E Enjte, 05.16.2024, 07:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
DITA E FONDACIONIT PLAVË-GUCI, QË FRYMON SHQIP E VEPRIMTARON SHQIPTARISHT
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Djelë, 04.07.2013, 08:24am (GMT+1)



7 prilli i sotëm për Shqiptarët etnik në dy anët e Atlantikut diellnon në simbolikën e vet emnin meritor "Dita e Fondacioni Plavë-Guci", sepse në "kryeqytetin e botës "- në Nju Jork të Amerikës, në "Tempullin e Demokracisë", po mbahet Kuvendi juaj Vjetor, që përban realisht një ngjarje kombëtare të jehonshme, sepse në dy vitet e fundit ky Fondacioni juaj dinjitar është kthye naltësisht e mrekullisht në një organizatë nga më risoret, aktivet e cilësoret në historinë e shoqërisë civile shqiptare prej nga kohë epike e intelektuale e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Kjo është meritë reale e secilit prej ju antarëve atdhetarë e veprimtarë të Fondacionit Plavë-Guci dhe e udhëheqësisë së tij që meriton mirënjohje kombëtare. Ju e kremtuat me madhështi 100-vjetorin e Pavarësisë më 25 nëntor 2012. Ju u përballët me qëndrime e veprime kundërshqiptare të shtetit të Malit të Zi ndaj krahinës së Plavë-Gucisë e shqiptarëve të saj etnik. Ju protestuat në janar 2012 në Nju York terrorin serb e spastrimin etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ju grumbulluat fonde për hapjen e Rrugës së Hotit mbi liqen të Plavës. Ju treguat humanitet atdhetar e njerëzor ndaj rasteve në nevojë nga treva e juaj. Ju kontribuat me publikime elektronike për historinë e kulturën e Plavë-Gucisë dhe problematikat e perspektivat e saj. Ju kryet edhe nga dy piknike në vit, shoqërue me veprimtari sportive, etj. dhe me stimuj. Ju batë aq sa mundet dhe do të bani edhe ma shumë.
Fondacionin e veprimtari të juaja i kam ndjek në gazetën amerikane "Neë York Dealy Neës", në gazetën kombëtare "Bota Sot" (Zvicër e Amerikë), në të përditshmen "Republika" në Tiranë, "Zhurnal" në Shkup, "Voal Online Zëri i Shqiptarëve" në Zvicër, "Fjala e Lirë" në Londër, "Tribuna Shqiptare" në Kanada, "Prishtina Press", etj.

Në këtë "Ditë të Fondacionit Plavë-Guci" do të isha i padrejtë dhe i pasaktë nëse nuk do të thoja një fjalë të vetme për "motorrin e ndezun" të Fondacionit si zotërinjtë Esad Gjonbalaj, Alex Selimaj, Sadri Mehaj e të tjerë dhe për vllaznitë atdhetare kontributore: Selimaj, Gjonbalaj, Prelvukaj, Mehaj, Ahmetaj, Balidemaj, Prelvukaj, Dedushaj, Hasangjekaj, Kukaj, Ulaj, Vuçetaj, Qosaj, Rugova, Goçaj, etj.

Kjo "Ditë e Fondacionit Plavë-Guci", kjo ngjarje e sotme me arritjet e juaja kombëtare, humanitare e kulturore si fondacion, është kënaqësi dhe krenari edhe për ne bashkëkombasit tuaj në metropolin shqiptar të Tiranës; në Preshevë ku po ringrihet gjigand Memorial për UÇPMB; në Mitrovicën që po jetëson sfidën e bashkimit të dy brigjeve shqiptare të Ibrit; në Deçiç ku dje u festua 102-vjetori i ngritjes së Flamurit Kombëtar Shqiptar nga Dedë Gjo' Luli, në Shkupin dardan ku shqiptarët po ringrejnë vetëveten edhe në historinë bashkëkohore; në Çamëri që pret Rezoluten nga Parlamenti Shqiptar.

Fondacioni juaj ka një emën të madh historik, një emën biblik shqiptar, një emën të krenarisë kombëtare shqiptare: Plavë-Guci, që dikur kësaj "republike iliriane" të pavarur i kanë pas thirrë "Arbania e Vogël".

