VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DHJETORI SHEMBI SISTEMIN KOMUNIST, TANI DETYRË ËSHTË DEMOKRACIANga BARDHYL UKCAMAJ, New York

                                                                                      

E Martë, 04.30.2024, 12:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

DHJETORI SHEMBI SISTEMIN KOMUNIST, TANI DETYRË ËSHTË DEMOKRACIA

Nga BARDHYL UKCAMAJ, New York


E Mërkurë, 12.08.2010, 10:57am (GMT+1)

Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që realizoi ndryshime sistemesh politike (shembjen e regjimit bunker në Europë) në mënyrë paqësore. Eshtë aksioni politik më pro- europian, që nga Rilindja Kombëtare. Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 legjitimoi të drejtën e pluralizmit politik në Shqipëri.

Kjo lëvizje në të gjitha aspektet ishte një revolucion për shoqërinë; ishte paqësore e liberale në një shtet të dhunës dhe urrejtjes; ishte elitare në një mbretëri të mediokritetit; ishte patriotike e pro-europiane brenda kufijve të një shteti anti-perëndimor. Kjo lëvizje në gjurmët e Rilindjes Kombëtare përcaktoi aksiomën e shqiptarëve të shekullit të ri: "E duam Shqipërinë si gjithë Europa".

Naltësimi i kësaj ngjarje historike në kujtesën tonë kolektive na nderon e ndihmon si bashkësi e ndergjegjsueme për të sotmen e të nesërmen tonë. Nderimi i ngjarjeve dhe figurave të rëndësishme të kujtesës sonë historike është i dobishëm në shumë aspekte. "Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekëson kujtimin e tyne, jo vetëm ndër faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e në monumente, ai popull tregon se ka ndërgjegje, se ka ndiesi të holla, se njeh miradijen e ka dëshirë me u sjellun e me u drejtuem mbas shembullit të të Mëdhajvet të vet", shkruante Luigj Gurakuqi.

Ne, ish- studentët dhe pedagogët e Universitetit të Tiranës dhe universiteteve të tjera, arritëm një sukses historik për popullin shqiptar, por edhe për qytetërimin europian. Rrëzuam një prej diktaturave më të egra dhe shembëm një nga regjimet më barbare të kontinentit. Jam i lumtur si njeri nga mijëra luftëtarët e lirisë së Dhjetorit 90-të për çfarë i afruam atdheut kur më së shumti i duhej. Dhe e bëmë me një përgjegjësi e dinjitet të lartë qytetar.

Liria kolektive nuk mund të fitohet e garantohet me revolucion, por fitohet e drejta e individëve për të luftuar e punuar për liritë e tyre e të shoqërisë në të cilën jetojnë. Në Dhjetorin e 90-ës, në dekadën e fundit të shekullit të XX-të, të bashkuar rreth idealit të lirisë së përbashkët, fituam të drejtën për të luftuar për liritë individuale, e kjo betejë duhet të vazhdojë.

Shoqëria shqiptare e ka arkivuar në histori të shkuarën komuniste (së paku si sistem). Sot jetojmë në një shoqëri të hapur. Në ditët e sotme elita shqiptare ka detyrimin t'i afrojë një shërbesë të re shoqërisë: Ushqimin e përditshëm të demokracisë në hapësirat ballkanike ku jetojnë shqiptarët; fuqizimin ekonomik dhe shëndoshjen e identitetit kombëtar. Sot e nesër, së bashku për një shoqëri plotësisht evropiane, në të gjithë hapësirën e atdheut tonë.

BARDHYL UKCAMAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMBASADORI RAJERSON: MBRESA IME NGA SHQIPËRIA, DASHURIA E JASHTËZAKONSHME PËR SHBA (12.07.2010)
MORI SHKODËR, MOJ MIZORE, PAK NA U DUKE E SHUMË NA DOLE...Nga REXHEP SHAHU (student i përjetshëm Shkodre) (12.07.2010)
PUSHKATIMI I HASJANËVE QË KISHIN BASHKËPUNUAR ME DESANTËT QË ZBARKUAN NGA KOMPANIA 4000Nga SEJDI PEKA (12.06.2010)
AUREL PLASARI APEL SHISH DHE PROKURORISË PËR BIBLIOTEKËN KOMBËTARE (12.05.2010)
ZGJEDHJET RRITIN SIGURINË NË VERI (12.04.2010)
SHKODRA PËRJETON AKTUALISHT NJË NGA SITUATAT MË PROBLEMATIKE TË PËRMBYTJEVE (12.04.2010)
SKLLAVËRIMI I HISTORIOGRAFISË SHQIPTARENga FATBARDHA DEMI (12.04.2010)
DR. MUJË RUGOVA: LIDERËT E PRESHEVËS S'KANË NEVOJË TË BËJNË MARKETING NË EMËR TË GJESTEVE TË UPNga KUSHTRIM MALIQI, AIK-Presheva Sot (12.03.2010)
Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë iu përgjigjet disa shkrimeve rreth marrëveshjes detare me AthinënGAZMEND TURDIU: AS UNË E AS QEVERIA SHQIPTARE S'KA FRIKË NGA WIKILEAKS (12.02.2010)
DISAPORA JASHTË REGJISTRIMITNga Akademik HIVZI ISLAMI (12.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]