VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DOSJA E FUNDIT E WIKILEAKS PËR SHQIPËRINËNga LUTFI DERVISHI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 01:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

DOSJA E FUNDIT E WIKILEAKS PËR SHQIPËRINË

Nga LUTFI DERVISHI


E Mërkurë, 12.08.2010, 10:46pm (GMT+1)

Në pritje të zbardhjes së kabllove diplomatikë për Shqipërinë, që tashmë ka hyrë në kuorizitetet e mëdha të njerëzve me dhe pa punë në këtë vend, rreshtat e mëposhtëm janë të një diplomati perëndimor në Tiranë. Wikileaks garanton "autencitetin" e dokumentit.

"Shqipëria është vendi me vokacionin më perëndimor në të gjithë rajonin dhe më gjerë. Mentaliteti europian këtu është mbizotërues. Shqiptarët janë më afër mentalitetit europian se bullgarët, kroatët, serbët, maqedonasit. Të bën përshtypje klasa politike. Po kalon një muaj nga botimi i opinionit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Gjatë kësaj periudhe kam patur takime të shumta me eksponentë të pozitës dhe të opozitës. Takimet kanë qenë në nivelet më të larta. Ende nuk kam takuar një njeri që ta ketë lexuar të plotë raportin. Një koleg që po mbyll mandatin dhe po del në pension në Shqipëri thotë; se elita politike në Shqipëri lexon materialet vetëm nëse ja dërgon në celular me mesazh! Në një anë mos leximi i opinionit na e lehtëson punën. Në opinion thuhet e zeza mbi të bardhë se "political class is not matured', me një fjalë shqip është fëmijërore. Këtu ka filluar festa për vizat dhe hë për hë i kanë vënë vizën gjithë punëve të tjera.

Gjithnjë e më shpesh kolegëve po i humbet durimi dhe thonë: "e provuam me Shqipërinë dhe...? "Këta nuk po e marrin mesazhin". Një diplomat i nderuar më ftoi për drekë vetëm për të më bërë një pyetje retorike: "A nuk bëjmë gabim që e duam këtë vend më shumë se vetë shqiptarët?" Paradoksi është se vendi po ndryshon me shpejtësi. Viti zero për Shqipërinë ka qenë viti 1997. Në harkun e 13 viteve janë bërë ndryshime të rëndësishme. Por nga fronti i politikës ndryshimet janë negative. "Me libër shtëpie" është një shprehje shqiptare që ilustron taktikën e luftës politike. Vendi ka qenë 500 vjet nën Perandorinë Osmane! Edhe sot e kësaj dite turqit kanë proverbin "arnaut damar". Kjo shpjegon shpërthimet e befta të sherreve edhe kur palët duket se i kanë dhënë besën njëri -tjetrit për paqe në interes të kombit. Shfaqjet aspak dinjitoze të elitës politike në Bruksel dhe ca më tepër në Tiranë të kujtojnë njeriun që është mjeshtër për të qëlluar vetveten në këmbë. Në kontrast të plotë është politika e jashtme. Të dy krahët e politikës këtu në lëmin e punëve për jashtë bëjnë lojë të klasit të parë. Për punë të brendshme të kujtojnë psherëtimat e një intelektuali shqiptar të fillim shekullit të kaluar "Shqipëria u bë për t'i ngrënë kokat njëri-tjetrit"! Çdo dy apo tre muaj këtu nis një debat pa kuptim dhe shpesh më duhet t'u kujtoj zyrtarëve shqiptarë se ne raportojmë hollësisht për çdo gjë që ndodh në vendin e shqiponjave. Problemi i imazhit do të vijojë të rëndojë mbi Shqipërinë. Por vendi ka ku të mbështetet për të përmirësuar imazhin.

Në botën që po lëviz me shpejtësi ne kemi çfarë mësojmë nga Shqipëria. Do të ndalesha tek tre momente kryesore: 1. Hospitability: Shqiptarët të presin me krah hapur dhe ndryshe nga ne në Perëndim të mbyllur në egocentrizmin tonë, këtu mund të shijosh në të gjitha nivelet kufijtë e mikpritjes. 2. Toleranca fetare. Në shtypin e ditës lexoj herë pas here se mungesa e rrënjeve të thella të feve ka nxjerr në pah tolerancën fetare. Nga ajo që kam lexuar e kam ndeshur këtu më rezulton e kundërta, shqiptarët janë tolerantë dhe harmonia fetare zor se mund të përshkruhet në këtë kabëll. 3. Historia e Luftës së Dytë Botërore. Pak është marketuar fakti se numri i hebrenjve në Shqipëri në përundim të luftës ishte më i madh se në fillim të luftës. Në muzeun e Holokaustit në Ëashington, muze që vizitohet nga miliona njerëz çdo vit nuk ka asnjë të dhënë për këtë ngjarje unikale. Habitem se si nuk është marketuar në vëmendjen që meriton kjo faqe e ndritur në historinë e Shqipërisë. - E ardhmja padyshim që ka rezervuar ditë më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët, por të krijohet përshtypja se mungon dëshira e elitës. Këtu sllogani është: "anëtarësimi në BE", por nga mënyra si sillen dhe sinjalet që përçojnë e pandehin rrugën të lehtë dhe janë optimistë se do të mbërrijnë në Bruksel vetëm e vetëm për faktin se janë nisur për atje. Një ditore jo fort e besueshme në Tiranë botonte në faqen e parë vargjet: "Në Bruksel ne po vemi, kush s'beson borxh s'ja kemi". Mungon dhe kontributi i shoqërisë civile dhe medias. Nuk e kuptoj mirë shqipen, por ndjek me vëmendje spektakle të ndryshme ku lirisht satirizohen liderët politikë. Kjo është një shenjë e shëndetshme e demokracisë për këtë vend. Megjithatë media është po aq e polarizuar sa edhe politika. Këto ditë po ndjek lajmet për përmbytjet në veri të vendit. Përkthyesja shqiptare më sollin një përmbledhje të raportimeve të dy korrespondentëve nga terreni. Një televizion afër opozitës dhe tjetri afër qeverisë. Njëri fliste për "daullet e shiut" dhe tjetri për "daullet e dasmës".