Në Plavë-Guci, në Luftën e Nokshiqit, për herë të parë dhe të fundit, shqiptarët i thyen vendimet e Shtatë Fuqive të Mëdha të Europës. Kjo ishte lufta e parë frontale e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku morën pjesë 12.000 shqiptarë nga Plavë-Gucia e Sanxhaku, nga Peja e Presheva, nga Shkodra e Ulqini, nga Tepelena, Dibra e Ohri, etj.

Kjo ishte hera e parë dhe lufta e parë në Nokshiq në dhjetor 1879 që shqiptarët ngritën 20-30 flamuj kombëtar shqiptar në frontin luftarak kundër "shtatë krajlive". Sot në fondet etnografike të Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, flamuri kombëtar shqiptar ma i vjetër për nga koha dhe vjetërsia është flamuri i Plavë-Gucisë që i përket vitit 1881.

Lufta e Nokshiqit në Plavë-Guci është "parathania" e betejave për Pavarësinë Kombëtare Shqiptare, udhanisja e Flamurit Kombëtar Shqiptar, siç e fjalathonë edhe vargjet: "Si dy male i rrijnë historisë / Nokshiqi e Vlora e Pavarësisë".

Këto realitete historike që po i them unë në këtë "Ditë të Fondacionit Plavë-Guci" i kanë thanë qyshse në fill të shekullit të kaluem gazetat amerikane: "New York Daily Tribune" e 20 prillit 1903 shkruan se "Malësorët e Plavë-Gucisë janë trima e të pathyeshëm. Nëse s'i përmend ata s'ke thënë asgjë për Shqipërinë". Gazeta amerikane "The Sun" më 28 korrik 1907 shkruan: "Malësorët e Plavës e të Gucisë po shkruajnë historinë e tyre...Sigurisht se rezistenca e famshme e kësaj popullsie ndaj tentativave të Malit të Zi për ta pushtuar dhe këmbëngulja e tyre për të mos iu bindur madje as autoritetit e vendimeve të gjashtë Fuqive të Mëdha europiane, duket se kishin tërhequr vëmendjen e shtypit edhe përtej detit, duke bërë që t ́u kushtonin atyre një vëmendje të veçantë...Malësorët e Plavë-Gucisë konsiderohen se janë më krenarët dhe më luftarakët dhe mbahen si më të pashmit e më besnikët...".

Plavë-Gucia është treva e sakrificave të mëdha për të mbrojt lirinë e vetë: me pushtimin e saj Mali i Zi nga tetor i1912 deri në prill 1913 u krye "Masakra e Previsë" ku u vranë barbarisht rreth 700 veta, në masakrat e vitit 1919 rreth 500 veta dhe në ato të viteve 1944-1945 rreth 800 veta.

Fishta i madh tek "Lahuta e Malcis" dijenon se në trevën legjendare të Plavë-Gucisë "rri Ora e Shqypnisë", ndërsa sllavi A.Boshmakov vlerëson se "Gucia është zemra e Shqipërisë". Albanologu Milan Shuflaj malet alpine që trupojnë edhe Plavë-Gucinë i ka cilësue si "zinxhiri i botës". Shkrimtarja amerikane Rose Wilder Lane, autore e veprës "Majat e Shalës" (botue në Londër më 1922), që pati për përkthyes besnik e fisnik 14 vjeçarin Rexhë Metën e Ulajve, do të shkruante për Shqipërinë Veriore se ishte "në vendin më të bukur e më të pa lumtur në botë". Në festën e madhërishme të Flamurit, organizue nga Fonadacioni Plavë-Guci në Nju Jork -nëntor 2012, akademiku nga Vuthajt, Rexhep Qosja, në Përshendetjen audiovizive të tij, do të deklaronte: "Shqiptarët e Plavë-Gucisë kanë dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në formimin e shtetit shqiptar".

Sot deshta më e përcjellë një fjalë krahasimore: Në atë hotel "Royal Regency" në Nju Jork ju antarë veprimtarë kombëtar të Fondacionit Plavë-Guci jeni të gjithë" mbretër",sepse ju e mbani nelt emnin e madh simbolik "Plavë-Guci", sepse ju mbartni historinë e madhe të trevës legjendare të Plavë-Gucisë, sepse ju jeni pasardhës të figurave të shquara të Plavë-Gucisë si Ali Pashë Gucia, si Jakup Ferri, e dhjetra të tjerë.

