E Martë, 05.14.2024, 09:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

PËRKUJTOHET NË GJAKOVË 100 VJETORI I HERONJVE TË PAVARËSISË ABDULLAH HOXHA DHE SHABAN BINAKI

Nga HARRI BAJRAKTARI


E Mërkurë, 01.12.2011, 01:28pm (GMT+1)

Në pamundësi që të jem bashkë me ju dhe të bëhem pjesë e këtij tubim historik, më lejoni që nga Neë York-u t' ju përshëndes juve personalisht dhe pjesëmarrësit e këtij manifestimi dinjitoz ku sot përkujtoni dy figura të rëndësishme të kombit, Shaban Binakun dhe Abdullah Hoxhën, me rastin e 100 vjetorit të varjes së tyre nga xhonturqit e rinj, në qytetin tuaj, në Gjakovën heroike. Me këtë po tregoni se çmoni lart vlerat historike të popullit tonë, përcjellë me kalvare e sakrifica të mëdha për liri dhe pavarësi.

Me këtë rast, gjithashtu, ju shprehu falenderimet e mia të përzemërta, që ky përvjetor mbahet nën patronatin tuaj, si shprehje respekti ndaj këtyre dy dëshmorëve që ranë për liri, vetëm dy vjet para se Shqipëria ta fitonte pavarësinë dhe në këtë kontekst përshëndes edhe emërtimin e një rruge të qytetit tuaj, me emrin e Shaban Binakut dhe Abdullah Hoxhës. Është kënaqësi e jashtëzakonshme kur sheh manifestime të tilla të organizuara që rrëfejnë historinë tonë kombëtare, luftërat dhe sakrificat e vazhdueshme për liri dhe pavarësi dhe me këtë u tregojmë breznive të sotme dhe të

nesërme se një popull ka perspektivë të ndritshme vetëm nëse nuk e harron historinë e tij.

I nderuari kryetar,

Me këtë tubim të mbajtur sot në këtë sallë solemne nuk nderoni vetëm këta dy dëshmorë të Malësisë së Gjakovës, por tërë popullin e kësaj ane që është pjesë e luftërave të vazhdueshme për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Ne jemi fatlum që kemi pritur këtë ditë ku shqiptarët asnjëherë në të kaluarën nuk kanë qenë më të fortë se sot, dhe ku shqiptarët asnjëherë gjatë historisë nuk kanë qenë më mirë se sa sot, më afër perëndimit: Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me këtë shënim të këtij përvjetori keni nderuar edhe familjen time e cila është e lidhur ngushtë me familjen e Musli Mulosmanajt dhe Mulosmanajve tjerë në SHBA dhe në Malsinë e Gjakovës.

Kujtimi im për këtë familje është i prekshëm, domethënës dhe tradicional: si fëmijë në moshën 13 vjeçare kur zbrita në aeroportin "Kennedy" në Neë York së bashku me babain, nënën dhe tri motrat e mia para 40 vjetësh si emigrant, ishte kjo familje, bujaria dhe fisnikëria e saj që neve në një botë të panjohur, na bëri të ndiheshim të sigurt, mu si në Vranocin tim, nga atje ku rrënjët e mia u përhapën dhe u sforcuan në Amerikë. Dhe, pa përkrahjen e Amerikës mike, bota shqiptare nuk do të ishte këtu ku është dhe nuk do të ishte e sigurt atje ku sot është. Me lejoni që në këtë fjalë përshëndetëse të them diçka edhe për familjen Mulosmanaj: Familja e Binak Alisë ose me mbiemrin e më vonshëm Mulosmanaj nga Bujani i Malësisë së Gjakovës ka bërë një rrugë të gjatë në historinë tonë kombëtare. Kjo familje u shqua për luftëra të vazhdueshme heroike, ku la gjurmë të thella në Lëvizjen tonë Kombëtare që nga Lidhja e Prizrenit e deri në historinë më të re. Ndjenja e saj kombëtar ka bërë që familja Mulosmanaj, brez pas brezi, ta ndërtojë famën e vetë që s' u nda asnjëherë nga lavdia dhe krenaria kombëtare. Personalitetet e kësaj familje kanë shënuar kaptina të ndritshme të historisë sonë nacionale: Binak Alia(1805), përveç që ishte luftëtar për lirinë kombëtare, u shqua si një gjykatës popullor brenda shoqërisë shqiptare nën pushtimin osman. Ky burrë i Malësisë së Gjakovës, u bë aq i njohur sa që u shndërrua në një figurë mitologjike të drejtësisë tradicionale zakonore.

