VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shkupi tërhiqet pasi Berisha parashtroi kërkesën Ivanovit

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 05:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Shkupi tërhiqet pasi Berisha parashtroi kërkesën Ivanovit
E Enjte, 09.24.2009, 07:09am (GMT+1)

 

Kryeministri Berisha deklaroi dje se publikimi së fundmi nga Akademia e Maqedonisë e një Enciklopedie, e cila falsifikon historinë, është një qëndrim absurd dhe i papranueshëm. Kreu i qeverisë i bëri këto komente gjatë një takimi që zhvilloi me Presidentin e Maqedonisë, George Ivanov, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kryeministri theksoi se, meqenëse Akademia është një institucion i Republikës së Maqedonisë, ndërhyrja e autoriteteve të lartë maqedone me një qëndrim të qartë ndaj këtij problemi, do të ishte e domosdoshme, për faktin se askush nuk mund të ndërtojë identitet bazuar mbi falsifikim të historisë. Presidenti Ivanov tha se, sapo të kthehej në Shkup, do përpiqet të ndikojë në këtë çështje. Më tej gjatë bisedës, të dy personalitetet rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira e miqësore ndërmjet dy vendeve, si dhe vendosmërinë e palëve për t'i forcuar e zgjeruar ato dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat edhe më tej, në të ardhmen. Kryeministri e njohu Presidentin me vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të kompletuar lidhjen hekurudhore me Maqedoninë dhe i bëri me dije se rruga e Arbrit, që po ndërtohet nga qeveria shqiptare, shkurton distancën me Shkupin rreth 100 km. Integrimi evropian është një tjetër fushë ku mund të rritet bashkëpunimi dhe Maqedonia është e gatshme t'i ofrojë Shqipërisë përvojën, në veçanti për sa i përket përgatitjeve për statusin e vendit kandidat për anëtar në BE. Duke e përgëzuar kryeministrin Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Presidenti Ivanov u shpreh se vend i tij ndihet shumë krenar për këtë arritje të popullit fqinj e mik shqiptar.

 

 

Shtrembërimi i fakteve historike, Maqedonia tërheq Enciklopedinë

 

Maqedonia njoftoi dje tërheqjen e botimit të Enciklopedisë, duke reflektuar kështu mbi polemikat e fundit për pavërtetësitë në përmbajtjen e saj. Hartuesit e kësaj Enciklopedie në një takim të zgjeruar në Akademinë e Shkencave, vendosën dje të korrigjojnë përcaktimet në publikimin e botimit të parë dhe të vazhdojnë të punojnë me botimin e dytë, të ndryshuar dhe të plotësuar. Në këtë kuadër, Qendra Leksikografike e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë njoftoi se konkludimi nga mbledhja e djeshme vijon pas reagimit të partive politike, shoqatave dhe individëve lidhur me Enciklopedinë e botuar. "U arrit në përfundimin që të informohet opinioni publik se do të bëhen disa përmirësime të caktuara në disa përcaktime dhe do të vazhdojë puna në botimin e dytë, të ndryshuar", theksohet në deklaratën e Qendrës Leksikografike të Akademisë. Enciklopedia e shumëpërfolur u promovua të mërkurën e kaluar, botuar me financimin e qeverisë, pas punës disavjeçare të Qendrës Leksikografike dhe të rreth 260 bashkëpunëtorëve nën udhëheqjen e redaktorit kryesor, akademikut Blazhe Ristovski. Dalja nga shtypi shkaktoi reagime tek partitë dhe opinioni shqiptar në Maqedoni, që duke mos u pajtuar me disa përcaktime, kërkuan tërheqjen e saj. Ndërkohë që intelektualët, subjektet politike shqiptare, që kundërshtojnë ashpër Enciklopedinë e promovuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, kanë theksuar se ky botim, përveç se fyen shqiptarët në aspektin etnik, tensionon marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Në këtë kuadër, zëvendëskryeministri Abdylhaqim Ademi deklaroi për Radion Evropa e Lirë se Enciklopedia, e cila përmban ofendime ndaj shqiptarëve dhe personaliteteve publike shqiptare, reflektohet tepër negativisht ndaj raporteve midis maqedonëve dhe shqiptarëve. Ademi ka vënë në dukje se përmbajtje të tilla fyese për popullin shqiptar dhe për personalitete publike këtu në Maqedoni, rrezikojnë marrëdhëniet ndëretnike jo vetëm mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por rrezikojnë edhe marrëdhëniet ndërshtetërore. "Tekste të tilla, me përmbajtje të tilla fyese për popullin shqiptar dhe për personalitete publike këtu në Maqedoni, rrezikojnë marrëdhëniet ndëretnike jo vetëm mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por rrezikojnë edhe marrëdhëniet ndërshtetërore midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës", është shprehur Ademi. Por gjithashtu ai vë në dukje se përmbajtje të tilla prishin edhe imazhin ndërkombëtar të Maqedonisë përballë faktorit ndërkombëtar, sepse aty ka përmbajtje, të cilat janë kryekëput dezinformata dhe trillime. Ai e konsideron këtë një marrëzi të Akademisë.

