VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ME PASAPORTË SHQIPTARE NËPËR AEROPORTET E EUROPËSNga BORANA SHALA

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 11:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

ME PASAPORTË SHQIPTARE NËPËR AEROPORTET E EUROPËS

Nga BORANA SHALA


E Enjte, 04.26.2012, 03:33pm (GMT+1)

Nuk e di sa lodhëse duhet të jetë për Shqiponjën dykrenore të stampuar në pasaportën tonë çdo herë që kontrollohet nga një polic perëndimor. Nëse do kishte mundësi të fliste, do isha kurioze të dija se ne do donte të ishte aty apo të shtegtonte sa më larg nga flamuri, pasaporta etj. AJO, Simbol i Zeusit dhe i Jupiterit e me shekuj dhe simbol i shqiptareve, simbol i fortësisë dhe i fuqisë dhe dykrenorja që ia shton dyfish fuqinë e saj, përpëlitet sa herë që kalon në duart e administratës së ambasadave apo sa herë kalon doganat e Europës. A thua po venitet fuqia e saj? Mos ndoshta ne jemi fajtorët?! Apo ndoshta duhet t'ia presim njërën kokë se të dyja janë të tepruara?!

Më ka qëlluar shpesh të udhëtoj rrugëve të Europës, diku me vizë, diku me leje qëndrimi Franceze dhe diku tjetër veçse me pasaportën tonë. Nuk e kuptoj pse akoma nuk është zhubravitur sepse është kaluar dorë me dorë dhe kontrolluar fletë për fletë aq e aq herë sa që i falenderohem Zotit që s'do shpenzoj për një të re.

Për mua ka qënë me e lehtë (siç dhe për shumë shqiptarë të tjerë që kanë "braktisur" atdheun), ngaqë kam pasur gjithmonë si mburoje këtë të bekuar leje qëndrimi, por pyes veten si është për pjesën tjetër të shqiptarëve që kanë vetëm pasaportën. A thua a ju ka bërë përshtypje fakti që ata i ndalojnë më shumë se të tjerët te kontrolli i pasaportave, po pyetjet e shumta, disa herë dhe bezdisëse të policëve? Po shfletimi i imët i çdo flete të pasaportës, sa që ka raste kur fillon e dyshon me veten a mos ndoshta ke ndryshuar shumë nga koha kur ke bërë foton për pasaportë?!

Situatat janë të ndryshme, nga më acarueset dhe shpesh herë qesharake. Ndryshimi vërehet që nga momenti kur ateron avioni që është nisur nga Tirana apo Prishtina. Radhët janë më të çrregullta (ndoshta ngaqë ne shqiptarët nuk dimë të mbajmë radhë) dhe procedura zgjat më shumë. Por jo vetëm për ne, por edhe për policët. Ata duhet të jenë më vigjilentë, të bëjnë më shumë pyetje, shpeshherë dhe personale, të shikojnë me një fytyrë dyshuese dhe nëqoftëse je me fat të të urojë rrugë të mbarë. E ne shqiptarët fatkeq jemi edhe në këtë rast.

Historia që më ka ngelur në mendje për vite me radhë ka qënë në Berlin, ku po prisja të kaloja kontrollin e pasaportave (thjesht ID-ve për europianët). Ishim mes të rinjsh në një udhëtim për të parë Berlinin. Para meje, një moshatare e BE-së kaloi shumë shpejt, kurse unë kalova një pyetësor të zgjatur dhe të detajuar, sa që mu duk vetja sikur të isha në kuesturë. Në atë moment e urreva atë polic gjerman, ndërkohë që nuk ndihesha krenare për pasaportën shqiptare.

Pastaj, seç u mësova nga këto procedura dhe mundohesha të tregohesha sa më indiferente ndaj sjelljeve të tejkaluara dhe të ekzagjeruara të policeve në aeroportet e Europës.
Por në udhëtimin tim të fundit, nga Frankfurti në Beograd dhe anasjelltas, vendosa të bëj ca statistika mbi këtë fenomen, pra të testoj edhe një herë pasaportën shqiptare, pas liberalizimit të vizave.
Ligjërisht, unë mund të kaloja me të, duke mos e paraqitur fare lejen time franceze dhe kështu bëra.

Kur po kaloja kontrollin në Frankfurt, një police femër po e kontrollonte pasaportën me aq imtësi sa që mu duk sikur po kontrollonte një varëse diamantesh që kishte kohë që donte ta blinte. Edhe pse fillova të ndihesha keq, të nervozohesha nga pyetjet e saja, vendosa të vazhdoj në të timen dhe të kuptoja se si ishte ndierë motra ime kur kishte udhëtuar veçse me pasaportën e saj, e me motrën personifikoj gjithë shqiptaret.