Me këtë fillon fama e kësaj familje për të vazhduar më pas me dejemtë e tij: Qerimin, Shabanin, Aliun, Halitin dhe nipin Zeqirin. Nga rrënjët e kësaj familje është edhe trimi legjendar Mic Sokoli i cili kreu një akt trimërie të rrallë duke i vënë gjoksin topit të armikut në fushëbetejën e Sllovisë në Rafshin e Kosovës afër Lipjanit, kundër ushtrisë turke. Personalitetet që i përkujtojmë sot, Shaban Binakun dhe Abdullah Hoxhën, me rastin e 100 vjetorit të varjes nga xhonturqit përbëjnë një tjetër krenari dhe një tjetër histori të Malësisë së Gjakovës. Shaban Binaku qysh i ri ndoqi rrugën e babait të tij, Binak Alisë. Ky mori pjesë edhe në betejën e Slivovës, ku ranë trimërisht Mic Sokoli dhe Smail Mehmeti. Në këtë betejë ishte edhe Qerim Binaku dhe Man Avdia. Shaban Binaku bashkë me Abdullah Hoxhën e Bajram Currin, si dhe patriotë të tjerë shqiptarë patën organizuar rezistencë të fuqishme kundër depërtimit të forcave të Turgut Pashës në këto anë, në vitin 1910"”1911. Për shkak të kësaj rezistence, këta dy patriotë u varën barbarisht nga qeveria e xhonturqve në Gjakovë. Familja Mulosmanaj vazhdoi traditën e luftërave kundër armiqve të Shqipërisë. Ajo luftoi forcat naziste okupuese, ku njëri nga anëtarët e saj Rrustem Avdyli- Mulosmanaj ra heroikisht. Në luftë kundër nacistëve shquhet edhe Abdyl Qerimi, të cilin më vonë komunistët shqiptarë e dënuan me 101 vjet burg ku nga torturat dhe mjerimi vdiq në Lushnjë më 1953. Kjo familje e ndritur kundërshtoi pushtuesit serbë dhe komunistët, ashtu siç kishte kundërshtuar nazistët dhe fashistët. Diktatori Hoxha, duke parë se Mulosmanajt janë me vetëdije të lartë kombëtare dhe me një dinjitet të palkundshëm, filloi dhunën e përgjithshme ndaj tyre, duke i vrarë, burgosur dhe zhdukur, disa nga ta, pa gjurmë, si Sylejman dhe Ali Mulosmanaj.

Ndërsa, oficerin e Mbretit Zog të Parë, Mal Shabanin, Enver Hoxha për veprimtarinë e tij antikomuniste e dënoi me 101 vjet burg, ku nga torturat vdiq në Shkodrër, më 1948.

Ramë Zeqiri Vojvoda-Mulosmanaj, i cili kishte mbaruar akademinë ushtarake, humbi pa gjurmë nga UDBA jugosllave, pasi ai kishte dalë në Mal të Zi. U vra edhe Zenun Alia- Mulosmanaj në vitin 1946 në Tropojë nga forcat komuniste. Më 1949 Hazir Sylë Mulosmanaj u zhduk në burgun e Durrësit pa gjurmë. Numri i të vrarëve dhe të ndjekurve nga forcat komuniste të E. Hoxhës ka qenë i vazhdueshëm dhe shumë i egër ndaj kësaj familje. Një pjesë e Mulosmanajve, u vunë në shtetrrethim të hekurtë nga regjimi dhe, kështu, e kishin të pamundshëm vazhdimin e jetës në Bujan të Malësisë së Gjakovës, prandaj ata vendosën të kalojnë në Kosovë. Cel Shabani, babai i Musli Mulosmanajt, luftoi kundër forcave komuniste në Tropojë. Arrestohet disa herë. Nga persekutimet e vazhdueshme detyrohet të ikë në Kosovë bashkë me nipin Can Malën dhe dy djemtë, Musliun dhe Hysenin, duke lënë katër fëmijë të mbyllur në një plevicë ngase shtëpinë ia kishin djegur forcat komuniste, si të tij, ashtu edhe të Malës dhe Zenunit. Vdiq gjatë një operacioni në një spital të Nishit në vitin 1953 në mënyrë shumë të dyshimtë. Po kështu, në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtin spital, vdiq edhe Ramë Zeqiri më 1953. Familja e mbetur e Cel Shaban Mulosmanaj pas një qëndrimi 18 vjetësh në Kosovë, emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Cela kishte tre djemë: Hysenin, Musliun dhe Shemsiun. Shemsiu, më i vogli me dy motrat e tij u internua në Tepelenë dhe, vritet atje në vitin 1949. Nga kjo familje në Neë York kam njohur Can, Abedin, Hysen, Musli, Hamit dhe Sami Mulosmanajn, bujaria e të cilëve ka qenë e pafund. Dua të theksoj se babain tim e lidhte shumëçka me këtë familje, ashtu si mua me Musliun sot dhe Mulosmanajt tjerë.

Kam pasur fat të madh që i njoha këta burra të shkëlqyeshëm. Kjo familje nacionaliste, antiserbe dhe antikomuniste për më tepër se 90 vjet i mbet

besnik Mbretit Zog dhe Leka Zogut, jashtë dhe brenda atdheut.

