VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BUNA E RE DHE DRINI I RI NJË ZGJIDHJE E DETYRUARNga Ing. XHEVAHIR NGJEQARI

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 09:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

BUNA E RE DHE DRINI I RI NJË ZGJIDHJE E DETYRUAR

Nga Ing. XHEVAHIR NGJEQARI


E Martë, 01.11.2011, 08:17am (GMT+1)

Konxhestioni hidrologjik i Bunës

Nivelet e vazhdueshme të ujërave përmbytëse në Ultësirën e Shkodrës dhe Lezhës nga datat 27 dhjetor 2009-12-17 janar, përmbytjet pjesore në muajin shkurt dhe ripërmbyrtjet në muajin dhjetor 2010, në të dyja anët e shtratit të Bunës, vërtetuan se marrëdhëniet hidroteknike midis gjirit të Drinit (niveleve detare), shkarkuesit e Bunës e të Vilunit, kuotave të Ultësirës së Shkodrës dhe prurjeve të Liqenit të Shkodrës, Drinit, Kirit, nuk funksionojnë. E për rrjedhojë Ultësira e Shkodrës gjendet e penalizuar nga përmbytjet periodike dhe do të përmbytet sa herë të rriten nivelet detare, prurjet e Moraçës (Liqeni i Shkodrës), shkarkesat e Drinit apo plotat e Kirit. Në mediat e shkruara dhe vizive specialistët shpjegojnë me hollësi mbi Kaskadën e Drinit dhe bonifikimin e Ultësirës të Shkodrës, ndërsa tregohen shumë të kufizuar mbi kapacitetet maksimale të shtratit të Bunës, zgjidhjet e reja, aksionet përmbytese të Liqenit të Shkodrës, aftësinë thithëse të ujërave nga pasqyra detare e gjirit të Drinit etj. Duhet të shtojmë se hidrografi i përmbytjeve të Ultësirës të Shkodrës ka disa lidhje organike, kryesorja është shtrati i Bunës dhe marrëdhënia me pasqyrën detare të Drinit, mbi të cilin veprojnë një kompleks faktorësh hidrologjikë, klimatologjikë, meteorologjikë, veprojnë vektorët e erërave dhe korrenteve detare me të gjithë ekstremitetet e potencialeve të Adriatikut dhe Mesdheut. Duke krijuar disnivele detare që në rastin e interferencave me prurjet e Bunës shkaktojnë përmbytjet në Ultësirën e Shkodrës.

Gjiri i Drinit dhe korrentet detare

Gjiri i Drinit nënkupton bregdetin nga (delta e Bunës-Shëngjin-Kune Vaini-Tale-delta e Matit-Bregdeti i Patogut-delta e Ishmit-bregdeti verior i Kepit të Rodonit). Në të gjithë njësitë matëse Gjiri i Drinit përbën pa asnjë krahasim një nga gjiret më të mëdhej të Adratikut, gjirin me relievin më të bukur, më mjedisor, turistik, më cilësor dhe gjirin më të thellë në natyrën e tij në të gjithë Mesdheun, gjirin me hidrologjinë dhe me gjeometrin e korrenteve detare më të pasur të të gjithë Adriatikut dhe Jonit Lindor. Pjesë e këtij mozaiku është Ultësira e Shkodrës dhe shtrati i Bunës.

