - KUFIJTË E EVROPËS NUK DUHET TË NDRYSHOJNË (05.20.2014)
GREQI - AGIMI I ARTË DHE ZGJEDHJET EVROPIANE (05.20.2014)
KUSH DO TA FITOJË BETEJËN PËR LIRINË E FJALËS?Nga Timothy Garton Ash, The Guardian (05.20.2014)
POLITIKA E JASHTME E PRESIDENTIT OBAMA (05.19.2014)
PËRSËRI DEBATE PËR QENDRËN ISLAME NË NJU JORK (05.19.2014)
REFERENDUMET - RECETË UNIVERSALE APO RRUGË E GABUAR? (05.18.2014)
BE - SYNIMET PËR REPUBLIKAT ISH SOVJETIKE (05.15.2014)
RUSIA TËRHEQ MBËSHTETJEN PËR STACIONIN NDËRKOMBËTAR TË HAPËSIRËS (05.14.2014)
ÇFARË NUK MUND TË KONTROLLOJË PUTINI? (05.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]