E Hënë, 05.13.2024, 11:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NGUCAMA E GUCISË
Opinion nga RAMIZ LUSHAJ

E Shtunë, 03.01.2014, 02:53pm (GMT+1)


1.
Gjukanoviçi, pa mëdyshje, është vëlla politik siamez i Millosheviçit, i cili kurrë nuk deshti e as nuk po don t'ia dijë se dikur, diku, në një çast ka "Mjaft, Mjaft, Mjaft" në shovinizmin e tij kundërshqiptar në Malin e Zi. Kësaj here, në harkun dy mujor janar-shkurt 2014, dëshmoi se është një "vagabond politik", të cilin e ka kap "tërbimi shoven", po tregohet një diktator tipik katërngjyrësh, shumëfytyrësh. Europa Euro-Atlantike nuk mund të ndjehet e rrëfehet si demokratike kur ka në gjirin e saj një Gjukanoviç të tillë me një mandat presidencial e të shtatin si kryeministër malazez, si asnjë lider tjetër në të gjithë Europën e pas "Luftës së Ftohtë".

Nëse në "Lutjet e Mëngjezit" në Amerikë i ra oreksi për Ulqinin, të vetmen komunë me shumicë shqiptare, në të cilën pas zgjedhjeve të 26 janarit 2014 donte të merrte kreun e komunës e të këshillit të saj. Mirëpo, kryeministri i pesë firmave të biznesit ndër vite, i kishte ngritë edhe dy hjekësi të tjera politike shovene: Tuzi si "komunë e kryeqytetit" (e riaktivizuar në fillim shkurt 2014) dhe Gucia "komunë më vete"(!) Të tri rastet gurgulluen e kulmuen në tre nga pesë komunat me popullsi shqiptare. Kjo nuk i krijoi mundësi politike e shoqërore faktorizimit e unifikimit kundërshtues qëndrestar fakorit shqiptar. Gjukanoviçi me ë vetët, nga të tria rastet e njëkohshme, e kurthi (kluci) njanën prej tyne: Gucinë, më 26 shkurt 2014. Fiks, datë më datë, brenda muajit, nga kohë e krahmarrja me mafiozitet përtej politik të shumicës të këshilltarëve në komunën e Ulqinit. Në dhanien e statusit komunë për Gucinë ka shkelje të kushtetueshmërisë malazeze, të ligjeve të saj, të praktikave e frymës demokratike bashkëkohore, nënvleftësim të zërit e vullnetit shqiptar, shkelje të procedurave, etj.

Kjo më përnget me atë rrëfimin popullor: Plaka në mulli poqi tre "kuleçë" në hi: një iu poq (Ulqini) një iu dogj (Tuzi) një e hangri me gjithë zogj (Gucia).

2.
Kundërshqiptari klasik e modern, një nga diktatorët e fundit të Europës, Gjukanoviçi, stafi e zarët e tij politik e diplomatik, rreken me shpjegimue në kanale e forma të ndryshme jo veç diplomatike se komuna e Gucisë është një e drejtë të cilën banorët e saj (shqiptarët etnikë e të tjerët ardhacakë të atyshëm) po e "rifitojnë" pas mbi një gjysëm shekulli. Përndryshe: po iu "jepet" një e drejtë vetëqeverisje demokratike e mohuar nga "diktatura e kuqe" komuniste qyshse në vitin 1957 kur u Gucia u bashkue me Plavën(!). Po në Plavë-Guci në mbi 100 vite nën pushtimin e aneksimin e Malit të Zi kaluan gjithë ata dimna që nuk e lanë asnjë pranverë me dalë në këto troje etnike shqiptare.

Arsyetimi "gjukanoviçian" për "Gucinë-komunë" është një ngucamë ma shumë se politike. Një ngucamë gjithfarësh. Gurgace. Sherrnajë. Në koft se dvetet prej dikujt apo e ndie ndokush fjalën time, atëherë ajo është e pathyeshme: kundër "Gucisë komunë", edhe në shkretërë të Saharasë me shkue kam me e lëshue jehonshëm zanin tim protestues kundër kësaj padrejtësie historike, politike, etnike, etj. ndaj shqiptarëve trojenik.
Sipas kësaj logjike gjukanoviçiane pse nuk i jepet statusi i komunës edhe Tuzit komunë urbane nën Podgoricë, e cila ka qënë "komunë më vete" qyshse nga viti 1945 i ripushtimit jugosllav të Malësisë nga deti tek Alpet.
As në vitin 1955, në kohën tjetër të riorganizimit territorial të Malësisë, nuk u luejt statusi i komunës së Tuzit. Kësokohe, nga pesë komuna: Tuzi, Dinosha, Vuksanlekaj, Ubla, Stjepoh, mbetëm vetëm dy të tilla: Tuzi e Stjepohi. Prapë Tuzi mbeti komunë e pavarur.