Nëse do të kisha fuqi presidenciale për me e dhanë një dekoratë të lartë "Nderi i Kombit" unë kisha me e vnue atë në gjoksin e krahinës etno-historike të Plavë-Gucisë.

Nëse në këtë botë do të kishte një Çmim "Mis Bukuria" për kombet mbi glob unë do t'ia jepja atë Shqipërisë time etnike dhe kurorën kisha me e vnue bash në krye: në trevën e mrekullive natyrore të Plavë-Gucisë.

Nëse do të isha një hebre që festën e Pashkëve si kjo e fundmarsit 2013 e shohin si dita e kalimit nga robëria në liri unë si shqiptar këtë rol historik e shoh realisht edhe tek Fondacioni Plavë-Guci, tek ky fondacion misionar kombëtar, humanitar e kulturor i trevës etno-historike të Plavë-Gucisë krahinës me varfërinë ekonomiko-kulturore e shtypjen politiko-shoqërore ma të madhe në Republikën e vogël të Malit të Zi.

Ashtu sikurse bota e krishterë i beson e kremton Ringjalljen e Krishtit edhe unë si shqiptar kombëtar, si njeri i penës, si veprimtar i shoqërërisë civile i besoj "ringjalljes" së Fondacionit Plavë-Guci, sepse në këto dy vitet e fundit është ringjallur e gjallëuar vetë si fondacion, sepse do të ringjallin e jetësojnë shpresat e realitetet e tokës etnike e të shqiptarëve etnikë në krahinën e Plavë-Gucisë për të mos i lëshue e për t'i begatue ato troje të bekuara nga Perëndia.

Unë, sot së bashku me ju antarë veprimtarë kombëtarë të Fondacionit Plavë-Guci, kremtoj edhe në këtë ditë të 7 prill 2013 këtë ringjallje të bekuar, sepse Fondacioni Plavë-Guci është një nga "shpirtrat" misionar kombëtar, humanitar e kulturor të ringjalljes së trevës legjendare shqiptare të Plavë-Gucisë, sespe Fondacioni Plavë-Guci po frymon Shqip dhe po veprimtaron Shqiptarisht.


RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TrajtesëSHQIPTARI ME TRADITË SHTETFORMUESENga CENË PUSHKOLLI (04.05.2013)
SHQIPTARIA NUK VDES KURRË!Nga SALI BOLLATI (04.05.2013)
ROLI I FESË NË KRIJIMIN DHE RUAJTJEN E IDENTITETIT KOMBËTARKur besimi në Zotin fillon të dobësohet te një popull, atëherë bëhu gati te shikosh rrëzimin e tij. A. H. Nga Mr. sc. BESIM MORINA (04.03.2013)
MIRË SE IKËN SHQIPTARËT, PO KUSH… MBETI KËTU?Nga FRITZ RADOVANI (04.03.2013)
MOS HARRO DOSJEN E BABËS- OSE KUR STALINISTI AKUZON 'KOMUNISTËT' E TITOSPërkitazi me shkrimin e dr. Dukagjin Goranit "Sheradin, edhe kujt e ke ndërmend t`ia shpalosësh dosjet?"Nga IDRIZ ZEQIRAJ (04.02.2013)
KALVARI I FAMILJES BEGOVIQNga KABIL BUSHATI (03.31.2013)
TrajtesëÇËSHTJA 'KOSOVAR' DHE 'I KOSOVËS' TË RREGULLOHET ME LIGJNga CENË PUSHKOLLI (03.31.2013)
VIZIONI I LIRISË DHE I UNITETIT KOMBËTAR SHQIPTARNga Prof. Dr. ISAK SHEMA, Universiteti "Iliria", Prishtinë (03.30.2013)
NDAHET NGA JETA PUBLICISTI I NJOHUR MARASH HAJATINga Prof. MURAT GECAJ (03.30.2013)
TË MOS HARROHET MARSI I VITIT 1981 - KUR FILLOI RRËNIMI I THEMELEVE TË ISH JUGOSLLAVISË!Nga ASLLAN DIBRANI (03.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]