VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HAPET NË TIRANË NJË UNIVERSITET TEOLOGJIK ISLAM

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 07:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
HAPET NË TIRANË NJË UNIVERSITET TEOLOGJIK ISLAM
E Hënë, 05.16.2011, 10:38am (GMT+1)

 Xhamia Ethem Bey në Tiranë

Një universitet teologjik islam, i sapohapur në Tiranë, synon të rrisë dialogun kulturor dhe komunikimin mes komuniteteve fetare në Shqipëri dhe rajon. Komuniteti mysliman shqiptar, që administron këtë universitet, synon të shmangë gjithashtu çdo mundësi të importimit të modeleve radikale të islamit nga Universitetet teologjike islamike të Lindjes së Mesme, ku janë përgatitur deri më sot kuadrot shqiptare të klerit mysliman.

Universiteti teologjik islam është i pari i këtij lloji në Shqipëri. Sado e çuditshme të duket, godina e tij është ajo e ish Akademisë së Policisë, në periferi të Tiranës, e rikonstruktuar me fondet e BE.

Altin Shima, drejtor për Arsimin në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, thotë për DW se qeveria e Tiranës iu dhuroi këtij komuniteti godinën moderne të Akademisësë Policisë, ngaqë nuk ka mundësi t' i kthejë komunitetit mysliman pronat e tij, të sekuestruara që nga koha e regjimit komunist të Hoxhës. Kështu, në shtator, në auditoret e ish Akademisë së Policisë, do të ulen studentët e parë të teologjisë islame.

Çfarë studimesh të larta do t' u ofrojë atyre ky universitet?

"Universiteti Teologjik Islam i Tiranës ka Fakultetin e Shkencave Humane, me tri departamente: atë të shkencave islame, të komunikimit dhe të jurisprudencës. Fakulteti i dytë është ai i Gjuhëve të Huaja, me departamentin e Gjuhës angleze, asaj Turke dhe Arabe. Universiteti ka edhe Qëndrën e Kërkimeve për dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor. Ai pranon studente nga Europa dhe vendet e rajonit," thotë për DW Altin Shima.

Përkatësia në fenë islame nuk përbën kusht për pranimin e studentëve. Dyert e Universitetit do të jenë të hapura edhe për ata që kërkojnë të studiojnë në pjesën laike të tij: jurispudencë, shkenca të komunikimit, gjuhë të huaja. Në një mjedis të tillë miks studentor Universiteti, synon të realizojë dialogun kulturor.

Por në krye të këtij misioni është Qëndra e Kërkimeve për Dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor, pjesë e rëndësishme e Universitetit. Drejtori Shima thotë se kjo qëndër do të gjejë rrugë të reja për të promovuar dialogun kulturor dhe ndërfetar. Ky duket se nuk do të jetë një mision i vështirë. Shqipëria ka një traditë të pasur dhe të konsoliduar të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare. Komuniteti mysliman, ai ortodoks dhe katolik në Shqipëri kanë bashkëjetuar gjithmonë në paqe, në rrjedhat e historisë.

Pirro Misha, intelektual i mirënjohur në Shqipëri, Drejtor i Institutit për Dialog dhe Komunikim, e konsideron harmoninë fetare mes tre feve kryesore, një vlerë të çmuar, që duhet ruajtur."Shoqëria shqiptare është një shoqëri që mund të konsiderohet model për sa i përket harmonisë dhe dialogut ndërfetar. Feja ne Shqiperi nuk është përdorur asnjëherë si një mjet ndarjeje, konfrontimi. Dialogu dhe komunikimi kulturor mes komuniteteve me fe të ndryshme është diçka krejt e natyrshme." thotë thotë për DW, Z. Misha .

Edukimi me një islam që e sheh veten si pjesë të Europës

Por, kjo traditë e natyrshme dhe e konsoliduar e harmonisë fetare u rrezikua të cënohet nga të rinj shqiptarë, që kryen studime të larta teologjike islamike në Universitetet e vendeve arabe. Studimi në këto universitete ishte e vetmja mundësi për të mbushur vaakumin e kuadrove të klerit mysliman, që Shqipëria post- komuniste trashëgoi për shkak të ndalimit të besimit fetar nga regjimi komunist. Por mbushja e vaakumit u shoqërua edhe me probleme që kishin në themel të tyre financimin e studimeve të larta në teologjinë islame nga vende të Gjirit Persik, si Arabia Saudite, Pakistani apo Egjypti.

Kur të rinjtë e diplomuar nga universitetet teologjike islamike të këtyre vendeve, u kthyen në Shqipëri, ata sollën një lloj tjetër islami, të ndryshëm nga islami tradicional tolerant, që ka egzistuar në Ballkan, për shkak të bashkëjetesës me Perandorinë Romane."Shikimi i ndryshëm teologjik i islamit nga kuadrot që studiuan në universitetet e vendeve arabe u mbështetur nga këto vende me burime të konsiderueshme financiare dhe gjeneroi konflikte me shikimin tradicional, të konsoliduar në Shqipëri dhe në Ballkan, që është për një islam, i cili e sheh veten si pjesë të Europës dhe kundër një islami që i kundërvihet vlerave të Europës, pra një islami në përputhje me aspiratat e Shqipërisë dhe të rajonit për të qënë pjesë e Europës, një islami që është për dialog dhe shkëmbimi të vlerave shpirtërore me Europën," thotë për DW, Pirro Misha.

Në këtë këndvështrim, Piro Misha, e vlerëson nismën e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për të hapur Universitetin Teologjik Islamik dhe licensimi i tij nga qeveria e Tiranës një hap pozitiv për të shmangur ndikimin ne Shqiperi nga ajo pjesë e botës, që dallohet për konflikte fetare dhe ku feja përdoret si instrument për konflikt.

Kapaciteti i Universitetit Teologjik Islamik të Tiranës është 2.500 studentë.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REAGIM NDAJ TEZËS KONFEDERALE SHQIPËRI - KOSOVËNga CENË PUSHKOLLI (05.13.2011)
SI E KAM NJOHUR GAZETARIN E ROJTERIT KURT SHORKNga REXHEP SHAHU (05.13.2011)
KOSOVA PO MBLEDH FAKTET PËR KRIMET E KRYERA NGA SERBIA (05.12.2011)
NJË REVISTË RUMUNE DEDIKUAR SHQIPËRISËNga BAKI YMERI (Bukuresht) (05.12.2011)
13 VJET PUNE TË SUKSESSHME TË RTV21 (05.11.2011)
NË BORÃ…S TË SUEDISË DOLI NGA SHTYPI NË SUEDISHT LIBRI PËR FËMIJË DHE TË RINJ "BUBULINO" I VIRON KONËSNga SOKOL DEMAKU (05.11.2011)
RIZA HALIMI KUNDËR HAPJES SË ÇËSHTJES SË KUFIJVE (05.10.2011)
GJUHA GJERMANE NË SHKOLLAT E ULQINIT QË NGA KLASA E PARËNga VERA KATANA (05.09.2011)
ARTI DHE KULTURA NË FUNKSION TË IDENTITETIT KOMBËTAR(Remzi Limani, ESE KRITIKE, Prishtinë, 2011) Nga BAKI YMERI (Bukuresht) (05.09.2011)
MospajtimA KA "RRËSHQITUR" FATOS LUBONJA?Opinion nga CENË PUSHKOLLI (05.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]