VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ME 100 MIJË EURO BËHESH SHQIPTAR?

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 01:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ME 100 MIJË EURO BËHESH SHQIPTAR?
E Shtunë, 02.25.2012, 06:58pm (GMT+1)

Dhënia e shtetësisë shqiptare çdo të huaji që investon të paktën 100 mijë euro në Shqipëri, ide e publikuar së fundi nga kryeministri Berisha, nuk është mirëpritur nga opozita dhe analistë të pavarur të Tiranës.

Legjislacioni i Shqipërisë për dhënien e shtetësisë mbështetet në orientimet e Konventës Europiane "Për shtetësinë" dhe përmban kritere dhe procedura ligjore. Kushtetuta e Shqipërisë i jep përparësi të huajve që edhe kur nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj mund t'u jepet shtetësia shqiptare për interesa ekonomike, shkencore apo kombëtare të shtetit.

Por ideja e kryemnistrit Berisha për dhënien e shtetësisë atyre që investojnë të paktën 100 mijë euro nuk është në këtë kontekst. Ajo është publikuar nga Berisha si një mundësi më shumë për tërheqjen e investimeve të huaja duke respektuar njëherazi të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Shqipërisë me BE për heqjen e vizave.

Por opozita dhe analistët e pavarur të Tiranës kanë rezerva ndaj kësaj ideje dhe përfitimit që mund t' i vijë prej saj zhvillimit ekonomik të vendit. Aleksandër Çipa, analist thotë për programin shqip të DW se realizimi i saj mbart disa rreziqe. "Mund të quhet investitor i huaj edhe dikush që në rrugë të dyshimta dhe informale ka mundur të sigurojë 100 mijë euro, që është limiti për të marrë shtetësinë shqiptare nëse ato investohen në Shqipëri. Kjo do të thotë se këta individë vijnë në Shqipëri, në rrethana të panjohura, mund të shndërrohen automatikisht në shtetas shqiptarë që do të gëzojnë të gjitha përfitimet që meriton një qytetar i Republikës së Shqipërisë." thotë Z. Çipa.

Burime zyrtare nga shërbimet sekrete pohojnë se dhënia e shtetësisë shqiptare cilitdo të huaj që investon të paktën 100 mijë euro mund të sjellë në Shqipëri investime të mafias dhe zyrtarizimin e tyre

Terren i përshtatshëm për rritjen e korrupsionit

Rreziku tjetër është ai i rritjes së korrupsionit. Administrata publike në Shqipëri është stigmatizuar si një administratë vulnerabël ndaj korruptimit. "Dhënia e shtetësisë personave që kanë mundësi të investojnë të paktën 100 mijë euro mund të sjellë rrezikun e një mbidoze të korrupsionit që është vërtet një gangrenë e shoqërisë shqiptare" thotë Z. Çipa.

Prishja e ekuilibrave në nivelet e përfaqësimit

Por ka edhe një rrezik tjetër: ai i prishjes së ekuilibrave në nivelet e përfaqësimit. "Dhënia e shtetësisë cilitdo të huaj që investon në Shqipëri të paktën 100 mijë euro mund të sjellë prishjen e ekuilibrave në nivelet e përfaqësimit. Një i huaj që fiton shtetësinë shqiptare vjen nga një e shkuar e panjohur, të cilën institucionet shqiptare kanë dëshmuar deri tani të mos jenë të afta ta zbulojne dhe verifikojnë. " thotë Aleksandër Çipa.

Komisioni Europian dhe precedenti i qëndrimit të tij

Ideja e kryeministrit Berisha për dhënien e shtetësisë në këmbim të investimeve të huaja u shfaq se pari para dy vitesh nga qeveria e Malit të Zi. Por me një ndryshim: shuma minimale e investimit nuk ishte 100 mijë euro por 500 mijë. Por kjo ide nuk u përkrah nga Komisioni Europian. Rezervat dhe kundërshtimin më të madh e shprehu Gjermania, e cila e cilësoi shtetësinë ekonomikë "një provokim të hapur ndaj politikës integruese të BE për Ballkanin Perëndimor." Ideja e Malit të Zi mbeti thjesht një tentativë pasi KE paralajmëroi se nëse kjo nismë kthehej në ligj, atëherë qytetarët malazesë nuk do të gëzonin heqjen e vizave dhe lëvizjen e lire në zonën Shengen të BE-së. (bw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLITIZIMI I SHOQËRISË NXIT INCIDENTET (02.25.2012)
BOKSIERI SHQIPTAR ORIAL KOLAJ KAMPION I RI ITALIAN I PESHAVE GJYSMË TË RËNDA (02.25.2012)
VEPRIMTARI NË SHENJË TË 100 VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISËNga ABAS FEJZULLAHI (02.24.2012)
CHRISTOPHER DELL: "SHTETIN NUK E BËJNË SIMBOLET POR USHTRIMI I SHTETËSISË" (02.24.2012)
HDPK NDAN MIRËNJOHJE PËR POLICINË E KOSOVËS (02.23.2012)
MJEKËT SHQIPTARË SHPËTOJNË MBI 200 PACIENTË NGA BORA (02.22.2012)
20-21 SHKURT 1272: 740 VJETORI I SHPALLJES SË TË PARËS MBRETËRI TË SHQIPËRISËNga THOMAS FRASHËRI (02.21.2012)
NË ROMË PRITET TË FILLOJË NDESHJA D'AGATA-KOLAJ (02.20.2012)
ANILA LIMANI ËSHTË GAZETARJA MË E MIRË HETUESE NË MAQEDONI (02.18.2012)
VDES ARTISTI ENVER DAUTI (02.18.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]