VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "Illyricum Sacrum" enciklopedia shqiptare 300 vjeçare

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 03:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
"Illyricum Sacrum" enciklopedia shqiptare 300 vjeçare
E Martë, 08.11.2009, 04:46pm (GMT+1)

 

              Iliria

 

 "Illyricum Sacrum" është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime. Në të flitet për historinë e ilirëve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. "Illyricum Sacrum" përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç në këtë vepër të madhe. Sipas prof. Aleksandër Stipçeviç, vepra "Illyricum Sacrum" është një arritje kapitale e historisë evropiane. Ajo ka rëndësi të dorës së parë si burim të dhënash për historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. Vëllimi i parë ka dalë në vitin 1751, kurse i fundit në vitin 1909. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vëllimet e fundit nga Jakobo Coleti.

 

Dokumentet e arkivit zbardhin materialin e çmuar historik qindravjeçar, me rreth 5500 faqe.

 

Treqind e sa më parë, në vitin 1702, Papa Klementi XI i drejtohet ipeshkëvit të Tivarit, imzot Vinçenc Zvajevikut: "Dëshiroj të përmbushësh një vizitë pastorale në trojet e Arbnisë. Të shkosh atje dhe të shikosh nga afër kryeipeshkëvitë, ipeshkvitë, dioqezat dhe famullitë. Pasi të keni bërë këtë punë dua nga ju një raport të hollësishëm për gjendjen e kishave të Arbnisë dhe të besimtarëve... dhe më në fund dua të di, a e përdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshe?"

 

Duke i shkruar ipeshkëvit të Tivarit, Papa Klementi XI, që quhej ndryshe edhe Papa Albani, për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallërimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjen e gjuhës së këtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarët ishin të vendosur në ruajtjen e traditave të tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari që kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishës katolike ishte mjeti më i mirë për të ruajtur fenë dhe kombin në këtë vend që kërcënohej gjithnjë e më shumë nga dyndjet osmane.

 

Duke iu përgjigjur letrës së Atit të shenjtë, kryeipeshkëvi i Tivarit, Vinçec Zmajevik, kalon qytet më qytet e katund më katund duke plotësuar me përkushtim të thellë urdhrin e shenjtë të Papës. Pas ekspeditës në Arbni, ai i shkruan Papës: "... ju solla dheut rreth e rreth, gjithëmbarë e pashë vuajtje shumë o Atë i shenjtë. Qytetet e lulëzuara ishin vënë nën haraç, pashë kala të rrënuara, forcën tonë të prishur, e kisha të përlyera. Pashë pleq të vuajtur, meshtarë duke qarë, barinj të travajur, murtajën që bënte kërdinë. Zemra ime, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte të më ndahej copa."

 

Në fund, ipeshkëvi i Tivarit e mbyll kështu letrën e tij: "Konstatimet e mia do të ishin të pavlera sikur të mos ndërmerreshin hapa të menjëhershëm për t'i ardhur në ndihmë popullit të Arbnisë që është, në të njëjtën kohë, edhe populli juaj o Atë i Shenjtë!"

 

Pas këtij letërkëmbimi Papa Klementi XI vendosi që në Mërçi të Lezhës më 14 e 15 janar, 1703 të mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim të Papa Klementit XI u themelua kolegji për arbëreshët e Italisë në Shën Mitër Koronë. Ai dha 4000 skude për një vend të përhershëm në Kolegjin Urban të Propagandës Fide në Romë, vend i cili do të mbahej nga një shqiptar. Me iniciativën e tij u hap katedra e gjuhës shqipe në Romë. Sipas Papa Klementit XI, rimëkëmbja e Arbnisë, domethënë ringritja e ndërgjegjes kombëtare mund të vinte duke ruajtur gjuhën, fenë dhe historinë e të parëve. Sipas Papës, këto ishin simbole të unitetit kombëtar.

Ashtu si në vitin 1702, dhjetë vjet më vonë, Papa Klementi XI i drejtohet për bashkëpunim një intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. Daniele Farlati, për të ndërmarrë një ekspeditë të gjerë nëpër dheun e të parëve të tij, nëpër Iliri. Kështu nisi puna për korpusin "Illyricum Sacrum", të cilit Daniele Farlati do t'i kushtonte gjithë jetën e tij.