Në konceptin fizik Gjiri i Drinit ka gjatësinë e bregdetit rreth L=58 km, gjatësinë frontale nga Kepi i Rodonit-delta e Bunës (kordën) L=30 650 ml, gjendet R=31100 ml më brenda se faqja e jashtme e Ishullit të Sazanit, gjendet L=19 650 ml më brenda se dalja e Bishtit të Pallës, gjendet L=14 650 ml më brenda se Kepi i Rodonit. Në Gjirin e Drinit derdhen lumejtë e Bunës, Kirit, Drinit, Matit dhe Ishmit. Baseni ujëmbledhës i Shqipërisë llogaritet S=43 305 km² nga të cilat S=22696 km² ose V=52 ,4 % derdhen në Gjirin e Drinit. Ndërsa si prurje mesatare vjetore lumejtë trasportojnë në det rreth Q mes.=1308 m3/sek, nga e cila Q mes.= 802,9 m3/sek ose 61,3% derdhet në Gjirin e Drinit. Një kuriozitet tjetër është se bregdeti i stërgjatur slloven, kroat, malazes ka një gjatësi bregdetare L=6160 km dhe një basen të kufizuar ujëmbledhës L=46 544 km², i cili pothuaj është i barabartë me basenin ujëmbledhës shqiptar S= 43 305 km² që derdhet në një gjatësi bregdetare (Adriatik, Bunë-Vlorë) rreth L=270 km. Duke krahësuar shifrat rezulton se në Gjirin e Drinit shkarkohet rreth 25% e gjithë basenit ujëmbledhës Vlorë-Bunë-Trieste- Në Gjirin e Drinit nëpërmjët lumit Buna derdhen edhe dy shkarkues natyralë të prurjeve të Liqenit të Shkodrës dhe Liqenit të Ohrit. Kjo nënkupton se lumi Buna shërben në gjuhën e hidroteknikës si shkarkues katastrofik ose shkarkues natyral të ujërave të tepërta të dy liqejve.

Konxhestioni i Bunës ose Suezi i hidrologjisë

Fjala konxhestion me prejardhje nga mjekësia nënkupton bllokimin në një nyje të caktuar të një arteri në trupin e njeriut. Vena fryhet në të dyja anët, qarkullon ngadalë ose pastrohet ose çahet. Ky term për herë të parë është përdorur në infrastrukturë kur në kufirin polako-gjerman vargu i makinave arriti deri në 50 km nga vonesat kufitare. Por edhe trungu i lumit Buna nuk është gjë tjetër veçse një By Pass i hapur natyral ose Suezi i hidrologjisë shqiptare (ose Suezi i hidrologjisë së Adriatikut Lindor), i cili për 15 ditë rresht bllokoi shkarkimet e ujërave të Drinit, Kirit dhe Liqenit të Shkodrës.... Në nivelet më kritike të përmbytjeve në datat 12 dhe 17 janar, shkurt dhe nëntor-dhjetor 2010, arritëm të kalojmë në brendësi të Velipojës, deltës së Bunës në zonën e Pulas, poshtë qendrës policore dhe nga pamja e jashtme pasqyra ujore pothuaj nuk lëvizte. E njëjta pamje ishte dhe në Vilunit, sipër Urës së Drurit. Me të drejtë shtrohet pyetja ........ Çfarë përfaqëson lumi Buna në konceptin hidrologjik, cilat janë funksionet dhe aftësitë hidroteknike, cilat janë marrëdhëniet me bregdetin dhe ç'farë kërkojnë shqiptarët nga Buna? ....

