VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PERSPEKTIVA E BIZNESIT SHQIPTAR

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 07:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PERSPEKTIVA E BIZNESIT SHQIPTAR
E Shtunë, 06.09.2012, 04:02pm (GMT+1)

Flet për Radion DW, Annete Kasten, drejtore ekzekutive e Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, DIHA.

DW: Zonja Kasten, ditët e fundit Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregëtisë në Shqipëri, DIHA, bëri publike të dhënat e një anketim on line me anëtarët e shoqatës tuaj mbi klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Cili është qëllimi i këtij anketimi që zhvillohet për të tretin vit rradhazi?

Annete Kasten: DIHA është pjesë e rrjetit të Dhomave Gjermane të Tregëtisë që mbledh rreth vetes rreth 120 subjekte të tilla në të gjithë botën. 16 Dhomat në vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore, CEE dhe SEE, e kanë organizuar një anketë të tillë prej 7 vitesh me qëllimin për të marrë një pamje mbi klimën e biznesit dhe zhvillimit në këto vende, gjithashtu dhe një vlerësim për situatën e aktivitetit të biznesit të anëtarëve tanë. Në Shqipëri DIHA, e cila është themeluar që nga fundi i vitit 2008, është pjesë e kësaj ankete nga viti 2010. Në këtë mënyrë ne kemi mundësinë të bëjmë krahasime të gjendjes së anëtarëve të shoqatës nga viti në vit. Dua ta them që pyetësori në vende të ndryshme është i njëjtë, përvec disa pyetjeve specifike, gjë që jep mundësinë dhe vende të ndryshme mund të krahasohen mes tyre për aspekte të caktuara.

DW: A mund të na jepni disa nga rezultatet kryesore të pyetesorit 2012 për të bërit biznes në Shqipëri?

Annete Kasten: Do t`i ndaj treguesit. Nëse do ti referoheshim treguesve negativë që rezultojnë nga anketa duhet të them se kompanitë në mënyrë relative janë kritike për situatën e përgjithshme ekonomike në Shqipëri. Asnjë kompani nuk e vlerëson situatën ekonomike në vend për vitin 2012 si pozitive. Por 64% e të anketuarve e shohin situatën si të kënaqshme, ndërsa 36% e tyre e cilësojnë situatën aktuale ekonomike si negative. Në vitin 2011 këta të fundit ishin vetëm 42%, kurse në 2010-tën 58%. Ndërsa rezultatet e vlerësimit të biznesit vetjak nuk shfaqin ndonjë tendencë të dukshme. 42% e të anketuarve shprehen se gjendja është pozitive, për 42% ajo është e kënaqshme, ndërsa 17% japin një vlerësim negativ rreth situatës së biznesit të tyre. Në vitin 2010 dhe 2011 nuk kishte asnjë kompani që jepte një vlerësim negativ. Megjithatë, nga ana tjetër 54% e kompanive të pyetura besojnë se të ardhurat e tyre do të rriten. Nga anketimi rezulton që në vitin ekonomik 2011 ka pasur më shumë shpenzime për investime. 48% e kompanive të pyetura përgjigjen që këto shpenzime janë rritur në vitin 2011, ndërsa vetëm 16% e tyre i kanë ulur këto shpenzime. Pothuajse gjysma e kompanive parashikon një rritje të numrit të të punësuarve për vitin 2012. Në lidhje me xhiron, 54% e kompanive të anketuara raportojnë një rritje të xhiros në vitin e kaluar. Edhe pse një e katërta e kompanive kanë pësuar një rënie të fitimeve, nga përgjigjet e kompanive të tjera rezulton që kemi një përmirësim në krahasim me vitet e kaluara. Por nga përgjigjet në pyetësorë gjen dhe vlerësime pozitive. Kështu, pavarësisht kërkesës së vazhdueshme për përmirësim e faktorëve të përgjithshëm ekonomikë, kompanitë gjermane vlerësojnë qartë Shqipërinë si vend për të bërë biznes. Investitorët vlerësojnë Shqipërinë si vend për të bërë biznes, por kërkojnë nga autoritete të veprojnë për përmirësimin e faktorëve ekonomiko-politikë. Situata e përgjithshme ekonomike vazhdon të cilësohet si e vështirë, megjithatë situata e biznesit vetjak shënon përmirësim. Duke ju referuar përgjigjeve në anketim, kompanitë janë optimiste për sa i përket punësimit, investimeve dhe xhiros. Mbi gjysma e kompanive të anketuara deklarojnë që xhiroja e tyre është rritur në vitin 2011 dhe presin gjithashtu zhvillime pozitive edhe për vitin 2012. Ndërkohë që kompanitë janë relativisht të kënaqura me kostot e punës dhe punonjësit e tyre.

DW: Zonja Kasten, a mund të bëjmë dhe krahasime në rang rajoni?

Annete Kasten: Po ti referohemi në mënyrë sintetike të dhënave për vendet e rajonit, dmth edhe për Kroacinë, Slloveninë, Rumaninë, Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë e Bullgarisë, rezulton se Shqipëria për pjesën më të madhe të bizneseve është një vend atraktiv për investime dhe listohet në vendin e dytë mes këtyre shteteve të Europës Juglindore që përmenda, ku në vend të parë është Kroacia.

DW: DIHA është duke organizuar mbajtjen e konference ekonomike gjermane që pritet të nisë më 20 qershor në Tira

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT DHE EVROPA NË SHEKULLIN XXI (I) (06.08.2012)
SHTËPIA E HIVZI SULEJMANIT DO TË BËHET PUSHIMORE SHKRIMTARËSH (06.08.2012)
PEZULLOHET PESHËNGRITËSI SHQIPTAR QERIMAJ (06.08.2012)
NA KANË MUNDË NANAT SHQIPTARE (06.07.2012)
ZAGANJORI, RAST RISOR E VLEROR (06.07.2012)
HESHTJA E BARDHËCikël poetik nga libri "Heshtja e bardhë" e autorit GJIN GJONPALIPërgatitur për botim nga ZEQIR LUSHAJ (06.05.2012)
-TE LUMTE DORA, QAZIM MANI (Mustafaj) Nga ZEQIR LUSHAJ (06.04.2012)
NË 100 VJETORIN E PAVARËSISË KOMBËTARE - SHKOLLA "ISMAIL QEMALI" VLORË MBUSH 50 VJET (06.03.2012)
BOTA KUDO QENKA NJËSOJ- 13 vjersha nga NJU JORKU -Nga ZEQIR LUSHAJ (06.01.2012)
KOSOVA LINDORE PËRKUJTOI RIDVAN QAZIMIN - KOMANDANT LLESHIN (05.29.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]