Vetëm në vitin 1957, komuna e Tuzit u fut nën ombrellën e komunës së Podgoricës, sikurse edhe ajo e Gucisë me Plavën.

Ç'ka e shtyn shovenin sllav e ballkanik Gjukanoviç që të përdorin "dy standarde demokratike", ndryshe me Gucinë e ndryshe me Tuzin?! Ç'ka është kjo ngucamë e ligë kur kemi një historik e realitet të përbashkët, njëjtësisht, për dy rastet komunare, si me Gucinë në Alpe dhe me Tuzin në Rrafshin e Podgoricës?!

3.
Gjukanoviçi, rradakja shovene kundërshqiptare e tij, nuk duhet të ecin me logjikë rrenacake e dredhanike dhe as nuk mund t'i deklarohet botës euro-atlantike (edhe shqiptarëve) si në takimet e bisedat e muajit të fundit në Gjermani, Amerikë e Mbretërinë e Bashkuar, etj. tue deklarue sikur po "e ndreq" një padrejtësi të vitit 1957, një padrejtësi të kohës së Titos, një padrejtësi të epokës së komunizmit?!!

Atëherë, sipas kësaj logjike gjukanoviçiane, duhet që të marrin statusin e komunës, njësoj sikurse Ulqini, edhe Ana e Malit dhe Kraja, pasi edhe këto të dyja ishin komuna më vete në vitin 1957.

4.
Gjukanoviçi është ma i keq se krajlët e Serbisë, është ma i keq se Hitleri e Musolini të "diktaturës së zezë", është ma i keq se Tito i "diktaturës së kuqe". Ai është gjithësesi më tepër: lider tipik i "diktaturës së bardhë" me fjalët, sjelljet, qëndrimet e veprimet e tij: "Shteti jam unë"(!) Ai është i strucuar e i kamufluar edhe si një "diktator i kaltër", që hiqet si "demokrat" para botës euro-atlanike e Ballkanit të (ç)integruar, pasi prej kohësh, në të njëjtën kohë, vepron si shoven i egër dhe i verbër ndaj shqiptarëve trojenik në Plavë-Guci e në Rrozhajë, në Ulqin e Tivar, në Tuzi e Podgoricë.

Krajlët e Serbisë, si ata të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (1918-1929) dhe ata të Mbretërisë së Jugosllavisë (1929-1941) Malësisë nga deti Adriatik tek Alpet ia kanë pasë lanë pesë komuna: komuna e Hotit ( Skorraq), komuna e Grudës (Priftën), komuna e Kuçit të Poshtëm (Ubla), komuna e Trieshit (Stjepohi) dhe komuna e Tuzit (Tuzi).

Në "Koha e Shqipnisë" (1941-1945) kur trevat shqiptare ishin çlirue nga sllavët e Jugut (serbët e malazezët) dhe u pushtue nga fashistët italianë e gjermanë, Ulqini e Tuzi me rrethina kishin statusin: nënprefektura të Shkodrës, ndërsa Plava (sëbashku me komunën e Gucisë me 9 fshatra) dhe Rrozhaja ishin nënprefektura të Pejës, në "Tokat e Lirueme".

Në vitin 1945, rregjimi i Titos, njëlloj sikur krajlët e vjetër e të rinj të Serbisë, ndoqi politikat e shpërnguljes apo asimilimit të shqiptarëve etnik, të shpronësimit, të aneksimit e të shtetëzimit edhe të trevave shqiptare nën Malin e Zi. Për t'i përshpejtue këto akte shovene ndaj shqiptarëve në trojet e veta e ofroi në Podgoricë (Titograd) selinë e Qeverisë të Malit të Zi (sa ma afër me Shqipërinë Londineze). Gjithashtu, në riorganizimin territorial të Malësisë së Rrafshit nuk mori parasysh identitetin fisnor, organizimin tradicional të Malësisë në bajraqe. Përkundrazi: komunave ua ndrroi edhe emrat, sipërfaqet, qendrat e tyre, etj. si komuna e Grudës u kthye në Dinosha dhe qëndra e saj kaloi nga Priftën në Dinoshë; komunës së Hotit iu ngjit emri tjetër Vuksan-Lekaj dhe qëndra e saj tashmë nuk ishte Skorraqi po Vuksan-Lekaj, etj.

