VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PIKTURA ËSHTË DASHURIA IME MË E MADHE, AJO SHPALOS NJË BOTË TË PADUKSHME TË FSHEHUR BRENDA MEJEPiktoren FLORIJE LULE BAJRAKTARI e intervistoi në Ljungby të Suedisë SOKOL DERMAKU

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 01:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

PIKTURA ËSHTË DASHURIA IME MË E MADHE, AJO SHPALOS NJË BOTË TË PADUKSHME TË FSHEHUR BRENDA MEJE

Piktoren FLORIJE LULE BAJRAKTARI e intervistoi në Ljungby të Suedisë SOKOL DERMAKU


E Enjte, 07.07.2011, 06:35pm (GMT+1)

Piktura është dashuria më e madhe për mua, kështu që ajo është dhe lindja e dashurisë sime ndaj artit. Ndaj me shumë dashuri pikturoj, ku një botë e padukshme është e fshehur thellë brenda unit tim më të thellë, të pacenuar nga asnjë tjetër dhe e cila botë tek unë shprehet për mes vijave, ngjyrave dhe koloritit në letër.

Ne jetojmë ne Suedi qe 20 vjet një falënderim i veçantë shkon për shtetin suedez, për mikpritjen bujare, strehimin qe na kanë ber nuk duhet harru por duhet falënderuar. Pra shteti suedez është një shtet demokratik i cili kujdeset një soj për të gjithë banorët e ti, pa dallim, feje, kombësie apo prejardhje, këtu të gjithë janë të barabartë.

Tema e pikturave te mia është lulja Gentiana qe ka marr emrin nga mbreti Gent për bamirësi, për te zhdukurit për dëshmor te kombit, femrat e dhunuara, pra një përkrahje morale për to e qe nuk i harroj kurrë deri sa te vdes ato do jen ne zemrën time . Dëshmoret, invalidët e luftës janë motive në pikturat e mia. Por duhet të them se Nëna Terezë zë vendin meritor në to sepse ajo është simbol i të gjithave.

Ju lutem një prezantim të shkurtër për lexuesit tanë?

Unë quhem Florije Lule Bajraktari jam nga Dardania fshati Rudinë komuna e Klinës, nga viti 1991 jeton në Suedi, momentalisht jeton në qytetin Ljungby , ku edhe zhvillon aktivitetin e saj prej piktore amatore. Nga viti kaluar studion në Folkhögskolan në Värnamo për Art dhe Dizajn.

Keni kryere shkollën e mesme në Kosovë, çfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja atje?

Kam te kryer shkollën e mesme, gjimnazin Luigj Gurakuqi Klinë të Kosovës. Po ishin kohë tjera, ishim të shtypur por ia dilnim me mund dhe ishim shumë të zellshëm në mësime.

Çka ju shtyri të mërgoni dhe të studioni mu këtu në Suedi?

Vitet 80-ta e 90-ta për shqiptarët në ish Jugosllavi ishin vite vuajtjesh, nëpërkëmbjes, shtypjes e dhunës çnjerëzore të ushtruar nga serbët dhe si rezultat i kësaj dhune shumë shqiptarë u detyruan të lënë vatrat e tyre shekullore ashtu si edhe shumë familje ne Dardani për shkak te represionit serb kur filloj lufta ne Kroaci bashkëshorti im nuk ju përgjigj ftesësve armatës serbe qe te shkoj ne luftë ne Kroaci u deshtë qe te emigrojmë ne Suedi

Ka kohë që jetoni në Suedi, çfarë mund të na thoni për jetën këtu, çfarë është ndihma e shtetit për të huajit këtu?

Ne jetojmë ne Suedi qe 20 vjet një falënderim i veçantë shkon për shtetin suedez, për mikpritjen bujare, strehimin qe na kanë ber nuk duhet harru por duhet falënderuar. Pra shteti suedez është një shtet demokratik i cili kujdeset një soj për të gjithë banorët e ti, pa dallim, feje, kombësie apo prejardhje, këtu të gjithë janë të barabartë. Kjo është një ndjenjë e cila njeriun bënë të afërt me njerëz, e bënë të ndjehet mirë dhe të arrijë at e çka ai dëshiron dhe mendon ta ketë në jetë. Jeta është e bukur kur zgjidhen problemet.

Si e kalon një ditë Florija?

Në radhë të parë është familja pastaj piktura, të dyja bashkë e kompletojnë njëra tjetrën tek unë dhe jam më se e lumtur më atë çka unë kam arritur dhe bëjë. Besoj se të ardhmen unë e kam përpara. Unë një ditë pune në ateleun tim e kaloj varësisht nga disponimi im, ndonjëherë qëndroj duke medituar punën time dhe duke bërë krahasime në punën time nëpër vite, nganjëherë shfletojë histori nga artist te njohur botëror, nganjëherë e kaloj kohën me vizitor që e pëlqejnë punën time por të shumtën e rasteve unë e kaloj kohën duke pikturuar.