Si ka mundësi që të kenë këndvështrim kaq të ndryshëm për situatën kur raportojnë nga i njëjti vend? Përkthyesja e zyrës duke menduar se i drejtova asaj këtë pyetje mu përgjigj: është normale që e shohin situatën krejt ndryshe sepse janë burrë e grua! Në situata të tilla emergjente më bëjnë përshtypje titujt e televizioneve: sipas tyre liderët politikë raportojnë për parashikimin e kohës dhe metereologëve u mbetet të flasin për aksione konkrete në terren. Në përgjithësi televizionet tregojnë kujdes për etikën dhe janë të ndjeshëm për fëmijët. Stacionet kryesore vendosin pullën e kuqe në filmat e orës së vonë, ose kur transmetojnë direkt nga Parlamenti. Komisioni Europian kërkon maturi nga klasa politike, por duket se këtu ende nuk e ka dëgjuar njeri këtë thirrje? Pyetja 1 milionë dollarë është se çfarë mund të bëhet për të ndryshuar situatën?! Një aktivist i shoqërisë civile (nuk po e përmend emrin nga droja se një ditë emri do të dalë në internet përmes wikileaks) më tha se "ju ndërkombëtarët" duhet të flisni me një zë dhe kështu populli shqiptar do ju kuptojë më mirë. - E pamundur- ia ktheva sepse ka ambasadorë që përfaqësojnë interesa të fuqishme ekonomike. Këtu mungon durimi dhe planet për të ardhmen nuk para shihen më sy të mirë. Nga ana tjetër shqiptarët të dalluar për "shpirtin e sipërmarrjes" bëjnë diferencën dhe sjellin ndryshime çdo ditë. Improvizimi është kryefjala, kallëzuesi dhe kundrina e të gjitha problemeve. Këtu është vendi i çudirave sepse në momentin që ke humbur çdo shpresë, befas sheh një dalldi mobilizimi dhe punët që mendojmë se duhen vite i kryejnë për 6 muaj (pasaportat biometrike si shembull). Drejtësia mbetet një problem më vete dhe kërkon një kabëll të veçantë nesër.

* Materiali i mësipërm për mungesë kohe nuk i është nënshtruar "clearence" nga autoriteti superior në ambasadë.

LUTFI DERVISHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
20 VJET PAS RËNIES SË KOMUNIZMIT INTEGRIMI EVROPIAN MBETET ËNDËRR (12.08.2010)
DHJETORI SHEMBI SISTEMIN KOMUNIST, TANI DETYRË ËSHTË DEMOKRACIANga BARDHYL UKCAMAJ, New York (12.08.2010)
AMBASADORI RAJERSON: MBRESA IME NGA SHQIPËRIA, DASHURIA E JASHTËZAKONSHME PËR SHBA (12.07.2010)
MORI SHKODËR, MOJ MIZORE, PAK NA U DUKE E SHUMË NA DOLE...Nga REXHEP SHAHU (student i përjetshëm Shkodre) (12.07.2010)
PUSHKATIMI I HASJANËVE QË KISHIN BASHKËPUNUAR ME DESANTËT QË ZBARKUAN NGA KOMPANIA 4000Nga SEJDI PEKA (12.06.2010)
AUREL PLASARI APEL SHISH DHE PROKURORISË PËR BIBLIOTEKËN KOMBËTARE (12.05.2010)
ZGJEDHJET RRITIN SIGURINË NË VERI (12.04.2010)
SHKODRA PËRJETON AKTUALISHT NJË NGA SITUATAT MË PROBLEMATIKE TË PËRMBYTJEVE (12.04.2010)
SKLLAVËRIMI I HISTORIOGRAFISË SHQIPTARENga FATBARDHA DEMI (12.04.2010)
DR. MUJË RUGOVA: LIDERËT E PRESHEVËS S'KANË NEVOJË TË BËJNË MARKETING NË EMËR TË GJESTEVE TË UPNga KUSHTRIM MALIQI, AIK-Presheva Sot (12.03.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]