Gjukanoviçi, kryeministri me më shumë mandate në Europë, me jetëgjatësi politike në pushtet ekzekutiv e presidencial si disa lider diktatorial aziatik e afrikanë, edhe në kushtet e Rendit të Ri Botëror, edhe pas rënies së Perdes së Hekurt e Luftës së Ftohtë mes Lindjes e Perëndimit, edhe kur po ecën drejt integrimit plotor në BE e NATO, edhe kur (vet)deklarohet nga politikanë, diplomatë e media afër tij si "kampion ballkanik i Demokracisë në Ballkan"(!) i aktkryen qindra të këqija që i banë kundër shqiptarëve etnik nën Malin e Zi.

Një prej tyre është edhe veprim(taria) kundërshqiptare e kundërdemokratike e mosdhanies të statutit të komunës urbane të Tuzit si komunë e plotë, e pavarur, duke e shkel vullnetin politik e popullor të shqiptarëve etnik të Tuzit me rrethinat e tij, duke shkel të drejtën e praktika ndërkombëtare të vetëqeverisjes lokale, etj. Sikurse paraardhësit e tij e ka mohuar deri më sot krijimin e komunës së Tuzit pasi edhe në "erën demokratike" ka zbatuar frymë e praktika shovene të platformës së tyre për ndryshimin e strukturës etnike në Tuz e Podgoricë në dam të shqiptarëve trojenik. "Tuzi komunë urbane" ashtu sikurse edhe "Tuzi komunë e kryeqytetit janë shpikje alla gjukanoviçiane, janë (pa)fytyrësi e tij kundërshqiptare.

Fati i keq europian i Ballkanit, e në rradhë të parë i shqiptarëve në tre anët e kufinit (Mali i Zi-Shqipëri-Kosovë), ky Gjukanoviçi, kamaleon në politikë e i akuzuar për korrupsion në tregtinë e cigareve me Italinë e naftën me Shqipërinë, etj., një nga liderët më të pasur të Europës, kryeministri me pesë firma biznesi në mes të cilave edhe ortakëria në bankën ma të madhe malazeze, sëbashku më stafin e zarët e tij, i merimangon, shkalafen, shkapërderdh së tepërmi në vorbulla, ullukë e llubrime shovene çështjet e interesat shqiptare në "mbretërinë e tij"(!)

"Gucia komunë" ëshë një ngucamë shovene gjukanoviçiane që ka me iu ndie krisja e krisma politike, etnike, diplomatike. Ngucama të tilla si kjo e Gucisë kanë një apel (ndër)kombëtar: Gjukanoviçi të japë dorëheqjen.

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA QË (NUK) E NJOHIM TË GJITHË?!Nga AGRON SHABANI (02.28.2014)
SHQIPTARI MË I RI NË LONDËRNga KUJTIM RUDINA (02.28.2014)
AGRONOM TOMSON NISHANI “BABAI” I PARKUT TË MADH TË TIRANËS(Boton libër, në 55-vjetorin e krijimit)Nga MURAT GECAJ (02.27.2014)
“GARANTOJMË” BE - BASHKIMIN EUROPJAN!Nga FRITZ RADOVANI (02.27.2014)
KU ËSHTË GUCIA?!Nga RAMIZ LUSHAJ (02.27.2014)
AMBASADA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS APO 'KOOPERATIVA BUJQËSORE'?!Nga AGRON SHABANI, Gjermani (02.25.2014)
KUVAJTI - NJË VEND I HAPUR DHE MIK ME SHQIPËRINËNga KUJTIM MORINA (02.25.2014)
Në vend të reagimitPËR ÇFARË 'RACIZMI INTELEKTUAL' E KENI FJALËN 'DR. SC' ISA HAXHIU?!Nga AGRON SHABANI, Gjermani (02.23.2014)
FILMI 'TRI DRITARE DHE NJË VARJE' DEL NGA FUNDI I MARSIT (02.22.2014)
PËRSE (PSE) TASHTI EDHE URREJTJA?!Nga AGRON SHABANI, Gjermani (02.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]