VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Pakti Detar, pavlershmëria e një dhurimi të porositurNga Saimir Lolja

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 02:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Pakti Detar, pavlershmëria e një dhurimi të porositur

Nga Saimir Lolja


E Shtunë, 11.14.2009, 08:42am (GMT+1)

Marrëveshja në qarkullim e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit - United Nations Convention on the Law of the Sea (MKBLD) ka hyrë në fuqi më 16 Nëntor 1994 dhe Shqipëria u bë pjesë e saj më 23 Qershor 2003. Greqia u bë pjesë e MKBLD më 12 Korrik 1995 dhe Italia më 19 Dhjetor 2003.


MKBLD përcakton si ujra territoriale, gjerësinë 12 milje detare larg nga vija bregdetare (1 milje detare = 1852m). Sipas MKBLD, në këtë gjerësi detare, shteti bregdetar ka të drejtën të zbatojë ligjet e rregullat e tij, si dhe të shfrytwzojë çdo burim natyror. Mbi këtë gjerësi detare, sipas MKBLD, janë edhe 12 milje të tjera detare (të quajtura të afërta), në të cilën shteti bregdetar mund të vazhdojë të zbatojë ligjet e tij në lidhje me ndotjen e ambjentit, taksat, doganat dhe emigracionin.


Deri në 28 Maj 2008, kufiri prej tre miljesh detare përdorej akoma vetëm në dy shtete (Jordania dhe Palau), në disa ishuj të Australisë, në një zonë të Belizesë, në disa kanale detare Japoneze, në disa zona të Papua-Guinesë së Re, dhe në disa territore britanike të largëta si për shembull Anguilla në Detin e Karaibeve.


Ligji i Republikës së Shqipërisë, Nr. 8771 i datës 19 Prill 2001, ripohon saktë gjerësinë prej 12 miljesh detare si ujra territoriale të Republikës së Shqipërisë. Pra kufiri ka qenë i përcaktuar shumë kohë më parë, saktësisht dhe sipas standarteve ndërshtetërore dhe si pjesë e ligjeve të përbashkëta të OKB për ujërat që rrethojnë shtetet bregdetare.


Por një Ligj Nr. 9861 i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 24 Janar 2008 dhe i hyrë në fuqi më 1 Mars 2008 përpiqet të shfuqizojë Ligjin Nr. 8771 të datës 19 Prill 2001, me paramendim që t'i hapte rrugë muaj më vonë dhurimit të porositur Greqisë.


Meqenëse ujërat territoriale që i përkasin çdo shteti në planetin Tokë janë të përcaktuara (njësoj dhe në harmoni për të gjithë shtetet) prej rregullave të Marrëveshes së Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, atëherë kur çdo i ashtëquajtur ligj që nuk përputhet me këto rregulla është i pavlefshëm. Meqenëse çdo ligj që ka të bëjë me ujërat ndërshtetërore ka një vlerë e veprim ndërshtetëror e botëror (aty kalojnë anije nga të gjitha vendet e botës), atëherë çfarëdo përpjekjeje ligjore që bie në kundërshtim me rregullat e përbashkëta të MKBLD është e pavlefshme dhe e paligjshme.


Një pohim mbi pavlefshmërinë ligjore të këtij dhurimi të porositur vjen edhe nga një artikull shkencor i titulluar "Gjysmë dritë midis luftës dhe paqes: Herbert Vere Evatt, Rregulli i Ligjit Ndërkombëtar dhe Çështja e Kanalit të Korfuzit", botuar në revistën shkencore australiane të historisë ligjore (Australian Journal of Legal History), vëllimi 9, Nr. 1, në vitin 2005.


Artikulli analizon sipas ligjeve ndërkombëtare çështjen e Kanalit të Korfuzit të vitit 1946, si dhe pjesëmarrjen, me porosi të Këshillit të Sigurimit të OKB për këtë çështje të ngritur, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (International Court of Justice) të Nën-Kryeministrit Australian, Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Krye-Prokurorit Australian, Herbert Vere Evatt. Botimet, ligjet e dokumentat ndërkombëtare të cituara në këtë artikull ripohojnë fort analizën dhe përfundimet e tij.


Përgjatë analizave ligjore të këtij artikulli përdoret emërtim "Bay of Saranda" , domethënë, Gjiu i Sarandës". Pikërisht mos quajtja e Gjiut të Sarandës si Gjiu i Sarandës prej hartuesve të dhurimit të porositur është një nga faktorët ligjore dhe praktikë që e bëjnë hartimin e dhurimit të porositur të mangët dhe të pavlefshëm ligjërisht.


Akoma, ky dhurim i porositur është i pavlefshëm ligjërisht sepse marrëveshja e hartuar për heqjen e vijës kufitare në detin Jon midis Shqipërisë e Greqisë nuk është bërë sipas standartit ligjor ndërkombëtar "ex aequo et bono", domethënë ndarja të jetë me drejtësi dhe e barabartë për të dy palët.
Saimir Lolja


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Evis Mula përfundimisht në La Scala (11.12.2009)
KU PËRFUNDOI SINAN VITIJA?Nga Mehmet Latifi, INA (11.10.2009)
Muri i Berlinit dhe Kosova (11.09.2009)
Shqipëria dhe Muri i Berlinit (11.09.2009)
Çasti i demokracisëNga ALBIN KURTI& (11.07.2009)
PRESIDENTI SEJDIU: LËVIZJE POZITIVE NË VERI TË KOSOVËS (11.07.2009)
Incidenti i Korfuzit, i rishikuarNga Auron Tare, Mapo (11.04.2009)
SFIDA OSMANENga ARBËR XHAFERRI (11.02.2009)
Kadare: I kam dërguar letër Presidentit Bush, ku i shkruaja se kombi shqiptar vuan nën dy diktatura komuniste, një shqiptare dhe një serbe në Kosovë (10.31.2009)
Kadare: I kam dërguar letër Presidentit Bush, ku i shkruaja se kombi shqiptar vuan nën dy diktatura komuniste, një shqiptare dhe një serbe në Kosovë (10.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]