Shtrati i lumit Buna në një vijë ajrore ruan një gjurmë me gjatësi L=25,4 km, ndërsa gjatësia e shtratit nga dalja e Liqenit të Shkodrës në det arrin L=41 km. Shtrati i lumit Buna është aluvional ose lymor dhe zotëron pjerrësinë natyrale mes I=02% ose 20 cm për 1 km dhe më pak. Pjerrësisë së vogël të lumit i shtohen dhe gjarpërimet ose meandrimet, fushat e Bërdicës, Derragjatit, Oblikës, Obotit, Samrishtës, Dajçit, Pentarit etj. Lumi Buna shërben si shkarkues natyral i Liqenit të Shkodrës. Por Liqeni i Shkodrës përpunon ujërat e lumit Moraças, Cemit, të Malit të Zi dhe ujërat e basenit të Vrakës, Rjollit, me një sipërfaqe ujëmbledhëse që arrinte S=5187 km2 dhe Kirit. Si rrjedhojë e plotave në vitin 1846-1858 lumi i Drinit ndërron drejtimin dhe shkarkohet në shtratin e lumit të Bunës rreth L=1,4 km më poshtë se dalja e Bunës nga Liqeni i Shkodrës. Aktualisht shtrati i lumit Buna duhet të përcjellë në det ujërat e Liqenit të Shkodrës, ujërat e Drinit, Kirit etj. Në konceptin hidrologjik lumi i Bunës duhet të përcjellë basenin ujëmbledhës S=19 582 km2 ose 45% të ujërave të gjithë basenit të lumejve të Shqipërisë, ndërsa si prurje mesatare duhet të përcjellë V=679 m3/sek ose 52% të prurjeve mes. të të gjithë lumejve të vendit. Lumi Buna në dalje të Liqenit të Shkodrës ka kuotën h=9,2 m, në takimin me lumin Drin ka kuotën H=8,2m-8,5 m, në fushat e Bërdicës h=6,2 m, Obotit h=5,4 m, në Pentar h=3 m. Në takimin e Kirit me Drinin kuota arrin h=8,9 m, ndërsa zona ubane e pastër e Shkodrës fillon mbi kuotën H=10 m. Edhe kuotat e mësipërme kanë vite që nuk janë azhornuar dhe mund të jenë mbushur. Nga sa kuptohet uji i Bunës duhet të udhëtojë L=41 km me një diferencë kuote jo më shumë se H=8 m. Sipas një studimi hidroteknik delta e Bunës duhet të jetë gjithmonë H=-4 m nga niveli i bregut të detit. Nga ana jonë është fotografuar delta e Bunës në muajin gusht 2007-2008 dhe rezulton rrjedha e Bunës si nivel nuk është më i thellë se bregdeti. Si rezultat i aluvioneve delta e Bunës ka një zgjatim në formë elipsi e futur rreth 3 km në det më shumë se brigjet anësore dhe nga ana detare gjithmonë mbetet nën ndikimin e korrenteve jug-perëndimore. Kur niveli i detit ngrihet 60-100 cm (që është normale në dimër), ujërat detare depërtojnë deri në 5-6 km në brendësi të Bunës. Dhe kur ka prurje nga Liqeni i Shkodrës, nivelet detare bllokojnë ujërat e ëmbla të Bunës. Shkarkimet ngadalësohen, Buna fryhet e për rrjedhojë përmbyten menjëherë fushat e Obotit, Samrishtit, Pentarit etj. Kur në të njëjtën kohë ka ngritje të nivelit të detit, rriten prurjet nga Liqeni i Shkodrës dhe prurjet nga shkarkesat e kaskadës së Drinit, Kirit ose siç shprehen specialistët prurjet inteferohen në njësitë kohore, përmbyten menjëherë edhe zonat e Ashtës, Kolgjinit, Dajçit, Trushit, Melgushës, Lekës etj. Sipas llogaritjeve në shtratin e Bunës është mbushur, ka humbur funksionit. Në këto kushte seksioni i shtratit të Bunës nuk përcjell as 25% të plotave të disiplinuara dhe të padisiplinuara të basenit ujëmbledhës. Në konceptin ekonomik shkarkuesi i Bunës krahasohet me Kanalin e Suezit. Përfitimi nga veprat e kaskadës së Drinit, përfitimet nga Liqeni i Shkodrës dhe përfitimet nga veprat e kullimit e ujitjes të Ultësirës së Shkodrës janë minimalisht V= 3,5 milionë euro/ditë. Kjo e ardhur ditore krahasohet me të ardhurat që siguron trasversimi i Kanalit të Suezit, i cili përfiton mbi euro =5 milionë dollarë/ditë. Por Kanali i Suezit për të mirëmbajtur thellësinë dhe dimensionet e mban të angazhuar Dragën e Moshuar, e cila ka kostuar V=100 milionë euro. Por Kanali i Suezit L=152 km lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq, duke shkurtuar 11 700 km çdo udhëtimi nga Europa në Lindje dhe anasjelltas. Dhe me të drejtë është shpalluar patrimonio botërore, duke u ruajtur e mirëmbajtur me një status të veçantë. Por në kuptimin ekonomik shkarkuesi i Bunës përbën patrimonion e ekonomisë shqiptare.

