VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Dyshime për montim gjyqësor në "Rastin e Sopotit" në Maqedoni

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 10:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Dyshime për montim gjyqësor në "Rastin e Sopotit" në Maqedoni
E Djelë, 10.25.2009, 08:13am (GMT+1)

 

 

 

 

 

Vendimet përfundimtare nga disa procese gjyqësore në Maqedoni, kanë bërë që opinioni të ketë rezerva dhe dyshime se janë të montuara. Dyshime kanë lindur edhe për "Rastin e Sopotit", për të cilin është formuar Komision i posaçëm parlamentar, i cili do ta hetojë hollësisht tërë procesin gjyqësor. Në këtë proces, 11 shqiptarë të fshatit Sopot,  janë dënuar me 156 vjet burg. Ata kanë qenë të akuzuar për vendosjen e  një mjeti shpërthyes në afërsi të fshatit në vitin 2003, me ç'rast  humbën jetën 2 ushtarë të NATO-s  dhe një shtetas i Maqedonisë. Para komisionit parlamentar ka dëshmuar edhe ish-ambasadori i NATO-s në Maqedoni, Nikolas Bigman. "Banorët e dënuar të Sopotit janë të pafajshëm. Dënimi i tyre me burg mbështetet vetëm në një deklaratë, e cila është tërhequr një ditë më pas", shpjegon Bigman, duke shtuar se "nuk mund të kërkosh nga dikush të dëshmojë pafajësinë, nëse pala tjetër nuk ka dëshmi se je fajtor."

 

Motivi i paqartë

 

Nuk ka asnjë arsye për të besuar se cili ishte motivi i fshatarëve për ta vënë mjetin shpërthyes. Shqiptarët edhe atëherë kanë pasur besim në NATO-n si garanci për stabilitet. Bigman ka sygjeruar që organet kompetente duhet të fokusohen në gjetjen e fajtorëve, ndërsa sopotasit të lëshohen në liri. "Është në interesin e Maqedonisë që të zbardhen rastet e dyshimta, sepse ajo pretendon të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s", pohon Bigman.

 

Avokati Numan Limani vlerëson se gjatë procesit gjyqëor janë bërë një sërë shkeljesh të procedurave. Ai është i bindur se ka mundësi në çdo rast, çdo moment, të gjenden argumente të reja dhe të përsëritet rasti i Sopotit. "Në kohën si avokat kam disponuar me informacione shumë të fuqishme, që kanë mundur të sjellin deri tek lirimi i të akuzuarve", thotë Numan Limani, ish-avokat i të dënuarve.

Detyrat e grupit të punës

 

Grupi i punës deri në fund të këtij muaji duhet të përgatis një raport për rastin e Sopotit. Kryetari i komisionit, deputeti Tahir Hani, pohon se raporti do të përgatitet në përputhje me dëshmitë e deritanishme dhe do të ndërtojë një raport kronologjik me konkluza, të cilat do të dëshmojnë ecurinë e procesit në rastit e Sopotit. "Duhet dëshmuar nëse gjykimi ishte fer dhe i drejtë, apo ka pasur shkelje procedurash dhe ka argumente të reja për mundësinë e rishqyrtimit të rastit të Sopotit", thotë Tahir Hani.

Familjarët e të dënuarve nuk përjashtojnë mundësinë që drejtësinë ta kërkojnë edhe para Gjykatës së Drejtësisë në Strasburg. (http://www.dwelle.de)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kadare Princ i Asturias për Letërsinë (10.24.2009)
Shqiptarët kërkojnë fakultet në Ulqin (10.23.2009)
Ajeti: Si më detyruan me tortura t'i pranoj aktet e montuara (10.21.2009)
Heshtja tetëvjeçare ndaj ligjit për UÇK, tri shoqata të përçara (10.20.2009)
Milan Shuflaj, si e vranë në pusi fill pas vizitës në TiranëNga Dr Musa Ahmeti, Dr Etleva Lala (10.19.2009)
Jo federatë me SerbinëNga Salih Mehmeti, Burgu i Dubravës, pavijoni 2, (10.17.2009)
ETNOGJENEZA E SHQIPTARËVE NGA ILIRËTNga akademik Aleksandër Stipçeviq, ilirolog arbëresh (10.16.2009)
Topi: Është momenti që shqiptarët të lëvizin përfundimisht të lirëNga Leandro Slovinski Faustini (10.16.2009)
Fjala e ministrit Hyseni në Këshillin e Sigurimit (10.16.2009)
Ali Ohri: Shqiptarët i detyrohen shumë figurës së Ahmet Zogut (10.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]