VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KU DO TË SHKOJNË TROPOJANËT!(Qasje në të vërteten që e dimë të gjithë e për modesti nuk e themi )Opinion nga GUXIM ALIMANI

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 08:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KU DO TË SHKOJNË TROPOJANËT!
(Qasje në të vërteten që e dimë të gjithë e për modesti nuk e themi )
Opinion nga GUXIM ALIMANI

E Martë, 08.27.2013, 03:24pm (GMT+1)



Te dashur miq ne Fb! Qe prej dates 26 qershor, me "shaka" e per njimend miq te mi nga e gjithe Shqiperia, biles dhe te huaj (se ne tropojasit na njeh gjithe dynjaja) me pyesin rendom: " Ku do te shkoni ju tropojanet tani qe Saliu iku? " Une personalisht e kam perkthyer ne dashakeqe, cinike, banale dhe mbi çdo gje mediokre pyetjen e lartpermendur.

Pa dashte te citoj domethenien nen rrogoz te pyetjes, une konstatoj se pyetexhinjte nuk kane informacionet e duhura gnosologjike as dhe minimale se kush eshte gjenetikisht Tropoja dhe tropojasit . Eshte rasti te kallexoj drejte e pa dredha aq sa di, kush kemi qene, kush jemi e kush mendoj se do te jemi me tutje. Se pari edhe njeriu me anti-tropojas, Enver Hoxha (i cili nga nje katund i humbur i Salarise pati marre ne administrate 200 % milet me shume se sa nga krejt Malesia e Gjakoves), eshte detyruar te pohoje se "tropojasit jane te larte nga shtati , me mendje te kthjellet dhe zemerzjarr". Historiane, klerike, etnologe, antropologe qe nga mesjeta e hershme e kane veçuar vendlindjen tone per virtyte te spikatura qe dallojne treven tone nga ato bashkekombase dhe me gjere. Duhen studime te imtesishme profesionale e per kete s'do mjaftonte nje enciklopedi shume voluminoze. Meqegjithese miqte e mi ne Fb me te cilet ndaj opinionin jane vertete te niveleve shume te larta intelektuale dhe secili i kultivuar kenaqshem ne fushen e vet, une per te tjeret qe s'na njohin sa duhet e " shqetesohen " per fatin tone post-Berishe, po rreshtoj disa fakte gjakftohte e kokeforte qe t'i " qetesoj " sadopak.

Se pari, kuptoni, jemi pasardhesit e imperatorit te Romes se Lashte, qe i dha emer te perveçem Krishterimit dhe qyteterimit. Ai ishte dardan dhe me investimet e veta krijoi Tropojen e cila etimiologjikisht e logjikisht, me deshmi akoma te pazbardhur arkeologjike vjen nga TRE-POPA. Ai ishte Konstandini i madh. Pra qe ne lashtesi kemi nje vend me tre klerike te lashte qe quheshin " Pop". Edhe sot aty nominohet ne lagjen " Kojel - Shpat ", fusha e popit ose popolja dhe vorret e kishes. Pikerisht ne ate truall kane jetuar te paret e Hasan Beg Prishtines. Ky burre qe tronditi parlamentin osman eshte i pari kryeminister vertet demokrat pas Ismail Qemalit e Fan . S. Nolit ne historine e shtetit tone 101 vjecar. Hasan Prishtina ishte sebepqari i " komplotit " te Taksimit ne Istambul te Turqise ne pranveren e 1912 per te definuar pavaresine e Shqiperise . S'po permend B. Currin , Ali Ibren, Mic Sokolin, Bajram Ramen , Haxhi Zeken , Col Deline, Shaban Binakin, Abdullah Hoxhen , Zhuj Selmanin e deri te Azem Hajdari e Tahir Sinani.

Dua te ndaj me miqte realitetin e ekzistences paraetatiste ne Tropoje te te vetmes Gjykate Kasacioni. Kjo ishte gjykata qe ndante pleqnine e interpretonte ligjesin e Kanunit . Ishte instaluar ne Krasniqe te Malesise sone ne deren e Binak Alise. Dikush qe s'na njeh mire , thote qe historia eshte relike per muze. Jo mor miq! Ka vijimesi tropojane paralel me piramiden e bashkekohesise. Ne çdo fushe, ne çdo vend, ne çdo kontinent, ne çdo çast Tropoja ben emer. Vetem sa per oreks: Kemi nje piktor tropojas ne SH.B.A , quhet Nazmi Hoxha . Nese do te ishte nga Mallakastra do kishte emer me shume se Salvador Dali. Eshte nje poet ne Zvicer, quhet Skender Buçpapaj , nese do te ishte ( larg qofte ) nga Tepelena , do konkuronte Pol Eluarin . Ka nje aviator ne Washington , quhet Iso Nezaj . Ai çuditi boten 5 vjet me pare kur i adaptoi ne presidencial avionin civil , presidentit Obama . Ka nje analist politik reputativ ne SH.B.A . Eshte gazetar, shkrimtar, diplomat , eshte tropojas . Quhet Elez Biberaj. Askush s'u kujtua per te pas vitit 1992. Ai mund te ishte te pakten ambasador i Shqiperise ne U.S.A dhe jo nje pionier pa indentitet si Krshnik Collaku , i cili ne gare per kryebashkiak te Tiranes nuk mori disa vite me pare, sa voten e gruas se tij . Eshte nje liste e pafund dhe cudiberese per aq popull sa jemi, e tropojasve qe shkelqejne ne çdo fushe.

