VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Nëntoka e Kukës ka 14 milionë tonë rezerva të kromitNga Riza Hoxha

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 02:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Nëntoka e Kukës ka 14 milionë tonë rezerva të kromit

Nga Riza Hoxha


E Premte, 08.07.2009, 07:18am (GMT+1)

 

Nëntoka e verilindjes së Shqipërisë, tërë gur e shkëmbinj, fsheh pasuri minerale jo të vogla, shfrytëzimi i të cilave mund të përmirësojë ndjeshëm jetesën e banorëve të kësaj zone. Dikur, sikurse tregon 76-vjeçari Gazmend Syla, ish-minator në minierën e Gjegjanit, nëntoka nxirrte flori. Them flori, pasi bakri që nxirrnim ne përpunohej në uzinën e Rexhepajt e më pas në Rubik, ku i nxirrej floriri, vijon i moshuari, teksa tregon se ka dëgjuar se firma të huaja kanë nisur përsëri të interesohen për nëntokën tonë. "Se nëntoka jonë është flori dhe është gjynah të jemi të varfër", përsërit ai. Pasuritë nëntokësore të këtij rajoni kanë nisur të shfrytëzohen në vitet '30 nga italianët. Deri në mesin e viteve '90, ka funksionuar miniera dhe fabrika e pasurimit të kromit në Kalimash, 17 kilometra larg qytetit të Kukësit, miniera dhe fabrika e pasurimit të bakrit në Gjegjan e Rexhepaj, si dhe disa miniera më të vogla ku ishin të punësuar mbi 3000 punëtorë gjithsej. Disa prej tyre shfrytëzohen nga firma private edhe në këto ditë të nxehta. "Ende nëntoka e verilindjes nuk ka dalë në sipërfaqe", thotë inxhinieri gjeolog Muhamet Elezi.

 

Fillimi i shpresës

 

Jo vetëm banorët, por edhe specialistët thonë se nëntoka ende nuk është prekur, është ende e virgjër. Këtë e tregojnë edhe kërkimet e kompanisë australiane "Jab Resources", që këmbëngul prej dy vjetësh që pasuritë e nëntokës së verilindjes të vihen në funksionim e në shërbim të popullit. "Rezultatet janë pozitive. Në Kukës, në masivin ultrabazik të zonës Kalimash-Malziut, ka përfunduar projekti, madje dhe për ngritjen e minierës e të fabrikës", thotë Elezi, gjeologu kuksian i punësuar nga firma australiane. Ai tregon se, kompania australiane nuk ka të ndaluar. Jo vetëm në Kukës, por edhe në Has e Tropojë. "Në zonën e Kalimashit, punimet për kërkim zbulimin thuajse kanë përfunduar. Këtu mendohet të ngrihet dhe një fabrikë për pasurimin e kromit. Ndërsa tani jemi në fazën e marrjes së lejes për kërkim e zbulim në zonën e Has - Tropojës", tregon ai. Vetëm për vitin 2008 u investuan 3,5 milion dollarë. Dhe ritmet e investimeve janë rritur edhe këtë vit. Edhe pse ende në fazën e kërkim-zbulimit perspektiva e rivënies në punë të industrisë minerare është optimiste. "Të gjitha analizat kimike për përmbajtjen e cilësisë së mineralit, përpunimi i të dhënave dhe interpretimi i tyre janë kryer në Rumani, ku kompania ka një laborator me program kompjuterik sipas standardeve bashkëkohore të miratuara edhe nga BE-ja", tha Elezi. Janë rezultatet pozitive të arritura në zonën e Kalimashit që e kanë shtyrë kompaninë të zgjerojë kërkimet edhe në zonën e Has - Tropojës. Në varësi të rezervave të këtij sektori, kompania synon ngritjen e industrisë së ferrokromit që do të mundësojë punësimin e qindra punëtorëve, duke përmirësuar rrënjësisht jetesën e banorëve. Jo të pakta janë rezervat e nëntokës sonë. Për mineralin e bakrit dallohen zona e Gjegjanit, zona e Shëmri - Gdheshtës në rrethin e Kukësit, në Nikoliq, Golaj, Krumë, Zahrisht, Sallah në rrethin e Hasit. Shqipëria është një nga vendet kryesore për rezervat e kromit, ku veçohen vendburimet e Kalimashit e Surrojit në rrethin e Kukësit, Vlahna e Perollaj, Mac në rrethin e Hasit. Vëmendja ka nisur të kthehet edhe nga hekurnikeli dhe nikel silikati me vendburimet e Trullit, Mamëzit, Arrnit e Nomës. Në realitet ka vendburime, shfrytëzimi i të cilave thuajse ka përfunduar siç është ai i Gjegjanit, prej të cilit për rreth 30 vjet janë nxjerrë rreth 4 milion ton bakër. Ndonjë vendburim tjetër si i Shëmrisë, i Golajt e Krumës, edhe pse me shumë rezerva, janë jashtë interesit të shfrytëzimit nga biznesi për shkak të cilësisë së dobët të mineralit.

 

Vendburimi i Kalimashit, i shfrytëzuar për rreth 20 vjet, ende ka rezerva me një cilësi të kromit rreth 20 përqind, gjë që e bën të detyrueshme procesin e pasurimit. Vendburimi i Vlahnës ka një sasi rezervash të mineralit të kromit rreth 3 milion ton me cilësi 28 përqind.