Buna është pjesë organike e një skeme ekonomike nga përfitohet mbi 30% e të ardhurave kombëtare. Si konkluzion shtrati i Bunës ka nevojë për një studim dhe sistemim kompleks në marrëdhënie të ngushtë me plotat e Liqenit të Shkodrës, me shkarkimet, devijimet, ndarjet e Drinit, në lidhje të ngushtë me aftësinë përcjellëse të Drinit të Vjetër, në marrëdhënie të ngushtë nivelet detare dhe bregdetare, në marrëdhënie të ngushtë me depresionet e relievit të Ultësirës së Shkodrës etj. Nga ana jonë ofrohen zgjidhje që mund t'i shërbejnë multifunksionit të By Pass-it natyral të Suezit të Bunës.

Rregullimi hidroteknik i shtratit të Bunës, Drinit dhe Drinit të Lezhës

Duke qenë thellimi i Bunës pjesor apo i tërë nuk është zgjidhje teknike dhe do të kthejë shtratin në një gropë septike. Për herë të parë po i jepet publikut një zgjidhje hidroteknike e re. Rregullimi hidroteknik parashikon shkurtimin e lumit të Bunës nga L=41 km në 27 km njëkohësisht parashikon hapjen e Drinit të Ri ose Drinit të Vilunit me gjatësi L=24 km, nga të cilat vetëm 17 km do të jetë shtrat i ri, parashikon lidhjen organike të Drinit të Ri, me Drinin e Lezhës dhe lumit të Bunës....... Studimi parashikon dhe mundësinë e shkarkimit të prurjeve të Bunës, Kirit dhe Drinit sipas nevojës në Bunë, Drinin e Ri dhe Drinin e Lezhës... Kjo zgjidhje shfrytëzon relievin, shkallën e njohjes, lëndën e parë materiale dhe krijon mundësi që ujërat e basenit ujëmbledhës të Bunës dhe Drinit të shkarkohen në det, në tri dalje, duke dyfishuar pjerrësinë dhe me kosto minimale.

Gjatësia e Bunës ekzistuese L=41 km I=0,2%o

Gjatësia e Bunës së Re L=27 km I=0,31%o

Shtrati i ri L=12 km

Shkurtohen L=14 km

Shtrati i lumit të Bunës ka një gjurmë natyrale shumë të zgjatur dhe të çrregullt. Rregullimi i shtratit të Bunës nënkupton hapjen e shtratit të ri të Bunës nga lagjja "Mushani" te stallat e fshatit Belaj L=4 km, si një zgjatim natyral i shtratit të lumit të Bunës nga Ura e Shirokës ose nga Shkodra deri në Belaj dhe nga Belaj hapet shtrati i ri deri në lagjen "Luarzi" sipër Reçit, duke kaluar në livadhet e malit të Gjymit dhe ish-kënetën e Pentarit me gjatësi L=5,7 km. Nga Luarzi te Gjurma e re lidhet direkt me lagjen veriore të Pulajt me gjatësi L=2,3 km. Nga Pulaj në deltë lumi i Bunës të rrjedhë në shtratin ekzistues.... Hapja e lidhjeve të reja realizohet në mënyrë të pavarur nga shtrati ekzistues i Bunës nuk krijon probleme kufitare, shkurton gjatësinë e lumit L=14 km, duke ulur dhe kostot e mirëmbajtjes dhe thellimit etj., shton pjerrësinë e Bunës dhe dyfishon shpejtësinë e shkarkimit të ujërave. Në deltën e Bunës është parashikuar dhe një vepër arti, e cila rregullon marrëdhëniet midis niveleve detare dhe niveleve të Bunës. Shtrati i Bunës ekzistuese nuk do të prishet, do të mbesë në gjendjen natyrale, i lidhur me shtratin e ri të Bunës si një rrjedhë shkarkimi... Seksioni i ri i Bunës do të jetë i rregullt, drejtkëndësh barmje ose i gabionuar sipas varianteve të parashikuara.

