VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MEDALJA TJETËR E MPJ-sëNga DRITAN HILA

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 01:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
MEDALJA TJETËR E MPJ-së
Nga DRITAN HILA

E Mërkurë, 02.15.2012, 02:57pm (GMT+1)



Të enjten e fundit, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, doli në emisionin e Sokol Ballës, për tu mbrojtur nga sulmet e opozitës për mangësitë që vërehen në institucionin që drejton. Megjithëse e përmendi në fund, duhej thënë që në fillim se politikisht kjo ministri ka mbaruar së ekzistuari. Ka mëse dy vjet që hiq ndonjë mace të zezë të BE-së siç është Hungaria, qeverinë shiqptare nuk e qas më njeri tek dera. Për sa i takon takimeve që zhvillon ministri i Jashtëm me kolegët në takimet shumëpalëshe, duhet të jesh profan në diplomaci t'i quash edhe dy palëshe. Takimet dy palëshe përfaqësojnë aktivitet ku diskutohen axhenda të dy vendeve dhe shumë sektorëve të politikës, drejtësisë dhe ekonomisë, në të cilat shoqërohesh nga specialistë të fushave dhe grupe të interesit. Në rastin e Haxhinastos këto nuk kanë ndodhur. Nuk është faji i tij, por i qeverisë që përfaqëson. Por, nuk duhet t'i përmendi si suksese dypalëshe pasi është dizinformacion. E njëjta vlen edhe për rastet e vizitave në Amerikën Latine: Nga pikëvështrimi diplomatik nuk kemi asnjë interes, politikisht vështirë se na gjejnë në hartën e botës, ndërsa ekonomikisht, përjashto ca ton mish nga Brazili, nuk ka aktivitet tjetër. Sa për Libinë, nuk mund të thoshte se ka pasur vakum marrëdhëniesh, pasi Ghadafi, pak para se të fillonte revolucioni kishte pritur Lulzim Bashën. Nga pikëpamja e jetës demokratike, Haxhinasto nuk mund ta ndihmojë pasi vendi i shqipeve është në ditë të hallit për veten e tij. Ndërsa për sa i përket lobimit ekonomik për naftën, është një justifikim me këmbë në rërë. Nuk ka mbetur qen e mace në Itali pa e kuptuar se gjithë lufta ishte një iniciativë franceze që të futej në një domen italian, meqenëse të parës ja kanë bërë të ditur që mos duket shpesh nga shkretëtirat e Gadishullit Arabik. Atëherë, vërtet e gënjente mendja se mund të marrë një thelë të tortës, meqë i afroi aeroportin me gropa të Kuçovës dhe portin e pa thelluar të Durrësit? E vërteta është se përveç një shëtitjeje me paratë e taksapaguesve, apo mos e dhëntë perëndia, tratativa për kuota shitjeje nafte ndonjë tregtari shqiptar me të cilin e lidhin afera okulte, vizita nuk pati asnjë kuptim.

