VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NATO merr bazën detare ushtarake në Durrës

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 01:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NATO merr bazën detare ushtarake në Durrës
E Mërkurë, 08.05.2009, 02:54pm (GMT+1)

 

Bazës detare ushtarake të Bishtit të Pallës në Durrës pritet që shumë shpejt t'i rikthehet lavdia e dikurshme, duke u bërë bazë me të njëjtin funksion, tashëm në funksion të misionit të NATO-s, organizëm në të cilin prej muajsh është anëtare me të drejta të plota dhe ushtria shqiptare. Anije luftarake moderne në një bazë të sigurt detare. Ka qenë ky konkluzioni i ekspertëve ushtarakë amerikanë për bazën detare të Bishtit të Pallës në Durrës. Burime zyrtare për "Gazeta Shqiptare" pohojnë se një ekip ushtarakësh, pjesëtarë të Komandës së Forcave të NATO-s në Europë, kanë vizituar pak ditë më parë bazën ushtarake të Bishtit të Pallës dhe kanë deklaruar se ajo do të fuqizohet së shpejti me mjete lundruese e teknologji ushtarake detare bashkëkohore. Në këtë mënyrë kanë rënë poshtë zërat se baza do të shndërrohej në një zonë civile për të zhvilluar turizmin. Por që nga dita që vendi ynë është pjesë e NATO-s, asnjë repart ushtarak sado i parëndësishëm që mund të duket, nuk mund të lëvizë apo të ndryshojë destinacion pa marrë më parë miratimin e komandës së paktit ushtarak, ku kemi aderuar me të drejta të plota.

BAZA E BISHT-PALLES

Kur mendohej se baza detare e Bishtit të Pallës ishte një relike e kohës së shkuar dhe ndryshimi i destinacionit të saj ishte çështje kohe, gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë. Baza ka rezultuar se bën pjesë në interesat e aleatëve tanë të mëdhenj. Ajo do të forcohet dhe do të pajiset me arsenal ushtarak detar modern. Burime nga Komanda e marinës luftarake bëjnë me dije se "pak kohë më parë, një ekip ekspertësh amerikanë kanë kryer një vizitë të imët në bazën detare dhe janë shprehur se ajo do të transformohet përsëri në një repart modern ushtarak detar".
Sot në bazë ndodhen pak mjete detare, pasi anijet aktive janë ankoruar në portin detar të Durrësit. Edhe efektivi ushtarak ka kohë që është reduktuar në raport me mjetet në dispozicion. Kohë më parë, kjo bazë u përdor për strehimin e një prostitute, fakt, i cili i diktua dhe u ndëshkua nga Drejtësia. Baza ushtarake detare e Bishtit të Pallës në Durrës, së bashku me bazën ushtarake detare të Vlorës, kanë qenë ndër repartet më kryesore detare të ushtrisë sonë dhe me një histori të njohur qëndrese në vitin 1961, në momentin e prishjes së marrëdhënieve me ish-Bashkimin Sovjetik dhe ikjen e trupave ushtarake ruse nga vendi ynë.

PROJEKTI

Në fillim të këtij viti qarkulloi ideja se mjetet lundruese të bazës detare mund të zhvendoseshin përfundimisht që andej dhe baza të mos funksiononte më si e tillë. Pra, baza detare ushtarake e Bishtit të Pallës do të boshatisej plotësisht nga mjetet ushtarake detare e logjistika përkatëse, për t'u përshtatur në tjetër destinacion. Sipas kësaj ideje të artikuluar në atë kohë, në mjediset e saj do të ndërtoheshin objekte turistike. Por nuk kanë qenë të këtij mendimi aleatët e mëdhenj ushtarakë, të cilët janë shprehur se kalatat, tunelet dhe të gjitha objektet e Bishtit të Pallës ishin në gjendje shumë të mirë e funksionale dhe se baza do të vazhdojë të funksionojë si e tillë. Burime të rezervuara për "Gazeta Shqiptare" konfirmojnë se vizita (inspektimi) i bazës ushtarake të Bishtit të Pallës nga ushtarakë të lartë të NATO-s, është hapi i parë dhe më i rëndësishmi në rikthimin e destinacionit ushtarak të saj. Në të ardhmen e afërt priten hapa të tjerë deri në marrjen e formës së plotë të një reparti ushtarak bashkëkohor, në funksion të organizmit më të lartë euroatlantik. Ata kanë sqaruar ushtarakët tanë se tashmë çdo vendim për objektet, repartet, forcat ushtarake duhet të marrë patjetër vulën e paktit ushtarak.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kërkohet zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni (08.05.2009)
Verifikohet kufiri Maqedoni-Kosovë (08.05.2009)
Prishtina mohon përsëri akuzat për trafikim organesh (08.05.2009)
Prishtina pritet të vendosë marrëdhënie diplomatike me Shkupin e Podgoricën (08.04.2009)
Mukja kuvend bashkimi i të gjithë shqiptarëveNga Adriatik Alimadhi (08.03.2009)
Ligji i ri për gjuhën shqipe në MaqedoniNga Qeriman Bekteshi (08.02.2009)
Parlamenti i ri: mbi gjysma deputetë për herë të parë (07.29.2009)
Në Prishtinë u mbajt konferenca "Kosova dhe vendet arabe: Të arriturat dhe Pritjet" (07.29.2009)
Prurje të mëdha pushuesish nga Kosova e Mali i Zi (07.29.2009)
Administrimet në Kosovë gjatë periudhës 1999-2009Nga Abas FEJZULLAHI (07.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]