Le te me falin se s'i permend te gjithe: Skenderi, Besniku, Agimi, Hamiti , Ramizi, Patriku, Samiu, Mujo , Afrimi , Flamuri , Jaho , Astriti etj . Ne historiografi e diplomaci shkelqen profesor Bashkurti. Ne gjithshkence e perkthim , poezi e meditim , Uke Buçpapaj eshte bajraktar. Profesor Xheladin Gosturani ( i ndjere ) , ka bere 90 % te punes ne fjalorin Enciklopedik te shqipes , ndersa Kostallari hante mish gici ne restorantet lukzoze te Athines . Ne gjeologji e miniera , te famshmit profesor Ibrahim Milushi, Adil Neziraj , njihen nga shkenca mineralogjike boterore per kontribut shkencor . Ne mjekesi , ne agronomi, prin profesor Sali Berisha e prof. Besnik Gjongecaj. Mos fol per muzike , se Fatmira Breçani e Gezim Nikaj turperojne vipat e La Scales. Duhen dite e vite te rrjeshtoj me emer , mendjet e kontributet tropojase. Por, çuditerisht kam nje mendim antishkence : Magjia njerezore ne Tropoje e ka pjelle magjine natyrore . Besoj , se konstatova aq sa t'i qetesoj " dashamiret " , qe na pyesin : Ç'DO TE BENI, SE IKU SALA?

Per fund edhe diçka nga folku i vendlindjes qe e kam aq per zemer : "Kjo Malesi e ka adet( zakon ), nga nje Pashe me e mbyt per vjet ". dhe tjetra: " Mos u beni merak per malesi, se nga nje Sale e ka per shpi ". Mirekuptim nga Ju e mirupafshim.
GUXIM ALIMANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKODRA MBAS VITIT 2005 U PËRFAQËSUA ME NIVEL TË ULËT INTELEKTUAL NË INSTITUCIONE E DIKASTERE, NË NIVEL LOKAL E KOMBËTAR!“Një model klientelisto-urban, që nuk duhet të përsëritet me Shkodrën!"Nga QAMIL GJYREZI (08.27.2013)
DEMIR KRASNIQI - ËNDRRA IME SHEKULLORE (Poemë) (08.26.2013)
PORTRET - SADRI MEHAJ I HOTITNga ESAD GJONBALAJ, Kryetar i Fondacionit Plavë-Guci, New York-SHBA (08.25.2013)
ZBULOHET LETRA E MBRETIT LEKA ZOGU I KUNDËR JANULLATOSIT, ANKESË PATRIARKANËS - 'JENI TUE NDËRHY NË TË DREJTAT E KISHËS AUTOQEFALE ORTHODOKSE' (08.24.2013)
HYRIJE KUPI - KRYETARI I DEGËS SË BRENDSHME MË KËRKOI FIRMËN PËR SPIUNE TË SIGURIMIT (08.23.2013)
NUK RESPEKTOHET SHQIPJA - KREU I STRUGËS BOJKOTON MBRËMJET E POEZISË (08.23.2013)
HYRIJE KUPI - 45 VAJZA NË KAMPIN E TEPELENËS NA RRËMBYEN NGA DUART E NËNAVENga FATOS VELIU (08.23.2013)
HYRIJE KUPI - PAS VRASJES SË BARDHOK BIBËS, NË KAMP U SOLLËN FAMILJE MIRDITORENga FATOS VELIU (08.22.2013)
Me rastin e 20 vjetorit te ndarjes nga jetaNË KUJTIM TË SEJDI DIDËSNga ISMET NELA, NJ, USA (08.21.2013)
HYRIJE KUPI - MOTRËN TIME ME TË SHOQIN I VARROSËN NË RRUGË SE U RRËZUAN NGA MAKINA E INTERNIMITNga FATOS VELIU (08.21.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]