Ju pikturoni ne kohen e lirë, çfarë u shtyri në këtë?
Pikturën e kam hobi me pëlqen shumë te vizatoj, pikturoj por më se shumti pikturoj lule i dua shumë lulet .Nga një herë ndjehem e pafuqishme dhe mërzitem atëherë filloj te lexoj e më shumë kam lexuar për Nënë Terezën si ajo ka ndihmua te varfëritë, si nuk ka taku familjen 45 vite po ashtu edhe unë pata ketë fat qe te mos takoj familjen 9 vite për shkak te luftës e di sa vështir është te mos takosh familjen sa janë ditët e netët të gjata. Lexova shumë për gratë e Krushës por këtu ne Suedi femra ka një përkrahje te madhe nga shteti ne çdo aspekt femrat janë te ndihmuara e këtu po mendoja për gratë ne vendlindjen time.

Piktura është dashuria më e madhe për mua, kështu që ajo është dhe lindja e dashurisë sime ndaj artit. Ndaj me shumë dashuri pikturoj, ku një botë e padukshme është e fshehur thellë brenda unit tim më të thellë, të pacenuar nga asnjë tjetër dhe e cila botë tek unë shprehet për mes vijave, ngjyrave dhe koloritit në letër.

Çfarë është tema e pikturave tuaja, ku e merrni frymëzimin për to?

Tema e pikturave te mia është lulja Gentiana qe ka marr emrin nga mbreti Gent për bamirësi, për te zhdukurit për dëshmor te kombit, femrat e dhunuara, pra një përkrahje morale për to e qe nuk i harroj kurrë deri sa te vdes ato do jen ne zemrën time . Dëshmoret, invalidët e luftës janë motive në pikturat e mia. Por duhet të them se Nëna Terezë zë vendin meritor në to sepse ajo është simbol i të gjithave.

Çfarë është malli për të afërmit , si e ndjeni vetën këtu në një mes të huaj?

Malli për te afërmit është shumë i madh për çdo dit mendoj për familjen te afërt e mi, veten e ndiej mirë ne mesin e te huajve, por mendja shpesh fluturon në vendlindje, sepse atje është një pjesë e jetës, atje është një pjesë e rinisë dhe e familjes. Malli malli nuk ka kufi, mund të them se syri nuk thahet kurrë nga loti,edhe pse Suedia është një vend shumë i bukur dhe shumë mikpritës unë jam shqiptare, këtu jemi vetëm kalimtare.....

Sa ka arritur Florija të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri, në një vend me kulturë tjetër nga ajo që ne kemi?

Shoqëri kam këtu ne Suedi unë jam një person qe shoqërohem me suedeze e te vendeve te tjera me kultura te ndryshme qe ndryshon shumë nga kultura jon shqiptare. Integrimi është një fjalë shumë e madhe. Dhe ta bësh fakt është shumë e vështirë. Sigurisht që më të lehtë të integrohen e kanë shtresat e larta të shoqërisë shqiptare, ata që flasin gjuhën gjermane dhe që kanë një punë të mirë. Mendoj se integrimi më i mirë dhe i shpejtë vjen prej punës. Dhe shkollimi është baza e një jete më të mirë

Por unë jam një person qe shoqërohem me te gjitha nacionalitet, jam internacionale.

Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bëjmë me profesionin tuaj këtu në vend të huaj?

Këtu kam fillua te merrem me pikturë si hobi, për këtë punë kam mbështetje nga suedezet këtu me përkrahin me ndihmojnë ne çdo aspekt. Para ca ditësh kisha një ekspozite me pikturat e mia në Bibliotekën e qytetit ku bëri jehonë të madhe, ku edhe shtypi vendas i dha publicitet kësaj, sepse tema që unë paraqesë në punimet e mia është tërheqëse dhe atraktive dhe ajo e fundit se mendoj të gjithë këtë ta dhurojë për qëllime humanitare në Kosove dhe Shqipëri.

Sa ka arritur Florija të përshtatet në kohën, klimën dhe në natyrën suedeze?

Ndihem mirë për faktin që kam shumë miq.

Natyrën është shumë te bukur këtu, me pëlqen shumë, këtu ka pastërti shumë te madhe, e unë mendoj gjithnjë për vendin tim sikur te ruajmë edhe ne at vend si këtu është për tu marr lakmi për natyrë e pastërti klima nuk mu ka përshtat edhe pse ndryshon shumë nga vendlindja.


Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?

Uh!

Një pyetje e madhe them unë.

Shumë kisha ndryshuar, shumë, shumë!

Çfarë janë kontaktet e Florijes me vendlindjen nga ky vend i largët skandinav?

Kontakte kam me vendlindje me familje por dua te cek se unë familjen nuk e kam taku 9 vite nuk kam qen vendlindje kur ka përkundu lufta kam shkuar ne 2000 por njeriu ish me i fort se guri sa ishin ditët e gjata qe te mos takosh familjen.

