VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kim Mehmeti: Enciklopedinë shqiptarët ta kishin djegur në mes të Shkupit

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 10:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Kim Mehmeti: Enciklopedinë shqiptarët ta kishin djegur në mes të Shkupit
E Martë, 09.22.2009, 04:52pm (GMT+1)


Shkrimtari dhe analisti i njohur shqiptar me banim në Maqedoni thotë se shqiptarët e Maqedonisë duhej të kishin mbledhur të gjitha kopjet e të kishin djegur në qendër të Shkupit Enciklopedinë maqedonase. Mehmeti: Enciklopedia trillium. Lejuam të tallen me historinë tonë.

Mehmeti thotë se diplomacia shqiptare e Tiranës nuk mbron interesat e shqiptarëve të kudo ndodhur dhe shqiptarët e maqedonisë ndihen "të harruar"

Shkrimtari dhe analisti i njohur shqiptar me banim në Maqedoni reagon ashpër ndaj botimit të enciklopedisë maqedonase. I pranishëm në edicionin e 5-të të poetekës që po zhvillohet në Durrës, Kim Mehmeti shprehet mjaft i indinjuar ndaj këtij botimi të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë por edhe ndaj "heshtjes" së shqiptarëve të Maqedonisë.

"Me këtë enciklopedi akademikët maqedonas dëshmuan atë që e thonë disa shkencëtarë bullgarë, grekë dhe serbë se nga një popull i trilluar mund të presësh shtet të trilluar, gjuhë të trilluar , histori të trilluar,të bëjnë dhe enciklopedi të trilluar. ".

Shkrimtari i njohur i letërsisë ballkanike,akuzon si fajtore kryesore ministrinë e Kulturës të Maqedonisë e cila ka financuar këtë projekt. 

Indinjata e Mehmetit, ndaj qëndrimit të shqiptarëve në lidhje me këtë enciklopedi bëhet dhe më e madhe " Neve shqiptarët e Maqedonisë duhet të na padisin të gjithë shqiptarët e tjerë, se ne jemi fajtorë që kemi lejuar që një grusht populli maqedonas të tallet me historinë tonë. Ju shqiptarët e Shqipërisë e Kosovës duhej të na padisni pse jemi aq inferiorë aq budallej sa të financojë projkete antishqiptare.

Shqiptarët duhej të mos komentonin shumë, por ti merrnin ato ekzemplarë të enciklopedisë ti djegin në qendër të Shkupit"
Mehmeti thotë se diplomacia shqiptare e Tiranës nuk mbron interesat e shqiptarëve të kudo ndodhur dhe shqiptarët e maqedonisë ndihen "të harruar"

Serbët në Mitrovicë e dini pse bëjnë cka të duan se qëndron pas tyre Serbia. Kush qëndron pas neve shqiptarët e Maqedonisë? Kjo diplomacy inferiore e shqipërisë që gjithmonë më shumë bën llogari si do të rregullojë flokët me xhel dhe si do duket ma pro europiane e pro perëndimore?... Politikanët tanë të thjeshtë, dhe vecanërisht ato në Shqipëri kanë harruar të mendojnë për ne. Ndodhi enciklopedia ne do ta harrojmë."- deklaroi Mehmeti.
  (http://www.balkanweb.com)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Arbër Xhaferri: Maqedonia si foleja e qyqes (09.22.2009)
Popovski: Enciklopedia fyen shqiptarët (09.22.2009)
Akademikët shqiptarë kërcënojnë me dorëheqje, nëse nuk tërhiqet enciklopedia skandaloze (09.21.2009)
ZGJOHU! kërkon tërheqjen e Enciklopedisë (09.21.2009)
ZGJOHU! mban konferencë për media para selisë së ASHA të Maqedonisë (09.21.2009)
"Enciklopedia maqedonase" dhe ekzistenca e MaqedonisëNga Prof Ardian Marashi, Drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë (09.21.2009)
Enciklopedia: reagon Shkupi (09.21.2009)
Akademia e Kosovës reagon ndaj botimit të Akademisë së Maqedonisë (09.21.2009)
Qendra e studimeve albanologjike: E vërteta e fqinjit që pretendon se quhet Maqedoni (09.21.2009)
"Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni" (09.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]