VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 20-21 SHKURT 1272: 740 VJETORI I SHPALLJES SË TË PARËS MBRETËRI TË SHQIPËRISËNga THOMAS FRASHËRI

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 11:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
20-21 SHKURT 1272: 740 VJETORI I SHPALLJES SË TË PARËS MBRETËRI TË SHQIPËRISË
Nga THOMAS FRASHËRI

E Martë, 02.21.2012, 09:18am (GMT+1)



20-21 shkurt 1272 : 740 vjetori i shpalljes te se pares Mbreteri te Shqiperise, Regnum Albaniae, nga Karli I Anzhu, Mbret i Sicilise dhe i Jeruzalemit, princ i Shtepise se Frances.

Kartat e te drejtave te shpallura ne Napoli me 20 dhe sidomos 21 shkurt 1272

"Neapoli, 20 februarii 1272

Carolus I. Rex Siciliae, considerans, quod civitas Durachii se « nostre iurisdictioni atque dominio supponere integre ac perfecte nosque et heredes nostros absque aliqua violentia seu cohactione in perpetuos dominos recognocere » velit, eosdem cives sub protectione sua recipit « eisque antiquorum imperatorum Romanie privilegia omnia ac bonos eorum usus et libertates et bonas franchisias, quibus nunc usi sunt » confirmat."


Napoli, 20 shkurt 1272
« Karli I, Mbret i Sicilise, duke konsideruar qe qyteti i Durresit njohu tani dhe pergjithmone jurisdiksionin dhe sundimin tone dhe te pasardhesve tane, dhe duke konsideruar mbrojtjen e kerkuar per nesh nga qytetaret e tij, konfirmojme qenesine e perhershme te te gjithe privilegjeve, lirive, frankizave, dokeve dhe zakoneve te mira e te moçme, ne fuqi ne keto territore qe prej se lashtes Perandori romake. »

"Neapoli, 21 februarii 1272

Carolus I. Rex Siciliae considerans « fidem et devotionem, quam prelati, comites, barones, milites, burgenses, universitates ac etiam singulares homines Albanie ad Sanctam Romanam Ecclesiam habuerint et quod nos et heredes nostros elegirint in reges et dominos perpetuos dicti Regni « eosdem defendere promittit » secundum quod bonus dominus suos vassallos iuvare consueverit et omnia privilegia eis concessa ab antiquis imperatoribus Romanie et omnes bonos usus et consuetudines eorum » approbat."

Napoli, 21 shkurt 1272

« Karli I, Mbret i Sicilise, duke patur parasysh besimin dhe devotshmerine qe prelatet, kontet, baronet, kaloresit, qytetaret, korporatat dhe çdo individ ne Shqiperi shprehin ndaj Kishes se shenjte romane dhe zgjedhjen me te cilen na nderuan, ne dhe pasardhesit tane, ne fronin e kesaj Mbreterie, premtojme t'i japim atyre mbrojtje ne cilesine e vasaleve tane dhe te ruajme te paprekura privilegjet qe u jane akorduar nga perandoret e vjeter romake si dhe doket dhe zakonet e tyre te mira. »

SUFFLAY, THALLOCZY et JIRECEK, Acta et Diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia, t. I, Adolphi Holzhauser, Vindobonae, 1913, n°s 268 et 269, p. 77.

Mbreteria anzhuine e Shqiperise

(Bibl., T. FRASHERI, Le règne de la Maison d'Anjou en Albanie (1272-1350) : aspects juridiques, religieux et artistiques, Conférence nationale des Académies & Institut de France, Colloque « Les Princes d'Anjou : Mémoire et survivances », Angers, septembre 2004, Rev. Akademos, mai 2005, pp. 7-26.)

(Permbledhje)

« Pasi permblodhi ne duart e tij trashegimine italiane te Shtepise shvabe (Hohenshtaufen), Karli I, mbret i Sicilise dhe Jeruzalemit dhe vella i mbretit te Frances Luigji IX, nuk vonoi se kerkuari çka me te « drejte » i perkiste pertej Adriatikut. Si pasardhes i Hohenshtaufenve (de cujus) ne zoterimet e tyra ketej dhe pertej detit, ai pati qysh heret si qellim qe te vinte kembe ne bregdetin shqiptar. Me 1267, Papa Klementi IV kishte ratifikuar kontraten midis Karlit dhe Baduinit te Flandres, perandor latin i Konstandinopojes, e cila i leshonte mbretit te Sicilise, te gjitha zoterimet qe i ishin dhene ne paje Helenes se Bizantit, bashkeshorte e Manfredit te Tarentit, ish-sovran i Sicilise. Keto zoterime perbeheshin prej nje pjese te bregdetit shqiptar dhe fortesat strategjike te Vlores, Beratit dhe Butrintit. Kjo kontrate shkelte hapur te drejten sinjoriale ne fuqi dhe te drejten publike romake, sipas se cilave keto zoterime duhet t'i ktheheshin perandorit bizantin Mihal Paleologut.

