VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZGJOHU! kërkon tërheqjen e Enciklopedisë

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 02:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ZGJOHU! kërkon tërheqjen e Enciklopedisë
E Hënë, 09.21.2009, 05:38pm (GMT+1)

 

 

Përmes një deklarate për mediat, lëvizja "Zgjohu" kërkoi largimin e redaktorit kryesor Bllazhe Ristevski nga Akademia e Shkencave si dhe tërheqjen e Enciklopedisë, në të cilën shqiptarët përkufizohen si të ardhur dhe uzurpues të shtëpive të maqedonasve. Kërkesa e bërë publike sot është mbështetur edhe nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, si dhe nga disa organizata joqeveritare.

Sipas përfaqësuesit të Lëvizjes "Zgjohu", Adrian Limani enciklopedia rrezikon karakterin multietnik kushtetues të Maqedonisë, nxit urrejtje ndëretnike, falsifikon historinë e popullit shqiptar dhe i përvetëson figurat më të ndritura të kombit shqiptar siç është Nënë Tereza.

Akademikët maqedonas thonë në enciklopedi se shqiptarët njihen si "arbanasë", "arnautë" dhe "shqiptari", kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali).
Qytetarët shqiptarë në Maqedoni shprehen jashtëzakonisht të fyer me përmbajtjen skandaloze të Enciklopedisë së parë të Maqedonisë, të promovuar të mërkurën e kaluar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, në të cilën akademikët maqedonas paraqesin shqiptarët si të ardhur nga Shqipëria, dhe uzurpues të shtëpive maqedonase.
Sipas akademikëve maqedonas, ´deri në fillimet e shekullit të XIX-të shqiptarët numëronin 20 mijë banorë, ndërsa rritja e numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoni argumentohet me natalitetin e lartë dhe migrimet nga Kosova. (http://www.balkanweb.com)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZGJOHU! mban konferencë për media para selisë së ASHA të Maqedonisë (09.21.2009)
"Enciklopedia maqedonase" dhe ekzistenca e MaqedonisëNga Prof Ardian Marashi, Drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë (09.21.2009)
Enciklopedia: reagon Shkupi (09.21.2009)
Akademia e Kosovës reagon ndaj botimit të Akademisë së Maqedonisë (09.21.2009)
Qendra e studimeve albanologjike: E vërteta e fqinjit që pretendon se quhet Maqedoni (09.21.2009)
"Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni" (09.20.2009)
AKADEMIKËT MAQEDONAS, SERBË TË VONUARSHQIPTARËT DUHET TA PADISIN SHTETIN MAQEDONAS PËR FYERJE TË DINJITETIT KOMBËTARNga Kim MEHMETI (09.20.2009)
Botim që shkakton debat dhe indinjatëNga Nazim Rashidi, BBC, Shkup (09.19.2009)
Reagimi nga SHBA dhe Britania e Madhe: Enciklopedia maqedonase është false (09.19.2009)
Turpi akademik, të japin dorëheqje (09.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]