 

 

Përmbajtja e Enciklopedisë rrezikon marrëdhëniet ndëretnike

 

Politikanët, intelektualët dhe shoqëria civile shqiptare kanë vlerësuar se përmbajtja e Enciklopedisë maqedone mund të prodhojë edhe konflikt mes dy komuniteteve më të mëdha etnike, por edhe me vetë ndërkombëtarët. Zëdhënësi i qeverisë, Martin Martinovski deklaroi se lidhur me kërkesat e partive politike shqiptare për tërheqjen e Enciklopedisë, mbetet në qëndrimin se kompetente dhe përgjegjëse lidhur me përmbajtjen mbetet Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë. "Qeveria as nuk ka pasur mundësi të ketë pasur njohuri lidhur me përmbajtjen dhe as që është kërkuar nga ajo ta bëjë një gjë të tillë", tha Martinovski. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Andrej Petrov, paralajmëroi se Enciklopedia ndikon tepër negativisht në marrëdhëniet ndëretnike në vend. "Është më shumë se e qartë se ndodhitë e këtilla të papërgjegjshme nga një punë joserioze mund të bëhen ngjarje serioze, të cilat çdo politikan i përgjegjshëm duhet t'i parandalojë e jo t'i nxisë", është shprehur Petrov. Ndërsa, profesori në Universitetin e Evropës Juglindore, Jeton Shasivari tha se kjo Enciklopedi do t'i tensionojë shumë marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. "Përmbajtjet shoviniste dhe fashiste për shqiptarët do të trazojnë raportet ndëretnike në vend, të cilat edhe ashtu, kohët e fundit, janë të luhatura, si pasojë e diskriminimit të vazhdueshëm institucional ndaj shqiptarëve", është shprehur Shasivari. Sipas tij, meqenëse kjo Enciklopedi është financuar nga buxheti i shtetit dhe meqë personalisht kryeministri Gruevski e promovoi atë, nevojiten veprime konkrete dhe energjike politike për tërheqjen e këtij botimi.

 

 

Intelektualët maqedonë kundër Enciklopedisë: Fyen rëndë shqiptarët

 

