VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ANILA LIMANI ËSHTË GAZETARJA MË E MIRË HETUESE NË MAQEDONI

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 04:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ANILA LIMANI ËSHTË GAZETARJA MË E MIRË HETUESE NË MAQEDONI

E Shtunë, 02.18.2012, 04:33pm (GMT+1)


Shkup, 18 shkurt - Gazetarja dhe redaktorja e gazetës "Lajm" nga Shkupi, Anila Limani është fituese e parë e çmimit për gazetari hetuese "Jashar Erebara", që të premten në mbrëmje e ndau Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Si një ndër emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare në Maqedoni, Anila Limani këtë çmim e ka fituar falë storjes hulumtuese me titull "Dhuruan mijëra euro, fituan miliona". Kjo storje hulumton dukuritë korruptuese në financimin e partive politike, posaçërisht gjatë fushatave parazgjedhore.

"Është nder i madh për mua që jam fituese e këtij çmimi. Ky çmim do të jetë një stimul më shumë që të vazhdoj punën time në storjet hulumtuese", deklaroi Anila pas pranimit të çmimit.

Ndarja e çmimit "Jashar Erebara", që u bë për herë të parë sivjet, u mundësua pas ardhjes në krye të SHGM-së të gazetarit Naser Selmani. Ky çmim, që mban emrin e botuesit të parë të gazetës shqipe në Shkup me emrin "Shkupi" (në vitin 1911), do të jetë tradicional dhe tani e tutje do të ndahet për çdo vit.

Jashar Erebara ka lindur në Dibër në vitin 1873, u shkollua në Shkup dhe Bukuresht, atdhetar dhe intelektual i shquar që dha një kontribut të madh patriotik dhe publicistik. U mor mjaft me botime në gjuhën shqipe, ishte kryeredaktor i gazetës "Albania" dhe themelues i gazetës së parë në gjuhën shqipe në Maqedoni "Shkupi". (koha)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VDES ARTISTI ENVER DAUTI (02.18.2012)
MITROVICA ENDE PROBLEMATIKE, EDHE PAS KATËR VITEVE PAVARËSI (02.17.2012)
SHQIPTARËT DUAN BASHKËPUNIM MË TË GJERË (02.16.2012)
MEDALJA TJETËR E MPJ-sëNga DRITAN HILA (02.15.2012)
RRETHIMI I BARDHËNga MUJË BUÇPAPAJ, Rilindja Demokratike (02.15.2012)
JO, SHTETI NUK MUND TË BJERË!Nga PËRPARIM KABO (02.14.2012)
MONUMENTET DUHET TË BASHKOJNË DHE JO TË NDAJNË (02.14.2012)
TË RINJTË E MITROVICËS, JETË ME KUFIZIME (02.14.2012)
INVESTUESIT E HUAJ E NJOHIN SHUMË PAK SHQIPËRINË (02.14.2012)
KLD PRANON DORËHEQJEN E SPAHIUT. AUTORIZON NË KËTË DETYRË VALBONA VATËN (02.13.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]