I nderuari kryetar dhe të nderuar pjesëmarrës të këtij tubim përkujtimor, Sot Kosova, pas shumë luftërave, përpjekjeve, vuajtjeve, burgosjeve, ekzekutimeve dhe masakrave që bënë serbët për 100 vjet mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare, po gëzon lirinë dhe Pavarësinë, ndërsa Shqipëria për dy vjet kremton 100 vjetorin e ngritjes së flamurit në Vlorë, ku u shpall Pavavrësisa. Më vjen keq që shumë njerëz nuk arritën ta shohin Kosovën e lirë, por jam i bindur se kontributi i tyre nuk do të harrohet. Historia jonë është e dhmbshme dhe në të njëjtën kohë krenare, e paharruar dhe e lavdishme. Sot trojet shqiptatre po integrohen gjithnjë e më shumë: nga Tivari e Ulqini në Sarandë e Gjirokastër, nga Prespa e Manastiri në Podujevë e Merdare, nga Mitrovica e Shala e Bajgorës në Kumanovë e Preshevë dhe nga Prishtina në Tiranë. Dhe, sot po e njohim njëri-tjetrin, që s' kishim rast ta njihnim më parë as njërin as tjetrin. Pra e tërë kjo po krijon hapësirë e mundësi reale për një integrim më të hovshëm në aspektin ekonomik, kulturor, politik dhe në fusha të tjera në të gjitha trojet tona. "Rruga e Kombit", është faktori kryesor që i afroi gjeografikisht shqiptarët dhe ngadalë, mund të them, po krijohet një Shqipëri e unifikuar etnike.

Këto merita i takojnë kryeministrit të Shqipërisë Dr. Sali Berishës, i cili Shqipërisë i hapi rrugë dhe perspektivë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Liberalizimi i vizave që u bë tash për shqiptarët e Shqipërisë, është vetëm një prej sukseseve vargore të Qeverisë Berisha. Ne e dimë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndodhet padrejtësisht në Hagë. Ai ishte luftëtar i spikatur për liri dhe kontributi i tij është i paprekshëm. Pretendimet që të vendoset një vijë barazimi mes luftëtarëve për liri të Kosovës dhe pushtuesve e kriminelëve serbë, jo që është fakt i paqëndrushëm dhe irracional, por është i prirë nga një politikë absurdi me qëllime të caktuara të disa qarqeve. Jam i bindur se drejtësia ndaj tij do të fitojë. Uroj që Ramush Haradinaj sa më parë të jetë në mesin tonë, pranë familjes së tij. Ky personalitet i duhet popullit të Kosovës. Kosova, e cila para dy vjetësh fitoi pavarësinë, ka nevojë më të madhe për zhvillimin e demokracisë së mirëfillt, si kusht kryesor për zhvillim të përgjithshëm. Dhe së fundi dua të theksoj se është privilegj i së cilit prej nesh kur udhëton nëpër trojet shqiptare dhe sheh të arriturat që ka bërë populli ynë: rrugë të asfaltura, autostrada, shkolla moderne, fabrika dhe përparime tjera. Populli shqiptar, një ndër më të lashtit në Evropë, është një popull vital, me perspektivë të hapur. Me një punë të përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe me shqiptarët në Maqedoni, e krahinave shqiptare në

Mal të Zi e Serbi, më shpejt do të ecim drejt integrimeve evropiane dhe më shpejt do të zhvillojmë nivelin e demokracisë së mirëfilltë perëndimore.

27 Nëntor, 2010

*Harri Bajraktari është një nga eksponëntët e shquar të komunitetit shqiptar në SHBA. Ai ka kontribute të mëdha për lobimin e çeshtjes shqiptare në Uashington, si dhe për financimin e lëvizjeve që çuan në lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

HARRI BAJRAKTARI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROMOVOHET MONOGRAFIA "IMZOT MARK SOPI, NJË JETË PËR FE DHE ATDHE" (01.12.2011)
AMBASADORJA MÃœLLER-HOLTKEMPER: "PREMTOJMË NJË SHKËMBIM MË TË FUQISHËM MES SHOQËRIVE TONA CIVILE" (01.11.2011)
BUNA E RE DHE DRINI I RI NJË ZGJIDHJE E DETYRUARNga Ing. XHEVAHIR NGJEQARI (01.11.2011)
DR. Zef Mulaj pos shkencëtar i mirëfilltë edhe shkrimtar i shkëlqyeshëmNXORI NË DRITË ROMANIN "IMAZH", SI MJALT MBI PLAGËT TONA TË TRANZICIONIT KOMBËTARNga ENGJËLL KOLIQI (01.10.2011)
MË 4 JANAR VDIQ MUZIKANTI SHKODRAN TONIN ZADEJANga PAUL TEDESCHINI (01.08.2011)
NEVOJA E NJË DËSHMIENjëzet e pesë vjet mbas ndalimi të novelës "Ata të dy e të tjerë" të Koço KostësNga ARTA SHAPLLO SEITI (01.06.2011)
SHËN JERONIMI PREJ ILIRIENga DANIEL GÀZULLI (01.06.2011)
HISORIA E GAZETËS QË BËRI HISTORINga MUJË BUÇPAPAJ (01.06.2011)
DOEMOSDOSHMËNIA E ÇFUQIZIMIT TË LIGJIT KOMUNIST TË "DREJTSHKRIMIT"!Nga PAUL TEDESCHINI, Itali (01.04.2011)
ETIMOLOGJIA E RE E GJUHËSNga AVNI XHELILAJ (01.03.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]