Janë të shumta. Veç faktit që shkoj dy apo tre herë në vit kam kontakte me internetin, fb apo edhe mënyra tjera për të komunikuar me njerëzit e cila më bënë që vetëm fizikisht të jem këtu.

Një i mërguar kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër. Si është nga natyra Florija?

Nga natyra jam një person i qet i hapur shoqërohem respektoj shumë njerëzit.

Ka kohë që jetoni këtu, sa janë kontaktet tuaja me shqiptarët këtu, keni miq dhe a shoqëroheni?

Po kam miq, kam te afërt qe jetojnë ne Suedi dhe shoqërohem me ta.

E lexoni revistën në shqip "Dituria"që botohet këtu në Skandinavi, çka mund te na thoni për te?

Po lexoj revistën Dituria është një revistë shumë e mirë, revistë me një përmbajtje tamam kulturore, ua ka zili atyre që punojnë ne te dhe qe e botojnë.

Më gëzon fakti që shqiptarët në Suedi, kanë vend ku flasin shqip dhe lexojnë shqip.

Revista Dituria është shumë e pasur në programin e saj, e veçanta është se çfarë do moshë që ta merr ka çka të lexojë dhe të gjen prehje në të. Unë e lexoj me vëmendje dhe e ndjej në vete se ata që punojnë për këtë revistë meritojnë përkrahej dhe mirënjohje.

Planet tuaja për të ardhmen, çka Floria mendon dhe ka në fokus?

Planet e mia ne te ardhmen janë te studjoj te pikturoj por për bamirësi e ndjej si obligim shpirtëror e atdhetar. Mendoj të realizoj ca ekspozita me pikturat e mia ne disa qytete suedeze por nëse me epet mundësia edhe në Kosovë e Shqipëri.

Qëllimi është që të jem më aktive në aspektin humanitar

Çka ju benë të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti?

Mua më bëjnë te lumtur fëmija, ata janë drita e syve te mi qe i dua shumë do te kujdesem për ta te rriten te shkollohen

Përveç punës si piktore si e kalon kohen e lirë?

Kohen lirë e kaloj ne shëtitje me biçikleta, ne pishinë, gjimnastikë, për çdo dit pikturoj, vizatoj, lexoj libra te Kadaresë ne shqip e suedisht, lexoj libra te ndryshme, jam e interesuar dhe lexoj shumë për lulet, ato i dua shumë, lulet kur pikturoj me duket qe jam ne një bot tjetër dhe harroj te gjitha problemet .

Një libër qe jam duke lexua qe me ka len përshtypje shumë te madhe

"SHQIPERIJA ODISEJA E PABESUSHME E NJE POPULLI PARAHELEN"

MATHIEU AREF u kisha propozua te gjithë shqiptarëve te lexojnë ketë libër

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?

P o te kisha mundësi unë do te kisha zgjedh qe te jetoj ne Shqipëri, në Prishtinë ose Tiranë, sa me mungon shumë vendlindja, familja nuk shkon as një dit pa mëndu për vendin tim Shqipëri qaj shpesh me mungon shumë vendlindja.

Intervistoi SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJENOCIDI GREK MBI ÇAMËRINË, PENGU I EUROPËS- Në mungesë të një projekti për drejtësi -Nga HYQMET ZANE (07.06.2011)
Dega e PD dhe Shoqata  ish të Përndjekurve Politikë të rrethit Mat nderojnë martirin e votës së lirëKUJTIM FRANGU, 14 VJET NGA VRASJA NË QENDRËN E VOTIMITNga HALIL RAMA (07.06.2011)
TEATRI NDËRKULTUROR - MERCEDESI NUK ËSHTË VETËM I GJERMANËVE (07.05.2011)
KËRKOHET ZYRTARIZIMI I PLOTË I SHQIPES NË MAQEDONI (07.04.2011)
JOSIF BAGERI: RILINDËSI I DY RILINDJEVENga BEGZAD BALLIU (07.04.2011)
SHQIPËRIA - VENDI I 28 I EUROPËS SË BRUKSELIT?Nga ALFRED PAPUÇIU* (07.03.2011)
9 VJEÇARI NGA KOSOVA - FITUES I GARËS SË VIZATIMIT (07.03.2011)
DOLI NGA SHTYPI NË PRISHTINË VEPRA "AGONI E SHPRESA" E AUTORIT DR. BESNIK R. BARDHI (07.01.2011)
"SOT NDIHEM KRENAR, SEPSE NDODHEM NË TOKËN KU JANË MBJELLË RRËNJËT E STËRGJYSHËRVE TË MI ARBËRVILHELME VRANARI HAXHIRAJ intervistoi Prof. Doc. ITALO KOSTANTE FORTINO (studiues-albanolog) (06.30.2011)
50 VJET MË PARË, KUR EKZEKUTOHEJ GRUPI ARMIK I TEME SEJKOS DHE TAHIR DEMIT63 të dënuar dhe 800 vjet burgim, veç vrasjeve. Ka qenë 30 dhe 31 maji i vitit 1961 që togat e pushkatimit do të zbraznin karikator (06.30.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]