Ministri u shpreh se Shqipëria është faktor stabiliteti në Ballkan dhe rajon, dhe këtë e paskan thënë edhe të huajt. Fatkeqësisht Shqipëria nuk është faktor fare, dhe këto dy koncepte kanë shumë ndryshim. Kur nuk shet detin tek një shtet i tretur si Greqia dhe mbron me dinjitet të drejtën tënde, atëherë je faktor stabiliteti. Përndryshe kur rri si pulë e lagur përpara sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme Greke dhe ke frikë të mbledhësh një grup pune ndërdikasterial, për të diskutuar problemin jo vetëm të detit por edhe kufijve tokësore dhe shfrytëzimin e ujërave të brendshëm atëherë je kot. Kur mbron të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, e nuk i lë të rropaten vetë e të bëjnë ç'të bëjnë me etninë maqedonase, nuk je faktor stabiliteti, por shprehje gjeografike. Kur mbron të drejtën e shqiptarëve të Malit të Zi, jo vetëm atyre të Ulqinit, por edhe të Tivarit e malësisë, atëherë je faktor stabiliteti, përndryshe je një ndihmës i shtypësve dhe humbjes së identitetit të këtyre bashkëkombësve. Të mbrosh shqiptarët e Preshevës je faktor stabiliteti, ndërsa të etiketosh negativisht "Vetëvendosjen", nuk je përfaqësues i dheut amë që ka vend për Hashim Thaçin, por dhe për Albin Kurtin.
Njihet vështirësia e LSI-së, forcës që përfaqëson Haxhinasto me shqisat dhe dokumentet. Kanë koncepte personale për kategoritë estetike dhe politike. Bëhet fjalë për nepotizmin. Prania e nepotizmit në administratën shtetërore është një fenomen i cili është luftuar që me rënien e mbretërive. Është karakteristikë e republikave mos pranojnë në drejtimin e shtetit dhe organeve delikate të tij, pinjollë të lidhur me figurat kryesore të politikës, për faktin e thjeshtë të gjenezës së republikës si formë qeverisje. Në të kundërtën, nëse do ekzistonte kjo praktikë, atëherë mirë ishin mbretërit. Nuk përjashtohet rastësia që fëmija të jetë i aftë; është e natyrshme që prindit t'i duket fëmija i tij më i zgjuari, pasi edhe gomari kështu mendon për kërriçin e vet. Mund të krijohen edhe praktikat e trukuara për fitimin e konkurseve, por ja që historia ka dhënë disa aksioma siç nepotizmi, që nuk duhet të gjejnë terren në qeverisjet republikane. Përndryshe, si dhe në rastin tonë, bën këtë mishmash dhe detyrohet ministri i Jashtëm të flasë në surdinë. Në fjalën e tij, ministri me gjysëm zëri, mohoi se shifra e 10 % të personelit me lidhje të ngushta nepotike me pushtetarët nuk është e vërtetë. Me sa duket, nuk e njeh aparatin që drejton, ose nuk mund të flasë. Rreth 70 % e personelit të MPJ, janë me lidhje militantësh dhe të emëruar në kundërshtim me ligjin. Le të analizojë shkresën e datës 18 janar 2011, me numër protokolli 567, drejtuar Komisionit të Jashtëm të Kuvendit, dhe do shikojë se kjo shifër është e vërtetë. Emra të rinj të ardhur në bazë të VKM-së së famshme nr. 767, mbushin listat e ambasadave. Pas dy vjetësh këta emërohen në përfaqësi të tjera, por këtë herë quhen diplomatë karriere. Diplomatë me shtetësi të huaj që kandidojnë për LSI-në në zgjedhjet lokale, dhe pasi humbin kthehen prapë në postin diplomatik; punonjës të marrë me kontratë, dhe pastaj të pranuar rregullisht pas konkurseve të shpallura në gazeta që nuk i lexojnë as pronarët e tyre, dhe ku marrin pjesë tre bedelë, shokë të fituesit; të gjitha këto janë fenomene masive.

Ministri foli për një ligj të ri që do rregullojë këtë situatë, bile ftoi për debat shoqërinë civile. Por ende nuk e ka shpërndarë këtë ligj në personelin e MPJ-së, pavarësisht se këta do jenë të parët dhe të fundit që do pësojnë efektet e tij. Në realitet, pavarësisht fjalës qetësuese, ligji ka absorbuar VKM-në në nenin 34 të tij. Është pikërisht VKM-ja që e ka katandisur ministrinë në këtë ditë.

Në ekspozenë e tij, ministri mohoi ekzistencën e një qarkoreje për 21 janarin. Fatkeqësisht, është një shkresë e tij e nisur në 22 janar, ditën e shtunë në mëngjes, me numër protokolli 1106, ku udhëzon përfaqësitë diplomatike të sillen si celula partie dhe të demaskojnë në vendet pritëse demonstratën e organizuar nga Edi Rama dhe PS, si rezultat i manipulimit të videos Meta Prifti. Shërbim më dogmatik diplomatik, vështirë se ka edhe Hugo Çavezi. E nëse nuk ju duket i tillë, nuk kemi ç'të bëjmë. Durim sa kjo klasë politike të ndriçohet, kulturohet dhe jetë më e sinqertë. Në mos ndodhtë, duhet bërë prapë durim, pasi për fat Shqipëria, siç dhe e ka në himn rishtas do të rrojë. Fatkeqësia është e brezit tonë që patëm një shans të bënim një vend demokratik për njerëz normalë, të udhëhequr nga të ngjashmit tanë, por nuk mundëm.
DRITAN HILA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RRETHIMI I BARDHËNga MUJË BUÇPAPAJ, Rilindja Demokratike (02.15.2012)
JO, SHTETI NUK MUND TË BJERË!Nga PËRPARIM KABO (02.14.2012)
MONUMENTET DUHET TË BASHKOJNË DHE JO TË NDAJNË (02.14.2012)
TË RINJTË E MITROVICËS, JETË ME KUFIZIME (02.14.2012)
INVESTUESIT E HUAJ E NJOHIN SHUMË PAK SHQIPËRINË (02.14.2012)
KLD PRANON DORËHEQJEN E SPAHIUT. AUTORIZON NË KËTË DETYRË VALBONA VATËN (02.13.2012)
ARSIMI I INTEGRUAR, ÇËSHTJE E MBYLLUR! (02.13.2012)
BORA BLLOKON DISA ZONA NË SHQIPËRI (02.12.2012)
NË MOSHËN 77 VJEÇE U NDA NGA JETA GRUAJA E PROFESOR NIKOLLA PANOS, JOAN ADELE PANO (02.11.2012)
TË "BOMBARDUAR" NGA NGJARJET POLITIKE (02.10.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]