Me 1269, Karli emeroi Jean de Tigle, nje francez te suites se vet, si keshtjellar (kastrofilaks) te Vlores, duke zhvendesuar keshtu ish-nepunesit shvabe gjermane. Kjo nuk e pengoi te perkedhelte admiralin Filipo Kinardin, mekembes i te ngratit mbretit te fund shvab, Konradinit I, ne bregun shqiptar dhe katepan i Shqiperise bregdetare. Admirali ish i pari nder nepunesit ushtarake siciliane te regjimit te vjeter qe i shpalli besnikeri Karlit duke u bere ura e zgjidhjes se konflikteve te vjetra sinjoriale midis mbretit te ri, freng, te Sicilise dhe baroneve gjermane te vendosur ne Shqiperi prej vitesh dhe qe nuk e kishin pertypur mire ndryshimin dinastik ne oborrin napolitan.

Negociatat midis bujarise shqiptare dhe emisareve anzhuine zgjaten rreth pese vjet. Karli do te kishte ushtruar forcen qysh heret, po te mos kishte vene re acarimin e madh qe synimet e tij kishin ngjallur ne Venedik apo ne oborrin e Despotit Paleolog te Epirit, te cilet ishin armiq te perbetuar te franko-sicilianeve ne keto ane te Ballkanit. Sidoqofte, baronet shqiptare, vendosen, se mbrami, ta ratifikonin zgjedhjen e princit freng si suzeran te tyrin dhe sovran te nje entiteti shqiptar, I cili diferenciohej keshtu nga entitetet greke te pinjojve bizantine dhe nga mbreterite skizmatike sllave, te Rashes dhe te shtetit bullgar. Pasi akordoi kartat e te drejtave te 20-21 shkurtit 1272, Karli I, mbret I Shqiperise, sundoi nepermjet vigierve dhe bajlozeve te tij deri me 1284, kur, I dobesuar nga ngjarjet e Mbremesoreve siciliane dhe rebelimet e parreshtura te fisnikerise se pakenaqur shqiptare te hedhur ne krah te bizantineve, ai u detyrua te terhiqte kontigjentet e tij heterogjene ne brigjet italiane.

Karli I nuk u kurorezua vertet si mbret i Shqiperise. Mungesa e çdo ceremonie kurorezimi vinte ne dukje faktin qe Mbreteria e Shqiperise ishte pjese e plote e pasurise private te mbreterve te Sicilise. Titulli i mbretit te Shqiperise u be i trashegueshem brenda Shtepise se Anzhuve. Megjithate, kjo mungese autonomie nuk e pengoi formimin e nje korpusi te drejte publike te Mbreterise se Shqiperise nepermjet parimeve te kartave te shkurtit 1272, kristalizimi i te cilit e ngushtonte mundesine qe mbreti te ushtronte ne tokat shqiptare nje pushtet sinjorial dhe patrimonial te pakufizuar. Kartat do te konsiderohen nga baronet shqiptare si nje lloj ligji fondamental i Mbreterise me te gjithe dispozitivin e tij te garantive juridike, privilegjeve dhe lirive publike, komunale, kishtare dhe individuale.

Natyra e Mbreterise se themeluar nga Karli I Anzhu, dhe qe i dha emrin nderkombetar Shqiperise (Albania), nuk mund te kuptohet thjesht nga kriteret perberes te shtetit mesjetar dhe kjo edhe per arsye te mungeses se nje oborri ne Durres, kryeqender e Shqiperise. Karli nuk pati kurre rezidence ne Shqiperi dhe nuk organizoi kurre ansamblin e elementeve juridike te feudalitetit dhe shtetit perendimor ; lidhjet vasalike, oborrin dhe gjykatoren mbreterore te perhershme, dhomat e llogarive dhe regjistrimeve te urdheresave mbreterore. Sipas konceptit krejt freng, edhe sot ne fuqi ne France, organizimi politik dhe jurisdiksional ishte nga me te centralizuarit dhe keshtjellaret ushtarake, kapetanet dhe vigieret e pergjithshem, si dhe bajlozet shekullare dhe ekleziastike perqendronin ne duart e tyre funksionet pretoriale duke dhene nje drejtesi te njekahshme. Qysh ne fillim fisnikeria shqiptare vuajti nje segregacion juridik dhe politik te cilin e kundershtoi me revolta te shpeshta. Si kunderpergjigje, vigieret dhe bajlet burgosen dhe çuan pengje ne Pulje shume pinjoje te familjeve shqiptare. Kronika flasin edhe per trajtim skllaveror te tyre nga ana e oficereve siciliane. Ne keto kushte pra, kemi te bejme me nje province te qeverisur sui generis dhe proprio jure nga administrata ushtarake siciliane, dhe pjese perberese e pronesise se patundshme mbreterore te mbretit te Sicilise.

