VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "DIHET SE NE GREKËT JEMI KOMPLOTISTË TË LINDUR" (Xhorxh Tenet)Opinion nga S. BOLLATI

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 02:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

"DIHET SE NE GREKËT JEMI KOMPLOTISTË TË LINDUR" (Xhorxh Tenet)

Opinion nga S. BOLLATI


E Premte, 02.18.2011, 02:49pm (GMT+1)

Në intervistën e dhënë më 2007 stacionit televiziv amerikan CBS, ish Drejtori i CIA-s pohon me gojën e tij se:.."jam grek dhe dihet se ne grekërit jemi komplotistë të lindur". Një grek tjeter, ose më saktësisht një kuçovllah nga malësia e Pindit, Niko Gaxojani, sot e vërteton edhe me qartë këtë pohim. Me paturpësinë më të madhe ai hyn në Shqipëri duke u paraqitur si përfaqësues i të fantazmës "Epir i Veriut".

Që nga koha e lashtësisë Krahina e Çamërisë, deri tek Tre Gurët e Zinj në Artë është banuar nga shqiptarë. Pra, ka vetëm SHQIPËRI TË JUGUT dhe këtë e kanë pohuar si historianët e lashtësisë ashtu edhe Lidhja e Kombeve më 1924. Më 1925, ish-kryeministri i Greqisë Pangallos pranonte se në Çamëri jetojnë shqiptarë. Më 1972, kryetari i Bashkisë së Gumenicës, duke i folur shqip ambasadorit shqiptar në Greqi, pohonte se rreth e qark ka mbi 40 fshatra që flasin në shtëpi vetëm shqip.

Në shtatorin e vitit 2010 munda të hyj në Greqi dhe të shkoj në Çamëri vetëm në sajë të pashaportës amerikane, sepse edhe pse kanë kaluar 66 vjet "demokracia greke" nuk i lejon hyrjen ish-shtetasve të saj. Aty bisedova me mallëngjim në "gluhën e Perëndisë - Gjuhën Shqipe" me shumë bashkëvendas kudo ku shkela në Pargë, Gumenicë dhe në fshatrat e Paramithisë, Filatit, Margëlliçit e Prevezës.

Kur xha Panua më tha se në Shëndjelle (jo aja qiriaqi) edhe me priftin flasim shqip, i tregova se edhe Metropoliti i Çamërise para 130 vjetësh, më 1877, kishte përkthyer nga nevoja Dhjatën e Re në Shqip.

Në Paramithi në Shtator 2010, nuk i gjeta varret e mbi 600 personave të masakruar nga ushtarët e Napolon Zervës më 1944. Në bisedat shqip me bashkëvendasit e atjeshem kuptova se ata e ndjenin krimin e kryer ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare të besimit mysliman. Bashkëvendasve të krishterë në Çamërinë e sotme nuk u lejohet as të mësojnë Shqip në shkolla dhe as të rregjistrohen si shqiptarë.

Greko-Amerikanët Xhorxh Tenet dhe Niko Gaxojani harrojnë më dashje faktin se në SHBA nuk bëhet ndonjë rregjistrim zyrtar në bazë të besimit fetar dhe nuk ushtrohen dallime apo përçmime ndaj besimeve fetare personale apo origjinave kombëtare. Këtë ma ka mësuar punësimi zyrtar që kam patur për rregjistrimin e popullatës amerikane në vitet 2000 dhe 2010. Personalsisht, kur hyra në Amerikë më 1998 dhe më dhanë të drejtën e azilantit politik për shkak të përndjekjeve që i është bërë familjës time prej grekërve.

Niko Gaxojanis në librin që ka shkruajtur për nënën e tij Eleni pohon se "...mijëra njerëz të pafajshëm, si nëna ime, janë vrarë gjate luftës dhe tashti vrasësit e tyre jetojnë në Greqi dhe flejnë të pashqetësuar nga frika e hakmarrjes". Për krahasim, në në librin tim "Gjurmë Çame" shkruhet: "Mua më kanë vrarë veç nënës, babain, dy vëllezër, një motër dhe dy gjyshërit e mij dhe vrasësit të tyre, gjakatarit Napoleon Zerva, i kanë ngritur përmendore mbi kalë me dorën drejt veriut Shqiperise". Niko Gaxojanin do ta shoqëroja edhe unë nëse do shkonim për të kërkuar drejtësi për njerëzit që na janë masakruar e vrarë padrejtësisht në Greqi.

Do shkoja edhe t'iu tregoja ish- bashkëqytetarëve tanë se SHBA që na strehoi ne ashtu si edhe miliona të tjerë është vendi i lirisë së vërtetë dhe se pa ndërhyrjen anglo-amerikane Greqia do kishte mbetur më e varfer se Shqipëria komuniste. Atëhere atje në Shqipëri përsëri do iu prisnin si argate, pa iu cënuar besimin fetar, sepse atje në Shqipëri është Besa e Shqiptarit dhe jo pabesia ose me mire dinakeria e grekut.

