VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Arrihet marrëveshja për riformatim të kabinetit qeveritar

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 09:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Arrihet marrëveshja për riformatim të kabinetit qeveritar
E Mërkurë, 12.30.2009, 10:38am (GMT+1)

 

 

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri konfirmoi se është arritur marrëveshje mes dy partnerëve të kolacionit për riformatizim të kabinetit qeveritar. Edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi pranon se mund të ketë rikonfigurim të kabinetit qeveritar, por nuk mendon se mund të ketë prishje të shpejtë të koalicionit

 

Miratimi i buxhetit të Kosovës duket se ka afruar edhe më shumë Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Përfaqësues të këtyre subjekteve tash për tash nuk parashohin prishje të shpejtë të koaliconit qeverisës.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri konfrimoi se roli i LDK-së në qeverisje do të jetë me peshë dhe i bazuar në orientimet politike programore. Ai tha se edhe pse është arritur një marrëveshje për riformatizim të kabinetit qeveritar brenda partisë ende nuk është diskutuar kjo çështje.

"Në parim ne jemi marr vesh për riformatizim , ne jemi marr vesh dhe kjo është marrëveshje në parim . I takon kryeministrit për me vlerësuar dhe rishikuar dhe të propozojë te partnerët e koalicionit në këtë rast edhe te LDK-ja. Deri tani ne nuk kemi biseduar si kryesi e LDK-së, kur të vjen koha besoj që do të jemi të gatshëm të ulemi ta diskutojmë edhe pse si parti ende nuk e kemi lakuar asnjë emër, LDK-ja nuk ka lakuar asnjë emër dhe për ne si qeveri bazë është puna e jo diçka tjetër", tha Haziri.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hajredin Kuçi nuk mendon se gjatë vitit të ardhshëm mund të ketë prishje të koaliconit apo zgjedhje të parakohshme. Megjithatë Kuçi thotë se nëse vije deri te zgjedhjet, atëherë partia e tij nuk mban peng asnjë proces.

Kuçi thotë se është normale që partitë e mëdha të kenë rivalitet në politikë.
Ai kërkon që para interesave partiake duhet të jenë interesat institucionale.

"Kërkesat për zgjedhje të parakohshme duhet të jenë racionale. Duhet të krijohet ambient i përshtatshëm pasi besojmë se çdo rrethanë është normale në Kosovë dhe ato duhet të jenë në kohën e paraparë. Por nëse zhvendoset legjitimiteti demokratik Partia Demokratike e Kosovës nuk e mban peng këtë legjitimitet, por edhe nuk është ajo që mund të bëjë aventura që çdo muaj ose çdo vit të bëjë zgjedhje", tha Kuçi.

Fushata e ashpër zgjedhore në mes dy partive në koalicion për zgjedhjet lokale që u mbajtën në vend gjatë muajit nëntor, balotazhi i muajit dhjetor, por edhe deklaratat e mëhershme të Hajredin Kuçit se koalicioni qeveritar nuk ekziston, kanë bërë që të mendohet se gatë vitit 2010 mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Presidenca spanjolle, prova e Traktatit të LisbonësNga Ahto Lobjakas (12.30.2009)
Haradinaj: 2009-a vit i rëndë për Kosovën (12.29.2009)
Debati rreth emrit: Patriotët dhe tradhtarët (12.29.2009)
Pieter Feith: Nëse partitë e koalicionit nuk merren vesh, duhet të thirren zgjedhjet e parakohshme (12.29.2009)
Kryeministri bën bilancin e 100 ditëshit të parë të mandatit të dytë qeverisës (12.29.2009)
Rivotimet në Prizren e Lipjan më 31 janar (12.28.2009)
KQZ nesër pritet të caktojë datën për rivotime në Prizren e Lipjan (12.27.2009)
Krasniqi nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme gjatë vitit të ardhshëm (12.26.2009)
KQZ: Rinumërim e pastaj vendim për Gjilanin (12.24.2009)
Sejdiu: "LDK krijuese e platformës politike nacionale për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës (12.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]