VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHQIPTARËT PA POZITA UDHËHEQËSE

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 08:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SHQIPTARËT PA POZITA UDHËHEQËSE
E Mërkurë, 01.04.2012, 07:24pm (GMT+1)

Musa Xhaferi

04.01.2012 - Jemi duke e ndërtuar gjeneratën e parë të administratës shtetërore të përfaqësuesve shqiptarë, të cilët kanë pesë deri më shtatë vjet përvojë pune. Me kalimin e kohës po krijohen kuadro, që kanë arritur të avancohen në kuadër të institucioneve shtetërore dhe të japin kontributin e tyre, thekson Musa Xhaferi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë dhe përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij, përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore do të vazhdojë sipas dinamikës së paraparë edhe kundrejt krizës ekonomike.


"Mbetet objektiv yni edhe në të ardhmen punësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, ngase po përmes kësaj vlerësohemi sa e kemi respektuar Marrëveshjen e Ohrit. Përmes kësaj mundësohet që qytetarët shqiptarë të Maqedonisë të jenë më lojalë ndaj institucioneve të shtetit dhe kjo arrihet nëse shqiptarët, në formë adekuate, janë të përfaqësuar në polici, gjyqësi dhe administratë në përgjithësi, ngase e kaluara ndërtoi një percepcion që institucionet shtetërore të mos ndihen si tonat, po si diçka e huaj dhe diçka që duhet kundërshtuar", vlerëson Xhaferi.

Por, me këtë nuk pajtohet partia shqiptare në opozitë. Zijadin Sela nga PDSH-ja thotë se dështimi i procesit të regjistrimit të popullsisë është dëshmia më e mirë se shqiptarët nuk janë pjesë e institucioneve.

"Nuk e di me ç`të drejtë flasin përfaqësuesit e partisë shqiptare në pushtet, BDI, kur viti 2011 ishte vit regjistrimi dhe regjistrimi i popullsisë në Maqedoni dështoi. Shqiptarët janë popull që kanë natalitet në rritje dhe ajo përqindje prej 25, që ishte në regjistrimin e fundit, tani ajo përqindje është mbi 30 për qind, e mbase akoma më shumë", thotë Sela, duke shtuar se mbetet për të dëshiruar profesionalizimi i nëpunësve shqiptarë në administratë.

"Nuk e di se çfarë shërbimesh mund të kërkohen nga ata administratorë, që janë punësuar para një viti e ca dhe të cilët vazhdojnë të rrinë në shtëpi, ngase puna dhe profesioni mësohen çdo ditë e më tepër duke punuar. Në këtë drejtim, mungojnë përpjekjet e shtetit përpjekjet e Qeverisë në drejtim të profesionalizimit të punonjësve në administratë", shton Sela.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit thotë se sistematizimi bëhet në vazhdimësi.

"Ne për një kohë të shkurtër kemi arritur rezultate të kënaqshme, ku rreth njëmijë, nëse nuk gabohem me shifra, tashmë kanë përmbyllur kontratat e vendeve të tyre të punës duke u shpërndarë në institucione të ndryshme të shtetit. Vonesat janë bërë me të vetmin qëllim - që të krijohet një balancim i mirëfilltë në të gjithë sektorët e pushtetit qendror dhe atij lokal duke i sistemuar administratorët, jo sipas dëshirës së tyre, por sipas nevojës", thekson Xhaferi.

Ndërsa, që në tremujorin e parë të këtij viti, Xhaferi paralajmëron risistemimin e administratorëve për të përmirësuar shërbimin në aspektin kualitativ:

"Do të pasojnë dhe lëvizje të brendshme për të krijuar balancim në ato institucione, në të cilat ka më shumë se 30 për qind administratorë shqiptarë dhe diku ka më pak se 20 për qind. Pra, do të kujdesemi edhe për aspektin kualitativ të shpërndarjes, që të ketë një balancim adekuat".

Ndërkohë, partia shqiptare në pushtet vlerëson se shqiptarët, luftën e bëjnë për numra, kurse mbeten larg marrjes së pozicioneve vendimmarrëse në institucionet përkatëse.

"Sa shqiptarët janë në poste udhëheqëse? Kjo shifër është shumë e ulët. Numërohen shumë institucione ku nuk ka asnjë shqiptar në postet udhëheqëse. Kur përmendëm dështimin e regjistrimit, kjo ndodhi edhe për arsye se Enti Shtetëror i Statistikave nuk kishte asnjë shqiptar në postet udhëheqëse, siç është udhëheqës sektori ose diçka të tillë", potencon Ziadin Sela, zyrtar i lartë i PDSH-së. (rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E VËRTETA RRETH ÇËSHTJES SË BASHKIMIT KOMBËTARNga ABAS FEJZULLAHIThënie: " E vërteta, liria, virtyti, tri gjëra të vetme, për të cilat duhet ta duam jetën." (01.03.2012)
Fjalimi i Nënë Terezës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, 25 tetor 1985JEMI FËMIJË TË ZOTIT, VËLLEZËR, MOTRA (12.31.2011)
REALIZOHET VIDEO-PRODUKSIONI MULTIMEDIAL "BARESHA" (12.30.2011)
"HESHTJE" E PAFALSHME…65 VJETORI I PUSHKATIMIT TË AT ANTON HARAPIT …Nga FRITZ RADOVANI (12.30.2011)
AT GJERGJ FISHTA - SHQIPTARI I MADHNga AT ANTON HARAPI (12.30.2011)
Një kontribut gramatikor i Hahnit për dialektin jugor shqiptar J. G. HAN, NJË NDËR THEMELUESIT E ALBANOLOGJISËNga MARTIN MATO (12.29.2011)
PËR VENDIMIN E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË "Se i vogli e shtrin viganin", - Fan S. Noli, "Rent or Marathonomak"Nga AGRON ALIBALI (12.28.2011)
NDREK LUCA, MALËSOR POR MODERN, PA MENTALITETENga KOZETA KURTI (12.27.2011)
GËZOHU ME MUA PËR AUTOSTRADËN E KOMBIT Z. LUBONJA(reagim për shkrimin "Autostrada Rrëshen - Mars - Kalimash" të Fatos Lubonjës)Nga REXHEP SHAHU (12.27.2011)
DRITË - HIJET E SHQIPËRISË NË VITIN 2011 (12.26.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]