Ndonëse Niko Gaxojani ka ka mbi 65 vjet ne SHBA, ai nuk paraqitet amerikan edhe pse mbimerin e ka ndryshuar në Gage, por paraqitet si grek i lindur - si komplotist. Ai shkon në Shqipëri jo për ta përgëzuar atë pakicë greke e cila pasi punoi për mbi 100 vjet si argate në pronat e bejlerëve shqiptarë sot gëzon të drejta si asnjë pakicë tjetër, bile edhe më shumë se vetë shqiptarët, por të komplotuar kundër Shqipërisë. Duke shfrytëzuar varfërinë që la rregjimi kundra-shqiptar komunist, ai bashkë me Shën Kozmain e sotëm, priftin grek Janullatos, përpiqen të gënjejnë varfanjakët që të ndërrojnë fe e kombësi. Me "ligjin" e famëkeq komunist Nr.7501 të vitit 1991 që u fali tokat shqiptare grekërve ardhacakë dhe duke mohuar Çamërinë Shqiptare, ato kërkojnë të vazhdojnë pushtimet sipas idesë mesjetaro-bizantine të Greqisë së Madhe - "Megalidhe".

Niko Gaxojani, si komplotist i lindur, e shtrembëron historinë qëllimisht kur përpiqet të krahasojë Çamërine Shqiptare me Sudetet e Çekisë. Me referendum popullor më 1938, Sudetët kërkuan dhe u bashkuan me Gjermaninë dhe me miratimin e anglo-francezeve ato u bënë bashkëpuntorë të hitlerianëve. Prandaj, mbas Luftës II Botërore banorët e atyre viseve u dëbuan prej ushtrisë sovjetike drejt Gjermanisë. Kurse krahina shqiptare e Çamërise mbeti nën qeverimin e qeverise greke e cila bashkëpunonte me pushtuesit nazistë. Djemtë e vajzat çame u rrjeshtuan në lëvizjen kundrafashiste së bashku me grekërit dhe maqedonasit.

"Faji" i vetëm i tyre ishte se Batalioni Çamëria luftoi për 56 ditë rrjesht kunder forcave gjermane në Korrik - Gusht 1943 në mbrojtje të Atdheut Nënë, Shqipërisë. Pra bashkëpuntorët e vërtetë të vrasjeve e masakrave të prindërve tanë jo vetëm qe flejnë të pashqetësuar por krenohen për ato që kanë kryer.

Por atë që "harrojnë" ose shtrembërojnë shovinistat grekë e kanë përvehtësuar në mëndje e zemër atdhetarë të rinjë si Deputeti i nderuar z.Shpetim Idrizi që me argumenta te pakundërshtueshme e ngren në foltoren e Këshillit të Europës Problemin Cam-si Genocid e spastrim etnik te popullsisë shqiptare të Çamërisë nga vatrat e tyre mijeravjeçare.

S.Bollati NY ,shkurt 2011

S. BOLLATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
3 VJET PAS PAVARËSISË: KOSOVA E SHEH ME OPTIMIZËM TË ARDHMEN (02.18.2011)
PRISHTINË, FILIZ SHPIRTIMarrë nga libri "Një fjongo Dielli nga New Yorku"Poezi nga KËZE KOEZETA ZYLO (02.17.2011)
PËRSHËNDETJE ME RASTIN E TREVJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNga MIMOZA DAJÇI, New York (02.17.2011)
NIK XHELILAJ MERR ÇMIMIN SHOOTING STAR (02.16.2011)
ILLYRICUM LIBERTAS: TË NDALET URGJENTISHT NDËRTIMI I KISHËS NË KALANË E SHKUPIT (02.15.2011)
PSE SHQIPTARËT I MBROJTËN HEBREJTË NGA NAZIZMI?Nga SAMI ISLAMI (02.14.2011)
DJEMTË E PEJËS-Selim Kelmendi- (1937-20/09/1987 )Nga DANIEL GÀZULLI dhe SELIM HASANAJ (02.14.2011)
FJALA E ZËVENDËS NDIHMËS SEKRETARIT TË SHTETIT TË SHBA TOM KANTRIMENAmbasada e SHBA, Tiranë (9 Shkurt 2011) (02.13.2011)
KRAHU POLITIK I BLLOKMENËVE NË PS SI GJARPNI I BOKAVE (02.11.2011)
NË NDERIM TË IMZOT NIKOLLË KAÇORRITNga BARDHYL UKACAMAJ, New York (02.11.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]