 

Farlati, një ilirolog i hershëm

 

Me këtë vepër Farlati bëhet një nga personalitetet më të mëdha të ilirologjisë. Ai është më i madhi, përfaqësuesi më dinjitoz që njohim deri më sot.

 

Nuk ka ilirolog tjetër që mund të konkurrojë me të për periudhën antike, deri në Mesjetë. Me dokumente dhe fakte ai argumenton prejardhjen tonë shumë e shumë kohë para se të vinin sllavët në Ballkan. Ai davarit mjegullat shekullore e saktëson kohën ilire, helene, romake dhe bizantine. Ai dhe vetëm ai, paraqet themelet e ndërlikuara mbi të cilat u ngrit shteti ilir dhe jeta e paraardhësve tanë. Për të kryer studime të tilla nuk është e lehtë. Duhet shumë kohë, shumë dije, dokumente e dëshmi që mund t'i gjesh pas një hulumtimi të gjatë e në vende të ndryshme. Burimet e informacionit janë gati të paarritshme. Por edhe kur i gjen, nuk është e lehtë t'i deshifrosh. Mendoni se ç'punë kolosale i është dashur Farlatit për të ndërtuar pa asnjë të metë mozaikun e ilirëve që jetonin në faqen perëndimore të Ballkanit. Nëse historiografisë sonë i heqim Farlatin, atëherë prejardhja jonë do të ishte e dyshimtë, e mangët, e cunguar. Të dhëna për këtë periudhë kanë paraqitur edhe studiues të tjerë, por roli dhe saktësia e Farlatit janë të padiskutueshme. Të gjithë ata që duan të flasin për ilirët dhe historinë e shqiptarëve, patjetër duhet të mbështeten e të citojnë Daniele Farlatin. Ai është institucion. Ai përfaqëson bankën më të madhe të të dhënave për Ilirinë.

 

 Ja nëntë vëllimet e "Illyricum Sacrum"

 

Nga Volumi i parë deri tek i nënti janë dashur 150 vjet punë e palodhur për të krijuar këtë korpus, që flet jo vetëm për prejardhjen e shqiptarëve, por edhe për historinë e ilirëve që jetonin në pjesën perëndimore të Ballkanit.

Autor i vetëm për shtatë volumet e para të këtij korpusi është Daniele Farlati. Pas vdekjes së tij, Jakobo Koleti, përfundoi volumin e tetë e të nëntë të "Illyricum Sacrum". Formati i faqeve të këtij korpusi është sa ai i revistave të sotme, 38 X 25 cm.

 

Ja korpusi "Illyricum Sacrum"
1751 Venedik Vëllimi I Autor Daniele Farlati
1753 Venedik Vëllimi II Autor Daniele Farlati
1765 Venedik Vëllimi III Autor Daniele Farlati
1769 Venedik Vëllimi IV Autor Daniele Farlati
1775 Venedik Vëllimi V Autor Daniele Farlati
1800 Venedik Vëllimi VI Autor Daniele Farlati
1817 Venedik Vëllimii VII Autor Daniele Farlati
1819 Venedik Vëllimi VIII Autor Jacobo Koleti
1909 Split Vëllimi IX Autor Jacobo Koleti
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Gjon Nikollë Kazazi: një kopje e rrallë e veprës zbulohet në VatikanNga Dr Musa Ahmeti (08.11.2009)
Henri Perrit: Separatizmi po nxitet nga Beogradi (08.10.2009)
Mustafa: Nëse Kosova copëtohet ne duam bashkim (08.10.2009)
Presidenti Sejdiu ngushëllon Topin dhe Berishën (08.08.2009)
Gjermania i bën thirrje opozitës që të bashkëpunojë me qeverinë (08.08.2009)
Nëntoka e Kukës ka 14 milionë tonë rezerva të kromitNga Riza Hoxha (08.07.2009)
Kryeministri Berisha priti sot Menduh Thaçin (08.05.2009)
NATO merr bazën detare ushtarake në Durrës (08.05.2009)
Kërkohet zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni (08.05.2009)
Verifikohet kufiri Maqedoni-Kosovë (08.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]