Përmbajtja e Enciklopedisë së parë maqedone, në të cilën fyhen shqiptarët, ka filluar të kundërshtohet edhe nga intelektualët dhe profesorët maqedonw. I pari që ka ngritur zërin kundër përcaktimeve denigruese të Enciklopedisë për shqiptarët është Vllado Popovski, profesor në Universitetin e Shkupit. Ai ende nuk e ka lexuar përmbajtjen e këtij botimi, por thotë se është i zemëruar me kualifikimet që jepen për shqiptarët. Intelektualët maqedonw kanë shprehur reagimet e tyre kundër Enciklopedisë maqedone të botuar nga Akademia e Shkencave të këtij vendi. Profesori universitar Popovski, doktor i shkencave të Historisë, autor i disa botimeve shkencore, historike dhe jurist i njohur, thotë se Akademia e Shkencave duhet të tërheqë Enciklopedinë. Nëse Akademia nuk e bën këtë gjë, atëherë ajo duhet të izolohet, thotë Popovski. Ai kundërshton si tendencioze edhe pjesët e Enciklopedisë, ku thuhet se shqiptarët me dhunë kanë ardhur në Maqedoni në shekullin XVI. "Mendoj se reagimet janë të arsyeshme nëse shqiptarët janë quajtur 'shqiptari' dhe e dyta, nëse për ta është thënë se janë 'njerëz mali'. Nëse kështu qëndron në Enciklopedi, mendoj se është bërë një gabim i madh nga këshilli redaktues, pasi, shikuar në prizmin e historisë, shqiptarët në kontinuitet për të gjithë popujt tjerë njihen si 'albancki', kurse shteti i tyre amë Albania", thotë profesori Vllado Popovski. Ai nuk ka dilema kur thotë se shqiptarët janë fyer rëndë në këtë Enciklopedi, pasi kualifikimet dhe përmbajtja tjetër aspak nuk kanë të bëjnë me të vërtetën historike të shqiptarëve. "Mendoj se në këtë rast bëhet fjalë për fyerje, të cilën nuk është dashur ta bëjë këshilli redaktues. Dyshoj se kjo është bërë me ose pa vetëdije, por edhe rastin e parë, edhe të dytin unë asesi nuk mund ta arsyetoj. Në këtë Enciklopedi, mendoj se ndryshe është vepruar me grekët. Ata dhe shteti i tyre janë quajtur Greqi, kurse përjashtim është bërë me shqiptarët. Me siguri se në rastin e tyre, pra të shqiptarëve, ka pasur një tendencë, e cila jo që nuk mund të arsyetohet, por nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën", thotë Popovski, i cili njihet edhe si njëri ndër ekspertët që ka marrë pjesë në hartimin e Marrëveshjes së Ohrit. Gjithashtu, ai ka vënë në dukje se Akademia duhet të veprojë menjëherë, duke i hequr nga Enciklopedia pjesët fyese për shqiptarët. "Do të ishte mirë që ato përcaktime të hiqen nga botimi apo të riformulohen në përputhje me të vërtetën historike. Unë bëj studime të vazhdueshme për historinë e shqiptarëve, të cilën unë e kam shumë të qartë. Pasi përcaktimet e publikuara nuk janë në përputhje me të vërtetën, ato duhet të tërhiqen", është shprehur ndër të tjera Popovski. Nëse kjo nuk bëhet, është shprehur ai, apo nëse Akademia nuk kërkon falje, atëherë mendoj se reagimi duhet të jetë më i gjerë dhe izolimi i këtyre qëndrimeve duhet të gjejë më shumë vend në hapësirat maqedone. Gjithashtu, ai ka shtuar se ky veprim i Akademisë është në kundërshtim me të kaluarën historike të të dy popujve, të cilët me shekuj jetojnë në fqinjësi të mirë.

 

 

Lëvizja "Zgjohu": Akademia e Shkencave në Maqedoni t'u kërkojë falje shqiptarëve

 

Një tjetër reagim që kundërshton përmbajtjen e Enciklopedisë maqedone vjen edhe nga lëvizja qytetare "Zgjohu". Në emër të të gjitha partive politike shqiptare dhe organizatave joqeveritare, kjo lëvizje i kërkoi publikisht Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë që urgjentisht të tërheqë Enciklopedinë dhe t'i kërkojë falje popullit shqiptar për fyerjet e bëra. "Kërkojmë nga Akademia e Shkencave të distancohet nga qëndrimet e akademikut Bllazhe Ristevski. Nga qeveria e Maqedonisë kërkojmë që të tërhiqet nga mbështetja që i ka dhënë Enciklopedisë dhe nëse ajo nuk e bën këtë, atëherë rrjedhimisht konstatojmë se ajo mbështet edhe akademikun Bllazhe Ristevskin dhe përmbajtjen e Enciklopedisë famëkeqe", deklaroi kryetari i lëvisjes qytetare "Zgjohu", Artan Grubi. Qeveria e Maqedonisë deri më tani nuk është prononcuar për përmbajtjen dhe reagimet rreth Enciklopedisë. Kryeministri Nikolla Gruevski ka refuzuar t'i komentojë reagimet, duke thënë se për këtë çështje duhen pyetur akademikët.  (http://www.rilindjademokratike.com)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Enciklpedinë do ta korigjojnë në botimin e ardhshëm (09.23.2009)
Enciklopedia rrezikon marrëdhëniet ndëretnike (09.23.2009)
Edhe një tjetër pamflet i Blazhe RistevskitNga Alush Kamberi (09.23.2009)
Kim Mehmeti: Enciklopedinë shqiptarët ta kishin djegur në mes të Shkupit (09.22.2009)
Arbër Xhaferri: Maqedonia si foleja e qyqes (09.22.2009)
Popovski: Enciklopedia fyen shqiptarët (09.22.2009)
Akademikët shqiptarë kërcënojnë me dorëheqje, nëse nuk tërhiqet enciklopedia skandaloze (09.21.2009)
ZGJOHU! kërkon tërheqjen e Enciklopedisë (09.21.2009)
ZGJOHU! mban konferencë për media para selisë së ASHA të Maqedonisë (09.21.2009)
"Enciklopedia maqedonase" dhe ekzistenca e MaqedonisëNga Prof Ardian Marashi, Drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë (09.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]