Planimetria e shtratit të lumit Drini i Ri të shkurtuar ose e Drinit të Vilunit

L=24 km I=0, 56%o Shtrati i ri L=17 km

Lumi i Drinit mbas daljes nga Vahu i Dejës përshkon L=11 km bashkohet me lumin e Kirit para Urës së Bahçallëkut dhe bashkohet me lumin e Bunës h=8,5 m dhe shkarkon në det nëpërmjet gjurmës së Bunës L=41 km, duke shkaktuar dëmet dhe inondacionet natyrore. Studimi parashikon hapjen e një shtrati të ri të Drinit duke shfrytëzuar edhe depresionet dhe kanalet ekzistuese. Në pjesën verilindore të Kozmaçit në kuotat h=13 m ndërtohet një vepër e thjeshtë derivacioni. Nga vepra e marrjes mbi Kozmaç hapet një shtrat i ri me l=3,5 km deri në fshatin Plezh. Në fshatin Plezh shtrati i Drinit të Ri bashkohet me shtratin e Drinit të Lezhës. Dy lumejtë rrjedhin në të njëjtin shtrat nga Pezha deri në Shkjez ose deri te Ura e Bushatit me gjatësi L=2,5 km. Mbas Urës së Bushatit, lumi i Drinit të Lezhës ndahet dhe rrjedh në drejtimin e Lezhës ose jugperëndimit. Ndarja e Drinit të Lezhës realizohet nëpërmjet një vepre derivacioni, e cila mund të dërgojë prurje të komanduara në shtratin e Drinit të Lezhës edhe prurje nga të tepërta nga lumi i Drinit të Ri. Ndërsa Drini i Ri kalon në shtratin e ri që do të hapet nga Ura e Bushatit, stallat e Ranxës, Fshatin e Ri deri në Urën e Gjon Lulit me gjatësi L=7,5 km. Nga Ura e Gjon Lulit hapet një husek poshtë Qafës së Shtiqnit dhe shtrati i Drinit të Ri derdhet në Kanalin e Martemës dhe rrjedh në drejtim të Vilunit. Natyrisht që studimi parashikon dhe sistemimin e kanalit të Martemës dhe Viluanit në kushtet e plotave dhe prurjeve të reja. Studimi parashikon dhe rregullimin hidroteknik të shtratit të lumit të Drinit nga Vahu i Dejës deri në bashkimin me lumin e Bunës, e cila duke pasur një disnivel H=13m krijon mundësi të shërbejë si një distributor dhe enë komunikuese për të shpërndarë ujërat ose plotat e Bunës, Kirit, Drinit sipas nevojës në shtratin e Bunës, shtratin e Drinit të Ri dhe shtratin e Drinit të Lezhës. Në pamundësi të jepen hollësi topografike dhe hidroteknike shkrimi shoqërohet me planimetrinë e zgjidhjes teknike.

Ing. XHEVAHIR NGJEQARI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DR. Zef Mulaj pos shkencëtar i mirëfilltë edhe shkrimtar i shkëlqyeshëmNXORI NË DRITË ROMANIN "IMAZH", SI MJALT MBI PLAGËT TONA TË TRANZICIONIT KOMBËTARNga ENGJËLL KOLIQI (01.10.2011)
MË 4 JANAR VDIQ MUZIKANTI SHKODRAN TONIN ZADEJANga PAUL TEDESCHINI (01.08.2011)
NEVOJA E NJË DËSHMIENjëzet e pesë vjet mbas ndalimi të novelës "Ata të dy e të tjerë" të Koço KostësNga ARTA SHAPLLO SEITI (01.06.2011)
SHËN JERONIMI PREJ ILIRIENga DANIEL GÀZULLI (01.06.2011)
HISORIA E GAZETËS QË BËRI HISTORINga MUJË BUÇPAPAJ (01.06.2011)
DOEMOSDOSHMËNIA E ÇFUQIZIMIT TË LIGJIT KOMUNIST TË "DREJTSHKRIMIT"!Nga PAUL TEDESCHINI, Itali (01.04.2011)
ETIMOLOGJIA E RE E GJUHËSNga AVNI XHELILAJ (01.03.2011)
FLAKA E VJEDHUR E PODRIMJES NË FRËNGJISHT (12.31.2010)
PSE KAQ NEVRIK, Z. ÇUÇKA?Replikë e detyrueshmeNga DANIEL GÀZULLI (12.29.2010)
SHKRIME TË PANJOHUNA TË AT GJERGJ FISHTËSNga KOLEC ÇEFA (12.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]