Karli I Anzhu deshtoi nga precipitimi, duke dashur te mbreterore pa ndare pushtetin mbi nje territor qe ne syte e tij ishte thjesht nje ure per ne Kostandinopoje. Nipi i tij, Filipi i Tarentit, sundimtar i ardhshem i Shqiperise nuk do te beje te njejtat gabime. Megjithate, mbreteria e Karlit eshte e rendesishme historikisht pasi beri te mundur qe per here te pare, vendi te njihej si subjekt gjeopolitik dhe subjekt i se drejtes mesjetare duke u distancuar politikisht nga armiqte e tij te perhershem : Mbreteria serbe e Rashes, Shteti bullgar, Despotati i Epirit dhe perandoria e Trapezundes. Ky mbreterim qe esencial edhe per perlindjen dhe ndergjegjsimin e nje fisnikerie te vertete feudale shqiptare qe adoptoi doket perendimore, si heraldiken, trashegimine e prones feudale, titujt e fisnikerise perendimore. Kjo fisnikeri, e ardhur ne pjekuri, do te zevendesoje se mbrami Anzhuinet ne te gjithe zoterimet e tyre ne bregun shqiptar ne messhek. XIV dhe do ti qendroje pushtimit otoman duke u lidhur fuqishem me mbreterit aragoneze te Napolit te cilet, permblodhen trashegimine dhe lidhjet e hershme midis Kurores se Napolit qe pat qene per dy shekuj krenaria e Anzhuineve, dhe shqiptareve. »

Kronologjia e mbreterve dhe kryezoterve anzhuine te Shqiperise si dhe te dukeve te Durresit.

Shtepia e Anzhu-Sicilise

Karli I, mbret i Shqiperise (1272-1295, efektiv dhe titullar)
Karli II, "Calamani", mbret i Shqiperise (1295-1304)

Shtepia e Anzhu-Tarentit

Filipi I, kryezot i Shqiperise, nen tutelen e Robertit I te Napolit (1304-1332)
Luigji I, i mohuar ne te drejtat e tij nga i ungji, Roberti I

Shtepia e Anzhu-Sicilise

Roberti I, mbret dhe kryezot i Shqiperise (1332-1350)

Shtepia e Anzhu-Durresit

Joani I i Gravines, duke i Durresit (1332-1336)
Karli I Sicilise, duke i Durresit (1336-1348), vajza e te cilit, Joana e Durresit, u martua me Luigjin e Navarres, kont i Belimontit, i Familjes se Evrese, i cili do t'i kerkoje parreshtur te drejtat e tij mbi dukatin e Durresit)
Luigji I i Sicili-Durresit, duke i Durresit (1348-1362)
Karli III i Sicilise, duke i Durresit (1368-1386)
Vladislavi I i Hungarise, mbret titullar i Shqiperise, duke i Durresit (1386-1414)
Joana II e Sicili-Napolit, mbretereshe e Napolit, mbretereshe titullare e Shqiperise, dukeshe e Durresit (1386-1435), bashkeshorte e Jakovit te Burboneve, kont i Marshes dhe i Kastres, paraardhes direkt i dukes se Anzhuse aktual, princit Luigj te Burboneve, mbret titullar i Frances nen emrin Luigji XX.
THOMAS FRASHËRI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË ROMË PRITET TË FILLOJË NDESHJA D'AGATA-KOLAJ (02.20.2012)
ANILA LIMANI ËSHTË GAZETARJA MË E MIRË HETUESE NË MAQEDONI (02.18.2012)
VDES ARTISTI ENVER DAUTI (02.18.2012)
MITROVICA ENDE PROBLEMATIKE, EDHE PAS KATËR VITEVE PAVARËSI (02.17.2012)
SHQIPTARËT DUAN BASHKËPUNIM MË TË GJERË (02.16.2012)
MEDALJA TJETËR E MPJ-sëNga DRITAN HILA (02.15.2012)
RRETHIMI I BARDHËNga MUJË BUÇPAPAJ, Rilindja Demokratike (02.15.2012)
JO, SHTETI NUK MUND TË BJERË!Nga PËRPARIM KABO (02.14.2012)
MONUMENTET DUHET TË BASHKOJNË DHE JO TË NDAJNË (02.14.2012)
TË RINJTË E MITROVICËS, JETË ME KUFIZIME (02.14.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]