I njohur është vendburimi i Kam Tropojës që së bashku me vendburimin e Surrojit janë shfrytëzuar së pari nga italianët në vitet '30 - '40. Sipas specialistëve, aktualisht shumë prej vendburimeve nuk mund të shfrytëzohen për shkak të teknologjisë që duhet ripërtërirë rrënjësisht. Nëntoka e rrethit të Kukësit llogaritet se ka 14 milion tonë rezerva të mineralit të kromit, 100 milion rezerva të hekur nikelit, mbi 3 milion tonë rezerva të mineralit të bakrit.

 

Pak fjalë edhe për Nimcën

 

Nimca është një fshat i vogël, rreth 20 kilometra larg qytetit të Kukësit. Nëntoka e saj ka një mineral strategjik siç është uraniumi, për zbulimin e të cilit kanë punuar në vitet '70 specialistë kinezë. Specialistët tanë thonë se, minerali është mjaft i varfër, madje është vetëm në formën e shfaqjes, gjë që e bën të paleverdisshme shfrytëzimin. Në galeritë nëntokësore kanë punuar punëtorë të fshatit e të zonave përreth, të cilat vuajnë ende pasojat e shfrytëzimit të këtij minerali. Agimi është një prej punëtorëve, që në kohën e diktaturës ka punuar në ato galeri. "Kush ka mundur ka ikur nga fshati, në këtë tokë nuk jetohet. Jemi a s'jemi 20 shtëpi", tregon ai. Në realitet, kush ka punuar në ato galeri rrallë ka nga ata që e kanë kapur moshën mbi 50 vjeç. Minerali i rrezikshëm ua ka shkurtuar jetën. "E dini, po të mos ishe i martuar e me fëmijë, nuk të pranonin të punoje në galeri, pasi ekzistontë rreziku i sterilitetit nga uraniumi", tregon Agimi. Ndërsa në shpatin e malit dallohen qartë galeritë, tashmë të mbyllura.

 

Kompania australiane shton kërkimet në zonën krommbajtëse

 

Kompania australiane "Jab Resources" ka shtuar ritmet e kërkimit për zbulimin e mineralit të kromit në masivin ultrabazik të zonës Kalimash-Malzi-Surroj në rrethin verilindor të Kukësit. "Punimet i kemi përshpejtuar me synimin që së shpejti të nisim eksplorimin e gjithë zonës", thotë inxhinieri gjeolog, Muhamet Elezi, duke shtuar se "kërkimet gjeologjike të deritanishme janë mjaft pozitive, aq sa kanë bërë që kompania të kërkojë nga autoritetet përkatëse lejen e ngritjes së një fabrike pasurimi në këtë zonë".

 

Kërkimet në masivet ultrabazike të kromit të kësaj zone, prej vitesh kanë tërhequr vëmendjen e investitorëve të huaj edhe pse ndodhen në lartësinë e 600-1200 metrave mbi nivelin e detit. "Jab Resources", që punon prej më shumë se dy vjetësh në këtë zonë, deri tani ka kryer rreth 7000 metra kanale gjeologjike, ka përfunduar punimet kërkimore në 72 pika shpimi, ka rilevuar një zonë prej rreth 8 kilometrash katrore si dhe ka kryer mbi 4400 analiza kimike, përmes të cilave është arritur në përfundimin se nëntoka e këtij rajoni është e pasur me rezerva të mineralit të kromit. "Të gjitha analizat kimike për përmbajtjen e cilësisë së mineralit, përpunimi i të dhënave dhe interpretimi i tyre janë kryer në Rumani, ku kompania ka një laborator me program kompjuterik sipas standardeve bashkëkohore të miratuara dhe nga BE", tha Elezi. Sipas tij, punimet kërkimore në këtë rajon në këtë periudhë janë rritur, ndërsa pritet që rezultatet e tyre të jenë mjaft pozitive. Punimet kërkimore të kompanisë "Jab Resources" konsiderohen mjaft pozitive jo vetëm në drejtim të shfrytëzimit të pasurive nëntokësore të rajonit, por dhe të mundësive efikase për rritjen e punësimit. Aktualisht pranë kësaj kompanie janë të punësuar mbi 140 persona. Qarku i Kukësit ka pasuri të mëdha nëntokësore, veçanërisht të kromit. Pasuritë nëntokësore të këtij rajoni kanë nisur të shfrytëzohen në vitet '30 nga italianët, ndërsa deri në mesin e viteve '90 ka funksionuar miniera dhe fabrika e pasurimit të kromit në Kalimash, 17 kilometra larg qytetit të Kukësit, miniera dhe fabrika e pasurimit të bakrit në Gjegjan e Rexhepaj si dhe disa miniera më të vogla ku ishin të punësuar rreth 3000 punëtorë.

Riza Hoxha

Riza Hoxha


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kryeministri Berisha priti sot Menduh Thaçin (08.05.2009)
NATO merr bazën detare ushtarake në Durrës (08.05.2009)
Kërkohet zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni (08.05.2009)
Verifikohet kufiri Maqedoni-Kosovë (08.05.2009)
Prishtina mohon përsëri akuzat për trafikim organesh (08.05.2009)
Prishtina pritet të vendosë marrëdhënie diplomatike me Shkupin e Podgoricën (08.04.2009)
Mukja kuvend bashkimi i të gjithë shqiptarëveNga Adriatik Alimadhi (08.03.2009)
Ligji i ri për gjuhën shqipe në MaqedoniNga Qeriman Bekteshi (08.02.2009)
Parlamenti i ri: mbi gjysma deputetë për herë të parë (07.29.2009)
Në Prishtinë u mbajt konferenca "Kosova dhe vendet arabe: Të arriturat dhe Pritjet" (07.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]