Në avion për Beograd po thellohesha dhe po qëndisja përgjigjet që duhet t'i jepja në aeroportin e Beogradit. Kisha planifikuar që do kaloja të paktën 10 minuta duke "kuvenduar" me policin serb, por fatmirësisht ndodhi e kundërta. Në fakt, në Beograd po shkoja për një konferencë të Kombeve të Bashkuara dhe kjo policit i mjaftoi për të më lënë të lirë në pak sekonda, madje duke me uruar "Mirë se erdhe në Serbi". Por, kthimi nuk ishte i njëjtë sepse një grua që në fillim më priti buzagaz, sapo pa pasaportën time u ngrys në fytyrë. Madje i bëri aq keq sa që e harroi faktin që është aty për të më shërbyer mua si kliente, duke më kthyer pasaportën në një mënyrë aq të pasjellshme, në fakt duke ma "hedhur atë në fytyre" do thonte populli.

Më erdhi keq vetëm për një arsye sepse gjithmonë eksperienca e fundit në një qytet apo shtet të ngelin në mendje dhe ajo që mbaj mend më shumë nga Beogradi, përveç ditëve shumë interesante në konferencë, kafeneve, ushqimit etj është dhe fytyra e ngrysur e kësaj serbeje dhe mënyra se si përbuzi pasaportën shqiptare dhe se si s'po duronte të më kishte aty përpara.
Ah, se mos harroj t'ju them që ballkanasit janë të njëjtë, edhe serbët nuk dinin të mbanin radhën.

Kur u ktheva në Frankfurt, edhe njëherë kontrolli i pasaportës. Prezantova vetëm atë dhe jo lejen e qëndrimit. Dhe odiseja vazhdoi. Kontroll i imët, shfletim i ngadaltë,faqe më faqe dhe pyetje bazike deri në personale. Isha e lodhur nga udhëtimi, e hidhëruar paksa me eksperiencën e fundit në Beograd dhe në momentin që vazhduan pyetje si p.sh: "Pse po shkoni në Francë Borana?", vendosa të prezantoj lejen franceze. Gjithçka ndryshoi, nga një fytyrë e rreptë e policit, u kthye në normale dhe e buzëqeshur. Ndoshta ngaqë i tregova për testin që po bëja. Dhe kaq ishte. Udhëtimi im nuk ishte më i dyshueshëm dhe madje ai me uroi "Rrugë të mbarë". Faleminderit Francës.

A na duhet një leje qëndrimi të një vendi perëndimor që pasaporta jonë të respektohet nëpër aeroportet e Europës? A e meritojnë shqiptarët të trajtohen ndryshe dhe gjithmonë në mënyrë të dyshimtë nga perëndimorët?
Vallë, deri kur shqiponja dhe shqiptarët do trajtohen dyshueshëm?! Kur do mundet pasaporta jonë të respektohet në të njëjtën mënyrë si "simotrat" e saja gjermane apo franceze?!
E as nuk dua të mendoj se ç'do të thotë të udhëtosh me një pasaportë të Kosovës.

BORANA SHALA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NOCIONI "EPIR I VERIUT" DHE NOCIONI "ÇAMËRI"Nga THIMI SAMARXHIU (04.25.2012)
KRAHINALIZMI: 118... ME 2!-…një plagë e pashëruar e shoqërisë shqiptare- Nga ZEQIR LUSHAJ  (04.25.2012)
GJERMANIA MBËSHTET TURIZMIN SHQIPTAR (04.25.2012)
Për dijeni: -"kushërinjve" të kryeministrave të dy shteteve shqiptare!VORRE KRAJLASH JENA NGINga ZEQIR LUSHAJ (04.21.2012)
ÇFARË ALTERNATIVASH IU OFROHEN FASIONISTËVE SHQIPTARË DHE SI MUND TË JETOJË KJO INDUSTRI? (04.20.2012)
BURRI URTAK I POLITIKËS SABRI GODONga KËZE KOZETA ZYLO (04.20.2012)
POETJA SADIJE KRYEZIU-BEJTULLAHI KRIJUESE DHE VEPRIMTARE NË LONDËR PA SHKËPUTJE NGA ATDHEU!Nga LUAN (ASLLAN) DIBRANI (04.19.2012)
SITA... E MËNDAFSHIT OSE PUSHKA E PLAKUT TË BEGAJVE-Duke marrë shkas nga një ngjarje e para rreth 100 vjetëve-Poezi nga ZEQIR LUSHAJ (04.18.2012)
NJË PUNËTOR I PALODHUR PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE, NJË HISTORIAN KËRKUES PËR RISHKRIMIN E HISTORISË SHQIPTARENga MENTOR QUKU (04.17.2012)
MASAKRA E TIVARIT DHE RISHKRIMI I HISTORISËNga KOLEC TOPALLI (04.17.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]