VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË KUJTIM TË PANDORA DEDJES (PAPUÇIU)-Arsimtare veterane dhe studiuese e apasionuar-Nga Prof. as. Dr. MURAT GECAJ

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 10:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

NË KUJTIM TË PANDORA DEDJES (PAPUÇIU)

-Arsimtare veterane dhe studiuese e apasionuar-

Nga Prof. as. Dr. MURAT GECAJ


E Enjte, 01.13.2011, 09:10am (GMT+1)

Më 13 janar 2011 mbushet një vit, qëkur u nda përgjithnjë nga jeta arsimtarja veterane, edukatorja e pedagogia dhe studiuesja e pasionuar e shkollës shqiptare, Pandora Dedja (Papuçiu). Ajo ishte bashkëshorte e denjë e Prof.Bedri Dedjes-Akademik e "Mjeshtër i Madh". Por, njëkohësisht, ishte dhe bashkëpunëtore në të gjithë krijimet e tij: letrare, publicistike, pedagogjike, shkencore e tjerë. Të dy, së bashku, ishin modeli i çiftit e bashkëshortit dhe, pastaj në jetë, i prindërve të përkushtuar ndaj vajzës, Edlirës e djalit të tyre, Taulantit.

Lindi në qytetin e Fierit, më 22 shkurt 1933, në një familje me tradita atdhetare. Ajo ishte vajza e luftëtarit demokrat Petro Papuçiu, motra e publicistit dhe e shkrimtarit të njohur Tuni Papuçiu dhe mbesa e fanolistit fierak Vangjel Lule.

Pasi mbaroi shkollën 7-vjeçare në qytetin e lindjes, erdhi në kryeqytet, ku ndoqi ish-shkollën e mesme pedagogjike "17 Nëntori", vazhduese e Institutit Femëror të Tiranës. Më pas, përfundoi studimete e larta, në degën e gjuhë-letërsisë shqipe.

Nga natyra kishte prirje për muzikën, por në shkollën e mesme iu edukua dashuria e pasioni për mësuesinë, gjë që e bëri pjesë të pandarë të jetës së vet. Ishte kjo arsyeja se përse ajo e vlerësonte gjithnjë shumë edhe përkushtimin e mësuesve të saj. Për ata Pandora ka shkruar me dashuri të madhe e mirënjohje të veçantë. Veçanërisht, e ka vlerësuar lart "Mësuesen e Popullit" Fatbardha Gega, me të cilën qendroi pranë e nuk u shkëput prej saj, deri sa kjo u nda përgjithnjë nga jeta.

Me dëshira, pasione e ëndrra të bukura për profesionin, Pandora shërbeu për një kohë të gjatë në Liceun Artistik "Jordan Misja" të Tiranës. Për punën e palodhur, pasionin dhe dashurinë ndaj nxënësve të saj, kanë folur e shkruar sa e sa prej tyre, të cilët më vonë arritën të bëheshin artistë të njohur të aritit dhe skenës shqiptare. Vërtet ishte mësuese e letërsisë, por ajo hyri thellë në botën e pasur të nxënësve të saj dhe u bë një nënë e dytë për ta, motër dhe shoqe e afërt.

Gjithnjë në fushën e arsimit, më tej Pandora iu përkushtua punës: redaktore në ish-Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri" dhe punonjëse shkencore në Institutin e Studimeve Pedagogjike. Në të dyja këto institucione, ajo u shqua për aftësitë e rralla redaktuese të veprave të ndryshme letrare, kryesisht në fushën e letërsisë për fëmijë. Gjithashtu, u dallua edhe me shkrime publicistike e studimore. Në to bie në sy dashuria e respekti për njerëzit e profesioneve të ndryshme, për mësuesit e nxënësit e saj, por dhe për çështje të edukatës, marrëdhënieve të shkollës me prindërit e familjen etj.

Trajtimi dhe eksperimentimi i çështjeve të mësimit të gjuhës letrare shqipe dhe të mësimit krijues, të drejtshkrimit e të drejtshqiptimit në shkollat 8-vjeçare, në vitet '70-të të shekullit të kaluar, kanë qenë në fokusin e studimeve të saj, me vlera mësimore, edukuese e përgjithësuese.

Veprimtaria kryesore krijuese e Pandora Dedjes, në fushën e mësimit, edukatës e pedagogjisë, gjendet e përmbledhur prej saj në librin me 466 faqe, që mban titullin "Kujtesë" (studime, kritikë letrare, mbresa), që është publikuar në Tiranë, në vitin 2006. Sigurisht, ajo ka patur dhe shkrime e punime të tjera, ndër to dhe dorëshkrim, që nuk janë në këtë botim të saj me interes të veçantë.

Ashtu siç thamë në hyrje të këtij shkrimi, ajo ishte dhe një bashkëshorte e nënë shembullore. Këto ndjenja të larta njerëzore Pandora i shfaqi dhe në mërrëdhënjet me kolegët, miqtë e dashamirët e shumtë të familjeve Dedja e Papuçiu. Ishte një nënë dhe grua me mendime përparimtare, tepër njerëzore, bujare e mikpritëse për cilindo. Ajo tregohej e gatshme për ta ndihmuar e për t'iu ndodhur pranë edhe atyre fëmijëve, të cilat i vuanin pasojat e luftës së

klasave të rregjimit totalitar. Janë të shumta rastet, kur Pandora Dedja u kujdes që t'ua lehtësonte dhimbjen nxënësve të saj ose fëmijëve të njerëzve të njohur, që u përballën me vështirësitë e jetës dhe i ndihmoi të edukoheshin e të shkolloheshin, duke hyrë kryekartë në rrjedhat e jetës.

Pas vdekjes së bashkëshortit, Prof.Bedri Dedjes, në prill 2004, ajo e

vazhdoi përkujdesin për mbledhjen e sistemimin e disa dorëshkrimeve të

tij dhe arriti të botonte ndonjërin prej tyre. Ajo mbeti deri në fund me atë merak të madh, të cilin e vazhduan më tej, i biri Taulanti dhe e bija Edlira, duke botuar edhe veprën e rrallë të këtij shkrimtari të shquar për fëmijë, "Presidenti i Planetit të Kuq", e cila do të përkthehet e publikohet në vende e gjuhë të ndyshme të botës.

Ishin këto arsye e të tjera, pse lajmi i ndarjes përgjithnjë nga jeta e Pandora Dedjes nuk preku vetëm mendjet e zemrat e fëmijëve e familjarëve, por dhe të sa e sa kolegëve, ish-nxënësve, miqve e dashamirëve të saj të shumtë dhe të familjes Dedja, në përgjithësi. Këto ditë, me rastin e njëvjetorit të kësaj ngjarjeje të dhimbshme, ajo u kujtua me nderim e respekt dhe mbi varrin e saj u vendosën buqeta me lule të freskëta.

Tiranë, 11 janar 2011

Prof. as. Dr. MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRKUJTOHET NË GJAKOVË 100 VJETORI I HERONJVE TË PAVARËSISË ABDULLAH HOXHA DHE SHABAN BINAKINga HARRI BAJRAKTARI (01.12.2011)
PROMOVOHET MONOGRAFIA "IMZOT MARK SOPI, NJË JETË PËR FE DHE ATDHE" (01.12.2011)
AMBASADORJA MÃœLLER-HOLTKEMPER: "PREMTOJMË NJË SHKËMBIM MË TË FUQISHËM MES SHOQËRIVE TONA CIVILE" (01.11.2011)
BUNA E RE DHE DRINI I RI NJË ZGJIDHJE E DETYRUARNga Ing. XHEVAHIR NGJEQARI (01.11.2011)
DR. Zef Mulaj pos shkencëtar i mirëfilltë edhe shkrimtar i shkëlqyeshëmNXORI NË DRITË ROMANIN "IMAZH", SI MJALT MBI PLAGËT TONA TË TRANZICIONIT KOMBËTARNga ENGJËLL KOLIQI (01.10.2011)
MË 4 JANAR VDIQ MUZIKANTI SHKODRAN TONIN ZADEJANga PAUL TEDESCHINI (01.08.2011)
NEVOJA E NJË DËSHMIENjëzet e pesë vjet mbas ndalimi të novelës "Ata të dy e të tjerë" të Koço KostësNga ARTA SHAPLLO SEITI (01.06.2011)
SHËN JERONIMI PREJ ILIRIENga DANIEL GÀZULLI (01.06.2011)
HISORIA E GAZETËS QË BËRI HISTORINga MUJË BUÇPAPAJ (01.06.2011)
DOEMOSDOSHMËNIA E ÇFUQIZIMIT TË LIGJIT KOMUNIST TË "DREJTSHKRIMIT"!Nga PAUL TEDESCHINI, Itali (01.04.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]